Tiranë, 31. 08. 2014: Figurat gjeometrike, pohon M.Gimbutas, që janë mbledhur nga qindra objekte arkeologjike që i përkasin kulturave Kukuteni (Cucuten), Karanovo, Tisza, Bük e Vinka, ku paraqitet V në pozicione të ndryshme (vetëm apo në formën e linjës së zig-zagut, rombit, trekëndëshit, X, M, etj.) duken se shërbejnë për një qëllim të vetëm: Pasqyrimin e Perëndeshës. (21) Në xhubletën mirditore, në foton lartë (fig.c) tek pjesa e kokës kemi përsëri tre vija që bashkohen në qendër (tek sqepi) në një katror (që shpreh tokësoren) brënda të cilit ndodhet svastika dhe më poshtë kemi një kryq. Të dyja këto figura gjeometrike, i hasim që në periudhën e fundit akullnajore, si simbole që shprehnin femrën. Në kohën kur mashkulli-Mbret dhe Kryeprift – u ul në fronin e Perëndeshës para-historike (në periudhën e patriarkatit), ay i morri shumë figura gjeometrike të kultit të saj. Shëmbull këmi simbolin e svastikës, së cilës nuk ja dimë emrin në periudhën e besimit zanafillor pellazg, kur përfaqsonte Perëndeshën Zog. Por në periudhën e familjes hyjnore të Albanit (Alpanit) të Çamërisë, babait të Zeusit, emri që ju vu këtij simboli pasqyronte mashkullin (Zeu+asht+Ka) dhe u bë simbol i tij në mite. Ky ndryshim “i pronarëve” të simboleve të besimit, bëri që kuptimi i tyre i parë figurativ të harrohet dhe t’iu përshtaten miteve të padronëve të rij.
Megjithatë, simbolet dhe figurat e shenjta femërore të Europës së Lashtë -pohon M.Eliade – nuk janë çrrënjosur kurrë tërësisht. Ato qenë ngulitur aq thellë në psiqikën e njerëzve, sa do të mund të zhdukeshin vetëm me çfarosjen totale të popullsisë femërore.(22)
Në foton (fig.a) në flamurin e Arbëreshëve të Italisë (1910), mbi kokën e shqiponjës kemi simbolin para-historik V (të femrës) që dëshmojnë trashëgiminë e besimit hënor pellazgjik tek shqipetarët e shk. 20. Djathtas (fig.b), simboli parahistorik i femrës Zig-zak, në jelekun e burrave. (Kostum nga Shkodra P.Marubi 19895-1900) (23) Me anën e simboleve njeriu primitiv ka shprehur karakteristikat e Perëndive në mitet pellazge, që na ndihmuan edhe ne, për të zbuluar Perëndeshën para-historike tek xhubleta mirditore.
Përfundimi i dytë: Perëndesha-Zog është FEMRA, njeriu i parë tokësor i adhuruar në besimin zanafillor para 30 apo 50 mijë viteve. Por në rast se do të kemi parasysh se “dokumenti” më i lashtë i përdorimit të zjarrit është afro 600 000 vjeçar, zbuluar në Chou-kou-tien (24), mund të themi se besimi ka moshë shumë herë më të madhe.
Kjo Perëndeshë, e pa përmendur në studimet mbi historinë e njeriut, ishte FEMRA-ZOG e krahasuar me KRIJUESIN qiellor dhe ka luajtur rolin e Mbretëreshës, Orakullit dhe Burimit të Jetës njerëzore. Vetë besimi i Pellazgëve e kishte bazën tek figura femrore dhe kjo shprehet jo vetëm në studimin e M.Gimbutas, por edhe në gjuhën shqipe (do të trajtohet në një material tjetër). Ajo ishte Perëndesha e maleve, e gurëve, e ujit, e pyjeve dhe e kafshëve, personifikimi i forcave misterioze të natyrës (25) dhe ishte figura e parë e besimit pellazg, që u krijua me trup njerëzor.
IV- Takimi me Zotin
Kjo ndjenjë e ka tunduar gjithmonë njeriun modern kur hyn në kishë, xhami apo objekte të tjera kulti. Kjo dëshirë ka lindur para dhjetra apo qindra-mijë vitesh, kur njeriu “me bisht” besoi në një Qënje të mbi natyrshme qiellore, e cila kishte krijuar natyrën dhe fisin e tij dhe u dërgonte dritën dhe ujin, që u jepnin jetë të gjitha gjallesave mbi Tokë.
E.Shnaider pohon se “Pellazgët besonin se çdo gjë që ndodhte përreth tyre lidhej me fuqinë e natyrës, që mendja e tyre primitive, nuk i jepte asnjë formë materiale, të cilën mund ta emërtonte apo t’i jepnin një formë”. (26) Nganjëherë, me zjarrin qiellor (rrufetë) e atë tokësor (vullkanet) dhe ujin e tmershëm (përmbytjet), AI zhdukte gjithshka. Njeriu primitiv vendosi t’i afrohej dhe “të fliste” më të padukshmin, t’i lutej që ta mbronte e të kujdesej për jetën e tij.
Unë mendoj së përpara se t’i krijohej ideja të luantë rolin e “ndërmjetsit” me Krijuesin, njeriu i pafuqishëm, ia la këtë detyrë (në mite) zogjve të qiellit. Besoj së këtu e ka burimin edhe tradita shumë popullore tek shqipetarët, për të «lexuar» fatin e tyre tek kockat apo stomaku i zogjve. Ismail Qemali, themeluesi i shtetit shqipetar të 1912, ishte gjithashtu njohës i mirë i «shenjave» tek zogjtë. Pra duhet të pranojmë se si simbolet, në besimin pellazg shërbyen jo vetëm figurat gjeometrike, por edhe figurat nga bota bimore e shtazore.
Studiuesit e besimit pohojnë se gjatë të gjithë periudhës së zhvillimit të shoqërisë njerëzore, disa simbole të shenjta në besim, kanë mbetur të pandryshuara deri në ditët e sotme. M.Gimbutas: «Ajo që na çudit nuk është ndryshimi gjatë mijëra vjetëve të simboleve, përkundrazi vijëmsija e tyre që nga periudha e Paleolitikut» (27) Kjo dëshmohet edhe për shpendin që përdori njeriu i lashtë kur «krijoi» Perëndeshën-Zog. Lind pyetja se cili shpend u hyjnizua dhe vazhdon të jetë SIMBOL i shenjtë i BESIMIT edhe në ditët e sotme?
Me qenëse po flasim për para-historinë, do të bazohemi në intuitën dhe analizën llogjike të fakteve dhe sidomos tek lidhja me objektet arkeologjike të periudhave të më vonshme. Gjatë të gjithë kohës së Lashtësisë, shikojmë shumë shpend të adhuruar të pasqyruar në objektet e qeramikës dhe pikturat murale si: mjelmën, pëllumbin, rosën, lejlekun, palloin, shqiponjën, etj. Por asnjë detaj i kokës tek Perëndesha e Europës Antike, nuk na ndihmon të përcaktojmë, se cilit zog ja besuan këtë rol të lashtët. Nga simbolet e përdorura mbi objektet arkeologjike, duket se «studiuesi» primitiv e shikonte femrën si një burim i «ujit të jetës». M.Gimbutas e mbështetur tek ky fakt, fytyrën e Perëndeshës e quan të huazuar nga një «zog ujor», por pa e përcaktuar me emër. Me qenëse besimi lidhet me Krijuesin i cili ndodhet në qiell, unë mendoj se nuk kemi të bëjmë me një zog ujor dhe siç dihet, kurorën e «mbretëreshës» së maleve dhe lartësive të mëdha, e mban vetëm SHQIPONJA.
Emri i Shqiponjës dhe jo i ndonjë shpendi tjetër, zë vend në mitet qiellore pellazge: Ipero, (Ipe=shqiponjë dialekti çam) ka si bijë Hënën, Diellin dhe Agimin. Shumë Perëndi të Olimpit, si Zeusi apo Athinaja, shpesh kthehen në shqiponja mbi fushat e luftimeve. Janë të rralla skulpturat e Zeusit ku nuk e ka pranë Shqiponjën, shpendin që në besimin pellazg, përfaqson FRYMËN e Krijuesit në tokë.
Gjithashtu në fjalorin Teosofik të Helena P.Blavatskit (H.P.Blavatsky …) shkruhet se Shqiponja është një prej simboleve më të lashta. Nga helenët trajtohej si emblema e shenjtë e Zusit dhe ishte Perëndia më e lartë e Druidëve. Filone (….) shkruante në «Quaestiones et Solutiones in Genesis» se AIN është «Zoti i Dytë dhe Mënçuria e tij» (Ain është emri i Shqiponjës në gjuhën e Arbëreshëve, Shqipetarëve të Italisë) (28) Në skulpturat e para të Perëndive (femra dhe meshkuj) të lashtsisë, të gjithë kanë krahë ose paraqiten si shqiponja.
Duhet të kemi parasysh se besimi i pellazgëve ka qenë HËNOR, dhe të gjithë perënditë me karakteristika të shqiponjës, kanë qenë Perëndi Hënore. E theksojmë vazhdimisht këtë fakt, sepse nuk përmendet në studimet mbi besimin e Lashtësisë. Albanologu gjerman Hahn shprehet se Enea ishte përfaqësuesi i kolonizimit tyreno-pellazg dhe ku zinte vend përhapte edhe kultin e hënës.(29) Ndërsa E.Shnaider tregon se Pellazgët «duket se adhuronin më shumë Hënën se sa Diellin, kundër të cilit gjuanin me shigjetat e tyre.» (30) Franc Nopça: “Nuk kemi shumë të dhena, që në Shqipërinë e dikurshme mbahej dielli si një qenie e shenjtë” (31)
Pra «ndërmjetsja» me Zotin, para se këtë detyrë ta kryente njeriu, ka qenë Shqiponja dhe në periudhat e më vonshme, Femra me maskën e zogut (në periudhën Paleolitike), që është parafytyrimi i parë e një Perëndie me trup njeriu. Deri më sot, nuk njohim ndonjë emërtim për këtë Perëndeshë të para-historisë. Unë do ta emërtoj: PERËNDESHA SHQIPONJË, emër që i përgjigjet portretit të saj në besiminin zanafillor europian. Në periudhat e më vonëshme, vërejmë se kjo Perëndeshë, ka kokën e femrës kurse trupin me forma të zogut (fig. a,b,c poshtë). Ky detaj shpreh periudhën, kur në besim u hyjnizua koka e njeriut (truri) si vendi ku ndodhej «shpirti i pavdekshëm».
(32) Një kopje e përsosur e Perëndeshës-Shqiponjë e periudhës historike të lashtësisë është Perëndesha Sellena nga tempulli i Samothrakës (fig.c). Kësaj Perëndeshe hënore i kushtohej edhe tempulli i Dodonës. Romakët, që nuk i njihnin mitet e lashta pellazge, e sollen këtë skulpturë në Romë me emrin «Fitore», si simbol të fitores së tyre. Në periudhën e Justinianit, u prodhuan shumë monedha ku pasqyrohet Perëndesha me krahë shqiponje, ku shkruhej: VICTOIRI (Fitore).
Me krahët e shqiponjës, kokën apo kthetrat e saj, u veshën në skulpturat e lashta jo vetëm figurat njerëzore, por edhe kafshët, sidomos luani dhe kali. Le të kujtojmë udhëtimin e përvitshëm të Apollonit në tokën e Ipe-borealëve. Karoca e tij tërhiqej nga kuaj me krahë shqiponje apo grifonët (shqiponjë/luanë).
(a) Tavolina e Napoleon Bonapartit me grifonin (shqiponjë-luan) (b) Detaj nga nje objekt arkeologjik kushtuar Perëndisë Marduk, të Babilonisë. (33)
Krahas zhvillimit të shoqërisë njerëzore, që solli zëvendësimin gradual, por jo tërësor, të sistemit matriarkal me atë patriarkal, Perënditë meshkuj (mbret, priftërinj, ligjvënës dhe komandat ushtrie), gjithashtu u «veshën» me petkun e shqiponjës, përfaqësuesit të Krijuesit qiellor (tashmë Zotit-mashkull).
Në fotot poshtë janë rradhitur (nga e majta në të djathtë) Perëndia Horos i Egjiptit, i Sumerëve, Vishnu i budizmit dhe i artit aztek me “kostumin” e shqiponjës. (34)
Kjo galeri e Perëndive-Shqiponja, dëshmon qënien e NJË besimi zanafillor, atij PELLAZGJIK, i cili u përhap në të gjithë kontinentet, për t’iu përshtatur më vonë miteve të reja. Studiuesi Petro Zhei («Shqipja dhe Sanskritishtja») shprehet se, Mendimi mitik është mendimi i fillozofëve dhe feve të lashta dhe ka qenë i njejtë për të gjithë Botën e lashtë dhe të stërlashtë, ashtu sikundër mendimi shkencor është sot i njejtë për të gjithë popujt e Botës, të paktën për pjesën më të madhe. (35)
V-Kryqi dhe Shqiponja, simbolet para-historike në Europën kristiane
Kristianizmi, mbas shekujvë të reformimit dhe ndërtimit si një besimi i ri, mbas persekutimeve të Apostujve (përhapësve) dhe përkrahësve të tyre, më së fundi triumfoi, (Perandori Teodosi I-rë me Ediktin e Selanikut {v 380} kishte shpallur kristianizmin si besimin e ri të Shtetit) dhe sot është besimi kryesor në Europë.
Studiuesit vënë në dukje se për ta popullarizuar besimin e ri, në mitet dhe objektet e artit, ay shfrytëzoi simbolet dhe figurat e Perëndive të besimit të lashtë Pellazg. Këtë dukuri na e pohon edhe E.Shnaider: «Në qoftëse shqipetarët, të çdo besimi, e respektojnë me fanatizëm altarin e Kishës së krishtërimit, e bëjnë së ju kanë thënë se altari i flijimit është hyjnor, sepse aty gjëndet një gur i shenjtë që u kujton traditën e adhuruar, betimin më të rëndësishëm e më të shenjtë (betimin mbi gur-shën im) (36) Në legjëndat që tregojnë shqipetarët, gurët janë brinjët e Nënës-Tokë nga u krijuan njerëzit.
Në ikonat mesjetare paraqiten Shënjtorët meshkuj me krahë shqiponje, që kanë marrë paraqitjen nga Perëndesha Shqiponjë dhe Perënditë hënore të lashtësisë.
(a) Një ikonë e mesjetës shqiptare. (b) Mbi një kapak kutije të shk.13, shikojmë simbolet e besimit pellazg: shqiponjën, dy grifonë (luan /shqiponjë) dhe një nga shenjtorët më krahë shqiponje. (37) Në qendër ndodhet Krishti me libër në dorë, që shpreh faktin se është besim i mësuar nga libri, në dallim nga ay pellazg, i cili ishtë besim NATYROR dmth i pashkruar, i përftuar gjatë zhvillimit historik të shoqërisë njerëzore.
Vetë simboli kryesor i besimit kristian, Kryqi (dy V të bashkuara në anë të kundërt) është figura gjeometrike më e lashtë që ka shprehur femrën në para-histori dhe më vonë KRIJUESIN. Shqiponja dhe Kryqi (dy V), që në artin para-historik shprehnin Perëndeshën Shqiponjë, vazhdojnë të jenë simbolet kryesore të besimit dhe të shoqërisë së Europës së shk. 21 e më gjerë.
(a) Altari në Kishën ortodokse të Kalabrisë, Itali (b) Kryqi në gjoks i formuar nga dy V të bashkuar në kulm dhe tre V posht që dëshmojnë se kemi një statuje kushtuar femrës. Kultura Kukuteni, mijëvjeçari i V, M.Gimbutas (c) Kisha Santa Maria Asunta – Fornovo (Pr), Itali (38)
Përfundimi i tretë: Paraqitja më arkaike në ditët e sotme të Perëndeshës Shqiponjë, ORAKULLIT të parë njerëzor në besimin e Europës së lashtë, ndodhet në xhubletën e gruas nga Malsia e Mirditës (Shqipëri). Kjo veshje tregon një mit të mohuar, megjithëse simbolet e saj janë sunduese edhe sot. Kjo Perëndeshë para-historike mbi veshjen e shqipetarëve, u tregon me gjuhën e saj simbolike, studiuesve të Historisë, se në venat e ketij populli rrjedh gjaku i para-ardhësve të tij PELLAZG, krijuesve të “shkencës” së lashtë të MBIJETESËS: BESIMIT.
(Kontakti me autoren: [email protected])
P.S: Jo të gjitha xhubletat mirditore e ruajnë formën historike. Duke mos njohur domethënien e simboleve, qëndistaret kanë ndryshuar modelin e figurës, nganjëherë edhe vetë simbolet.
_________________
Literatura e shfrytëzuar:
1- f.122,126 Afrim Karagjozi “Xhorxh Bajron” Plejad,Tiranë 2010)
2- (a)http://gazëtadiëlli.com/bajroni-për-shqipërinë-dhë-shqiptarët-sipas-andrë-moruasë/#sthash.vcYvpjj7.dpuf
(b) Kostumet popullore shqipetare
3- f78 Eduar Shnaider «Pellazgët e pasardhësit e tyre»Tiranë, 2009
4- f104 E.Shnaider po aty
5- (a) TORIA DI SICILIA: LA SICILIA PREISTORICA – ARTE NEEL PALEOLITICO E NEL MESOLITICO www.lasiciliainrete.it (b) Archivio notizie – Valle Camonica Distretto Culturale www.vallecamonicacultura.it (c) http://en.wikipedia.org/wiki/Geryon
6- f15,17Mircea Eliade « Storia delle credenze e delle idee religiose. Dall’eta della pietra ai misteri eleusini »Bur Saggi, Milano, 2013
7- (a) WWMM – Breve storia dell’arte rupestre camuna 6/30 www.wwmm.org
(b) Stele votiva del tofet di El-Hofra. III sec.a.C. Costantina, Musée National Cirta Algeria. Inaugura la mostra " I Fenici in Algeria" notizie.antika.it (c) LA MIA PREISTORIA: VENERI PREISTORICHE lamiapreistoria.blogspot.com
8- Luljeta Dino «Perëndesha Athina dhe simbole të tjera Kozmogonike», botmet Tre Mariat, Tiranë, 2007
9- f91 Carl Jang « L’uomo e i suoi simboli » TEA, Milano, 2011
10- (b) http://www.dinosoria.com/mesopotamie.html(c) Dea-zog Prishtinë/Kosovë,terakotë 6000pk (www.balkanwëb.com/…/rikthehet-nga-gjermania-hyj…)
11- f3 Marija Gimbutas « Il linguaggio della Dea » VËNËXA, Roma, 2008
12- Maria Rita “I milli volti della Dea”www.lucyinthesky.it
13- f207 Hahn Dr. Johan George von Hahn “Studime shqipetare” (Albanesische studien, Jena 1854) IDK.
14- f176 , 316 Marija Gimbutas, po aty
15- f219 Mircea Eliade, po aty
16- f316 Marija Gimbutas, po aty
17- f75 P.Zhei “Shqipja dhe Sanskritishtja (pjesa e dytë)”,Tirane, Tertiumdatur, 2006
18-f39 George Dumézil “La religione romana arcaica Miti, leggende, realta” BUR Rizzoli, SAGGI, 2011
19- f58 Petro Zhei, po aty
20- f19 M. Gimbutas, po aty
21- f11 M.Gimbutas, po aty
22- f318 M.Eliade, po aty
23- Alfred Dalipi “Shqipëria dhe shqipetarët” Gent Grafik ,Tiranë.
24- f14 M.Eliadë, po aty
25- f111 M.Gimbutas, po aty
26- f54 E.Shnaidër, po aty
27- XIX M.Gimbutas, po aty
28- Colana Cintamani. Il Glossario Teosofico di Helena Petrovna Blavatsky,Roma
29- f364 J.G. von Hahn po aty
30- f143 E.Shnaider po aty
31- f79 Franc Nopça « Pikpamjet fetare, doket dhe zakonet e Malcise se Madhe Botimet « Eneas » , Tirane, 2012)
32- (a)Hynesha-Shqiponjë, Antigone Shqipëri (b) La tombe d’Inherkhâ – La Vallée des Morts à Thèbes – Louxor ouest http://www.paperblog.fr/4094866/la-tombe-d-inherkha-la-vallee-des-morts-a-thebes-louxor-ouest-partie-16/ (c) Perëndesha Sellena. Muzeu i Luvrit
33- Tablets of Destiny. http://en.wikipedia.org/wiki/Marduk
34- (a) Busti i Horosit,bronz F231, muzeu i Luvrit, « Egypte Romaine »,Marseille, musée d’Arcéologie méditerranéenne, 1997 .
(b) Perëndi me kokë shqiponje “arti sumer”.
(c) statue in Bangkok, Thailand depicting Vishnu mounted on his vahana Garuda, the eaglehttp://en.wikipedia.org/wiki/Vishnu
(d) http://www.index.hr/indexforum/postovi/336/meksiko-ljudi-i-ono-oko-njiih/6
35- f21 P.Zhei, po aty
36- f83 E .Shnaider, po aty
37- (a) Një ikonë e mesjetës shqiptare. http://www.arte.it/calendario-arte/torino/mostra-tesori-del-patrimonio-culturale-albanese-2604 (b) http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/7c/CLUNY-Coffret_Christ_1.JPG/640px-CLUNY-Coffret_Christ_1.JPG?uselang=it Couvercle d’un coffret en ivoire d’éléphant portant la représentation du Christ en Majesté entre les quatre évangélistes. Cologne, première moitié du XIIIe s. Ivoire. Musée_National_du_Moyen_Âge_(Cluny)-fr|Anonyme
(38) (a) www.calabriaortodossa.it (b)Kisha Santa Maria Asunta – Fornovo (Pr), Itali http://www.luoghimisteriosi.it/emilia_fornovo.html
( FUND )
###
LEXONI PJESËN E PARË:
FATBARDHA DEMI: PERËNDESHA MË E FUQISHME E TË GJITHA KOHRAVE – NË XHOKEN E MIRDITORES (I)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=3081