FEHMI RAMA: SËRISH VJEN MARSI…

Prishtinë, 06. 03. 2015 – Fillimi i viteve 90-ta në Evropën Juglindore shënon fillimin e ndryshimeve rrënjësore në sferën politike, ekonomike dhe në të gjitha sferat shoqërore.Këto ndryshime erdhën si pasoi e luftës së ftohtë,rënies së Murit të Berlinit.Kjo periudhë shënon fillimin e tranzicionit demokratik në shtetet e Evropës Juglindore. Hapat e parë u bënë në Poloni, për të vazhduar me shpërbërjen e BRSS-së, rrëzimin e Murit të Berlinit, rrëzimin e regjimeve diktatoriale në Rumani, Shqipëri, shpërberjen e ish-Federatës Jugosllave dhe luftën e përgjakshme ndëretnike të zhvilluar në procesin e shpërberjes së saj.
Akademia e Arteve dhe Shkencave e RSS (Republika Socialiste e Serbisë) kishte proklamuar një politikë sipas të cilës populli serb kishte sakrifikuar më së shumti për Federatën Jugosllave, si komb serb ka jetuar i ndarë nga RSS në njësi të tjera federale të Kroacisë BeH (Bosne e Hersegovinë), po ashtu edhe në KSAK (Krahina Socialiste e Kosovës) dhe KSAV (Krahina Socialiste Autonome e Vojvodinës). Ky komb meriton të jetoi i bashkuar dhe për një bashkim duhej suprimuar të drejtat e qytetarëve jo serb. Kjo ishte brumosja e popullit serb të dirigjuar nga një politikë dogmatike e bazuar në mite.
Suprimimi i të drejtave të qytetareve të Kosovës me shumicë shqiptare mbi 90%, kishte filluar në arsim, shëndetsi, largim të punëtoreve nga puna, dhe kthim të të rinjëve shqiptar nga ushtria jugosllave në arkivole. Dhuna fizike dhe psikologjike në mënyrë sistematike nga regjimi serb që i është bërë arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë kulmoi me lëvizjet studentore me protesta masive në mbrojte të të drejtave të tyre. Në këtë mënyrë ata filluan t’i kundërshtojnë ligjet dhe urdhërat e Serbisë. Si pasoj e kësaj kundërshtije nga ana e shqiptarëve të Kosovës, Serbia mbylli shumë shkolla burgosi shumë profesor dhe mjek, duke shtuar kështu represionin e dhunshëm kundër shqiptarëve.

Pas shpalljes së Republikës së Kosovës, Serbia intensifikoj dhunën shtetërore ndaj shqiptarëve, duke zbatuar politikën e saj të shtypjes, keqtrajtimit, të shkeljes se të drejtave elementare përfshirë edhe të drejtën për të jetuar. Si përgjigje ndaj dhunës serbe, shqiptarët zgjodhën rrugën e jo dhunës përmes mjeteve të politkës paqësore shprehën kundërshtimin e okupimit serb me padëgjueshmëri qytetare, nuk participuan në asnjë proces politik të cilin Serbia e imponoj dhunshëm në Kosovë. Shumë shqiptarë që punonin në strukturat e sigurisë, dhe në administratën e atëhershme, në shenjë revolte dhe solidarizimi me pjesën tjetër të popullit, lëshuan punën e tyre duke kundërshtuar kështu që të bëheshin pjesë e një dhune të paparë. Ndërsa përpjekjet shqiptare ishin kryesisht në organizimin paralel të insitucioneve, politike arsimore, kulturore, informative, etj.
KATALIZTORI I NGJARJEVE DHE NDEZJA E MOTORIT NDËRKOMBËTAR
Duke mos u pajtuar me okupimin serb të Kosovës dhe duke parë paaftësin e zgjidhjes politike të krizës në Kosovë, filluan përgaditjet për formimin e UÇK, si formacion i rregullt ushtarak dhe si kryengritje e armatosur për çlirimin e Kosovës. E formuar nga motivi çlirimtar, UÇK-ja arriti shumë shpejt të fitoj mbështetjen e popullit dhe të paraqitet si faktori kryesor në komunikimet me faktorin ndërkombëtar. UÇK-ja parqet formacion ushtarak i cili gëzoi njohje shumë të shpejt ndërkombëtare.
Që në ditët e para të paraqitjes publike, filluan kontaktet diplomatike të UÇK-ës me diplomatët e huaj, sidomos të atyre amerikan. Vlenë të theksohet vizita e diplomatit amerikan Richard Holbrook, gjatë luftës në Kosovë, fotografia e tij me Lum Haxhiun (Hajdin Abazi) kishte bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare.Holbrook ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të luftës së Kosovës për liri.
Në këto kontakte u bë njohja de fakto, kurse de juro në Konferencën e Rambujesë, ku përfaqësuesit e UÇK-ës, legjitimitohen si negociator kryesor, kurse ish-udhëheqësi i Drejtorisë Politike të UÇK-ës kryeson delegacionin kosovar në këtë Konferencë.
Marsi i komandantit legjendar Adem Jashari
Marsi i Kosovës gjithmonë ka qenë i përgjakshēm, muaj i sakrificës që kulmojë me sublimim deri në përjetësi të familjes Jashari. Vetëm pas rënjes së Komandantit lexhendar Adem Jashari dhe familjes së tijë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës përjetoj rritje masovike dhe strukturim, i`u bashkuan shumë djem dhe vajza. Në UÇK ishte ajka e kombit shqiptar, kështu që bënë formacionin më të organizuar ushtarak dhe politik prej se historia shqiptare mbanë mend.
Adem Jashari është një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte kryekomandanti i UÇK-së. Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, Adem Jashari ra heroikisht së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikat në historinë e luftërave. Ai mban titullin “Komandanti Legjendar i UÇK-së”. Titullin “Hero i Kosovës” që i`u dha atij në vitin 2008 nga Kryeministri i Kosovës.
Adem Jashari dhe shokët e tij ishin vizionar të lirisë. Adem Jashari ka bërë që vuajtjet e Shqiptareve Kosovar sot të shpërblehen me atë që na takonte qysh në vitn 1912. Andaj përjetësia e tij është vet Pavarësia e Kosovës, është liria shtetësia,është vetë demokracia dhe integrimi i Kosovës, është aleanca me vendet më të fuqishme dhe më të pasura dhe më demokratike të botës. Emri Adem, ky emër hyjnor. Adem ishte i pari i njërzimit, lindi në festën e flamurit, emri tij përcjell çdo sukses të shtetndërtimit Kosovar, emri Adem është vetë themeli i Kosovës.
Familja Jashari, Epopeja e UÇK-së, janë dy nga ngjarjet më të lavdishme që janë gdhendur thellë në historinë e Marsit legjendarë.
Marsi gjithmonë na sjell në mendje dhimbjen por edhe krenarinë, me të cilën do të rriten fëmijët e Kosovës brez pas brezi.

– Kontakti me autorin: [email protected]

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura