GËZIM MEKULI: GËNJESHTRAEXPRESS E GAZETARËVE TË ҪORODITUR!

Oslo, 31. 05. 2014 – A duhet të jetë gazetaria instrument i partive politike? A lejohet që gazetari apo gazetarja të jetë «mashë» në shërbim të individëve të fuqishëm? Apo tjetra: A guxon media të jetë shërbëtore e idiotëve, kokëderrave dhe pularuajtësve?
Disa tituj të gazetës express, besoj se, i keni lexuar këto dy ditët e fundit.
Titujt sikurse:
– «Ku është Ilir Deda?»,
– «Plas sherri mes grevistëve, gratë kapen prej flokësh«,
– «Cili prej liderëve e ka gruan më të bukur?»,
– «Kërcënon Shpend Ahmeti: Asnjë ndërtim pa leje nuk do të tolerohet»,
– «Rroken për “floksh” zojat e partive politike (Video)»,
– «Dardan Gashi, shpëtimtari i Hanit të Elezit»,
– «Meliza Haradinaj takon Sali Berishën» etj.

Kjo gazetari e çoroditur të shqetëson. Kjo lloj bërje e gazetarisë, gazetari që i gjason më shumë shekullit të 19-të, zhvlerëson jo vetëm gazetarinë tonë, por edhe kulturën dhe mentalitetin e të lexuarit të vet kombit.
Gazetaexpress është duke u përqendruar në person. Kjo gazetë interneti para se të fokusohet në çështje apo në procesin e ndodhisë, parapëlqen shantazhimin, tollovinë, çorientimin e hutinë.

Kjo gazetë interneti është duke mbidominuar me gënjeshtrën, manipulimin dhe me titujt bombastik. Fotografia është e madhe dhe në epiqendër; Fotografia ultra e afërt dominon, sepse “gënjeshtra ekspress”, pardon, gazeta express s’ka gazetari të shkolluar e as gazetarë që dinë të bëjnë gazetari gërmuese e as edhe kritike. (Në një vend të kthjellët, gazetarët normal do të braktisnin këtë lloj gazetarie)
E, çka është fokusimi në person?
Fokusimi në person apo gazetaria e individit është ajo gazetari e ajo gazetë, atëherë kur një apo disa persona identifikohen shpesh në një artikull dhe, kur një artikull, në shkallë rritjeje, ka si pikëvështrim vetëm personat e veçantë.
Anët e këqija të fokusimit në person
Përqëndrimi i tepruar në person përpara procesit dhe thelbit të ndodhisë zvoglon vlerat informative të artikullit në shumë menyra:
1. Tani në fushatën parazgjedhore, fokusimi në person mund të bëj politkën më pak relevante për popullin. Nëse lexuesit e gazetave fitojnë përshtypjen se politika bëhet vetëm përmes intrigave të personave dhe koridoreve e zyrave të parlamentit, kjo mund të ligështon e largon interesimin e popullit për kyçje në politkë. Populli është i interesuar të kuptoj se si është situata e sigurisë në Kosovë, si është puna me “Serbinë në Kosovë”, si është ekonomia e familjes, dhe si funksionon sigurimi shëndetësor. Mirëpo nëse fokusimi në person është mbidominues në këto artikuj, atëherë humbet e shuhet ndjenja për të debatuar, për tu kyqur e për të ndjekur politkën dhe proceset poltike.
2. Mbiçmimi i personit para ndodhisë mund të largoj përqëndrimin nga ajo se rreth çkaje bënë fjalë tema e artikullit. Nëse bëhet përshkrimi i një konflikti politk eksluzivisht nga pikënisja në person, lexuesi lehtazi humbë kuptimin për konfliktin dhe problemtikën e saj. Konflikti artificialisht përzogëlohet e zhvlerësohet, ndërsa pesha e personit përzmadhohet e mbivlerësohet.
3. Gjuetia pas të rrallës, intrigat e mbushura me konflikte mund të çojnë aty ku shumë çështje relevante politke nuk debatohen e nuk publikohen.
4. Fokusimi në person mund të avansoj një perspektiv singulare/ njëjse. Pra, çdo gjë duket si një seri e veçantë dhe të izoluar dhe pa ndnonjë lidhshmëri logjike.
5. Disa persona fitojnë një vëmendshmëri të tepërt e të panevojshme mediatike. Fokusimi në “personat elite” mund të jap një kuptimësi të shtrembër të shoqërisë. Kjo u jep lexuesve bindjen dhe mendimin se janë një, dy apo tre persona të veçantë që udhëheqin e drejtojnë me proceset politike në Kosovë, e, jo fuqia kolektive intelektuale dhe politke e popullit shqiptar.
6. Fokusimi në person mund të duket edhe si budallallëk; kjo edhe apelon tek mentaliteti ynë; tek ndjenjat e jo tek logjika e arsyeja.
Kjo gazetë ka deficit fokusimin në temë: njerëzit e kësaj gazete kanë probleme me sqarimin apo shtjellimin e një çështjeje, apo lënde, i cili nuk fokusohet në person të paracaktuar. E, kjo tregon edhe nivelin e ulët e jocilësorë të gazetarëve që bëjnë këtë gazetë interneti.
__________________
Gëzim Mekuli:

– M A in Media Science and Rhethoric, – University in Bergen
– Communication, – University in Agder
– Film, Media and Communication, – University in Oslo
– Political science, – University in Mainz, Germany
– English language and litteratur, – University in Prishtina
– German in communication, – Østfold University college (1)
– Education theory in a multicultural context, – Oslo University college (1
)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura