SHERADIN BERISHA: SHQIPËRIA KUNDËR EMBARGOS (!) – SALI BERISHA I PËRZIER NË KONTRABANDËN E NAFTËS DHE TË ARMËVE ME SERBINË (1993…)!!!

Pashtriku.org, 24 korrik 2018:
Një veprimtari antishqiptare që duhet të gjykohet!!!
Ish kryeministri i Malit të Zi, Momir Bulatoviç, në librin e tij (me kujtime) ka publikuar dëshmi lidhur me kontrabandën e naftës që ka bërë ish’presidenti i Shqipërisë Sali Berisha, me regjimin e Sllobodan Millosheviçit. Sipas z.Momir Bulatoviç, Sali Berisha ka rënë dakord që të lejojë shkeljen e embargos së karburanteve të vendosur nga OKB, ndaj ish-Jugosllavisë në kohën kur Sllobodon Millosheviç vriste shqiptarë në Kosovë dhe vazhdonte masakrat në Bosnjë e Kroaci. Z.Bullatoviç ka arritur një marrëveshje me Berishën më 15 shtator 1993 për shitje të naftës dhe nga kjo veprimtari kanë siguruar fitime përrallore të gjitha strukturat shtetërore të drejtuar nga Partia Demokratike në Shqipëri, në krye me Sali Berishën. Shoqëria kryesore që drejtoi kontrabandën e naftës drejt Jugosllavisë ishte “Shqiponja”, pronë e Partisë Demokratike…

***
Për këtë temë në vijim kexoni:
Roli grek në takimin Berisha – Bullatoviç!
Si u zhvillua takimi Berisha – Bulatoviç më 15 shtator 1993?!
https://pashtriku.beepworld.de/files/Kosova_09/shkurt09/09/mapo_takimi_berisha_bullatovic_9.2.09.htm
***
Për këtë veprimtari përfituese e antikombëtare ka shkruar edhe gazeta “Albanian Herald”, volumi 1, nr.16 / Detroit, USA, tetor 1994.
– Nga arkivi im, më poshtë lexoni faksimilet e kësaj gazete…/^

***
“Rruga shqiptare drejt Serbisë“!!!
Revista „MAPO“ që botohet në Tiranë, në numrin e datës 23 mars 2010 ka botuar një shkrim me titull“Rruga shqiptare drejt Serbisë“ me autor Gjergj Thanasi. Z.Thanasi, me këtë rast publikon disa fakte skandaloze që dëshmojnë qartë bashkëpunimin sekret të qeverisë shqiptare me qeverinë serbe dhe sekserët serbë (pjestarë të bandave kriminale serbe), të cilët gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) kanë kryer një sërë krimesh ndaj shqiptarëve. Bëhet fjalë për kontrabandimin e armëve dhe municionit, për shuma të mëdha parash etj. etj, Në këtë artikull publikohet edhe një listë me emra të përveçëm kriminelësh serbë të përfshirë në këtë skandalë të tmerrshëm.
(***)
Në vijim lexoni të plotë shkrimin:
S k a n d a l o z e
SI I SHISTE QEVERIA SHQIPTARE ARMË SERBISË?!?
https://pashtriku.beepworld.de/files/kosova_2010/mars_2010/22-28.10/mapo_si_i_shiste_berisha-arme_serbise_23.3.10.htm

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura