FALEMINDERIT AMERIKË!

Nga Nusret Pllana

Faleminderit Amerikë!

Pas promovimit të 23 marsit 2023, në Treviso të Italisë, të organizuar me përkushtim e përgjegjësi të lartë kombëtare nga Shoqata “Shën Nëna Terezë”, me Kryetar Bajram Deskun    dhe ndihmën e pakursyer të shokëve të tij, Elmi Vrenezi e Lirim Kolgeci, në prill të këtij viti, duke iu falënderuar Lobit shqiptaro – amerikan, e në veçanti Mr.sc.Agim Aliçkajt, në Amerikën mike u arritën edhe një sërë suksesesh të promovimeve  të veprave publicistike e dokumentare: “Mos Harro Kurrë – Never Forget”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, “The Terror Of Serbian Occupier Over Albanians 1844 – 1999”, të autorit: Nusret Pllana, “Albanian Children In Kosova – Victims Of The State Genocide Of Serbia 1981 – 1999”, të autorëve: Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana, “Nato Intervention In Kosova”, të autorit: Nusret Pllana dhe të filmit dokumentar: “ Who Kills Children – Kush i vret Fëmijët”?!, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala, në: Huoston, Dallas, Washington, New York, Detroit e Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga 23 deri më 30 prill 2023, falënderoj përzemërsisht dhe në veçanti, bashkëatdhetarin, bashkëveprimtarin dhe bashkëautorin e librit tonë “Never Forget”, shqiptaro – amerikanin dhe mikun e ngushtë të të madhit Josef DioGuardi dhe znj.Shirley Cloyes DioGuardi, z.Agim Aliçkaj, i cili, jo vetëm që më ndihmoi moralisht e financiarisht, në promovimin e këtyre veprave me rëndësi të veçantë historike për kombin tonë, e të cilat e dëshmojnë katërcipërisht gjenocidin serb mbi shqiptarët për gati dy shekuj me radhë, por, Mr.sc.Agim Aliçkaj mori pjesë aktive edhe vet, duke dhënë kështu një kontribut të jashtëzakonshëm dhe të pashembullt ndonjëherë, duke udhëtuar me mua për çdo ditë me aeroplan, me shpenzime të veta, nga një qytet në tjetrin, me bagazhin jo të vogël të librave tona nëpër duar, duke i lënë të gjitha punët e veta mënjanë, por edhe obligimet familjare për një javë rresht, për të qenë pjesë e këtyre promovimeve të rëndësishme,  në Huoston, Dallas, Washington e New York.

Me një fjalë, atë që nuk e kanë kryer Akademitë tona të shkencave dhe Institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, qe 24 vite rresht, po vazhdojnë ta kryejnë me përgjegjësi e vendosmëri të pashoq, N.Pllana e A.Aliçkaj, vetëm e vetëm që të luftohet harresa e kujtesës historike, një nga defektet më të mëdha “gjenetike” të shqiptarëve në përgjithësi, e të atyre të Kosovës në veçanti, të cilët përkundër krimeve e masakrave gjenocidiale, vuajtjeve e dhimbjeve të përmasave antologjike, nga barbaritë dhe mizoritë e Sebisë fashiste,  për fat të keq, edhe më tutje vazhdojnë ta ushqejnë armikun barabar serb, pa i vrarë aspak ndërgjegja dhe frika që ky gjak i derdhur lum, i mijëra dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë në përgjithësi, e i vrasjes dhe masakrimit me gjakftohtësi të  1432 fëmijëve shqiptarë në veçanti, do të na mallkoj një ditë.

Për sukseset e promovimeve të veprave tona publicistike e dokumentare në qytetet – Shtete të Amerikës mike, gjithsesi, Unë dhe Agimi,  ndjejmë obligim moral e atdhetar, t’i falënderojmë nga zemra bashkëpunëtorët dhe bashkëatdhetarët tanë shumë të vyeshëm, në: Huoston,  z.Arber Neziri, z.Florian Zanaj, e z.Ramiz Tafilaj, Dallas, z.Visar Visoka, z.Bekim Ademi, z.Nick Nazar Mehmeti, z.Shaban Krasniqi dhe z.Hysen Zeqaj, Washington, z.Ilir Dugolli – Ambasador, z.Drilon Gashi e z.Sab Gashi, New York, z. Elmi Berisha – Kryetar i Federatës Panshqiptare“VATRA” dhe z.Sokol Paja – Kryeredaktor i gazetës “DIELLI”, gazetarin e mirënjohur të RTV21 me seli në New York, z.Halil Mula, z.Florin Krasniqi, z.Behlul Gashi e z.Tomë Mrijaj, Detroit, Imamin e Qendrës islame shqiptare, z. Shuajb Gerguri dhe, në Çikago, z. Dr.Avni Thaçi e z.Jon Graboca – me TV Çikago në gjuhën shqipe.  

Një falënderim të veçantë ia dedikojmë Ambasadorit legjendar amerikan, z.William Walker, i cili në Washington, më 26 prill 2023, mori pjesë aktive në promovimin e librit: “, “Albanian Children In Kosova – Victims Of The State Genocide Of Serbia 1981 – 1999”, të autorëve: Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana, duke e vlerësuar lartë peshën dhe rëndësinë shkencore e historike të kësaj vepre monumentale, për çka tha se, jam shumë i impresionuar.

Promovimet e këtyre veprave në Ambasadën e Republikës së Kosovës i përcolli edhe VOA(Zëri I Amerikës), me prezencën e z.Elez Biberaj e z.Arben Xhixho, ndërkaq arkivimin dhe futjen zyrtare të librit “Albanian Children In Kosova – Victims Of The State Genocide Of Serbia 1981 – 1999”, në Bibliotekën Botërore të Kongresit Amerikan, e përcolli gazetari i shkëlqyeshëm i VOA(Zërit të Amerikës), z.Burim Goxhuli, të cilit i falëndërohemi përzemërsisht për kontributin e dhënë, siç, edhe zyrtares së kësaj Biblioteke për Ballkanin Perëndimor, Dr.Nevila Pahumi.

Një kontribut të veçantë dhanë me prezencën e tyre në Detroit, edhe referuesit e këtij promovimi, akademik Zef Pergegaj, Prof.Lulash Palushaj dhe Alfons Grishaj, si dhe dy ekipet televizive shqiptare, ALB TV USA, me gazetarin e mrekullueshëm, z.Rafael Floqi dhe AlbDreams Televizion, në krye me veprimtarin dhe gazetarin e palodhur, z.Luigj Gjokaj.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura