Francë, 20 dhjetor 2019: “Le Journal” ka botuar, të premten e 4 prillit 1913, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me intervistën e Faik Konicës për “Neue Freie Presse”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Shqiptarët nuk duan për udhëheqës Dukën e Montpensier-it
Vjenë, 3 Prill. (Nëpëmjet një shkrese të korrespondentit tonë të veçantë.)
Faik Bej Konica, president i kongresit shqiptar në Trieste, ekspozon, në një intervistë të botuar nga “Neue Freie Presse”, planet për organizimin e brendshëm të Shqipërisë së re, dhe thotë se një punë shumë e rëndësishme do të jetë edukimi i grave shqiptare.
“- Ne nuk do ta marrim Dukën e Montpensier-it si princ, tha Faik Bej Konica. Ne nuk kemi nevojë për një njeri mondan. Ne kemi nevojë për një njeri të hekurt, dhe do të dimë se ku ta gjejmë.”
Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France