FLAMUR VEZAJ: LUFTA NË MAQEDONI DHE SPITALI I PRIZRENIT

Tiranë, 10 mars 2017: Ora 02:30 minuta e një prej ditëve të para të muajit maj 2001. Në karriken, pranë derës kryesore të koridorit të vogël të emergjencës në Spitalin Rajonal të Prizrenit po dremitej roja. Jashtë, në oborrin e betonizuar disa makina private dhe një ambulancë që ishte në gadishmëri por pa shoferin brenda. Pak metra më tutje, brenda një fuoristrade ushtarake të KFOR-it turk ndodheshin 4 ushtare. Qetësia prishej nga ndonjë e lehur e qenëve nga parku aty pranë.
Unë, për pak muaj ndërroja prefiks, bëhesha 20 vjeç. Isha në punë atë natë, i gatshëm ose dezhurn. Po zëvendësoja një nga kolegët e vjetër. Isha gati të shtrihesha në krevatin pas perdeve të dhomës me nr.5 që ndodhej në fund të koridorit të ngusht të emergjencës. Brenda të cilit, ndodhej një krevat dhe disa instrumente kirurgjikale të sterilizuar për çdo rast emergjent. Ndryshe mini/salla kirurgjikale.
Në derën e drurit që kishte një xham në mes, shfaqet dr.Sh.Berisha specializant në Kirurgji në atë kohë. Me zë të ulët më thotë, “kam një plagë për mjekim”. Hapa syt!! “Në këtë orë”- i them?! “Po”, ma kthen duke kërkuar që mos të bëja zhurmë që roja dhe ushtarët e KFOR-it të dëgjonin. U tremba pak! Kërkoi me sy pacientin në koridor, por nuk shoh asgjë veç doktorit. Duke qesh, më kthehet, “do të sjell për pak. Erdha të kontrolloi koridorin për ushtarët. Është posht dhe ka hy nga bodrumi”! Nuk po kuptoja se çfarë po ndodhte. Ishte hera e parë që pasi kisha filluar praktikën aty. Duke pa habin time, më kthehet “Flamur, është i plagosur me armë dhe vjen nga lufta në Maqedoni”.
Mu ngrit adrenalina. Luftë, armë, krisma, gjakë, shkatërrim, të gjitha më erdhën në mendje për pak sekonda.
Duke u kujdesur që mos të zgjohet roja në koridor, vjen pacienti me një barrel të vjetër që bartej nga dy persona. Ishte rreth të 25-tat dhe kishte dy plagë në dy këmbët e tij, në pjesët e pasme. Plagët i kishte nga shpërthimi i një rakete të hedhur pranë vend-rojes së tij nga Helikopterët e Ushtrisë maqedonase. Berat, tha më quajnë dhe kishte theksin e një shqiptari nga Shqipëria. Emrin e vërtetë nuk e mora vesh kurr, pasi përdornin në atë kohë pseudonime dhe ky kishte marr emrin e vendit nga vinte. Për rreth 45 minuta, plagët e tij u mjekuan. Nuk u ankua për dhimbje. Ishte fjalë pak edhe nga frika. Të vetmen fjalë që i mbaj mend ishte se si ai ka shumë djem që po luftojnë kundër sllavo-maqedonasve.
Pas mjekimit, u kthye përsëri në një banesë private shumë pranë Spitalit për të vazhduar mjekimet, pasi aty nuk mund të rrinin për shkak të intervistave bezdisëse deri edhe në masa shtënguese nga ushtarët turq që qëndronin në oborrin e Spitalit. Lufta vazhdoi dhe si Berati, vinin thuajse çdo natë të plagosur, për mjekime në ilegalitet. Të gjithë mendonin kthimin në front pas shërimit.

Në Gusht të atij viti, lufta u ndërpre me Marrveshjen e Ohrit. Në një nga pikat kryesore të saj, konkretisht në pikën “5” të rubrikës së “Arsimimi dhe Përdorimi i Gjuhëve thuhet “Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës, poashtu është gjuhë zyrtare, sikurse është arsyetuar këtu”-thuhej në marrveshjen e asistuar nga të huajt. Shqiptarët tashmë janë mbi 35 % e popullësisë dhe i takon gjuha e dytë zyrtare në këtë shtet të sajuar. Ndryshe, mendoj se përsëri Berati dhe të tjerë si ai, janë gati të kthehen me armë në Maqedoni.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura