GEGЁNISHTJA – GJUHA E PELLAZGЁVE!

GEGЁNISHTJA – GJUHA E PELLAZGЁVE!

Nga Dr. Mathieu Aref – Paris, më 6 nëntor 2025

[“Mbaje mend, biri im, se ne jemi populli më i vjetër në Europë dhe jemi pasardhës të Pellazgëve.” – Babi im]

Ja një artikull i shkurtër që konfirmon pse gjejmë shprehje dhe fjalë të LASHTA të gjuhës shqipe (atë të Zeusit dhe Pellazgëve “hyjnorë”) falë mbijetesës së gjuhës “gege” të Shqipërisë veriore dhe lindore, të ruajtur praktikisht të paprekur në këtë rajon (Mirditë, Mat, Peshkopi, Dibra dhe zona përreth Liqenit të Ohrit, ku u zbulua qyteti liqenor më i lashtë i ndërtuar mbi shtylla në Europë, që daton më shumë se 8,000 vjet.

Kjo është arsyeja pse, falë kësaj gjuhe (gegërishtja, e cila është një gjuhë dhe jo një dialekt – gjuha që fola me prindërit e mi dhe ende e flas me vëllezërit dhe motrën time), e cila është ruajtur praktikisht e paprekur (një fosil vërtetë i gjallë) kam mundur të deshifroj dhe interpretoj shumë fjalë dhe emra vendesh (toponime) oronime dhe fjalë të tjera nga poemat epike (Iliada dhe Odisea).

Por mjerisht, sot, dhe që nga viti 1972, gjuha zyrtare bazohet në dialektin jugor, “toskërishten”. Kjo ka shkaktuar dëme serioze në studime dhe kërkime (veçanërisht në gjuhësi, histori, parahistori dhe arkeologji) sepse jo vetëm që i ka penguar (studiuesit) ata të zbulojnë se “gegërishtja” është baza kryesore e gjuhës sonë shqipe, por i ka penguar gjithashtu të bëjnë lidhjen midis “pellazgjishtes së vjetër” dhe gjuhës shqipe.

Nëse, nga shekulli i 19-të e tutje, të gjithë këta studiues dhe “specialistë” do ta kishin parë pak më nga afër “gegënishten”, ata nuk do të kishin deklaruar: “Pellazgët ishin një popull para-helen që u zhduk pa lënë gjurmë”, kur kjo gjurmë me siguri ekziston: gjuha shqipe, të cilën për më shumë se pesëdhjetë vjet e kam konsideruar si një “fosil i gjallë” dhe gjuhën amtare të Europës. Dhe ne nuk do ta kishim pasur këtë “zbulim të rremë” i quajtur “indoeuropianizëm”, një gjuhë virtuale dhe artificiale që vetëm sa ka turbulluar ujërat gjuhësore… megjithatë ata e kishin “shqipen” në majë të gishtave të tyre. Por “e vërteta vjen ngadalë, por nuk tradhton kurrë”.

Ishte në Iliadë (XVI, 233/236) që zbulova për herë të parë (në moshën 15 vjeç në Liceun Francez të Heliopolisit, në Kajro/Egjipt) se “Zeusi nuk ishte Helen”, por “Pellazg dhe Dodonas”. Kjo konfirmoi atë që im atë më kishte thënë pesë vjet më parë: “Mbaje mend, biri im, se ne jemi populli më i vjetër në Europë dhe jemi pasardhës të Pellazgëve.” Kjo ishte shkëndija e parë që ndezi pasionin tim dhe më lejoi, disa vjet më vonë, të filloja studime dhe kërkime mbi Pellazgët, Historinë dhe Gjuhën e tyre, të shkruaja libra dhe të dorëzoja një tezë në Sorbonë në Paris… në moshën 74 vjeçare. Tani, më në fund, mund të vdes në paqe.

*

PS:

Në planin gjuhësor është zbuluar në revistën amerikane “Science” një studim i kryer nga një ekip shkencëtarësh (Website/science. Org – 23/07/2023 –

https: //www.science.org/ doi/ 10.1126/science.abg 0818)

duke renditur katër gjuhët e para të sistemit aktual gjuhësor (i cili, sipas përfundimeve të studimeve dhe kërkimeve të mia, ende duhet të rishikohet plotësisht): anadollake, tokhariane, shqipe dhe armene. Pa e ditur (për shkak të mungesës së studimeve multidisiplinare) ata cituan tre gjuhë (nga katër të cituara) me “të njëjtën origjinë pellazge”: anadollake, shqipe, armene dmth 75% (3 nga 4)! Sa për “Tokharianën”, kjo nuk ka të bëjë fare me Europën. Nëse këta “specialistë të indoeuropianizmit” do të kishin kryer studime dhe analiza të hollësishme dhe eksplicite të gjuhës shqipe (dhe veçanërisht të shqipës gege të Shqipërisë Veriore dhe Lindore) si dhe lidhjet e duhura midis pellazgëve të lashtë (dhe fiseve të tyre të ndryshme), shqipes, anadollakjen (frigiane, trojane, dardane, kariane, likiane, lidiane, etj.) dhe armenishten…e njejta rrënjë me Frigjianët): pa dyshim do ta kishin vënë gjuhën shqipe në “vendin e parë”. E vetmja gjuhë “aktuale” që ende ka ruajtur substratin më të pasur, më të pastër, më të vjetër dhe e para gjuhë e lashtë e “njohur” në Europë, ajo që me siguri flitej nga burrat dhe gratë e shpellave të “paleolitit”…dhe kush ishin  në gadishullin juglindorë të Europës? Pellazgët.

Në nivelin arkeologjik, ja zbulimet më të fundit të bëra në Buligari (Traka e lashtë pellazge): një fragment dhëmbi dhe kockash (modele të gdhendura) të gjetura në një shpellë (Baço Kiro) në Bullgarinë e sotme zbuloi ekzistencën e ekzemplarit më të vjetër të njeriut të njohur në Europë deri më sot, falë kërkimeve të reja të kronologjisë të botuar nga një ekip studiuesish ndërkombëtarë. 45/46.000 vjet më parë një popull nga Shpellat… aty jetonte një popull homogjen etnolinguistikisht: mund të jenë për mua sigurisht) paraardhësit e Pellazgëve që i kam quajtur “Homo Pelasgus”, që, gjithmonë i kam quajtur «populli i shpellave»: (Sh)pellazg.

____________________

PELLAZGЁT ILIRЁ

Nga Dr. Mathieu Aref – Paris, më 3 nëntor 2025

https://pashtriku.org/pellazg%d1%91t-ilir%d1%91/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura