FOTO E RRALLË – CEREMONIA E VARRIMIT TË NAIM FRASHËRIT NË TIRANË!

Pashtriku.org, 14. 12. 2015: Në vitin 1937, me rastin e festimeve të 25-vjetorit të Pavarësisë, eshtrat e Naim Frashërit u sollën nga Stambolli dhe u varrosën pranë Kryegjyshatës Bektashiane në Tiranë, duke parashikuar për më vonë edhe ndërtimin e një varri të denjë për. Ky varr u bë e mundur të përurohej vetëm pas tre vjetësh në kohë të Italisë. Varri monumental u ndërtua në oborrin e madh të Kryegjyshatës, duke patur parasysh përkatësinë fetare të poetit dhe vargjet e pafundme që ai i kish kushtuar bektashizmës. Monumenti ishte i gjithi në mermer të bardhë, në përputhje me stilin monumental të kohës. Mbi të, qenë vendosur simbole bektashiane dhe një shqiponjë e madhe dykrerëshe e gdhendur po në mermer. Në foto shihen autoritetet fetare tek rrijnë me respekt në këmbët e varrit, duke pasur në midis, të mbështjellë me flamur kombëtar, arkivolin e vogël me eshtrat e poetit, përpara se të ndryhen në varr. Më pranë tij, qëndron vetë Kryegjyshi Sali Njazi Dedei, i cili do të vdiste vetëm pak muaj më vonë, në 28 nëntor 1940 në një atentat që nuk u sqarua asnjëherë. Naimi pushoi në këtë varr, pa e ditur se do ta nxirrnin sërisht që andej. Në vitin 1967, në kuadër të mbylljes së institucioneve fetare, eshtrat u nxorrën sërisht për t’u vendosur në varrin e përbashkët me vëllezërit e tij Abdyl dhe Sami në Kodrat e Liqenit. Ndërkaq monumenti i vjetër u shkatërrua pa mëshirë, duke i humbur kujtesës sonë kolektive edhe një brilant tjetër, egzistenca e të cilit na dëshmohet vetëm nga kjo foto. /p/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura