FATMIR BRAJSHORI: KUSH DHE PSE SHPIF(I)ËN KUNDËR FEDERATËS DHE KOMBËTARES SHQIPTARE TË FUTBOLLIT?!

Cyrih, 27. 06. 2016: Meqë isha në Francë (Lens, Marsej, Lyon) për t’përcjellë ndeshjet e kombëtares shqiptare të futbollit, Kombëtare të cilën e përkrah fizikisht, qe 12 vite, në të gjitha kompeticionet, qofshin ato për kualifikime për kampionate Botërore, Evropiane apo edhe lojëra miqësore, lexoja herë pas herë varësisht nga çasja në internet, ca shkrime të «alamet analistëve» dhe… edhe më shumë artikuj nga portale të ndryshme, e të cilat edhe kësaj radhe sikur edhe më herët, kanë një emërues të përbashkët: «përpjekjen për të minimizuar sukseset e kombëtares së futbollit si dhe përpjekjet karpatjane për t’përçarë publikun shqiptarë, në momentin kur të gjithë ishin të bashkuar!
Në faktë për çka bëhet fjalë?
Jemi dëshmitarë të asaj që, sa herë bashkohet kombi rreth përfaqësueses sonë të futbollit, ca portale, televizione dhe analistë koti, nguten për të sjellë si tema «deklaratat» e disa futbollistëve, që luajn në kombëtaren e Zvicrës, se gjoja «dikush u paska kërkuar para nëse duan të luajnë për Shqipërinë» apo edhe ajo më famozja: gara e secilit autodidakt në temën e sportit dhe futbollit për t’u dalë në ndihmë dhe për t’rrah havan koti se « këta nuk janë tradhtarë dhe se po këta janë «krenaria e jonë»…
Kjo gjë nuk është e rastësishme dhe është mirë e dirigjuar nga një qendër e cila e ka për detyrë që: «Kombin shqiptarë ashtu siç e kannë ndarë territorialisht ta ndajnë edhe shpirtnisht!»
Në faktë, kombi ynë hë për hë, ndjehet i bashkuar në një, si i vetëm dhe i bashkuar, vetëm at’herë kur luan futboll kombëtarja e jonë e futbollit,,,

Por për çudi, sa herë që kjo kombëtare korrë ndonjë rezultat pozitiv, me të cilin ngazëllehet secili shqiptarë, papritmas dikush dhe sërish DIKUSH…, ngutet dhe sjellë shkrime, artikuj, deklarata, të disa futbollistëve, të cilët mbrojnë ngjyrat e kombëtareve tjera, e që janë kryesisht prononcime që sjellin përçarje, ndarje dhe përpjekje për t”njollos të arriturat e futbollit shqiptarë…
Pra, e logjikshme do të ishte që, pas suksesit të kombëtares shqiptare, të flitet për lojtarët e Shqipërisë dhe jo për lojtarë të shteteve tjera… por është interesante kjo gjë ngaqë avazi i njëjtë po vazhdon që disa vite nga qarqe të caktuara…
Shqipëria e mund Portugalin në Lisbonë dhe portalet sjellin menjëherë deklaratat e «Shaqirit (lexoni Kserdan Shakirit sepse familja e tij në Zvicër kanë dëshirë të identifikohen si Shakiri e jo si Shaqiri), Behramit etj etj., se gjoja dikush nga FSHF “u paska kërkuar para!” Broqkulla !…
Meqë kam qenë dhe jam në rjedha të asaj, se çfarë ngjante dhe ngjanë në kombëtaren tonë, do të mundohem të sqarojë, për lexuesit mbarë kombëtarë, se cila ka qenë e tërë ecuria dhe procedura rreth angazhimit të atyre lojtarëve, kontraverz dhe teper dëmbërës me deklaratat e tyre për kombëtaren shqiptare !
Pse dëmbërës ?
Ngaqë, nëse s’kanë pranuar të luajnë për Shqipërinë, at’herë do t”bënin mirë të mbyllnin gojën dhe të mos japin deklarata për të njollosur kombin, kombëtaren, federatën dhe përkrahësit e kombëtares…
Por më lejoni të sqarojë, për secilin lojtarë veç e veç, se si ishte puna rreth angazhimit të tyre apo mos angazhimit në përfaqësuesen tonë dhe besoj që me këtë gjë, atyre qarqeve ndjellakeqe dhe me adresë të dyshimtë, s’paku një argument t’ua heq nga duart,,,
XHERDAN SHAQIRI
E para, mendoj që “disa deklarata” që dolën në mediume dhe portale nuk mund të jenë deklarata të Kserdan Shakirit ngaqë në vitin 2014 në një portal, ky kishte deklaruar se: “Federata shqiptare i ka kërkuar për t’luajtur për Shqipërin 5000 Euro!”
Këto ditë, në disa portale lexuam që « Shakiri deklaron që “federata shqiptare e futbollit dhe vet presidenti i saj Armanddo Duka, i paska kërkuar këtij për t’luajtur 100.000 Euro!”
Pra, pazari që nga viti 2014 e gjerë sot qenka rritur gogja shumë…
Dhe kjo i bje që, ky nuk paska dhënë para dhe për këtë arsye nuk e paskan ofruar me luajt për Shqipërinë…
Por, gjithnjë duke ju referuar mediumeve dhe portaleve, nëse është e vërtetë që Shakiri ka deklaruar kështu at’herë duhet të konstatojmë që, kemi të bëjmë me një person keq të edukuar, me një person i cili fyen tërë kombëtaren shqiptare të futbollit!
Pse e them këtë gjë?
Ngaqë sipas Shakirit do t’thotë që:
“Ky s’paska dhënë para dhe meqë s’ka dhënë nuk luan ndërsa lojtarët e tjerë të kombëtares siç janë Cana, Berisha, Lenjani, Abrashi, Gashi, Hysaj, Agolli, Sadiku etj etj., paskan dhënë para dhe për këtë arsye sot janë në kombëtare… A nuk është kjo „deklarat e Shakirit se më kanë kërkuar para” fyerje për komplet ekipin e kombëtares shqiptare?
Po cila është e vërteta?
E vërteta është kjo sipas informacioneve bukur mirë të konfirmuara nga ana ime.
FSHF nuk i ka bë asnjë ftesë Shakirit për t’luajtur në kombëtare dhe për këtë ka një arsye… Në faktë, ky nuk ishte spikatur si futbollist që të bie në sy,,, Në momentin kur, ky futet për t’luajtur për Baselin, aso kohe mbahej kampionati Botëror i Futbollit për U17, e në të cilin merrte pjesë edhe Zvicra.. Në ekipin e U17 të Zvicres luanin edhe tre shqiptarë: Granit Xhaka. Frederik Veseli( ishte kapiten) dhe Pajtim Kasami…E tërë vëmendja e federates shqiptare, ishte përqëndruar tek këta tre futbollist dhe bëhej përpjekje për t’kontaktuar me të tretë, s’paku me familjarët e tyre…
Gjatë kësaj kohe, Shakiri zhvillon gjashtë ndeshje për Baselin, dallohet dhe trajneri Hitzfelld e thërret për t’luajtur një lojë miqësore për Zvicren… Kjo gjë ndodhë krejtësisht në heshtje…
Kjo është e tërë historia!
Askush s’ka biseduar me Shakirin dhe s’ka pas asnjë ofertër për t’luajtur…
Tashti shtrohet pyetja: Përse i bë ai ato deklarata?
Duke e parë edukimin e tij, më shumë fetarë se sa kombëtarë, duke parë shoqërimin e tij me Shefqet Krasniqin, imamin kontraverz i cili (shumë interesant kjo punë), në të njëjtën kohë me publikimin e deklaratës së Shakirit, se i kanë kërkuar para me luajt për Shqipërin, deklaronte se „Shqipëria po humbë ngaqë nuk po bëjnë „lailailallah” por po këndojn „Hymnin Kombëtar”!
Shumë interesante kordinimi i deklaratave,,,
Por, disa muaj më parë më kishte bërë përshtypje, një familjar i Shakirit, e ku kisha qëlluar rastësisht në komunen e Schlierenit… Ai, në pyetjen e nëpunësit se si quhej në vend që të shqiptonte Shaqiri me «q» i thotë se quhet Shakiri me „ k”…
GRANIT XHAKA
Sa i përket Granitit, FSHF ka tentuar ta bindë që të luaj për kombëtaren shqiptare por nuk kanë insistuar sa duhet dhe ata janë të vetëdijshëm për këtë gjë…Federata e pranon se » do të duhej që,aso kohe të kishin insistuar ,që me të dhe prindërit e tij të bisedonin më shumë, për ta bindur, që ai të pranon të luaj për Shqipërinë…
Siç thashë më lart, Graniti bie në sy si lojtar i talentuar gjatë kampionatit Botëror te U17, e që luante për zvicrën, ekip me të cilin edhe u shpallë kampion bote, për U17 s’bashku me Pajtim Kasamin dhe Frederiko Veselin…
Taulanti aso kohe akoma nuk ishte identifikuar si futbollist megjithëse unë (F.B.) e dija që Graniti ka një vëlla në ekipin e Baselit e që ka një talent të theksuar…
Federata shqiptare e futbollit, bë një tentim kontakti me familjen e Granitit… Ata kanë vë kontakte (Redi Jupi) me nënën e Granitit e cila është nga Kukësi, duke shpresuar që nëpërmjet saj të ndikojn që ky të bëhet kuq e zi… Por e tëra ka mbetë vetëm një tentativë dhe asgjë tjetër… Edhe sot e kësaj dite, në federat epranojn, që është dashtë të jenë më këmbëngulës dhe insistues, për ta bindur familjen Xhaka, që Graniti të luaj për kombëtaren shqiptare…
Pas ndeshjës Zvicër-Shqipëri, të luajtur në Luzern, e ku opinioni sportdashës shqiptarë, ishte shumë i irituar me futbollistët shqiptarë , që luanin për zvicren, babai i vëllezërve Xhaka jep një deklaratë tepër negative, duke akuzuar FSHF dhe presidentin Duka si „grek” dhe me fjalë tjera më të rënda,,, E, këto akuza ishin bërë (unë i referohem shtypit) gjithnjë duke iu referuar portaleve të kohës… Por, kur Taulanti vendosi, për t’luajtur me Shqipërinë dhe kur u pyet zoti Ragip Xhaka për ato deklarata ai tha:
„ Nuk është e vërtetë që unë kam deklaruar ndonjëherë që „presidenti Duka është i tillë ose i atillë apo se ka kërkuar para por ato kanë qenë shpifje të mediumeve të ndryshme dhe e portaleve të ndryshme…
TAULANT XHAKA
Në fillim, kishte nguruar që të veshet kuq e zi ngaqë shpresonte që do ta thrrasë trajneri Otmar Hitzfeld por ai nuk e thërriste ngaqë karriera e tij, si futbolllist kishte pësuar rënje… Në faktë, Taulant Xhaka, kishte humbur vendin e titullarit tek Baseli dhe klubi, duke e parë të panevojshëm, e huazon tek rivali i tyre jetësor Grasshopersi. Por edhe këtu, Taulanti më shumë ishte në bankë se që luante dhe pas skadimit të afatit të huazimit, GC vendos që ta kthejë mbrapsht tek Baseli… Në këtë periudhë krize, Taulanti i ofrohet kombëtares dhe Xhani de Biasi vendos ta sprovoj… Duke e parë trajneri i ri i Baseli,t portugezi Sousa që, de Biasi po shfaqë interes për Xhakën, i jep rastin për t’luajtur dhe… ky e shfrytezon këtë gjë në mënyrën më të mirë të mundshme,,,
Pra, me një fjalë mund të themi që: «Kombëtarja shqiptare e futbolllit e shpëtoj karrierën e Xhakës sikurse që Xhaka ishte dhe është më së i nevojshëm për kombëtarën!
VALON BEHRAMI
Histori në vete është puna e Valon Behramit, për të cilin e gjithë tifozeria mendon se ishte më jo-korrekti, në raport me kombëtaren dhe me Tifozat kuq e zi të kombëtares.
Në faktë, Valoni pasi tek shpresat e zvicres tregohet si lojtar i talentuar, zgjonë vëmendjën e ekspertëve të futbollit, si atyre europian po ashtu edhe të atyre kombëtar… Tifozat Kuq e zi vënë kontakt me Valonin dhe ky, e thotë haptas që „nuk do t’luan për asnjë shtetë tjetër përpos për Shqipërin!”
Gjatë kësaj kohe, ai shoqërohej me TKZ-en dhe bile-bile barte fanellën „ E TKZ-ës me „ Sabitin” si ikonë… Federata shqiptare e futbollit, vihet në veprim dhe merr kontakt me futbollistin… ky po ashtu pohon që është i gatshëm të luaj për Shqipërinë… FSHF fillon procedurën për pasaportën e lojtarit… angazhohen avokatët te UEFA, që të bëjnë gjithçka, që Valon Behrami ta fitoj të drejtën për t’luajtur për Shqipërin…
Për t’pas mundësin ligjore që federata të nis proceduren pranë UEFAS, lojtari duhet të deponoj një kërkesë, me të cilën ai vërteton që është dakord të luaj për Shqipërin… Avokati kushton pranë UEFAS dhe atë bajagi me para të majme… Çdo gjë ishte bërë gati dhe vetëm pritej rregullimi i dokumenteve dhe thirrja nga Brigeli, që aso kohe ishte Trajner, që të luante ndeshjën e parë me Shqipërin…
Po r, në ndërkohë selektori zviceran Kobi Kun i bë një ftesë V. Behramit… Gjerë sa nuk kishte marrë këtë ftesë, mediumet zvicerane shhkruanin që: „ V. Behrami është i humbur për zvicren dhe se ai ka preferuar Shqipërin!… Për befasin e të gjithëve, Behrami e pranon ftesën, për t”luajtur me zvicren dhe ishte ndeshja Zvicer- Francë, që zhvillohej për kualifikimet për botërorin Gjermani 2006… Ishte minuta e 88′, kur Kobi Kun e fut në lojë Behramin dhe komentatori zviceran këtë moment e komenton në këtë mënyrë:
„ Spektatorë të nderuar tani mund të marrim frymë më lehtë… nga ky moment Valon Behrami është bërë definitivisht lojtar i yni!”
Pra, ky tradhtoj pa fije turpi… para disa muajsh një ish i burgosur politik me emrin Gani Koci kishte akuzuar axhën e tij se kishte punuar në Udben e Mitrovicës dhe se ishte maltretuar pikrishtë nga ai…
E vërteta?!
Më vonë zbulohet që ky lojtar, kishte manipuluar me të gjithë: Tifozat e kombëtares (ka foto ku ai është në shoqëri me ta), federaten e futbollit etj etj…
Ai kishte gënjyer, që ka bërë një kërkesë tek Uefa, që t’i mundësohet me luajt për Shqipërin ngaqë kur avokatët interesohen për këtë gjë mësojn që ai në faktë asnjë herë s’kishte bërë kërkesë për të marrë pasaportën shqiptare,,,
Ky ka qenë nga më pakorrektit nga të gjithë këta që luajn për shtetet e tjera…
SHKODRAN MUSTAFI
Kur jemi tek ky lojtar duhet të themi që në gjermani pak njihej ose më mirë me thënë aspak… Si i ri kalon në Itali dhe atje zhvillohet si futbollist… Shumë shpejt bëhet titullar tek ekipi i ligës së parë italiane Sampdoria nga Gjenova… Meqë, trajner i kombëtares ishte de Biasi, Shqipëria shfaqë menjëherë interes për ta angazhuar Mustafin… me të bisedat i zhvillon kapiteni Cana disa herë dhe de Biasi… Që të dy marrin konformimin nga Mustafi që ai do t’luaj për Shqipërinë… Por, kur trajneri gjerman Joakim Lov vëren që Shqipëria është e interesuar për Mustafin, i dërgon atij një ftesë për të qenë në kampin stervitor… LOV aso kohe, para kampionatit botëror të futbollit në Brazil 2014, publikon një listë prej 46 lojtarëve… Në mesin e tyre ishte edhe Shkodran Mustafi… me ta marrë ftesën nga Lov, Mustafi vendos që të refuzoj Shqipërin dhe të pranoj Gjermanin…
Ecuria e mëtutjeshme pastaj dihet… Pra, disa nga lojtarët kombëtaren shqiptare e kishin si rezervë ; nëse i ftojn kombetaret e shteteve ku ata kanë filluar futbollin do luajn për ato dhe nëse jo at’herë në fund të fundit e kanë Shqipërinë si referencën e fundit… Pra, një idiotësi e dyfishtë…
Sa u përket Xhemajlit dhe Admir Mehmedit, këta asnjëherë s’kanë shfaqur interes për t’lujatur dhe janë arsyetuar që familjet e tyre vijnë nga një shtetë që njihet me emrin Maqedoni…
EPILOGU
Unë si tifoz i kombëtares Kuq e Zi, nuk më mbetët hatri nëse të tjerë duan të luajn për kombëtare tjera ngaqë në fund të fundit, është zgjedhja e tyre personale, e cila ka të bë edhe me edukatën familjare… Më kujtohet një intervistë e ARTA MUQAJT- aktore e cila kur u pyet se përse kishte zgjedhur të bëhej aktore përafersishtë ishte përgjigjur në këtë mënyrë: «Po prindërit e mij kanë qenë aktor dhe në familjen time gjithmon është folur vetëm për aktrimin kështu që edhe po të kisha dashur të merrem me një profesion tjetër ka qenë e pamundur,,, »
Edukata familjare është primare dhe kryesorja,,, Nëse në familje kemi të bëjmë me prindër që flasin për gjueti edhe fëmijët potencialishtë do t’mirren me gjueti, ca me tregti, të tjerë me bisnes etj etj…
Unë kam një fotografi të lojtarit të kombëtares Emir Lenjani, i cili që në vogëli si fëmij, ka të veshur një fanell të kombëtares shqiptare !
Shtrohet pyetja, kush ia ka bë dhuratë atë fanellë ?
Natyrishtë prindërit dhe me këtë gjë, e kanë orientuar birin e tyre kombëtarisht.. Sa do të doja që dikush t’mundet të dëshmoj, me ndonjë foto, të veshur me fanellen e kombetares shqiptare, kur kanë qenë fëmij, ta zëmë Shakiri, Behrami, Admir Mehmedi apo edhe të tjerë,,,
Vite më parë, punoja në një zyrë për çështje të emigracionit në qytetin e Cyrihut… Kjo zyrë mirrej kryesisht me azilkërkues, të cilëve iu kishte refuzuar qëndrimi në zvicër dhe të cilët, vinin tek në për t’kërkuar ndihmë… Unë si Këshilltar në zyrë, lexoja lëndën e XY personit dhe nëse mendoja që ekziston një gjasë e vogël, që t’i ndihmohet personit, për të mbetë në zvicër, lëndën ia jepja avokatit tonë dhe ai bënte një ankesë, tek organet zyrtare të emigracionit…
Një ditë më vije në zyrë një person me flokë bjonde, i bardhë, sy kaltër s”bashku me të shoqen e tij. E shoqja ishte nga ato gratë e bardha si djathi e të cilat si puq dielli asnjëherë…
Kishin ardhë ngaqë Zvicra u kishte refuzuar qëndrimin… ishin nga Kosova dhe kishin katër fëmijë… Më i madhi ishte 7 vjeçë… Në vitin 2004 shqiptarëve të Kosovës, nuk u lejohej asnjë qëndrim si azilant politik dhe këta ishin paraqitur, tek organet e azilit, me kërkesën për qëndrim jo si shqiptarë të Kosovës por si ROM (apo si njihen në gjuhen e popullit tek ne «magjup»).
Në pyetjen time se nga cili vend i Kosovës janë mu përgjigjen: Nga Prishtina!
Meqë edhe unë isha nga Prishtina i pyeta se ku ishin me shtëpi megjithëse e dija që nuk janë ROM por puna profesionale nuk më lejonte të komentoja ndryshe nga ajo që ata e paraqisnin veten e tyre,,,
Më thanë që banonin në rrugën Drenica III…
O dreq o punë.. Aty dhe në atë rrugë s’ka pasur kurrë njëherë Romë, serbë apo edhe pjestarë tjerë… U thash se qenkemi ” komshi” ngaqë edhe unë banoj po aty afër…
U skuqën! E dinin që unë e dija që po gënjenin…
Kjo puna e paraqitjes së tyre si ROM su bëri shumë punë dhe pas nja dy muajsh, organet zvicerane i kthyen me detyrim, në vendin e tyre të origjinës…
Por disa vite më vonë kam bërë një supozim dhe supozimi është ky:
„ Meqë ky kishte katër fëmijë (tre djemë) dhe sikur t’iu kishte lejuar qëndrimi në Zvicër… dhe ta zëmë fëmijët do t’i dërgonte të luanin futboll në ndonjë klub… Ndoshta do t’luanin mirë dhe do bëheshin futbollist…
çfarë u thotë mendja, se për cilën kombëtare do t”luanin fëmijët e një prindëri të tillë?
Krejt për fund
Unë do t’bëja apel tek të gjithë ata futbollist, që kanë vendosur të luajn për shtete tjera ,mundësisht të bëjnë një gjë: Luani ku u thonë prindërit tuaj por mos komentoni dhe mos bëni hajgare me ne kur po thuani” ne jemi shqiptarë” apo “ne ndjehemi shqiptarë!”
Ju s’keni nevoj ta thoni këtë gjë ngaqë ne e dime, që s’ka zviceran që e ka emrin Valon, Xherdan, Granit apo gjerman me emrin Shkodran… Ju s”keni nevoj të na tregoni se kush jeni! Se kush jeni Ju e tregoni më së miri, me punën tuaj dhe me kontributin tuaj për aqë sa ia bëni harqin gjithësecilës punë…
Ne në Kosovë, mjerisht nuk kemi gazetari sportive!
Atë gazetari që e kemi, është e paditur, inorante dhe servile! Në librin tim publicistik ” dixi et salvavi” e kam sqaruar deri diku genin e ” kosovarit” i cili lehtë u nënshtrohet të tjerëve…
Të vetmit që krenohen dhe bëjnë libra, për ata të cilët u kanë shërbyr të tjerëve janë ” kosovarët” gjegjësishtë shqiptarët… Krenohen se kaq e kaq kryeministra, vezira, general i kanë dhënë perandoris Osmane, e cila ka qenë armike ndaj shqiptarëve… Krenohen se dikush paska bë një pallat në Indi, tjetri në Stamboll, pa çka se nga ato gjëra, asgjë s’ka përfituar kombi ynë… Mos u befasoni, kur një ditë ta zëmë, pas 200 vitesh, të dalin do kokëzbrazur dhe të krenohen se: ” shqiptarët një shteti që dikur ka ekzistuar në Europë me emrin Jugosllavi i kanë dhënë kaq president, kryetar Kuvendesh e deputet…
Unë ua kam lakmi gazetarëve të Sportit në Tironë…
Ja pse?
Një atlete në gjuajtjen e shtizës, me emrin Mirela Manjani, e që e barti flamurin e Shqipëris në lojerat Olimpike Atlanta 1996, kur ishte fare e re, vendos që ta lërë Shqipërin dhe të mbrojëngjyrat e Greqisë.. Ajo në hudhjen e shtizës, u bë kampione Bote, fitoj medale olimpike por me të askush su mor më… Mbronte ngjyrat e një shteti tjetër…
Më thoshte mendja, po të ishte ajo nga Kosova,, gazetarucët e sportit në Kosovë, nuk do të ndaleshin si papagaj duke shkruar e komentuar se si „ ajo është nga vendi ynë.. se ne krenohemi me të,,, ani pse mbron ngjyrat e një shteti tjetër… Në Shqipëri e injoruan fare…
Rasti tjetër i Piro Dhimës tre here kampion botë në peshëngritje… E injoroj total shtypi në Shqipëri…pse të mirrej me të kur ai kishte mohuar qenjen e tij prej shqiptari…
Po ashtu në kombetaren e Greqisë luanin disa futbollist me prejardhje nga Shqipëria por shtypi shqiptarë, asnjëherë nuk shkroj dhe informoj se çfarë po bëjnë ata atje dhe si po luajnë…
Po të ishin nga Kosova- nuk do të ndaleshin panderprerë duke informuar për karrierën e tyre…
Edhe një gjë besoj që e keni vërjetur..
Mediumet në Kosovë e sidomos ato të sportit, më shumë u kushtojnë vëmendje dhe shkruajn për ata futbollist që luajn për kombëtaret tjera, e që kanë prejardhje nga Kosova se që shkruajn dhe informojn për lojtaret e kombëtares shqiptare…
Këtu siç thashë në fillim, nuk kemi të bëjmë me rastësi por me diçka mirë të planifikuar dhe të dirigjuar nga një qendër e caktuar…
Kemi rastin e Adnan Jonuzajt, i cili e refuzoi kombëtarën shqiptare! I tërë kombi u ngrit (personalisht isha kundër) dhe ngritën kampanjen: „Adnan Jonuzaj thuaj Shqipërisë Po!”
U ngriten, federat, trajner, kryeministri Edi Rama, behxhet pacolli i ofrojë një vendë bregdetar në shqipëri për të ndërtuar shtëpi por ky e refuzoj!
Babai i tij tha: „ ata nuk janë adekuat me biseduar me të!”
Edhe nuk ishin ngaqë ky i takonte një shoqeria me sa duket më injorante!
Por edhe pas kësaj, mediumet e spportit në Kosovë, më shumë informonin për këtë dështak se që informonin për lojtarët e kombëtares shqiptare Berisha, Cana, Hysaj etj etj…
Do t’shkruaja akoma shumë, për disa futbollist tjerë, e të cilëve ua kemi paguar biletat e avionit që vetëm e vetëm të shkonin në një kamping stervitor në Shqipëri dhe të cilët, është shumë ironike, pas kësaj, kur nuk udhëtonin arsyetoheshin tek ne se “nuk e ka lënë babai!”..
Një porosi për prindërit…
Mos e shikoni Lorik Canën prindëri i të cilit ka qenë menagjer i djalit ngaqë babai i Lorikut ka qenë vet futbollist profesionist dhe i cili merr vesh dhe e kupton futbollin. Nuk mundet me u bë menagjjer futbolli një ” murator i djeshëm” mbrenda natës I futbollit vetëm e vetëm se i biri paska talent për futboll…
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është një dhe e pandarë! Ajo bashkoj kombin sado që zëra të mekur edhe në këtë bashkim u munduan të fusin farën e përqarjes port ë cilën për fat të mire s’munden ta hedhin asgjëkundi…
I falenderohem kombëtares së futbollit për tërë atë kënaqësi dhe bashkim të kombit që bëri!
I falenderohem të gjithë atyre futbollistëve shqiptarë, që kanë lindur në dhe të huaj e të cilët, nuk u tjetërsuan dhe nuk u bënë të tjerë, por i mbetën besnik mësimeve të prindërve të tyre e që ishte: Kudo që jemi kemi një atdhe e një mëmëdhe me emrin: Shqipëri!
Ty Shqipëri të qofsha falë
Të kam nënë e më ke djalë!
Cyrih, më 27 qershor 2016

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura