FAHRI XHARRA: NË FUND TË SHEKULLIT XVII – NGA KOSOVA NDODHI SHPËRNGULJA E MADHE E SHQIPTARËVE ORTODOKS, JO SHPËRNGULJA E MADHE SERBE!!!

Gjakovë, 08. 07. 2014 – Kur spanjollët në shek. e 15’të e pushtuan Amerikën e sotme Jugore shkatërruan çdo gjë që hasën para vetit. Kultura të popujve Maja, të Actekëve dhe ato të Inkasve, të krijuar me mijëra vjet humbën si kur të mos kishin qenë kurrë. Popullata vendase në mënyrë të pa mëshirëshme u mbyt, dhe ato pak shembuj njerëzor që mbetën u asimiluan pa guxuar që të dinë se kush ishin dhe çka ishin. Por, shkatërrimi nuk mundi të përfshijë çdo gjë, nuk mundi të fshijë atë punë mijëra vjeçare të vendasve. Mbetën gjëra të cilat sot bota i admiron ato kultura që nuk vdesin kurrë. Çka më shtyu që të përmendi Amerikën Latine kur tema edhe nga titulli nuk ka të bëj me ta? Është për t`u habitur që kurrë hispanikët nuk u munduan të gjejnë rrënjët e veta në këto toka, dhe të krenohen që janë trashëgimtarë të një kultureje që nuk i takonin.
Me serbët nuk ndodhë e njejta gjë edhe ata të ardhur në kohët e vona dhe falë rrethanave historike u ngulën në këto anë, por në vazhdimësi mundohen t`a bindin botën se ishin këndej pari para se të lindte edhe vetë natyra. Rrethanat historike ia mundësuan serbëve që të shkatërrojnë çka mundën dhe çka gjetën. Kryesorja ne shqiptarëve nuk mundën të na zhbënin, e që ky ishte qëllimi i tyre. Se për kulturën tonë të kaluar të rrahur në valët e historisë po mundohen edhe sot e kësaj dite t`a përvetësojnë dhe t`a paraqesin si të tyre. Edhepse për ne historia ishte njerkë, gjeografia ishte dhe mbeti nënë.

Serbia, si mozaik i formuar nga gurët shumëngjyrësh të kombeve për rreth saj duket shumë e bukur, por kur i analizon ato copëza që e kanë formuar e kupton se çdo gjë është e huaj. Në mozaikun e formimit si tokësor ashtu edhe historik të Serbisë, shqiptarët janë ”zbukuruesit” më të mëdhenj të asaj panoje ”historike”. Si shtrirja gjeografike e Serbisë ashtu edhe historia e saj janë margaritarë të vjedhur, mu nga shqiptarët.
***
Është për t`u përmendur një mashtrim historik i serbëve në lidhje me shpërnguljen e tyre të madhe nga Kosova në vitin 1690. Sipas burimeve serbe: “Shpërngulja e parë e madhe “serbe” ndodhi në vitin 1690 nën udhëheqjen e Patriarkut Arsenije III Çarnojeviqit dhe edhe si rezultat i tërheqjes së Habsburgëve nga tokat “Otomane” në Balkan. Kurse shpërngulja e dytë serbe gjithashtu nga Kosova ndodhi gjatë vitëve 1737-1739 nën ndikimin e Patriarkut të Pejës Arsenije IV Jovanoviqit. Në vitin 1690 Imperatori Lepoldi i I-rë iu lejoi refugjatëve që të vendosen në rrypin e Savës dhe Danubit dhe e pranoi Arsenije III Çarnojeviqin si udheqës shpirtëror të tyre” (Stefan Pavloviq: Serbia dhe Historia e saj)
Burimet na japin shifra të ndryshme të të shërngulurve: 37 000 familje sipas manuskriptit të Manastirit të Shishtavecit të shkruar nga murgu Stefani i Ravanicës (të shkruara 28 vjet pas shpërnguljes), 37 000 familje sipas Pavle Julinacit (1765), 37 000 familje sipas Jovan Rajiqit (1801), kurse Émile Picot vjen në përfundim se ishin 35000 deri 40 000 familje pra në mes të 400 000 deri 500 000 njerzëve. Ai thotë “Ishte traditë e vazhdueshme që numrimi të bëhej me familje dhe jo me numër njerëzish”. Akademia e Shkencave Serbe e pranon shifrën prej 37 000 familjesh të shpërngulur, kurse sipas Milosh Nestoroviqit ”Problemet etnodemografike të Kosovës dhe Metohisë”, mbetën të shkreta në Kosovë mbi 360 fshatra“.
“Serbët” e shpërngulur u vendosën në Hungarinë e sotme, në Vojvodinën e sotme dhe në Kroaci!
Në luftën e koalicionit katolik kundër turqëve në 1737 kanë marrë pjesë dhe kelmendasit dhe fise të tjera të Malsisë së Madhe. Mbas humbjes së koalicionit – kelmendasit kishin bërë marrëveshje që në rast të humbjes të strehoheshin në territoret e Austrisë. Kështu nga Kelmendi kanë ikur 273 familje dhe nga gjithë Malsia e Madhe rreth 3000 persona , në Borgo Erizo, Nikinci, në Zara, Hertovski, Zemunik të Kroacisë. (Gjon Vuksani) Kjo është nga shpërngulja e dytë “serbe”.
Shpërngulja “serbe”!!
– A kishte Serb në atë kohë në Kosovë dhe në numër aq të madh?
– A mos ishte kjo bartje dhe largim i madh i shqiptarëve ortodoks dhe katolik nga Kosova?
Duke i analizuar marrëveshjet historike në mes të Kishës Ortodokse Bizantine dhe Otomanëve për shfarosjen e shqiptarëve, atëherë na del një rezultat i kësaj shpërnguljeje si mashtrim serb për shpërnguljen serbe. Dokument i gjallë janë trashëgimtarët e atyre të shpërngulurve që gjenden edhe sot e kësaj dite në tokat e përmendura më lartë dhe që flasin ende shqip .

Por të nisemi edhe nga një fakt tjetër – domethënja e emrit Serb!
”Historiani Cek Josef Holeček (1853 Stožice – 1929 Praha) thotë: Emri serb u morrë pas shekullit të mesëm dhe s`ka lidhje me etninë Serbe, që pas shkekullit XX grupet religjioze të fes Orthodoxe të Ballkanit e formuan këte emër Serb për etninë që sot quhen Serb.
Emri Serb ishte emër kyq vetëm për orthodoksët e jo për përcaktim të një etnije. Kemi mijëra të dhëna historike për këtë, shkruan Josef Holeček.
Shkojmë më tutje, Stojan Novakoviq (1842-1915): Nuk ka dyshim që ortodoksët janë quajtur Serb dhe nuk kishte etni serbe dhe as që egzistonte – (“Prvi osnovi slovenske književnosti među balkanskim Slovenima”, Beograd 1893, Stojan Novaković)
Diplomati Rus Giljferding:..Deri në mesin e shekullit XIX ka vënë re se të gjitha kombet që e kishin fenë ortodoxe quheshin Serb. http://montenegrina.net/pages/pages1/is… o_u_cg.htm.
Vuk Karadzić në vitin 1834 ishte ai i cili e detyroi Njegoshin që të sajon një etni Serbe: Autori, Ljubomir Nenadovic,Profesor i Shkollës së madhe të Beogradit Vladimir K,më1887 shkruan:
”Simo Matavulj në librin e tij “Bilješke jednog pisca” Beograd 1939, shkruan:”Serb janë quajtur vetem Orthodoksë dhe i ishte vetëm vendi i pëkatëisë fetare Orthodokse.”
Mark Milani shkruan: ”Fisi Kuqi u shkapërderdh sepse morrën ryshfet nga turqit për vetëtradhëtim si për shembull Lul Palpllumbi, turk i fashtit Ledinë; Pal Leka, latin i fshatit Bankani; si dhe Punan Deda (Dedin) serb i fshatit Berovë,Beqo Saviqev serb nga fshati Leva Reka. Që të katërtit kanë marrë pare me kapuç nga turqit” (Atdhetari Shkup) Serbit i është e rëndësishme të quhet i krishter dhe i krishter ortodoks dhe shkon aq largë sa që nuk e dallon fenë me kombësinë kështu që ai quan serb çdonjërin vetëm pse është ortodoks,(Serbija 1887).
Bëhet zbëthimi,latini pra katolik ,turku-musliman dhe serbi-ortodoks, pra që të katërtit të fisit Kuqi. Kurse Kuqët nuk ishin as latin as turq e as serb. Pra emri Serb ishte emër kyq vetëm për ortodoksët e jo për përcaktim të një etnije, kemi mijëra të dhëna historike, – për këtë shkruante Josef Holeček.
Të shkojmë më tutje! “Serv” është një fjalë bizantine që do të thotë “rob”, “tzerboulianous” do të thotë ata që veshin veshje të varfëa. Serbët kanë qenë të quajtur kështu për shkak se ata kanë qenë skllevër të perandorisë bizantine. Serb dmth rob e thotë edhe Ismail Kadare.
Dhe kjo është një tezë tjeter, pë vërtetësinë e të cilës, unë nuk kam dyshim. Serb do të thotë rob, serve, shërbëtor, skllav, servant. Vetë emri i tyre , tregon që nuk janë etni natyrore, por besimtarë të grumbulluar rreth një besimi të caktuar. (Atdhetari Shkup)
“Vërtetë historia ka nevojë për dokumenta thotë publicisti Arben Llalla, por në raste të caktuara ka nevojë edhe për logjikë të thjeshtë”.
Duke i analizuar edhe pikturat e kohërave të ndryshme të shpërnguljes së madhe ”Serbe” pra ortodokse, shohim që Kosova u zbraz nga rreth 400 mijë shqiptar ortodoks. Paramendoni rritjen natyrale dhe llogaritni. E gjithë kjo falë Otomanëve.
Më duhet të shtoj se manipulimet historike, vjedhjet e paskrupullta të serbëve i ilustron edhe Libri – Kosovo nekad i danas (Kosova dikur e sot) grup autorësh serb e shqiptarë bot. Beograd 1973 f. 416, e shkruar serbokroatisht e shqip .
Aty shkruan: Graçanica e tashme gjindet në themelet e një kisheje më të vjetër, në të cilën ka qenë selia e ipeshkvisë së Lipjanit. Kisha e Graçanicës objekti më i vjetër i konstatuar është themeli i bazilikës tri pjesësh të Bizantit të hershëm. Siç shkruan edhe ak. M. Krasniqi në librin Rrënjët tona etnike, Prishtinë, 2002 f. 219-220 Graçanica, Patrikana e Pejës, Levishka në Prizren etj., këto janë ndërtuar në kohën e sundimit bizantin para ardhjes së serbëve. … (Serbia i ka borxh Kosovës territor rreth dy Kosova (1804 – 1878)
Manipulimet e tyre kanë qenë aq të mëdhe sa që edhe në ditët e sotme e kemi të vështirë t`i kundërvihemi. Aq më tepër kur edhe pseudohistorianët që punojnë me udhëzime na e turbullojnë edhe më shumë mundësinë e sqarimit të plotë të një historije të vjedhur pa fije fytyre.
Fatbardhësisht libri i Buxhovit “Kosova” e dekonstrukton një falsifikat serb rreth historisë së tyre nacionale e bashkë me të edhe të historisë sonë. I kam lexuar të gjitha librat më të rëndësishme nga historiografia serbe që nga haxhiografitë, si “Letopis popa Duklanina”, “Istoria Slavena” të Mario Orbinit (1601), “Istoria slovena Ilirika Gornje Donje Mizije” të Gj. Brankoviqit, edhe librat e historianëve të tyre të parë Jovan Rajiqit, edhe S.Novakoviqit. S. Mijatoviqit, V.Gjorgjeviqit, J. Radonjiqit, K. Novakoviqit, A. Bogosavljeviqit, T. Stankoviqit, pastaj Fanulla Papazogllun, M. Budimirin, D. Bogdanoviqin e të tjerë, dhe nuk ka asgjë tjetër pos një falsifikati të madh dhe përpjekjeve për ta përvetësuar një falsifikim të huaj. As ka shtet mesjetar serb (në të gjitha librat shkojnë paralel Rashka dhe Serbia – nuk dihet se ku është realisht kjo e dyta), e Rashka gjithnjë gjendet te shtetet tribale, e as nuk ka kishë serbe. Aq më keq Serbia e tashme u bë një territor ku serbët nuk ishin as 1/4 e popullësisë. (Ramadan Musliu)”
Serbëve duhet hequr maskat, dhe mashtrimet e tyre një herë e përgjithmonë duhet të zbardhen.

_____________
SHĒNIM: Fotot janë marrë nga foto-arkivi i Anton Ramajës, me lejen e të cilit po i botojmë. Çdo ribotim duhet të cekë burimin, ju lutemi të respektoni të drejtën e autorit. / E Vërteta.al /
Kemendasët e vitit 1887-Frok Zefiq: Shqiptarët Kelmendas në Kroaci
Nuse Kelmendase e vitit 1910,
Familja Kelmendase (1895) e Pepe Niliçit / Hërtkovci,
Shtatë mëkatet kryesore sipas Kelmendasve të shpërngulur
Këlmendasit në veshjet e tyre burimore Gdhendje nga viti 1782.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura