FATBARDHA DEMI: NGA DODONA NË TIBET (II)

Tiranë, 10. 06. 2014 (IV Svastika – energjia e përjetshme) – Për të sqaruar pyetjen e parë, më përpara duhet të kuptojmë së çfarë ka përfaqsuar simboli i swastikës apo kryqi i thyer, siç e njohim sot. Padyshim swastika është një ndër vizatimet gjeometrike të para-historisë. Ky simbol është gjetur i gdhëndur në kockat e mamuthit (Gagarin) që i përkasin periudhës së fundit të akullnajave, si simbol i besimit të parë të njeriut primitiv (17)


 (a)Swastika (kryqi i thyer) në vizatimet e kulturës pellazge Vinka (Periudha nolitike, mijëvjeçari 6-5 pK) (b) Qeramikë gjetur në Tebë 680 pK, Muzeu i Athinës – Britomartis – (c) Arti etrusk 700 pK .
Vetë besimi, ka lindur krahas shkëputjes së njeriut nga bota shtazore (njeriu i Paleontropit,) dhe siç shprehet M.Eliade: “Të jetoje si njeri, ishte në vetvete një veprim besimtar” (18)
Tiranë, 10. 06. 2014 – Ajo që i ka habitur studiuesit ka qenë qënia e figurave të njejta gjeometrike, domethënia e të cilave duket se ka mbetur e pandryshuar gjatë 30 000-9 000 viteve, në një hapësire gjeografike, prej bregut perëndimor franko-spanjoll e deri në Siberi. Sipas studiuesit Leroi-Gourhan, kjo pandryshmëri e simboleve të besimit, ka të bëjë me përhapjen nëpërmjet takimeve, të të njejtit sistem ideologjik që përcakton “besimin e shpellave”. (19) Këtë fakt e ka pohuar edhe shkencëtari arbëresh Xh.Katapano: “Studimet shumë-vjeçare të rendit filozofik, teofizik, historik, arkeologjik, etnografik, mitologjik, matematik, kimik, fizik më kanë çuar në përfundimin se duhet përmbysur tradita, që e paraqet qytetrimin neolitik si frut kryqëzimesh“ (20)
Ky pohim na sqaron se përse svastikën (krahas simboleve të tjera) e gjejmë në Europë, Afrikë, Azinë e Afërt dhe të Largët e deri tek Aztekët e Amerikës dhe përse ka ngjashmëri në simbole, mite dhe rite në këtë hapsirë gjeografike. Këto studime, dëshmojnë tezën se: Njeriut primitiv, duke lëvizur NË VAZHDIMSI gjatë mijra-vjeçarëve në hapsira shumë të mëdha gjeografike, ka përhapur (apo ju ka detyruar) vëndësve, NJË BESIM zanafillor, atë më të zhvilluarin për kohën, nga Europa deri në Azinë e Largët, i cili u përhap nga FISE TE SË NJEJTËS RACË. (siç do të shtjellohet më poshtë)
Po çfarë simbilizon svastika? Studiuesi N.Stillo e trajton si shkronjë e shkrimeve lineare tepër të lashta në Europë. Këto gërma të shk 6,5,4 pK janë gjetur 14 km në lindje të Beogradit, në Vinka, në Argisa të Larisës 8200 pK (Greqinë e sotme), në Sesklo të Magnezisë 8700pK, në manastirët e Çamërisë 5508pK etj. (21)
Siç është vërtetuar, njeriu primitiv, për të shprehur mendimin e shkruar me anen e hieroglifeve, ka marre si model figurat nga natyra, si dhe simbolet e besimit, një prej të cilave qe edhe svastika. Deri më sot, nuk është dhënë një përgjigje shkencore së çfarë shpreh ajo në besim dhe jo rrallë lexojmë se është një simbol diellor. Duke parë materialin arkeologjik, vërejmë së ka patur paraqitje të ndryshme grafike të svastikës, por si pasqyrim i një simboli të vetëm në besim.

(a) Kryqi bask (b) Buda (c) simboli në formë helike tek këmba e luanit në Egjiptin e lashtë. Museo Egizio Torino.

(a) Qylym i fronit të Dalaj Lamës. Është simbol i riteve të besimit në Buddhism, Bön, Himalayan Shamanism, Korean Buddhism, dhe Japanese Buddhism (b) Hieroglifi që shpreh Svastikën në kulturën Azteke e emërtuar “Teotihuacan”.

(a) Monument i Rilindjes së Armenisë. (b) Svastika dhe briri i kaut. Muzeu arkeol. Arle, Francë (c) Mozaik në Bazelikën e qytetit të Tiranës (shk 4-5).
Vërehet se i njejti simbol përfshin pothuaj të gjithë Botën dhe kudo shpreh të njëjtën ide: LËVIZJEN. Pra svastika nuk ka paraqitur simbolin e Diellit rezatues, por të turbinës që është në lëvizje. N.Stillo vëren se në fjalorin arvanitas kemi fjalën “tërmboni » dhe në alfabetin neotosk kemi fjalën « türmboni » për pendën e mullirit me ujë, që në greqisht i thonë « turbinë ». Këtë figurë e gjejmë si simbol në mburojën e eolasve dhe të Eneas që quhet si prijësi i parë dhe themelues i eolëve latinë. (22) Mullinjtë e ujit dhe të erës e morrën idenë dhe modelin, nga simboli dhe kuptimi që ka patur svastika në besimin e njeriut primitiv.
Se çfarë shprehte në besim rrënja “ka”, do ta kërkoj tek popullsia pellazge, me gjuhën e së cilës (pellazgo-shqipen) janë emertuar kau, kali dhe svastika. “Ekspedita” jonë e lashtësisë, nuk ka marrë parasysh kufijtë e sotëm shtetërorë, por do të përfshijë të gjithë hapsirën ku kanë jetuar këto fise. Përgjigjen e gjetëm pikërisht në shkrimet që u zbuluan në Egjipt, ku siç dihet Dinastitë e para dhe më të famshme, kanë qenë me origjinë PELLAZGE. Këtë e dëshmon edhe filosofia okulte, sipas së cilës egjiptianet e lashtë ishin Atlantidët-Arianë që shpëtuan nga përmbytja. (Il Glossario Teosofico di Helena Petrovna Blavatsky,ROMA)
Për rrënjen “ka”, që ndodhet në emërtimet Kalash/Svastika, në librin “Mësimet e Ptahhotepit” të periudhës së faraonit Djedkare Isesi (mijvjeçarit të 3-të pK), në besimin e kohës thuhet:
“Maksima 26- Mbi përdorimin e drejtë të energjisë krijuese « ka »; Ajo gjendet kudo, në qëniet me shpirt dhe tek ato pa shpirt. I takon të urtit të mësojë se si ta përdorë Ka-në.” (23)
Pra Svastika, në të gjitha format e saj, simbolizon në besimin e pëllazgëve ENERGJINË KRIJUESE të përjetshme e njohur sot si “shpirti”, të cilën Zoti e ka mëshiruar kudo në Natyrë. Pra rrënja e njejtë “ka” tek emrat e Kaut dhe Kalit, dëshmonte se këto kafshë ishin hyjnore dhe simbole të njejta në besim. Në shumë monedha të shtetit të Epirit (Aleksandër dhe Pirro Molosit) paraqitet kau në sulm. Kau flijohej Perëndeshës Dhemetra, Zeusit thesprot, Dionisit, Apollonit etj. dhe shumë toponime mbanin emrin e tij. Në kostumet popullore të krahinave të ndryshme në Shqipëri, gjendet i stilizuar kulti i kaut (Gjirokastër, Tepelenë, Berat, Kukës, Lezhë etj) (24) Në mitet e lashta të popujve që kanë patur besimin hënor të Dodonës (Thesproti), apo janë ndikur prej tij, “Energjinë Krijuese” e gjejmë edhe me një emër tjetër: “Mana”. (F.Demi “Besimi hënor dëshmi e autoktonisë së Kombit Arbër”)
Simbolin e svastikës, e shikojmë edhe në objektin e kultit tek Kalashët (fig.a).

Këto dy skulptura binjake druri (fig.a) u janë kushtuar “Kultit të të parëve”, që dëshmohet nga froni karakteristik në skulpturat e Perëndive të para-historisë. Tek këmba e drurit kemi simbolin e “energjisë krijuese- Ka”. (Bumburet)
Dëshmi e origjinës pellzgo-ilire të kalashëve janë qeleshet mbi kokat e statujave, që është karaktëristikë vetëm e veshjes së iliro-shqipetarëve. Tek (fig.b) kemi një malësor shqipetar, shk 20. Kjo skulpturë (fig c) gjithashtu ju kushtohet dy binjakëve me qeleshe, Dioskurëve, bijve të Zeusit. Statujat e kalasheve (fig.a) i kushtohen pikerisht mitit pellazg të këtyre binjakëve me qeleshe, bijë të Kaut (dëshmuar nga svastika). Në lashtësi veshja, modeli i flokëve, simbolet tek armët, zbukurimet, etj tregonin se kujt popullsije dhe besimi i përkisnin. Per iliro-romakët, koka dhe bishti i kalit, ishin vëndet ku ndodhej “ka”-ia dhe para betejave ua bënin fli Perëndisë së luftës Marte. Gjithashtu në helmetat e tyre, vendosnin bishtin e kalit, që Zoti t’i mbronte në luftë. (fig a) Këtë “bisht kali” e gjejmë edhe në qeleshen e shqipetarëve, që dëshmonte lidhjen me Krijuesin.

(a) Campo Marzio, Roma, 100 pK. (b) Bishti i kalit tek qeleshja në kostumin shqipetar, Shkodër, shk. 20.
Kau, në zanafill ishte simbol kultik i Hënës (brirët e tij kishin formën harkore të saj) dhe në gjetjet arkeologjike pasqyrohet si figurë e plotë ose vetëm koka apo brirët e tij, për të shprehur gjithmonë besimin HËNOR të iliro-pellazgëve.
E theksoj këtë emërtim të besimit sepse ka qenë besimi zanafillor i njeriut primitiv, më jetëgjati dhe më i fuqishmi në Lashtësi. Dalja në skenë e Mbretërve/Heronj, që vendosën pushtetin me anën e FORCËS ushtarake, LIGJEVE dhe DIJES mbi hapësira të mëdha gjeografike, solli ndryshime të mëdha në besim. Perënditë mashkullore të Euro-Azisë që u vendosën në Panteonin e Hyjnive, (gjatë patriarkatit), morrën nga Perëndeshat, krahas fronit edhe simbolet e periudhës së herëshme (të matriarkatit) si kaun, shqiponjën, yllin/kryq,etj. Siç dëshmon Maria Gimbutas (“Il linguaggio della Dea”,f25,Venexia,2008) në artin e Paleolitikut, të Hekurit e sidomos të Bakrit, svastikën e gjejmë të shprehur në statujat primitive, enë balte, pllaka, altarë, etj. si shprehje e figurës femërore të hyjnizuar. Në përiudhat e më vonëshme, svastika u emërtua dhe ju bashkangjit figurave mashkullore.

(a)Perëndesha hënore e Dodonës, Sellena me dy dema. (b) Mbreti me brirët e kaut dhe hëna me yll dëshmojnë besimin hënor në Persin e shk 4 pK. (c) Shiva e Uma mbi kaun Nandī, skulpturë në Prang Song Phi Nong, Tajland.
Në Fjalorin e ezoteristes së shk19, Helena Blavatski, lexojmë se në alfabetin e hebrejve Kau (♉)është simbol i gërmës A (Aleph) me të cilën fillojnë pothuaj të gjithë alfabetet e botës. Kjo gërmë ka një fuqi të madhe mistike dhe shpreh vlerën numerike “Një”. Tek Kabala kristiane përfaqson Trinitetin tek Uniteti dhe është e ndërtuar nga dy Y me drejtim të kundërt (א), (25) që nuk është gjë tjetër veçse Svastika. Ky fakt dëshmon drejtësine e zberthimit gjuhësor që kemi bërë, si dhe lashtësinë e gjuhës shqipe.
Kau dhe Kali, që sipas bësimit pëllazg shprehnin “enegjinë hyjnore”, kishin vlerë simbolike të barabartë. Shumë sende apo dukuri të ndryshme në natyrë, por që shprehin simbole të njejtë në besim, u janë vënë emra apo kanë rrënjën e emrit të njejtë. Prandaj emri i malit-Kalash dhe i simbolit të Svastikës në faqen e tij, shprehin të njëjtin PORTRET – Mbretin tokësor të hyjnizuar të Tibetit.
Vetëm të Tibetit…?
V Mbreti më i drejtë i antikitetit dhe më i haruari i historisë
Që emri Kalash, i takon një Mbreti tokësor të hyjnizuar, na e dëshmon Esiodi : “Perënditë dhe njerëzit e vdekshëm kanë të njëjtën origjinë” (Le opere e i giorni, 108). (26) Fakt që e mbështet edhe emri i popullit “Kalash” që jeton edhe sot në atë hapsirë gjeografike. Studiuesi J.G.Hahn shkruan se :“Nuk është nevoja të sjellim prova që shumë emra popujsh të vjetër janë të njejtë me emrat e perëndive të tyre kombëtare”. (27) Shëmbull është edhe emri Alban i shqipetarëve, siç do të shikojmë më poshtë.
Emri në para-histori ishte “biografia” e njeriut, dmth shprehte cilësitë apo “punët” e tij. Prandaj njeriu kishte shumë emra, të cilat mund t’iu viheshin edhe të tjerëve në rast se dalloheshin për të njejtat merita. Kështu hasim disa Zeus, Horos, Moisi, Herkul, Agamemnonë, Dionis, etj. Por në Mit, kujtohej ay më i famëshmi, bëmat e të cilit na kanë mbritur deri më sot nga autorët e lashtë, objektet arkeologjike, gjuha dhe besimi.
Për të lehtësuar problemin, nuk po përshkruaj rrugën se si studiuesi Niko Stillo (“Etrusikishte-Toskërishte”) arriti të zbulojë disa nga emrat, shpikjet dhe heroizmat e “Mbretit më të drejtë të antikitetit dhe më të haruar të historisë”, siç e ka emërtuar ay bashk-kombasin e tij të para-historisë.
Nga mitet më të njohura të lashtësisë është ajo e Minotaurit, foton e të cilit e paraqitëm në fillim të materialit. Ky emër përbëhet prej: Mino+taur dmth Mino/ kau dhe sipas N.Stillos bëhet fjalë për mbretin e Mikenës- Mino, i njohur edhe me shumë emra të tjerë. Në lashtësinë egjiptiane e gjejmë me emrin e faraonit tokësor Amasi-t që egjiptollogët e quajnë Ahmose (1550-1525 pK) (28)
Në gjuhën shqipe, Kalit i thonë edhe At, që është gjithashtu një nga emrat e Minos dhe në foton poshtë (fig.a) paraqitet si djalosh (në besim), i njohur me emrin Attis apo Atunis, në gjuhën shqipe zbërthehet: At+un (is) dmth unë-Ati/Kal. Sipas Diodorit (Diodori 3,70,1) atë e quajnë “Ipokentaurë”, gjysëm kalë dhe gjysëm njeri, “sepse ishin të parët që e zbutën kalin dhe u mbruajt miti se lindën dyformësh” (29).
Kapelja “frige” e Attis apo Adonis (Kalorësi i parë) (30) është e njejtë me atë të Zeusit (31) dhe shqipetarëvë të Çamërisë në shk19 (fig.b)

(a) Skulptura e Attis me qeleshen frige ,shk 2 pK (b) Nje shqipetar nga Janina.
Në materialet arkeologjike, (fig.c) mbretin e famshëm Mino e kemi të paraqitur në kulmin e moshës, gjysëm cjap e gjysëm njeri, i njohur me emrin PAN. Pani apo emri i plotë i tij – Alpan shpjegohet me dialektin çam të gjuhës shqipe: A LË PAN dmth A (i pari) LË (lëri-vuri) PAN (panat-velat). Sipas miteve qe i pari që përdori velat në anije. (32) Emri i tij është përjetësuar në vargmalet e Europës dhe Shqipërisë Veriore- ALPET. Tek latinët gërma ‘p’ u ndrua me ‘b’ dhe sot kemi emrin Alban, që përbën një nga emrat e shqipetarëve dhe e gjejmë si toponim në shumë vende te Botës. Pani ka qenë mbreti-bari që mprehu kaun (33) dhe i hypi kalit. Në mite, e njohim si baba të Zeusit të Olimpit, me emrin Kroni.
Emri i vërtetë i tij është Momfeu, Mbret i Çamërisë/Thesproti (34). Ky vënd, nga vendësit autokton emërtohej- Iperi (Shqipëri -Ipe në dial. çam =shqiponjë, zogu i Zeusit) ku nga shkruesit, dy zanore kanë ndëruar vëndet (i/e) dhe ka mbetur Epir. Në Iperi lindën ritet e para të misterit dhe shumë mbret e mbretëresha u hyjnizuan si Perëndi.

(a)Gerasa (Jerash), Giordania. Dy svastika në dy anët e lepurit, qe në mite lidhet me hënën, dhe majtas dallohet qartë emri PAN. (b)Pani me koke dhije dhe Kau ne sulm me shkrimin poshte: Thorius (kau)-Albus. (35) Albani apo Pani, kishte dy djem binjakë, mbretë-luftëtarë, shpikës, ligjvënës dhe Priftërinj të mëdhenj: Nakon dhe Sharrian që historiografia i njeh me emrin DIOSKURË (36) Ata emërtoheshin Kabirë (Cabir) (Ka+bir, në gjuhën shqipe: bij të Kaut) siç u emërtua edhe fisi i tyre.
Sipas Xh.Katapanos, pellazgo-ilirët duke kaluar nëpër Kaukaz, i janë ngjitur vargmalit të Himalajave që në epokën e Gurit. (37) Nga këto marshime drejt Lindjes, grykat shkëmbore të maleve të Kaukazit, në lashtësi emërtoheshin “Portat e Albanit”. (38) Që nga ajo kohë, nuk kanë reshtur emigrimet e këtyre fiseve drejt Lindjes. Ky fakt mbështetet në toponimet, gjuhën, mitet dhe simbolet e besimit pellazg, që kanë paralelet e tyre në Azi, sidomos në besim dhe gjuhën sanskrite. (shiko Petro Zhei “Shqipja dhe Sanskritishtja”, II,Tiranë, Tertiumdatur, 2006)
Besimi në Azinë e lashtë, sipas teksteve të Rig Vedës, i përkiste një elite priftërinjsh të nënshtruar ndaj nje aristokracije ushtarake. Pra bëhet fjalë për një ushtri që u diktonte banorëve autokton me anën e forcës. Në Rig Vedën indiane, flitej për një popullsi armike me emrin “Pani” të cilët u vidhnin lopët dhe nuk pranonin besimin vëndës (39).
Për pushtuesin më të madh të të gjitha kohrave na dëshmon edhe Diodori: «Më të kulturuarit ndërmjet indianëve tregojnë, një mit (…) Thonë se në vitet më të lashta, atëhere kur banorët e vëndit të tyre jetonin të shpërndarë në fshatra, ariti Dionisi nga anët e perëndimit me një forcë të konsiderueshme. Përshkoi gjithë Indinë, ngaqë nuk ekzistonte asnjë qytet i rëndesishëm i cili të kishte aftësinë që të paraqiste qëndresë (…) u bë themelues i qyteteve të rëndësishme duke përmbledhur shumë fshatra bashkë në vënde të përshtatshme, u predikoi të nderojnë hyjnitë dhe parashtroi ligje dhe gjykata. Dhe me pak fjalë, me veprat e shumta dhe të veçanta që kreu, u besua si Zot dhe ju bënë nderime të pavdekshme.Thonë se mbarti bashkë me ushtrinë, një numër të madh grash, dhe në betejat e luftës, përdori tambure dhe cimbale, se ende nuk ishin shpikur trumbetat (…) Kreu vepra më të ndritshme nga çdo mbret tjetër para tij (…) (40)
Që Diodori flet për Albanin, mbretin e Thesprotisë, na e dëshmon jo vetëm N.Stillo që pohon se Dionisi dhe Ari ishin gjithashtu emrat e tij, por edhe emri i popullsisë “kalash” të Hundëzës, i malit në Tibet dhe simbolit të svastikës, që kuptohen me gjuhën dhe mitet iliro-pellazge. Asnje gjuhë tjetër nuk i ka shpjeguar deri më sot.
Këtë e dëshmojnë edhe pasardhësit e fiseve iliro-pellazge: ALBANËT apo ARBANËT e sotëm (Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Greqi dhe Diasporë) që, siç e vërtetuam në fillim të materialit është e vetmja popullsi që ka ngjashmëri në gjuhë, besim e traditë me KALASHËT hundezakë. Janë gjithashtu legjendat e kësaj popullsie që dëshmojnë se origjinën e kishin në Çamëri.
Perfundimi: Emri i mbretit legjendar Kalash i përket Mbretit thesprot Alban (Alpan) apo Ari apo Joni, etj. Ushtrija që mbeti pas tij dhe valët e fiseve iliro-pellazge, që vijuan të shkojnë në Lindje, siç bëri edhe Aleksandri i Madh, përhapën në Azinë e largët kultin e besimit hënor të Dodonës. Ata e “vulosën” emrin e tij (svastikën) në shpatin e malit të shenjtë në Tibet dhe në besimin budist. Këto fise pellazge, qenë të parat, që hapën rrugën midis Perendimit dhe Lindjes, e cila më vonë u emërtua “Rruga e mëndafshit”.
Origjina ALBANE dhe vënd-lindja NË TREVAT HISTORIKE TË ARBËRVE e Mbretit ARI dhe e fiseve të tij “ariane”, lexohet edhe në “pashaportën” e tij: Rrënja “AR” e emrit, që shpjegohet vetëm me gjuhën dhe mitet iliro-pellazge (që nuk është objekt i këtij materiali).

Këtë rrënjë e gjejmë edhe tek Perëndia pellazge e luftës, Ares.(fig. lart) dhe tek latinet Marte, që quhej edhe Pirro e Silvanus (që gjithashtu lidhen me historinë e lashtë të iliro-shqipetarëve) i cili kishte si simbol kulti, krahas shigjetës, Kalin dhe Kaun.
Mbreti më i Madh i të gjitha kohrave -ARI- të cilin e kërkoi deri në Tibetin e largët, ekspedita gjermane e Himlerit, e humbi jetën gjatë betejës në Kosovë, ku sot gjëndet qyteti i Prishtinës, emri i së cilës në gjuhën shqipe, e tregon këtë fatkeqsi. (41)
Fatbardha Demi – 03. 06. 2014
________________
1- f44 Xhuzepe Katapano “THOT-i fliste shqip” Bardi Editore, Roma,1984, ne shqip nga Botimet Enciklopedike , 2007
2- f39 Xh.Katapano po aty
3- f44 Xh.Katapano po aty
4- Dokumentari http://www.youtube.com/watch?v=0p2s9P_HPD4
5- http://it.wikipedia.org/wiki/Burushaski
6- fq.279Arif Mati “Odisea e pabesueshme e nje populli para-helen” Tirane, Plejad 2007
7- f448 Johan G.Hahn “Studime shqipetare”
8- f138 Rose Lane “Majat e Shales” Tirane 2004
9- f187 Franc Nopça « Pikpamjet fetare, doket dhe zakonet e Malcise se Madhe Botimet «Eneas» , Tirane, 2012
10- Salih Mehmeti “Qytetrimi Pellazg ne Azine Qendrore” Prishtinë, 07. 12. 2012 www.pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=1080
11- f 138,140 Dhimiter Pilika “Pellazget-Origjina jone e mohuar”
12- f69Aristidh Kola “Gjuha e Perëndive”Plejad, 2003
13- Liljana dhe Luftulla Peza “Zeustika-Nje simbol i lashte pellazg”
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=2516
14- f446 J.G. Hahn po aty
15- f446 J.G.Hahn po aty
16-f180 Veis Seiko « Mbi elementet e perbashketa ne epiken shqiptaro-arbereshe dhe serbokroate » v.2002
17- f31 Mircea Eliade « Storia delle credenze e delle idee religiose- Dall’eta della pietra ai misteri eleusini » BUR Saggi, 2013
18- f7 M.Eliade po aty
19- f27,28 M.Eliade po aty
20- f7 Xh.Katapano po aty
21- f184,185 N. Stillo “Etruskishte-Toskerishte” West Print
22- f163 N.Stillo po aty
23- f33 Mesimet e Ptahhotepit (Libri me i lashte i botes)Logoreci, 2006
24- f218,219,221 Dh.Pilika po aty
25-Il Glossario Teosofico di Helena Petrovna Blavatsky ROMA
26-f277,278 M. Eliade po aty
27- f322 G.J.Hahn po aty
28- f294,297N. Stillo po aty
29- f111, 127 N. Stillo po aty
30- f308,70, 230 N.Stillo po aty
31- f.130 N.Ceka”Archaeological Treasures from Albania”,bot Migjeni vol I, 2012
32- f203 N. Stillo po aty
33- f287N. Stillo po aty
34- f7,9 N. Stillo, „Iliriada“Athine,2005
35- L.THORIVS – BALBVS Ag Ø 17-22 mm 3,25-4,15 g 105 a.C. http://www.antiqva.org/Monetazione%20IV-III%20Sec%20aC.htm
36- N.Stillo po aty
37-f124 Xh. Katapano po aty
38- f.55 Edwin Jacques “Shqiptaret”, 1995
39- f219,216, M.Eliade po aty
40- f 279,294 N.Stillo po aty
41- f252 N.Stillo po aty

FUND


– DODONA –

………………………………………….

FATBARDHA DEMI: NGA DODONA NË TIBET (I)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=2878

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura