GËZIM MEKULI: POPULL, JABLLANOVIQI KËRKOJ ‘FALJE’!

Oslo, 22. 01. 2015 – Folësit kanë shumë ndikim tek publiku. Pas fjalimeve publiku sillet edhe si një lloj kukulle, apo të them si një “tufë bagëtie”. Ndikimi përmes fjalës e fjalimeve në publik është shembull edhe për përditshmërinë tonë politike. Sepse në Kosovë kemi një diskurs retorik i cili hapur kërkon të ndikoj në publikun e tij. Pse e them këtë? Rasti Jabllanoviq: Jabllanoviqi nënat, motrat dhe gratë tona na i quajti «Divljaci» (egërsira). Kjo fjali e tij, dhe ky mendim i tij, i shfaqur në publik ndikoj në publikun shqiptarë. Kjo fjali acaroi, ndezi, goditi e provokoj fort tërë hapsirën shqiptare. Kosova përditë e më shumë po vie afër shpërthimeve dhe pakënaqësia ndaj klasës politke e Qeverisë së, sa vjen e shtohet.
Në këtë kontekst e në këtë vështrim do të veçoja, përsëri fjalimin retorik të Jabllanoviqit, bërë dje në Prishtinë, para medias, ku, ky çetnik, edhe kërkoj «falje» për ofendimin dhe poshtërimin e ikonës sonë, NËNËS SHQIPTARE!
Fjalimi i tijë retorik («kërkimfalja») u shpeshlansua nga mediat e Thaçit e të Isës. Fjalia e tij «Unë kërkoj falje, nëse janë ndier të ofenduara», është tallëse për 8 milion shqiptarë. Biles, këto fjali na kujtojnë mashtrimin dhe tradhëtinë që Brutusi i bëri Jul Cesarit.

Jabllanovic: «Unë kërkoj falje, nëse janë ndier të ofenduara»

Fjalia e përdorur me pompe: “Jabllanoviqi kërkoj falje”, ka si qëllim që të krijojë një publik, që do të ishte edhe bartës i atyre politikave që janë të interesuara të ruanë sundimin e keq mbi popullin dhe të «qetësoj» masat për të mos vërshuar në protesta kundër Qeverisë.
Kjo fjali e kjo kërkimfalje (e thënë dhe lancuar në momentumin e duhur e të përshtatur për pushtetin), ka për qëllim ndikimin tek publiku i revoltuar e i gatshëm për të demonstruar. Pra fjalia retorike “Jabllanoviqi kërkoj falje” i drejtohet një grupi të caktuar të njerëzve; në këtë rast fjalia kërkimfalje e retorike ju drejtohet publikut shqiptar të Kosovës. Kjo fjali retorike kërkon që të bindë dhe të ushtroj ndikim tek populli me qëllim që ta bindë të mos demonstroj kundër Qeverisë në pushtet. Se a do të arrihet të bindet masa e pakënaqur, të mos dalë në rrugë, vetëm përmes diskursit e bindjes retorike, mbetet të shihet.

———————————————

– KATUNDI QË DUKET, KALLAUZ NUK DON !!!
MESAZHET E VUҪIQIT NGA GRAҪANICA (PARALAGJ’JA E PRISHTINËS)
Vučić na Kosovu u Gračanici
Vucic u Gracanici 14 01 2015

Aleksandar Vučić: Kosovo je Srbija?

…………………………………………..

(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org,sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura