FITIM KUKLECI: 15 VITE PA MË TË DASHURIN TONË RAMIZ KUKLECI

Isny, 31. 03. 2014 – Vitet sikur janë shkurtuar, e dhimbja vetëm se është shtuar. Kaluan 15 vite nga ndarja prej babait tonë, ndarje vetëm fizike, sepse lidhja shpirtërore vetëm sa ka ardhur e është shtuar. Ndarja, përqarja fjalët të cilat të penguan tërë jetën kundër të cilave punove dhe veprove me tërë qenjën tënde, ishin për ty gjërat më të këqija që mund t’i ndodhnin popullit tonë. Ishin e kundërta e asaj që ti e dëshiroje bashkimin e kombit, bashkimin e popullit shqiptarë. “Ta duam ne shqiptarët njëri tjetrin si vëllezërit e pamartuar” – ishte thënja që thoje nëpër Tubime të shumta, si në Kosovë ashtu edhe në Diasporën tonë të përqarë.
Fillimi i luftës në Kosovë shtojë edhe më shumë punën dhe angazhimin tënd rreth bashkimit të Kombit.
Të bashkohemi rreth UÇK’së ishte apeli yt, mos të lejojmë të dështojë kjo luftë si ato nëpër histori, dhe falë punës që bëre ti dhe njerëzit si Ty nuk dështoi, u derdh shumë gjakë dhe Kosova u bë e Pavarur edhe pse jo në atë formë siç mendoje.
Njerëzit si Ty do ti bënin mirë Atdheut sot, edhe sot Atdheu ka nevojë për njerëz që dinë të bashkojnë, të afrojnë shqiptarët me njeëri tjetrin.

Ramiz Kukleci (1928 – 1999)

Ata që të kanë njohur i dinë mirë qëndrimet tuaja rreth bashkimit të trojeve shqiptare, rreth bashkimit shumë të nevojshëm shpirtëror të shqiptarve kudo gjë ndodhen.
Fjala Bashkim ishte ajo fjala magjike që ti besoje që popullin tonë do të nxjerr në dritë.
Ishe shumë i ashpër edhe për ndonje gabim që bënin bashkëveprimtarët tu në ketë drejtim, e mu kjo të bënte edhe më të dashur ne mesin e tyre.
Në këto 15 vite është shtuar edhe më shumë nevoja për njerëz si Ty, të cilët për fat të keq janë gjithmonë e me të pakët.
I lehtë të qoft dheu i Atdheut tënd që aqë shumë e dashte të bashkuar.
* * *
Me rastin e 15 vjetorit të vdekjes Shoqata “Nënë Tereza” dhe Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur i ndanë Postmortum, Falenderim gjegjësishtë Mirënjohje për Aktivitetin e tij të palodhur.
Njëherësh me iniciativën e Deputetit të Kuvendit të Kosovės Daut Haradinaj dhe përkrahjen e 20 Deputetëve tjerë është kërkuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës – Dekorimi për punën e palodhur të Ramiz Kuklecit për çështjen Kombëtare.

*********************************

LEXONI: RAMIZ KUKLECI – NJË JETË NË SHËRBIM TË KOMBIT
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=2550
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura