ESAT KAMBERI: KUSH ISHTE MBRETI MILLUTIN QË IU NGRITË PËRMENDORJA NË GRAҪANICË – SIPAS HISTORIANIT JEAN CLAUDE FAVEYRIAL

Pashtriku.org, 17. 01. 2015 – Sa i përket sllavo-serbëve, si dikur bullgarët), kishin përdorë intriga të ndryshme për tu faktorizuar si popull dhe elitë fetare, përmes shfrytëzimit të divergjencave lindje-perëndim si në aspektin fetar ashtu edhe shtetërorë. Për këtë, do t’i shfrytëzojnë të gjitha intrigat, madje duke filluar me manikeizmin, apo “bogumilet” e Bosnjës, për përfitime të veta. “Në vitin 1199 u mbajt në Dokle një sinod apo koncil prej shtat ipeshkvesh. Ka mundësi që ai të ketë trajtuar çështjen e jetës së Shën Simeonit, knjaz i Serbisë, pasi ky vend nuk kishte ende hierarki kombëtare. Me kërkesën e Stefan Nemanjes, më vonë Shën Simeonit, u mbajt koncili i Dokles dhe, në prani të dy delegatëve të dërguar nga Roma, Gjonit dhe Simonit, atij iu desh të gjente mënyrat për të ndaluar përparimin e menikeizmit. Tashmë knjazi i Serbisë i kishte shkruar Papës, se Bosnja ishte mpleksur nga kjo herezi dhe se Zhupani Kulin, gruaja dhe motra e tij ishin nxitësit më të zjarrtë. Meqenëse, deri në këtë moment, nuk ka pasur rite tjera në Bosnje dhe në Serbi, veç ritit latin, riti sllav do t’i jetë dukur koncilit, knjazit dhe Papës, mënyra më e mirë për të luftuar Manikenët, pasi Bogumilet thërrisnin që lutjet të bëheshin veçse në gjuhën popullore, dmth., në sllavisht.”(1) Kështu projekti i hierarkisë sllave u realizua në vitin 1219, derisa tre vite më vonë, në vitin 1222, përmes ipeshkvit Metodi, i cili shkoi në Romë për të kërkuar kurorën mbretërore, të cilin Shën Sava, primati i ri i Pejës, duhej ta vinte mbi krye të vëllai të tij. Letër këmbimet në mes oborrit mbretëror të Serbisë dhe Baronit do të vazhdojnë për të vu në një linjë primatin e Pejës dhe Tërnoves që ishin një lloj si ai Ohër-Justinianës, pasi Ohri ishte shkëputur nga Selaniku më herët, qysh me kërkesën e Perandorit Justinian. Dhe, pas të gjitha këtyre makinacioneve dhe dredhive që do t’i përdorin serbet: “Baroni shton se Toma, kryexhakoni i Splitit, i cili shkruante aso kohe, thotë midis tjerash: ”Stefani princ i Serbisë ose Rashës, që e quajnë Zhupan i madh, duke çuar një delegat në selinë apostolike, merr prej papa Henorit III, një kurorë mbretërore, të cilën e dërgon një legat me dorën e tij në Serbi. Me të arritur pran Stefanit, legati i vendos mbi kokë dhe e cakton mbret të parë të këtij vendi”.(2) Dhe, nuk mund të mos thuhet se, që të jetë tragjedia më e madhe, jo vetëm për popullin ilir-arbërorë i cili ishte shtylla kryesore jo vetëm e Perandorisë Romake, që biri i tokës së asaj – Ilirisë së dikurshme Konstandinit të Madh i lindur në Nish, disa shekuj para se sllavet të vinin dhe ta shkatërronin tokën e pasardhësve të tij, tani tokën e tij, do tua falë serbëve.

Papa Honori III, do të krijoj mbretër serb me diadema të “rrejshme”, duke nëpërkëmbur edhe shpirtin e shenjt të Konstandinit të Madh, i cili kishte përligjur fenë e Krishtit, derisa pasardhësi i apostujve Pjetër dhe Pal, dhe “trashëgimtari i tyre, Papa i perandorisë së madhe romake, u kishte dërguar dhurata të denja për Shenjëtarinë e tyre, dhe kishte bekuar atdheun e tij, kurorëzimin mbret, princin e tyre ortodoks.(3) – shkruan në jetën e pabotuar të Shën Savës. Dhe vazhdon injoranca që do të ballafaqoj shekujt me tragjeditë si rrjedhim i makinacioneve dhe intrigave, që do të thyejnë kokat e këtij populli të lasht të Ilirikut martirë, siç mësojmë nga “biografi e pa botuar Shën Savës”, i cili do të marrë bekimin episkopal nga Roma, siç i shkruan ode ai vetës: “Zoti që bënë gjithherë realitet lutjet e shërbëtorit të tij të preferuar, i bekon edhe këta dhe i mirëpret! Shpirti i Shenjtë frymëzoi papën ti dërgoj Saves një diademë të bukur, me të cilën do ta bekoj dhe do ta kurorëzoj mbi tokë ai, i cili, pasi të kishte qeverisur shenjtërisht një popull, do të bekohet edhe të kurorëzohet në qiell. Duke e marrë më pas, diademën e bukur që solli Metodi, Sava e mbushi me lëvdata atë që ia kishte dhënë dhe e thirri të vij vëllai i tij ortodoks Zhupani i madh, në manastirin e Ziçës. Atje, në fillim, ata kremtuan së bashku shërbesat e natës, me një zemër që regëtinte, duke kënduar himne të shenjta që i thurin lavde Zotit. Pastaj, në mëngjes gjatë liturgjisë së shenjt, Sava vuri diademën e bekuar mbi kryet e vëllait të tij të devotshëm, e kungoi me mirosje të shenjt dhe e shpalli mbret!”(4) Kështu me bekimin e Papës së shenjt Honorit III, u krijuan parakushtet që populli i Dardanisë së dikurshme, Kosovës së sotme, të mbrojë me shekuj qenien e tij me gjakun e vetë, për të qëndruar krenar në tokat e mallkuara, që Zoti nuk i kishte krijuar për pushtuesit, por për ata që e kishin larë shpesh me gjakun e vetë. Tradhtitë që do vazhdojnë gjatë shekujve, nuk do të shpërblehen nga zoti, por ato shpesh edhe do të ndëshkohen, sikur që kishte vepruar “Papa Honori i III duke ngritur në Shqipërinë e epërme një hierarki të riti sllav”(5). Dhe dihet se me kodin apo kanunin e Car Dushanit të botuar më 1349 ishte shpallur Car i Serbis, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Hungari-Vllahisë “ka të ngjarë që Juanisi të ketë marrë në të njëjtën kohë emrin e patriarkut po të këtij vendi. Shtojmë se, nëse për të qenë të pëlqyeshëm për princeshat bizantine me të cilat ishin martuar, disa mbretër serb anuan, pak a shumë nga skizma greke. Pra, Serbët duhet ta kërkojnë tek Dushani në njërën anë dhe tek Juanisi në anën tjetër, shkakun pse perëndia lëshoi vargan fatkeqësitë mbi ta dhe mbi vendin e tyre”(6). Mbreti hungarez Karli, – të themi – do ta detyroj Kral Milutinin të bëhej vasal i tij dhe të heqë dorë prapë nga skizma edhe pse vonë në vitin 1321, për të mos kaluar shumë kohë në jetë, të cilin serbët më vonë e kthyen në shenjtor. ”Por duhet besuar – thotë Le Bo – se kjo ishte një lloj ironie, pasi konkubinatet, poligamia, madje edhe vetë incesti, ishin lodra për këtë të ashtuquajtur shenjtor. Prej katër apo pesë martesave të tij të pa ligjshme apo kriminale. Në Graçanicë gjendet afreska e dëmtuar e mbretëreshës Simonida, gruas së katërt të mbretit plak Milutinit. Ky i fundit verboi djalin e vetë Stefanin, dhe Simonida e revoltuar për veprimin çnjerëzor të tij, do të ik në Konstantinopoj. Murgjit në shenjë hakmarrje dëmtojnë këtë figurë, e cila ishte vajza e perandorit të Perandorisë Bizantine Andronikut të II bullgar (1282-1328). Millan Rakiq një poet serb, në vjershën e tij “Lepa Simonida” (Simonida e bukur) për këtë dhunim të afreskës së Simonideës, mundohet t’ia lë fajin shqiptarëve edhe pse vërteta ishte kjo që e thamë më lartë. Nga Ky bastard – do të vazhdoj Le Bo – lindi i famshmi Dushani, dhe përpara se t’i kërkonin ndihmë atij, Serbët do të shohin një luftë të trisht civile, dhe të një vëllai që kryqëzoi vëllanë e tij”(7). Dhe nga këta bastard serb, do të pësoj në vazhdimësi populli shqiptarë deri në ditët tona, jo vetëm këtu në Kosovë. Por Zoti sikur nuk harron dhe në çastin kur ata u zgjeruan, duke besuar se mund të zëvendësonin Grekët në Evropë, që do të ketë qenë edhe ëndrra e përjetshme e Car Dushanit, dhe sapo otomanët do ta kalojnë Bosforin, Dushani do të vdes më 1356 në Devoll (Korçë).
Shtrohet pyetja pse ndodhi që popujt ardhacak pa kurrfarë rrënjësh në këto troje Ballkanike, siç ishin bullgarët e serbët, të arrinin që të krijonin kishat e tyre autoqefale, dhe në ato baza edhe shtetet e tyre, pasi feja simbolizonte forcën e popullit, derisa etnia shqiptare, nuk e bëri dot një gjë të tillë? Shpjegimet dhe vlerësimet tona mund të mos pranohen, por na thotë mendja se këtij popull nuk i mundësohej faktorizimi, pasi ishin të ndarë nga dy forca kundërshtuese lindje- perëndim, dhe asnjëra palë nuk ishin të prirë të bënin aleanca të sinqerta me arbrit – shqiptarët, pasi mendonin se më lehtë do t’i manipulonin ardhacakët. Të gjithë pushtuesit dëshironin që shqiptarët t’i kishin nënë zgjedhën e vet si luftëtarë të mirë që ishin, për tua ruajtur kufijtë në ballafaqime e tyre me të tjerët. Dihet mirë filli se Perandoria Bizantine nuk kishte ushtri të rregullt, por rolin e mbrojtësve të kufijve e luanin luftëtarët shqiptarë, të pa organizuar formacion të rregullta, gjë që u shkonte edhe atyre për interes. Kjo që u tha, mund të ilustrohet me këtë mendim të nxjerrë nga historia: “Në pranverën e vitit 1319 një numër fisnikësh shqiptarë nga dyert Blinishti, Jonima, Matranga, Muzaka etj., nëpërmjet peshkopit të Krujës Andreas, i bënin të ditur papa Johanit XXII se ishin gati “të ngrinin krye dhe të hidhnin tej zgjedhën e mbretit të Rashës (Serbisë). Ata premtonin gjithashtu të braktisnin ritin ortodoks dhe të përqafonin katolicizmin, duke u ndarë edhe kishterisht nga pushtuesit serb.”(8) Kjo dëshirohej të bëhej për arsye të frikës që kishin nga sllavet se në një të ardhme do të bënin asimilimin e popullatës së tyre, siç ndodhi në fakti më vonë me shqiptarët. Mos përkrahja e shqiptarëve nga faktori dominues i kohës, as nga lindja e as nga perëndimi, ishte bërë nga frika, duke njohur vitalitet e këtij populli, që kishin treguar gjatë historisë, dhe mos ndoshta në një moment historik, nuk do t’i përfillnin ata. Kjo do të ndodhë edhe në kohën e Perandorisë osmane, kur shqiptarët nuk i lejuan që të faktorizohen në tokat e tyre, siç ndodhte me të tjerët edhe pse ata qenë të zotët që të krijonin shtete të pavarura në periferi të Perandorisë, si në Afrikë e Azi. 

(Pjesë e shkëputur nga një punim në dorëshkrim lidhur me asimilimin e shqiptarëve nga serbët)

________________
Literatura:
1. Zhan Klod Faveirial: Historia e Shqipërisë fq, 216
2. Po aty, fq. 218
3. Po aaty fq. 218
4. Po aty. Fq 218
5. Po at. Fq, 264
6. Po aty fq. 265
7. Po aty. Fq. 257
8. Historia… , po aty fq. 273

(Kontakti me autorin: [email protected])

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura