FATBARDHA DEMI: EMRI ‘JEZUS’, ‘KRISHT’ DHE ‘KRYQ’ SHPJEGOHEN VETËM ME GJUHËN DHE BESIMIN E PELLAZGO-SHQIPETARËVE (II)

Tiranë,15. 01. 2014 – (Kryqi, shkenca e lashtë dhe miti) – Në rast se do të shprehemi se, besimi i Pellazgëve dhe tempujt ishin institucione sa administrative të mbretit, aq edhe shkencore të lashtësisë, nuk do të bënim ndonjë lajthitje, por do të zbulonim ndryshimin e madh që ka patur besimi në lashtësi, me ate të ditëve të sotme. Brënda kësaj strukture besimtare (mitike dhe shkencore) të lashtësisë, kurdoherë, kryqi ka qënë i pranishëm. Këtë përfundim e dëshmon katërcipërisht materiali arkeologjik.
Siç vumë në dukje edhe më lart, kryqi është i shprehur me kryqëzimin në qëndër të dy dhe tre drejtëzave (rrezeve) me kënde të ndryshëm apo 90° dhe në lashtësi mendohej se kishte një forcë magjike hyjnore. Në foton e parë poshtë (a) në varkat e fisit ilir të Liburnëve, kemi një brez kryqesh që shprehin Hyjninë (kryqi) në botën tokësore (katrori), dhe do të thotë: “Zoti është pranë jush!” Në të dytën (b), tek statuja e Isidës (1360 pk.), qëndrimi i Perëndeshës hënore, shpreh kryqin e drejtë, të shoqëruar nga krahët e shqiponjës dhe hënën e plotë mbi kokë mes brirëve të demit. Kjo paraqitje e Isidës, do të bëhet simbol i kryqit në Egjiptin e Lashtë. Foto e tretë (c) paraqet një armë dy-tehëshe e tipit pellazgjik, me kryqe brënda saj dhe tehun në formën e hënës.(29)

(d) Kryqi egjiptian, që përfaqëson perëndeshën hënore Iside, siç paraqitet në figurën më lart (b) Në foton (e) simboli i besimi kristian (figura në qëndër në formën e rrotës) i njejtë me kryqin egjiptian (Monogramma di Cristo, sec. IV)
Njeriu modern e ka shkurtuar me mijëra-vjeçarë, periudhën kohore të lashtësisë. Duke mos qenë në gjendje të zbulojë plotësisht arritjet e shkencës së lashtë, të mbuluar me “vellon” besimtare të simboleve, sot kemi një shkencë historike dhe gjuhësore të mangët për nga faktet dhe lehtësisht të manipulueshme.
Por studimet e kohëve të fundit, sidomos të studiuesve shqipetarë, kanë sjellë trajtime të reja të simboleve dhe miteve pellazge. Një prej tyre është edhe vepra “Shqipja dhe Sanskritishtja” e Petro Zheit, që vendos bazat e një shkence të re në studimin e Lashtësisë, duke shfrytëzuar simbolet dhe mitet e besimit pellazg, gjuhën shqipe, ligjet e fizikës moderne dhe gjuhësinë krahasuese.
Për zbërthimin e simbolit të kryqit, ne do të mbështetemi pikërisht në këtë shkencë të re, të cilën autori e ka emërtuar «Filozofia dhe Llogjika e Gjuhës»: “Sipas mendimit mitik – pohon Petro Zhei – Qëndra (pika e prerjes së vijave të drejta) përcaktohet si përputhja e të kundërtave që identifikohet në instance të fundit me ZOTIN… (30) Qëndra = Zoti = Dashuri. Ky përfundim gjen një rikonfermë të njëzëshme në të gjitha Shkrimet e Shenjta, sipas të cilave Zoti është Dashuri, një dashuri pa kushte e me çdo kusht …Qëndra = Dritë” (31)
Kryqi përfaqësonte mbrojtjen hyjnore të Zotit ndaj bijve të tij, por edhe lidhjen me të. Tek arbërit ka ekzistuar gjithëmonë bindja se ishin një popull HYJNOR. Shumë popuj e kanë shpallur këtë emërtim për veten, por përveç miteve të vonshme, nuk kanë mundur ta vërtetojnë edhe me gjuhën e tyre. Siç dihet, gjuha ka lindur para miteve, prandaj është ajo, që e vërteton mitin dhe ky privilegj i ka takuar gjuhës pellazgo-shqipe. Ky fakt dëshmon se arbërit, janë ay POPULL HYJNOR, që thurri mitin e Krijimit dhe ngriti një besim institucional Sellenizmin (besimin hënor).
Po sjell vetëm një, nga shumë fakte që e vërtetojnë mendimin tim. Sipas fjalorit të Biblës, emri Adam në hebraisht vjen nga “âdam” (kuqalash, i kuq, i lyer me të kuq) (Edom); është emër i dhënë Esaut pasi ai kishte shkëmbyer parë-birin e tij me një pjatë supë të kuqe (Zan. 25.30) (32). Në fakt, emri biblik Adam, gjen shpjegimin mitik vetëm në gjuhën shqipe: “A+dam” dmth “A-i pari + i damë, i ndarë/i krijuar” nga Zoti. Po sipas Fjalorit të Biblës lexojmë se: “Te Zanafilla ( e para qënje e krijuar – shën im) quhet nga vetë Perëndia: njeri ose Adam (Zan. 5,2) për të vënë në dukje anën tokësore të qënies së tij… për njeri në hebraisht është fjala «îysh », që do të thotë «burrë» ose «mashkull» (Eks. 35,29) “bashkëshort”, “qënie njerëzore” (Num. 23,19)” (33)
Në gjuhën shqipe, emri “njeri”, ka si rrënjë emërtimin e numrit “një” dmth – Zoti, i cili është unik – “1” dhe i pandashëm. Pra Adami ishte Bir i Atit – Një dhe si vepër e Zotit, u emërtua me emrin e tij “një + ri”. Pra as në gjuhën hebraishte dhe as në gjuhën greke apo latine, numri “një” nuk ka lidhje me fjalën “njeri” dhe nuk përputhet, nga ana gjuhesore, me mitin e krijimit. Por nuk është vetëm gjuha shqipe, që vërteton se paraardhësit e arbërve dhe shqipetarëve të sotëm, i përkasin asaj race hyjnore. Kryqi tek fiset pellazge ishte pjesë e pandarë e veshjes dhe e gjejmë edhe në veshjen e traditës të shqipetarëve të sotëm.

(Dy të parat) Burrë me fustanellë (gur i gjëndeur në Maribor të Sllovenisë shk. Vpk) dhe një veshje ilire me rypa në formë kryqi. (djathts) Dy kryqe në veshjen e perëndisë Shamash në Mesopotami apo Utu tek Sumerët, i cili njihej si bir i perëndisë hënore Sin. (34)
Kur shikohen ngjashmëri të simboleve apo në mite me popujt e lashtë të Azisë së Afërt, studiuesit zakonisht u venë “vulën” se janë ndikime të ardhura nga Lindja.
Arif Mati, pas një pune afro 30 vjeçare mbi lashtësinë, dëshmon se Sumerët ishin me zanafillë nga Ballkani dhe të afërt me trojanët, thrakasit ose frigët, dmth një popull pellazg.
“Popull i famshëm ‘i malësorëve me kokë të rrumbullakët’ të cilët kanë shkelur tokën e Lindjes së Mesme rreth viteve 4000” (35) Shqipetarët e ruajnë kryqin edhe sot në veshjen e traditës.

(a) Sepata dy-tehëshe pellazge dhe rrypat e kryqëzuara në veshjen e luftëtarit. (b-c) Qostek, shk19, Tepelenë. Zbukurim i veshjes së burrave në fomë kryqi, i përsëritur edhe në katrorin në qëndër ku duket ylli rezatues gjashtë-cepësh i Aleksandrit të Madh. (d) Vargu me kryqe në pelerinë dhe kryqe në dy shiritat e kryqëzura, në veshjen e Sigismond de Luxembourg, Mbret i Perandorisë së Shenjtë (1510-1513) të huazuara prej besimit pellazg nga kristianizmi. (36)
Studiuesi Petro Zhei në veprën e tij «Shqipja dhe Sanskritishtja» pohon se: «Qëndra është e vendosur në pikën e ndërprerjes të të dy krahëve të kryqit …(dhe) me qenëse O (zero, hiçi) është zgjidhja e vetme e ekuacionit të Qendrës = Zotin, kjo është njëlloj si të thuash se ka vetëm një Zot. (37) Pra besimi pellazg apo “pagan”, siç u emërtua nga kristianizmi, ka qenë besim monoteist, që do të thotë se ADHUROHEJ NJË ZOT. (Të mos ngatërohemi me Perënditë e Olimpit , që ishin njerëz tokësorë të hyjnizuar)
Për lexuesin e thjeshtë, ndoshta është e vështirë të kuptojë shpjegimin shkencor të studiuesit Petro Zhei mbi simbolin e kryqit. Por, arti i lashtësisë na e pohon me gjuhën e tij shprehëse.
Në fotot e mëposhtme shikojmë se ideja e Zotit (Qëndrës së prerjes së dy rrezeve) ishte e njohur për njeriun e lashtësisë dhe kryqi mbahej si simbol kryesor i besimit.

(a) Duart e mumjes egjiptiane të vendosura kryq dhe të mbuluara nga shqiponja. (b) Faraoni Senusret me duar të kryqëzuara dhe me kryqin Ankh (c) Fëmijë me duar të kryqëzuara, këmbë e fronit të Papës në Vatikan, i huazuar nga modelet pellazge.(38)
Simboli i kryqit si shprehje e Krijuesit, në Egjyptin e lashtë, dëshmon origjinën pellazge të Faraonëve, profetëve dhe mbretërve, që krijuan më vonë besimin e judaizmit (të izraelitëve), paraardhës i besimit kristian. “Ramsesi i II, i Madhi i dinastisë XIX, më i madhi dhe shkëlqimtari Mbret, nipi i tij Hosarsiph (djali i motrës) prift i Osiridës, sipas Menetonit dhe Strabonit, i quajtur më vonë Moisi nga çifutët, çështjen e të cilëve e pranoi më vonë, Salomoni – djalë i hitites së bukur Betsabea; që të tre ishin trojanë” (Gerhard Herm «L’avventura dei Fenici» Garzanti, 1974) (39) Dhe siç e pamë edhe më lart, trojanët ishin pellazg. Pra, simboli i kryqit – yll, u trashëgua në besimin kristian nga vetë pellazgët, por tashmë me një mit të ri – si objekt i dënimit të Krishtit.
NGA E KA ORIGJINËN EMRI I JEZUS KRISHTIT?
Në traditën e arbërve, një nga femijët trashëgonte emrin e gjyshërve, sipas gjinisë që kishte. Ky zakon e kishte burimin nga besimi pellazg, sipas të cilit shpirti (fryma e shenjtë) e të parëve “rilind” në tokë, në trupin e familjarëve të tij. Sigurisht gjatë qindra shekujve, ky mit është haruar, por është ruajtur riti, si një detyrim i pasardhësve për të rikujtuar dhe nderuar të parët e tyre.
Edhe emri i Jezu Krishtit, ndjek po këtë mit të besimit pellazg. Tek “Ungjilli sipas Mateut”, për lindjen e Jezusit, shkruhet se ngjizja e tij u bë nga Fryma e Shenjtë e Zotit.
Shpjegimi i P.Zheit të emrit të Jesusit nëpërmjet gjuhës shqipe, e mbështet këtë mit: “Trekëndëshi i formuar nga blloqet e shkarkimit dhe arkitrau, dukej si një “sy” i madh qëndror, brenda tij, ishte skicuar një tetragrame (4 shkronja) që në gjuhën çifute lexohen JHVE që përbën emrin e “të Pashprehshmit” dmth “Ti je i Vetmi” pikërisht si në arbërisht: Je VE(T). Ju kujtojmë se në hebraishten e lashtë H-ja shqiptohej E“ (40)
Ndërkohë në fjalorin e Biblës thuhet se: “Jezus në greqisht Jesous, i përgjigjet Jehôshûa në hebraisht dhe do të thotë Jehôvâh shpeton, Perëndia shpëton”. (41) Siç shihet, gjuha shqipe e shpjegon saktësisht fjalën JHVE, dmth Biri, ku u “fut” Fryma e Shenjtë e Atit, morri edhe emrin e tij, siç e gjejme ne traditën e popullit tonë. Ky mit nuk mbështetet me gjuhën hebraike.
Për emrin “Krisht”, sipas fjalorit të Biblës është përkthim i emrit grek «Kristos» dhe i fjalës hebraike Mesia (Masîah) që do të thotë “I vajosur” (Gjo1,41). (42)
Edhe në këtë shpjegim, emri nuk zbërthehet me anën e gjuhës hebraike, greke apo latine. Siç e pamë më sipër, Jezusi u emërtua edhe Krisht nga emri i Atit, që përfaqësohej nga kryqi. Në gjuhën shqipe, rrenja “kri” është e njejtë, si për Krijuesin edhe kryqin (kri-qi në dialektin çam), që nuk e gjejmë në gjuhët e tjera. Kjo rrënjë e përbashkët dëshmon lidhjen e Jezusit me simbolin e kryqit dhe Zotin (Kri-sht, Kri-q, Kri-jusi).
Nga materiali i mësipërm, ku për të mos u zgjatur nuk janë përfshirë edhe fakte të tjera, kemi provuar se:
1: Kryqi dy rrezesh me të dyja format e tij, (90° apo kënde të tjera) si dhe tre – rrezesh, ka qënë simbol i yllit, dhe krahas hënës dhe shqiponjës, ka shprehur botën hyjnore dhe vetë Zotin. Të gjitha format e kryqit, kanë qenë sinonime të njëri-tjetrit, gjë që dëshmohet në materialet arkeologjike. Kryqe dy – tre rrezesh edhe sot shërbejnë për të shprehur grafikisht yllin.
2: Emri Krisht dhe Kryq kanë të njejtën rrënjë “kri”, siç e gjejmë në dialektin e Çamërisë, ku kryqit i thonë “kri-q” (sht dhe q, janë mbaresa), e dëshmuar edhe nga gjuhësia historike e shqipes, ku vërehet se gërma “y” është më e vonëshme. Këtë lidhje gjuhësore nuk e gjejmë në asnjë gjuhë të besimit kristian. Rrënja “Kri” i përket në dialektin çam edhe emrit “Kriet”, që tek shqiptarët e sotëm shqiptohet Kryet apo Koka dhe ruan edhe në ditët e sotme kuptimin e “njëshit”, i të Parit të familjes apo Zotit të familjes, i cili mendon dhe vendos për të. Kjo dëshmohet edhe nga përdorimi i fjalës “Zot” për të Plotfuqishmin qiellor dhe për krye-familjarin, gjithmonë në kuptimin “i vetmi, i plotfuqishmi për fatin e … dhe të përkatësisë”. Siç pohon edhe studiuesi Beonlev: “Fjala, me të vërtetë i përket gjuhës në të cilën ajo nuk gjëndet e izoluar, ku bën pjesë në të gjithë familjen e termave, nga të cilat njëra palë shpjegon tjetrën” (43)
3: Emri i kryqit lidhet me emrin e Jezu Krishtit nëpërmjet mitologjisë dhe gjuhës pellazgo-shqipe.

Përfundimi: Gjuha pellazgo-shqipe ka qënë gjuha e miteve të para të njeriut europian dhe e simboleve të besimit. Bashk-shoqërimi i Jezusit në art, me simbolet pellazge si: shqiponja, hëna dhe dielli, rrezet, syri i Zotit, kryqi, demi, etj., dëshmon zanafillën pellazge të kristianizmit.

(a) Shqiponja dy krenore mbi “Kryqin e vërtetë” (Church of the Holy Sepulchre, Jerusalem). (b-c) Shqiponja me rezatimin hyjnor, afër këmbës së Krishtit (d) Hëna dhe dielli mbi kokën e Jezusit¨(44)
Emri i Jezu Krishtit, siç e thërret e gjithë Bota kristiane, dhe i Kryqit janë të gjuhës shqipe dhe shpjegohen me mitet e besimit të dardano -thesprotëve – sellenizmin (hellenizmin). Ky besim, gjatë mijëravjeçarëve pati zhvillimet dhe ndryshimet e veta, duke u pasuruar në mite dhe duke krijuar besime të reja që trashëguan doktrina, rite, simbole, emërtime dhe shume gjëra të tjera, nga besimi i PARË zanafillor. Në Ungjillin sipas Gjonit shkruhet: “Askush se pa Perëndinë kurrë; i vetëm – linduri Bir, që është në gjirin e t’Et është ai, që e ka bërë të njohur” (45) – duke trashëguar emrin e Tij, në gjuhën hyjnore të ARBËRVE!
Fatbardha Demi – 03. 01. 2014
_________________
BIBLIOGRAFIA:
1-f1 BIBLA – Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e Re (botuar nga Shoqata shqiptare e Biblës, 1995)
2- ‎ en.wikipedia.org/…/Instrument_of_Jesus’_crucifixion
3- po aty
4- (a) Justus Lipsius’ De cruce 1595 http://en.wikipedia.org/wiki/Crucifixion_of_Jesus (b) http://it.wikipedia.org/wiki/Sant%27Agazio
5- http://en.wikipedia.org/wiki/Dispute_about_Jesus%27_execution_method
6- po aty
7- http://fr.wikipedia.org/wiki/Croix_(symbole)
6- po aty
7- f57 Petro Zhei “Shqipja dhe Sanskritishtja” (pjesa e dytë), Tiranë, Tertiumdatur, 2006
8- f91 Carl Jang « L’uomo e i suoi simboli » TEA, Milano, 2011
9- Fragment nga një objekt erkeologjik. (La più antica scrittura alfabetica, Marston, “La Bible a dit vrai”, Plon 1935, f21) www.abebooks.fr/Bible-dit-vrai-MARSTON-Sir-Charles/…/bd‎
10- http://www.funsci.com/fun3_it/scrittura/scrittura.htm
11- f184 Niko Stillo ”Etruskishte Toskërishte”
12- f12 At Justin Rrota «Për Historinë e Alfabetit shqyp » Botime Françeskane, Shkodër, 2005
13- Mircea Eliade- da Trattato di Storia delle Religioni (1948), Einaudi, Torino 1954, pp. 42-45; 111-114; 105-107.http://www.disf.org/AltriTesti/Eliade.asp
14- f 45 Nermin Vlora Falaski “Prona gjuhësore dhe gjenetike”,1997
15- f17 Petro Zhei, po aty
16- (a) http://www.sixbid.com/browse.html?auction=674&page=5 (b) Perëndia Mitra (c) http://it.wikipedia.org/wiki/In_hoc_signo_vinces
17- f87, 88 Xhuzepe Katapano „Thoti fliste shqip ose Thot – i boreal, Iliro-Shqiptar, i dha Botës Kumtin e parë të Lirisë dhe të Drites“ Botimet enciklopedike, 2007
18- http://www.antiqva.org/Monetazione%20IV-III%20Sec%20aC.htm
(djathtas) Sol Invictus (upper left) and Mithras slaying a bull, 3rd century, Vatican Museum
19- (a)Monedhe romake e vitit 189-180 pk. (b) (DA ALLORA INIZIO’ IL DECLINO DI VERCELLI www.webalice.it) (c) Ein heraldisches Exlibris aus dem Jahr 1895, entworfen von Ernst Krahl (1858-1926) http://www.dr-bernhard-peter.de/Heraldik/seite38.htm
20- Antonietta Zanatta http://www.storia-dell-arte.com/significato-del-cerchio.html
21- http://www.summagallicana.it/lessico/e/Etruschi.htm)jiptiane
22- (a-b) http://www.sixbid.com/browse.html?auction=674&page=5 (c) Le_monete_di_Luceria_Classe_IV_-_8.jpg it.wikipedia.org
23- (majtas) http://fr.wikipedia.org/wiki/L%C3%A9da_et_le_cygne_(L%C3%A9onard_de_Vinci) (qender) A ROMAN MARBLE RELIEF WITH THE DIOSCURI CIRCA 2ND CENTURY A.D. http://www.christies.com/lotfinder/ancient-art-antiquities/a-roman-marble-relief-with-the-dioscuri-5546883-details.aspx (djathtas) Romano Impero: CULTO DI OPI – OPS www.romanoimpero.com/…/il-culto-di-opi.html
24- (a) Denarius. Rome, 113-112 BC. Helmeted head of Roma left, holding s… http://www.sixbid.com/browse.html?auction=674&page=5 (b-c). www.bksh.al
25- f251 Moreno Neri “Pletone Trattato delle virtu” Bompiani Testi a Fronte, Milano 2010
26- it.wikipedia.org/wiki/Denominazioni_dei_Greci
27- f64 Arif Mati “Mikenët=Pellazgët” Tiranë, Plejad, 2008
28- f 43 Nermin Vlora Falaski “Prona gjuhësore dhe gjenetike” 1997
29- (a) http://www.forumishqiptar.com/threads/118026-Gjetjet-arkeologjike-në-Kroaci (b) www.romanoimpero.com/…/il-culto-di-opi.html)
(c) http://it.wikipedia.org/wiki/Arma_bianca (d) http://www.thekeep.org/~kunoichi/kunoichi/themestream/min.html#.UijwieNOJH0#ixzz2e3SxjfDo (e) (Monogramma di Cristo, sec. IV) www.scalarchives.it
30- f24 Petro Zhei, po aty
31- f49, 50 Petro Zhei, po aty
32- f306 BIBLA – Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e Re (botuar nga Shoqata shqiptare e Biblës, 1995)
33- f306 Bibla, po aty
34- http://www.forumishqiptar.com/threads/123176-Veshjet-Ilire-dhe-frizuara-e-tyre-(djathts) http://fr.wikipedia.org/wiki/Shamash
35- f.277 Arif Mati “Mikenët=Pellazgët” Tiranë, Plejad, 2008
36- (a) Flickriver: Photoset ‘Etruscan Civilization’ by ЯAFIK ♋ BERLINTwo men retrieving a dead comrade.www.flickriver.com (b) Albrecht Dürer, Portrait de Sigismond de Luxembourg, empereur du Saint-Empire, vers 1510-1513.http://fr.wikipedia.org/wiki/Aigle_%C3%A0_deux_t%C3%AAtes (c) Qostek, shk.19, Tepelenë. «Veshje popullore shqipetare », Instituti i Kulturës Popullore, vol I, f 101
37- f46, 87 Petro Zhei, po aty
38- (a) ilsalottodellestreghe.forumcommunity.net(b) The Original Black Cultures of Eastern Europe and Asia realhistoryww.com (c) http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/3/3c/Pope_Benedict_XVI_1.jpg
39- (Gerhard Herm « L’ avventura dei Fenici » Garzanti, 1974), f58 Xhuzepe Katpano, po aty
40- f65 Petro Zhei, po aty
41- f320 Bibla, po aty
42- f333, Bibla, po aty
43- f.382 Arif Mati “Mikenët=Pellazgët” Tiranë, Plejad, 2008
44- (a) Reliquary of the True Cross at the Church of the Holy Sepulchre, Jerusalem. http://en.wikipedia.org/wiki/True_Cross. (b-c) San Miniato al Monte (Florence) – Apsidal Mosaic (d) http://fr.wikipedia.org/wiki/Repr%C3%A9sentation_artistique_de_J%C3%A9sus_Christ
45- f107 Ungjilli sipas Gjonit. BIBLA, po aty.

– FUND –

===================

PJESA E PARË:
FATBARDHA DEMI: EMRI ‘JEZUS’, ‘KRISHT’ DHE ‘KRYQ’ SHPJEGOHEN VETËM ME GJUHËN DHE BESIMIN E PELLAZGO-SHQIPETARËVE (I)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=2255

* * *

P.S: Autorja Fatbardha Demi, mirëpret çdo vërejtje apo plotësim për temën e shtjelluar. Kontakti: [email protected]

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura