Prishtinë, 13. 01. 2016: Do ishte mirë të dihej se sa të këqia po i vijnë Kosovës nga mbrenda dhe sa nga jashtë, sepse vetëfajsia totale e tipit jo ne s’mundemi, ne s’dimë ne s’kemi… e zvoglon edhe më tepër vetëbesimin tashmë edhe ashtu të lëkundur. Identifikimi i përgjegjësive dhe mundësive tona do e forconte vetëbesimin që është aq shumë i nevojshëm në këtë kohë kur e kemi qeverisur aq keq vendin tonë, që e kemi masakruar duke e vjedhur, grabitur e uzurpuar dhe kjo gjë vazhdon ende dhe përditë e më tepër dhe këtë fenomen s’ka kush që mund ta mohoj. Për këto mospërgjegjësi ndaj vendit tonë faji dhe turpi bije mbi ne të gjithë.
Do ishte papërgjegjësia dhe marrëzia më e madhe që mund të na ndodhte që fajin tonë të mundohemi t’ja hudhim dikujt tjetër, kur në pytje është vendi ynë, liria jonë, pasuria jonë, ekzistenca jonë sovraniteti dhe shteti ynë. Përpos trashjes së zullumit që vendit tonë po i vije nga mbrenda po i ndihmon shumë edhe izolimi që vije nga jashtë, pikërisht nga BE-ja. Natyrisht ne s’mund të bëjmë gjykime kundër BE-s për kundrazi, kush më shumë se ne nuk ja ka shprehur mirënjohjet për ndihmën e saj në momentet kyqe të historisë sonë më të re. Mirëpo nga ana e BE-së ekziston një injorimë i nevojave imedijate ndaj Kosovës për shkaqe të saja të brendshme. Meqë BE-ja ndaj Kosovës po luan lojën siç thotë populli ngreh e mos e këputë, BE-së po i mjafton fakti që si shpërblim për shkatrrimin total të pësuar nga Serbija, ne kemi pavarësinë dhe atë me plotë pengesa nga 5 vendet anëtare të saj. Aspak serioze kjo për pretendimet strategjke të BE-s rrethë së ardhmes së saj, herë na trajtojnë si shtet e herë për shkak të 5-shes na kamuflojnë shtetsinë.
Bile po mos të ishin shqiptarët e shpërndarë gjithë andej do të kërkonin hapur t’ja lëmë veriun Serbisë, e në anën tjetër për shkak të strategjisë së saj lidhur me largimin e ndikimit rus e shpërblyen Serbinë me integrim në BE.
Rrugëtimi i Kosovës për në BE! /sh.b/
Në fund të fundit është mirë që bëhet integrimi por Jo në kurrizin tonë! Është dobësi e BE-s që ne të paguajmë këtë çmim paradoksi, kur është e qartë se Serbija na shkatrrojë neve dhe tani qarkullon lirshëm në BE, e ne jo edhe pse të shkatërruar dhe të ngecur në zhvillimet mu për shkak të Serbisë! Shpërblehet vrasësi ngulfatet dhe izolohet viktima!
Jo që roli i viktimës është ndojfarë krenarie dhe na bënë nderë, por Kosova është viktima, andaj s’guxon të mbetet akoma e tillë.
Nuk është fajtore vetëm Kosova për gjendjen në të cilën ndodhet, madje edhe sikur ta kishim një qeverisje më të mirën që mund ta afirmonte Kosovën. Nuk e di cila nuk duket reale të besohet që Kosova e sapo dal nga lufta me buxhet rreth njëmilardë e gjysmë dhe me munges nevojash më elementare nga të gjitha fushat do të mund t’i plotësonte kriteret ritmike, ashtu siç kërkohet me gjysmë zëri për afrim me Evropën. Nëse i kërkojmë dëmet e luftës, pensionet e vjedhura, pasurinë nënëtokësore të shfrytëzuar me vite të tëra etj., të gjitha këto pasuri janë para të thata e le të konvertohen të gjitha këto në euro dhe ta shohim se sa do t’i ndihmonte këndelljes ekonomike të Kosovës. Integrimi, hapja e Kosovës nuk mund të bëhet duke e izoluar, ky lloj izolimi do e ngulfas edhe më tepër Kosovën.
Duke i marrë parasysh të gjitha këto fakte, BE-ja duhej ti hapte dyert menjëherë Kosovës! Jo ti jep lëmosh, por t’ia hap rrugën dhe të bëjë të mundëshëm komunikimin pa pengesa me të.
Hapja pa pengesa me Europën do të përshpejtoj edhe kulturën politike të njerzëve, sikur BE-ja do shihte më mirë, atëherë do të përpiqej edhe të zgjedhë problemin e Kosovës si është më së miri. Ky izolim do na lërë në nivel mahallash, katundesh e qytetesh, kush më mir se izolimi u shërben të gjitha të kqijave? Me këtë izolim të BE-e ndaj Kosovës nuk mund të zhduken të gjitha këto dukuri negative! Në asnjë mënyrë nuk mundet as të na kërkoj BE-ja zgjedhjen e këtyre problemeve, e as ne të kërkojmë nga vetëvetja, për deri sa Kosova ballafaqohet me këtë izolim. Apo ndoshta jemi fajtor vetë që ne nuk e kemi përzënë Serbinë më herët, por ja që për padrejtësitë dhe gabimet e Evropës të cilat i pranon edhe vetë ne nuk kemi mundur ta bëjmë këtë më herët!
1. Sigurimi i lirive të individëve dhe mbrojtja e tyre kushtetuese,
2. Sistemi parlamentarë si institucion për mirëqenien e popullit,
3. E drejta e votës krahas administrimit në pajtim me dëshirën e shumicës.