GJAKU I NXËNËSIT ISA BERISHA SHENJË E KUJTESËS HISTORIKE

Gjaku i nxënësit Isa (Muhamet) Berisha shenjë e kujtesës historike!

Shkruan: Hazbije Berisha

Në Amfiteatrin e bukur të shtëpisë së kulturës “IMRI CURRI” në Han të Elezit, në prani të një numri të madh artdashësish dhe në një atmosferë impozante, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, z.Mehmet Ballazhi-Kryetar, u mbajtë premiera e filmit dokumentaro – artistik  Gjaku i nxënësit Isa (Muhamet) Berisha shenjë e kujtesës historike.

Këtë manifestim kulturor, përkatësisht Familjen Berisha, kishte ardhur ta nderoj  edhe familjari i Poklekut të Drenicës martire, i masakrës më të madhe në Kosovë, Ing.Xhavit Muqolli me bashkëshortën e tij Zojen.

Përveç shumë qytetarëve nga Hani i Elezit, Kaçaniku, dhe e gjithë Kosova,  kishte edhe nga trojet tona etnike nga Maqedonia e Veriut, Shkupi, Tetova, Kumanova  dhe shumë bashkëatdhetarë nga Mërgata shqiptare, me prezencën e tyre na nderuan edhe ish të burgosurit politik: z.Shaban Çupi, Shani Sejdiu, Bajram Dernjani, Zahrie Podrimçaku – Subashi, znj. e Salih Gjonbalaj nga Brukseli.

Ky manifestim përkujtimor të cilin e moderoi suksesshëm, znj. Xhemile Curri, u përmbyll me një këngë të bukur kushtuar martirit Isa (Muhamet) Berisha, të interpretuar nga Shaban Rogaqi, dhe i cili u përcoll me duartrokitje frenetike nga të pranishmit.

P. S. Sot e 27 vite më parë, krimineli serb Ivica Zhivanoviq(ushtar i Ushtrisë famkeqe jugosllave), saktësisht më 18 qershor 1995, derisa nxënësi i shkëlqyeshëm 10 vjeçar ( Isa Berisha) po lozte futboll me moshatarët e tij, mu para oborrit të shtëpisë së vet (hiq më larg se 30 metra nga objekti i Kazermës së ushtrisë famkeqe jugosllave), e thërret Isen e vogël, e fut brenda në kazermë dhe, pas 10 minutash me gjakftohtësinë më të madhe prej krimineli e ekzekuton, vetëm e vetëm pse ishte shqiptar!!

Krimineli edhe pse e ka pranuar krimin në seancën gjyqësore në Nish, sot e kësaj dite jeton i lirë dhe nuk është dënuar me asnjë ditë burg!!

Kjo është “fytyra” gjenocidiale e Serbisë fashiste, e cila me shekuj vazhdon të mbetet e përkëdhelura e Ballkanit nga Evropa”demokratike”!!

P.S. Ekipa realizuese e dokumentarit:

Autorë: Nusret Pllana e Erza Ramuka

Skenari: Emin Kabashi

Regjia: Nusret Pllana

Producente: Erza Ramuka

Kamera dhe montazhi: Gramos Salihu

Asistent kameraman: Pjetër Monreca

Sponsor gjeneral: ALBAGROUP – Sherif Ramuka

Hani i Elezit,

18 qershor 2022

“Fjalë Qielli”

Kur shpirti për në Tokë më është nisë,

Bashkë me trimërinë jam qëndisë,

Me krenari tha babi, t’ia lëmë emrin e Bacit Isë,

Po tha nëna~Edhe të të dërguarit të Perëndisë.

Bashkë me emrin në atë shtëpi, gjeta edukim e dashuri,

Mësova nga të gjitha më së miri emrin “NJERËZI”

Ndaj për secilin njeri, ndjeja keqardhje e mirësi,

Edhe ushtarët me uniformë,i shikoja me empati.

Në çantën shkollore mbaja libra ndonjëherë edhe ushqim,

Të gjitha i ndaja me klasën,pa aspak kursim.

Më shkëlqenin sytë kur më thonin ke bujari,

Kur sytë e prindërve të mi më shikonin me krenari.

Sepse ani pse i vogël,një gjë mirë e dija,

Atdheut tim i duheshin mirësia e dituria.

Kështu nga do që shkoja isha pa fare frikë,

Me secilin njeri,qoftë edhe armik.

Edhe atë ditë kur mirësia më vrau nga armiku,

Unë qëndrova guximtar,nuk mu dridh qerpiku.

Sepse edhe ato çaste kur pa mbështetje isha,

Bashkë me emrin tim,forcën në zemër kisha.

Lart më shihte Zoti,në zemër isha shqiptar,

Do të vdisja për të mos vdekur,i pastër dhe krenar.

Pas 27 vitesh,në sallën me njerëz plot,

Historinë time e dëgjuat me lot.

Unë nga qielli lart diçka doja t’iu thoja,

Jam në parajsë me gjithçka që doja.

Në shtetin tim të lirë,përkujtohem me krenari,

Ndaj mos u dëshproni kur nuk gjeni drejtësi.

Drejtësia e Zotit,drejtësia e vërtetë,

Me padrejtësitë e tyre secilin do ta vret.

Faleminderit që sa herë më kujtoni~Më bëni krenar,

Përherë në mesin tuaj~Shqiptar në ideal.

Ariana Curri

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura