SHERADIN BERISHA: PRIZRENI, QYTET MUZE (Njohuri bazike)

Pashtriku, 3 korrik 2020: Qyteti i Prizrenit shtrihet në pjesën jugore të Rafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte historikisht bregdetin verior të tokave shqiptare dhe qendrat e tij tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit. Prizreni është i njohur si qytet MUZE, ku përfshihen vlerat të çmuara antike, kulturore, arkeologjike, historike etj., si dhe kryhen aktivitete atraktive zhvillimore në të gjitha fushat e jetës.
Të dhënat arkeologjike lënë të kuptojnë, se ky territor ishte i banuar që nga antika, kur njihej me emrin Theranda në Gjeografinë në shek. II para. K., e në këtë trevë banonte një popullsi Dardane. Në shek. V pas. K. përmendet emri Petrzên nga Prokupi i Cezares në De aedificiis (Libri IV, Kapitulli 4).
Ndonjëherë citohet edhe në lidhje me Justiniana Prima. Gjatë shekullit XI ishte qendër e rëndësishme qytetare, më 1019Prizreni ishte seli e ipeshkevisë të perandorisë Bizantine.
Gjatë shek XII-XIV u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsisë sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre. Gjurmët e lashtësisë së Prizrenit Prizreni, që është i njohur si lokalitet urban që nga periudha antike.
Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se Prizreni është njëri ndër qytetet më të vjetra të Europës Juglindore e më gjerë. Emrin (në variante të ndryshme) e Prizrenit e ndeshim në harta e dokumente të ndryshme, si në tabelën V të Ptolemeut (shekulli II), ku përmendet me emrin Termidava, pastaj në hartën Tabula Peutingeriana (shekulli III), te dijetari E. Spenser e ndeshim, si Procopera (359-336 para kohës së re).
Prizrenin me këtë emër e ndeshim edhe te Procopi (565), si dhe sipas amerikanit Eric Hempi, emërtimi Prizren vjen nga Theranda (Therandë, Pri-zdrijana, Peneropolis, Pra-eserem, Pri-zna, Pri-zrenum, Pre-sarin, Pri-sareno, Pri-zirendi, Pre-zren,Pre-zdin, Pri-zdren, Pru-zrenin, Torzerm, Perserin e Pri-zrend, Pri-zerand, Pri-serand, Pri-zerendi, Pri-zereni dhe Prizreni.
Me ndarjen e Perandorisë Romake (395) në atë të Perëndimit dhe të Lindjes, Prizreni ra nën sundimin e Bizantit (deri në shekullin XIII). Ndërkaq, në vitin 1455 ra nën sundimin e Perandorisë Otomane. Ndaj monumentet e shumta e të begatshme të kulturave të lashta janë dëshmitare të kaluarës së pasur të Prizrenit, i cili edhe me të drejtë njihet si qytet – muze. I nënshtruar lëvizjeve të mëdha shoqërore gjatë periudhave të caktuara kohore, Prizreni përjeton dhe baticat e zbaticat e zhvillimit ekonomik, social e kulturor.
Shënimet historike flasin se lulëzimin më të madh të zhvillimit Prizreni e kishte përjetuar gjatë shekullit XIV dhe XIX, kur njihej si qendër tregtare, fidanishte e zejtarisë, kulturës dhe artit, çka dëshmon edhe prania e më se 65 përmendoreve historike të patundshme dhe mbi 600 të tjerave të lëvizshme.
Në shek XI njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Më 1019 përmendet si një seli e ipeshkevis të perandorisë Bizantine. Gjatë sundimit serb (shek XII-XIV) kjo trevë u kolonizua me popullsi sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre.
Pas pushtimit nga Perendoria Osmane (1455) Prizreni ndonëse humbi përkohsisht rëndësinë e tij, u bë përsëri qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative (qendër Sangjaku dhe Vilajeti).
Në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane në fund të kësaj periudhe. Si pas vjetarit turk të vitit 1874 qyteti i Prizrenit kishte 44.000 banorë nga të cilët mbi 35.000 shqiptar.
Më 1899 u themeluar shkolla e parë e pavarur shqipe, në të cilin jepte mësim Mati Logoreci.
Prizreni zë një vend të veçantë në historin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u bë kryeqendër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e themeluar me 10 Qershor 1878. Në Prizren pati selinë e vet edhe Qeveria e përkohshme Shqiptare (1881) e kryesuar nga, Ymer Prizreni.
Në vitin 1913 Prizreni pushtohet nga ushtria serbo-malazeze me ç’rast një numër i madh i familjeve shqiptare nga qyteti u shpërngulen në Turqi. Gjatë luftës së II botërore banorët e tij dhe rrethit të tij u përfshin në Lëvizjen Antifashiste Nadonalçlirimtare.
Prizreni u çlirua më 17 nëntor 1944.
Pas luftës deri më 1947, Prizreni ishte qendra e Qarkut Autonom të Kosovës. Megjithatë nuk pati ndonjë zhvillim të ndjeshëm. Edhe më pas ishte një ndër qendrat më të prapambetura në gjithë Jugosllavinë. Në fund të viteve të 50-ta deri në mesin e viteve të 60-ta nga Prizreni u shpërngulën mbi 3.200 familje në Turqi.
(…)
http://www.youtube.com/watch?v=h-Lar4qWp9c
***
http://www.youtube.com/watch?v=4GAD5RbERCE
***
http://www.youtube.com/watch?v=x8EEQUsFYUU
***
http://www.youtube.com/watch?v=lBOw7vz96Ok

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura