FATMIR BRAJSHORI: ADEM DEMAҪI, STUDENTI I LETËRSISË BOTËRORE – PARA GJYQIT DEKLARON: “PA U BASHKUAR KOSOVA ME SHQIPËRINË NUK DO TË KETË STABILITET DHE PAQE NË BALLKAN!”

Cyrih, 6 mars 2018: Për së gjalli përkulem para veprës së birit të nënës Nazife dhe vëllait të motër Ajshe. Nderimi im për së gjalli për Adem Demaçin
***
(Rrëfim në vetën e parë por edhe në vetën e tretë)

Këto rrëfime të Adem Demaçit, për librin e Fahrudin Radonqiqit me titull “dhjetë mijë ditë robëri“, i pata shqipëruar në vitin 1992 dhe meqë, në përvjetorin e 82 të lindjes së tij, kishte edhe të atillë që e sulmuan me lloj-lloj shpifjesh, po e sjellë për lexuesit e çmuar të faqes më të lexuar – www.pashtriku.org.
RRËFEN BACA ADEM
“Pas vitit 1948 plani famëkeq i Vasa Qubrilloviqit, sërish ishte kthyer në jetë. Shkelja e vazhdueshme e të drejtave të shqiptarëve, mosbesimi në kuadrot shqiptare ishte një shtypje e madhe ndaj të gjithë Atyre, që në shtëpiat e tyre kishin folur turqisht e të cilët i detyronin të deklaroheshin se janë turqë. Një gjë e tillë kishte prodhuar një pakënaqësi të paparë tek popullata. Kishte të atillë që edhe flisnin turqisht si pasojë e okupimit shumëvjeçar turk por në faktë ishin shqiptarë. Me presion serbët ia arritën që afro 60.000 shqiptarë t’i shpallnin turqë me qëllim që të krijoheshin ma vonë kushtet që ata t’i deportonin për në Turqi. Ishte një Hashim Mustafa. Sa ishte shqiptarë,i kishte lindur vajza dhe asaj i kishte vënë emrin Drita. Kur ata të Komitetit i kishin urdhëruar që të bëhet “Turk” në ndërkohë i kishte lindur edhe djali. Tani këtë e emëroi me emrin – Eroll!”.
Nga viti 1952 filloi lumi i madh i shpërnguljeve të shqiptarëve për në Turqi. Më se tri të Katërtat ( ¾) e banorëve të rrugës së tij u shpërngulën për në Turqi.
Ademi kujton:
“E kujtojë Raif Nallbanin, Bajram Kacën, Ramushë Kaca etj.. Para opinionin publik ndodhte ekzodi. Së pari serbët kishin planifikuar që sa më shumë të jetë e mundur, të zbraznin qytetet me shqiptarë. Ky ishte plani për qytetarët që kishte filluar të zbatohej. Në vend të tyre për fat të mirë erdhën shumë fshatar, të cilët blenë shtëpia dhe u vendosën në qytete.
Tani shpërngulja e popullsisë fshatare ishte planifikuar për vitin 1955. Dy vitet e ardhshme ishin vitet më të rënda dhe më të vështira nëpër të cilat kishte kaluar fshatarësia. Serbo-zinjët (Ademi i quan me emër serbët kjo “zinjët” është shtim i imi – vërejtja ime) donin të fusnin frikën dhe tmerrin, te fshatarësia, që ata të kërkonin me çdo kusht, të gjenin shpëtimin e tyre. Njerëzit nxirreshin nga shtëpitë e tyre dhe rraheshin. Trupat e tyre tërhiqeshin nëper borë dhe acar,sa që lëkura,u binte sikur pendlat e pulave.. Policia bënte gjithçka. Së pari nga njeriu kërkonin pushkën. Ai thoshte se nuk ka. Nga ana tjetër ata ia rregullonin që ai të blente një. Mandej sikur ata e kapnin me pushkë, dhe tërë këtë farsë, e përsëritnin me të tjerët. Kështu aso kohe kishte të atillë që përfitonin. Kishte edhe dhunime! Gjithçka! Në Prishtinë një fqinjë i imi nga frika se sërish do të kalonte nëpër tortura, (pasi më parë veç e kishin torturuar) e kishte varur veten.”
Por megjithë represionin e madh dhe të paparë; qëllimit nuk ia kishin arritur. Kosova nuk shprazej nga shqiptarët. Vinin informacione nga ata që kishin ikur për në Turqi ku thonin:
– “Vëllezër Mos gaboni të vini, këtu nuk është mire!
STUDENTI I LETËRSISË BOTËRORE
Ademi Demaçi, pasi që në Kosovë shkollë të lartë nuk kishte, vendos për të shkuar në Beograd për të studiuar Letërsi Botërore. Jeta e një të riu shqiptar në zemrën e armiqëve të popullit të tij nuk ishte aspak e lehtë. Provokohej edhe nga studentët por edhe nga profesorët.
Flet Simboli i Rezistencës:
Një ditë një serb më drejtohet:
– “Kolega, shiptar!“
– SHQIPTAR – i thotë Ademi
– Ma mori mendja që shqiptar je, – i thotë serbi.
– Ti së pari nuk me the shqiptar por “shiptar”.
Mirëpo Serbit i kishte penguar ajo që një shqiptarit po i interesonte, Gëteja, Shileri, Balzaku, Molieri etj.
“Në vitin 1956 organizohet një Proces i montuar në Prizren ku u denuan nëntë shqiptarë prej 2 deri në 12 vjet burg. Në mesin e tyre kishte funksionar dhe intelektual. Në këtë Proces ishte burgosur dhe u denua edhe gazetari i Rilindjes Sedat Dida.
Kjo ishte një tronditje e madhe për redaksinë, por edhe për tërë Prishtinën. Gjithashtu ishte arrestuar edhe Nijazi Maloku funksionar i lartë i komitetit për Suharekë (sot Therandë). Aso kohe në fund të viteve të 50-ta, nuk isha anëtar i asnjë organizate ilegale. Por thjeshtë flisja kudo, gjithçka dhe me këdo. Por nuk kam qenë asnjëherë anëtar i “Lëvizjes Revolucionare – dhe Antirevizioniste”, si paraqitet në disa Libra sepse atë Lëvizje,e kishin formuar Kadri Halimi (ka vdekur vite më parë – vërejtja ime), Ali Aliu (Presheva – vërejtja ime) dhe disa të tjerë, që në faktë, edhe ishin të parët, që kishin formuar diçka ilegale dhe të organizuar.”
Sa i përket burgosjes së Adem Demaçit, do të sjellë në pika pak më të gjana, më poshtë, por dua të theksojë se; Adem Demaçi thotë se e di saktësisht se kush e kishte spiunuar atë, në atë kohë dhe për të cilët thotë se edhe sot janë njerëz të gjallë dhe të cilët iu kanë Lutur, fill pas daljes nga burgu (teksa Zekeria Cana pak muaj pa dalë nga burgu ka qenë me e vizituar në burg – vërejtja ime) të mos u.a. përmend emrat sepse kanë fëmijë… Njeri prej tyre është edhe Zekeria Cana…
BURGOSJA E PARË
Më 19 nëntor të vitit 1958 një udbash serbë së Bashku me një shqiptarë hynë në zyren e gazetarit dhe Redaktorit të gazetës Rilindja Adem Demaçit dhe i thonë se Ti je i arrestuar. Para ndertesës veç ishte i parkuar xhipi.
– Në rregull, – u thotë Ademi.
Bastisin tavolinën e punës së tij, dhe zyren, por asgjë nuk gjejnë. Ademi i pyet se; mos kishin gabuar teksa udbashët ia kthejnë:” mos ke frikë se ne nuk gabojmë”.
E dërgojnë drejt dhe në qelit e burgut të Prishtinës, siç tregon baca, në “Birucën” (qelin) me numer 7.
Nata e parë e burgut ishte një natë e ftohtë dhe e tmerrshme. Ademit, atë natë as që i kishte shkuar mendja se; kështu do t’i kalonte hiq më pak a ma shumë se 28 vite ose më shumë se 10.220 ditë burg..
“Më se keqti më vinte për nënën” , – rrëfen baca Adem. “E vetme në shtëpi dhe pa njeri që ta ndihmonte, përpos motrës Ajshe.
Dhe nëna po ashtu djalin e vetëm e kishte në gojë të ujqëve…
SHKRIMTARI BËHET “IRREDENTIST”
I burgosuri Adem Demaçi gjithnji e më shumë po e njifte fytyren e vërtetë të “shtetit”. Qelitë e ftohta, dëshmitarët, dhunën, shtypjen dhe represionin. Adem Demaçi në këtë moment, pozitën e tij aspak të volitshme, e merr edhe si sfidë dhe aty për aty vendosë; që gjatë gjykimit, ai biri i Kosovës, të kalojë në sulm. I vinte keq për nënën, por ai, tash më, e kishte marrë vendimin: Do ti bënte të gjitha për t’i demaskuar serbo-zinjët; do t’ua përplas të gjitha në fytyrë…. Pushtetarët para gjykimit sikur donin të tregoheshin të mirë me të, dhe e, “këshillonin”, sikur do të ishte mirë të thonte: se si gjoja është penduar, dhe se më, nuk do të mirrej, me këto punë”.
Por, i burgosuri i qelisë së ftohtë me ”numër 7” e kishte marrë vendimin, vendim që atë do ta bënte Simbol të Rezistencës sonë Kombëtare.
Duke e dërguar Ademin në gjyq para se të hyjë brenda një udbash serbë e kërcenon duke i thënë:
– “do të deklarosh ashtu siç të kemi thënë se përndryshe keq do Ti kesh punët!”
Ademi aty për aty ia kthenë:
– “Deri këtu ka qenë e juvja prej tash e tutje do të bëhet e imja. Deri tani Ju ishit kryesorët, tani jam Unë!
Sikur ta kishte thënë një gjë të tillë vetëm pak kohë më parë, me siguri nuk do të kishte Proces të hapur për publik por ai do të mbahej i mbyllur. Tashmë ishte bë. Salla e gjyqit e mbushur me kureshtarë..
“Kam dalë para gjykatës, – tregon Ademi, – si një irredentist i vërtetë! Kam folur se PA U BASHKUAR KOSOVA ME SHQIPËRINË NUK DO TË KETË STABILITET DHE PAQË NË BALLKAN!”
Gjykatësi duke dëgjuar fjalët e mia kishte filluar të djersitej. Ishte një farë Kallugjeroviqi dhe atij iu drejtova me fjalët: Shkruaj! Shkruaj! Shkruaj krejt këto që po ju themë dhe ua numërova të gjitha si: shpërnguljen e shqiptarëve për Turqi, rrahjet, dhunën policore dhe keqpërdorimet e tjera. Të gjitha; njëren pas tjetrës. Ajo çka unë flisja ishte e vërteta! Kam parë shumë veta, deri sa më nxirrnin nga gjykatorja, me sy të përlotur e që qanin (ishin publik në sallë). Por kjo ishte Hakmarrja ime, të cilën, që në qeli, e kisha planifikuar… Avokati, të cilin ma kishin caktuar, më kishte thënë: “sikur ta dija se Ti qishtu kishe me fol, kurrë nuk kisha pranuar të të mbrojë…”
Në këtë Proces Adem Demaçin e dënuan me 5 vite burg.
SHKUARJA NË “ROBËRI”
Ia vënë prangat në duar dhe ashtu të lidhur, nën përcjellje të policisë e dërguan së pari në burgun qendror të Beogradit. Ademi sërish po kthehej në Beograd por tani jo më si Student i Letërsisë Botërore por si i burgosur Politik. Pas disa orëve të kaluara aty Ai dhe rojat e tij, u nisën për në burgun e Mitrovicës së Sremit.
– “Natën e parë nuk më dërguan në “karantinë” zakonisht ku i dërgonin të burgosurit, por në një “podrum” të ndërtesës së parë. Themë ndërtesës së parë sepse aty kishte edhe ndërtesa të tjera. Dhe menjëherë i kishin vu në veprim spiunët e tyre. Mua aty ma kishin vënë një shqiptar gjoja edhe ai si i burgosur. Ky posa më pa fillojë me ato të zakonshmet, “ku je vendas” e qyfyre tjera. Me të bisedoja gjatë asaj kohe që ai të ishte i bindur se i besoja, por në faktë: aspak si besoja!
Për fat, para se të shkonte i burgosuri në atë burg “Tjegullorja” ishte mbyllur kështu që sado pak kushtet ishin përmirësuar, ngaqë të burgosurit, nuk ishin të detyruar të punonin, atë punë të rëndë.. Të burgosurit në karantinë dërgoheshin që të bëhej biseda me ta dhe që të njohtoheshin rreth rregullave të burgut, pastaj do t’i sistemonin nëpër pavijone me të tjerët. Por ky rast nuk ishte me Adem Demaçin. Pasi udhëheqja e burgut kishte marrë dosjen e gjyqit ndaj tij, dhe duke e marrë, që ai mund të ishte i rrezikshëm edhe për të burgosurit e tjerë – e dërgojnë në izolim.
Demaçi i vetmuar – në mes katër mureve kishte filluar të lexonte Tomas Manin dhe Nëna dhe e Motra i dërgonin gazetën “Rilindja” nganjëherë dhe ndonjë shtyp tjetër. Të bisedonte nuk kishte se me kë. Ishte i vetëm. I vetmi njeri me të cilin bisedonte në raste të rralla, ishte berberi i burgut, që ishte një shqiptar, i cili i rruante dhe i qethte të burgosurit, çdo të premte. Aty Ademi nuk merrte më shumë se 400gr bukë dhe ishte dobësuar aq shumë sa kishin filluar të çuditeshin edhe gardianët.
Dhe një ditë i vjen berberi dhe i thotë:
– Çka je ka i ban vetes o njeri, nuk e shef Ti se sa shumë je dobësuar?
Ndërsa Ademi i thotë:
– Unë këtu në vetmi e kam shumë mirë ama kjo le të mbetet mes nesh dhe të mos na dëgjojnë këta të drejtorisë. Kisha vendosur – thotë simboli i rezistencës, – deri në fund të dënimit të rrisha në vetmi…
Pas katër muajsh vetmi, Ademin vijnë e marrin dhe e dërgojnë në zyrë, te drejtori i burgut.
– Ulu, i thotë drejtori.- ta dëgjojë mendimin tëndë, të dëgjojë se cili është mendimi yt Politik!
– Qëndrimi im Politik, – i thotë Ademi, – është që KOSOVA TË BASHKOHET ME SHQIPËRI QË AJO TË NDAHET NGA JUGOSLLAVIA DHE T’I BASHKANGJITET SHQIPËRISË! KY ËSHTË QËNDRIMI IM!
– Ti mendon këtë gjë me dhunë ta realizosh? – e pyet serish drejtori.
– Jo! Së pari duhet Populli me Referendum të deklarohet dhe…
– E,me dhunë, kurrë nuk do t’i realizoni, qëllimet e juaja!
Atëherë Demaqi i thotë:
– Jo ne duam pa dhunë t’i realizojmë të drejtat tona, por nëse nuk arrihen pa gjakderdhje nuk përjashtohen edhe masat e tjera…
Pas kësaj Ademin, nuk e kishin dërguar në vetmi por në një dhomë – burgu. Aty po sa hynë gjenë spiunin e ri që ishte një Emigrant nga Shqipëria. Posa hyn Ademi, ky ngritet për Ti rregulluar atij shtratin por Ademi e ndërpret duke i thënë:
– Çka ke kërkuar, pse ke ardhë në jugosllavi?
– Kemi ikur, – ishte përgjigjur i hutuar spiuni.
– Çka keni menduar që do të gjeni këndej ë?
– Po jetë më të mire , – ishte gjegjur spiuni dhe kishte vazhduar. – po e shef se si po na trajtojnë këta…
– Pak ua kanë ba – i thotë Ademi, – është dashtë edhe më keq me ua ba!
Kështu kalonin ditët, javët muajtë…
Nga burgosja e tij e parë Adem Demaçi lëshohet nga burgu jo më 19 nëntor të vitit 1961 por një ditë më herët… Të theksohet edhe kjo, se ai kishte përfituar sikur se edhe shumë të burgosur të tjerë, nga një ndryshim në ligj dhe në vend të pesë viteve kishte mbajtur vetum tre…
I LIRUARI NË “LIRI”
Nëna ishte gëzuar shumë që i ishte kthyer djali i vetëm. Edhe Ademi i ishte gëzuar shumë takimit me nën-loken e tij të Dashur. Por ky gëzim kishte zgjatur shumë pak sepse tani pas burgut, në “liri”, për të, kishte filluar një burg tjetër edhe më i rëndë, izolimi nga të tjerët.
Ademi rrëfen: “Erdha në shtëpi dhe vërejta se gjithkund ishte një frikë e madhe. Vetëm ata më të guximshmit kishin kurajo të vinin e të më bënin ndonjë vizitë. Edhe kusherinjët nuk guxonin të vinin. Në rrugë disa “shokë” kur me shihnin i kthenin kokat anash dhe kishin frikë të flisnin me mua. Isha në atë situatë që kërkoja çfarëdo pune, por askush nuk më jipte. Isha në gjendje edhe kanale të qilja. Praktikisht isha i dënuar me vdekje! Nëna përpiqej diçka të punonte, mundohej… Të vjedh nuk mundja, të lypi (lëmoshë) nuk doja! Kurrë në jetën time nuk kam shkuar te ndonjeri që t’i themë: a ke të holla të më gjesh se – Ti kthej ma vonë?!
Ishte e qartë se pa punë do të thoshte se nuk do të mundja të kthehesha në jetë normale..
Kudo që shkoja për të kërkuar punë më thoshin: “Eja nesër”!
Kur shkoja të nesërmen më prisnin me fjalët: “s’ka gjë për Ty!”
Kishte dhe të atillë që haptas më thonin: „Adem, ne e dimë që ti je i aftë por nuk guxojmë të të punësojmë.” Më së shumti iu falenderohesha këtyre sepse nuk më shëtisnin. Por në mënyrë të ndershme më thonin se, nëse me punësonin atëherë do t’i largonin ata nga Puna…
MARTESA
Edhe pse jetonte në kushte tmerrësisht të vështira, Ademi vendos të martohet. Ai në ate kohë veç e dinte se cila do të jetë rruga e tij jetësore e cila do të jetë e vështirë, me katrahurë,e kazamatur dhe e përvuajtur; jetë me shumë rreziqe! Kjo do të thotë, se martesa në këso kushte, kurrsesi nuk përputhej. Por megjithatë nga dashuria që ai ndjente për nënën, e që ishte dëshira e saj, Ademi qëndron para ofiqarit dhe më 1962 martohet.
– Nëna gjithmonë më thoshte, – flet Ademi, – “do të vdes pa të parë me djalë.”
Atëherë i kam thënë Vetes:
“Ajo tërë jetën është munduar e rropatur për mua, kështu që tani është rendi, që edhe unë, të bëjë diçka për të. E martova të parën që më deshi dhe kjo ishte Xhemailia e cila ishte e mirë dhe kujdesej për mua, për sa kishte mundësi. Më lindi vajza ABETARJA.
Pak kohë Pas lindjes së Abetares, Xhemailia po thuajse si në panik i thotë sërish Ademit se është shtatzënë:
– “Çka të bëjmë? – e pyet gruaja.
– “ Le të lindë edhe fëmija i dytë”, – ia kthen Ademi.
– Po por a nuk po e sheh se si po jetojmë – ankohet e shoqja.
– Hesht! Nuk pyeta gjë…fëmijen do ta lindësh…
Ademi dëshironte me çdo kushtë t’ia plotësonte dëshirën nënës, që ta shihte me djalë. Dhe, ajo dëshirë iu kishte plotësuar më vonë kur i lindi djali, të cilin e pagëzojë me emrin: SHQIPTAR!
NJË DETAJ NGA JETA NE LIRI.
Ademi thotë: Më kujtohet kur në Kosovë u mbajtë mbledhja e linguistëve dhe diskutohej për gjuhën letrare. Më e keqja ishte se mbledhjen e udhëhiqte një farë Kol Shiroka i cili pak dinte të fliste shqip dhe më mirë fliste serbisht. Dhe në një moment ky Kol Shiroka ishte ngritur dhe kishte thënë:
– “Ne nuk do të fusim këtu gjuhën e Enver Hoxhës dhe të Mehmet Shehut!.”
“Isha futur në një qoshe dhe po dëgjoja; të flisja s’kisha të drejtë. Kishte aty studentë, Profesorë, intelektualë… Dhe aty na doli se gjuhën standarde e paskan folur vetëm Ata të dy… Askush nga intelektualët nuk e pati guximin të ngrihet dhe ti thoshte:
“ Ngo more Ti këtu! Po si ka folur ai popull para se të lind Enver Hoxha a? Në çfarë gjuhe a? Po kur të vdesin këta të dy në çfarë gjuhe do të flet prapë ai popull ë? Të gjithë heshtnin. Unë veç sa kisha dalur nga burgu dhe mendova që; hë për hë të rri.
Në fillim të viteve të 60-ta situata në Kosovë ishte shumë e rëndë. Mbrojtja ime në gjyq, e kishte pas efektin e vet dhe nuk ishte harruar lehtë. Në ato vite, Prishtina të ngjante në një Vullkan që ishte gati të shpërthente. Policia dhe gjyqi nga unë kishin krijuar një hero të vogël. Në vitin 1964 Shqipëria për shkakë se jugosllavia shkilte të drejtat e shqiptarëve e kishte sulmuar rëndë atë… Dhe atëherë Tanjugu kishte botuar një artikull, se sikur, aspak nuk është e vërtetë, ajo se çfarë thotë Shqipëria dhe se shqiptarët, janë të kënaqur me jetën e tyre në jugosllavi…
“E, tani thotë Ademi, do t’i tregojmë Tanjugut dhe të gjithëve se sa jemi ne të “kënaqun” me jetën e robit…Vendos që të mos rrijë dhe të lëviz diçka… Por së pari dëshiron të bisedojë më atë që i kishte dhënë, sy e zemër, me nënëloken e tij…
BISEDA NËNË DHE BIR
Ademi: NËNË UNË E DI QË TI KE HJEK SHUMË PËR MUA! UNË KAM MARRË NJË VENDIM, POR PA LEJEN TËNDE DHE PA BEKIMIN TËNDË, NUK DO TË BËJË ASGJË…
(gjithmonë kur i lexojë këto fjalë shpërthejë në vajë – vërejtja ime)
Dhe ajo i thotë:
Nëna: BIR, PUNO PËR POPULL, DHE JO PËR NËNËN! NËNA NJË DITË DO TË VDES, A POPULLI – POPULLI KURRË NUK VDES!
(Vazhdon me burgosjen e dytë dhe të tretë…)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura