GJEKË GJONAJ: MOHIMI ETNIK DHE GJUHËSOR I SHQIPES NË MAL TË ZI

Ulqin, 09. 02. 2017: Shqiptarët në Malin e Zi siç dihet janë popull autokton. Në trojet e tyre etnike. Megjithatë shumica e tyre (për fat të keq) nuk i mbajnë mbiemrat autentik. Prej kur? Që nga fillimet e shekullit njëzetë, gjatë Mbretërisë Serbe, Kroate e Sllovene, Luftës së Parë Botërore e deri në Luftën e Dytë Botërore, pothuaj të gjtha familjet shqiptare kanë qenë të detyruara nga pushteti që mbiemrave të tyre t’u shtojnë edhe mbaresën sllave „ iq“ ose „viq“. Ky imponim i padrtejtë, i paligjshëm, në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat themelore të njeriut dhe të pakicave, që iu bë shqiptarëve nga pushteti sllav ( serbo-malazias), kishte për qëllim asimilimin (sllavizinin) e qytetarëve të përkatësisë shqiptare. Ky veprim ishte jo vetëm vepër e rëndë e pushtetit serbo-malazias, por ishte shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe atyre nacionale. Kështu brenda natës Gjoni është bërë Gjonoviq, Gjeloshi është bërë Gjelosheviq, Gashi është bërë Gasheviq, Lekoçi është bërë Lekoçeviq, Gjoka është bërë Gjokiq, Luca është bërë Lucoviq, Luli është bërë Luliq, Kovaçi është bërë Kovaçeviq, Mehmeti është bërë Mehmedoviq, Bardhi është bërë Bardiq ose Barlloviq, Fici është bërë Ficiq, Resulbegu është bërë Resulbegoviq, Beci është bërë Beciq, Kollari është bërë Kollareviq, Elezaga është bërë Elezagiq, Kasmi është bërë Kasmiq, Cungu është bërë Cungoviq , Bushatlia është bërë Bushatliq e Hasani është bërë Hasanoviq. Pra, identitet krejt tjetër.
Ndërrimin e mbiemrave shqiptarë në variantin malazez e gjejmë të vërtetuar vetëm në Librin e regjistrimit të familjarëve dhe pronarëve për evidentimin e pasurisë së paluajtshme në bazë të të të cilave popullata i paguante shtetit tatimin shtetëror apo „Protokolli i Dacijeve“ (Protokol Dacia) i vitit 1905 dhe më vonë në regjistrat e amzës të popullatës shqiptare.

Vlenë të përmendet se në regjistrimet e mëhershme 1878-1904 nuk ekzistonte ky element i shkombëtarizimit dhe asimilimit të shqiptarëve në Mal të Zi. Gjatë periudhës së përmendur kohore mbiemrat e familjarëve shqiptarë shënoheshin në disa forma (mënyra). Sipas emrit të babës. Sipas emrit të fshatit të tyre. Sipas nofkës ose llagapit. Sipas profesionit. Sipas thirrjes fetare. Sipas ndonjë grade ushtarake. Në trajtën e të folurës sllave e të tjera, por pa iu shtuar prefiksin „iq „ apo „viq“.
Pas Luftës së Dytë Botërore shqiptarëve të Malit të Zi u është lejuar t’i ndryshojnë mbiemrat e tyre, gjë që një pjesë e tyre simbolike edhe e kanë bërë. Pjesa më e madhe e familjeve të shqiptarëve në Mal të Zi i kanë mbiemrat e sotëm që nga kjo kohë. Ndryshimi i mbiemrit është i lejuar me ligj edhe tash, por pak familje a individë e shfrytëzojnë këtë të drejtë. Çuditërisht korrigjmin e mbiemrave të shkruara me dhunë „gabim“ në librat (regjistrat) amëz po e bën një numër jashtëzakonisht i vogël shqiptarësh. Këtë mundësi tashmë ligjore nuk po e shfrytëzojnë as disa persona e individë që do të duhej të ishin nismëtarët e parë të largimit të prapashtesave „viq“ e „iq“ nga mbiemrat e shqiptarëve – intelektualët, në mesin e të cilëve edhe mësimdhënës. Ata dhe qytetarët e tjerë shqiptarë brenda dhe jashtë vendlindjes të cilët me fanatizëm, besnikëri e tolerancë sot e kësaj dite vazhdojnë të mbajnë në pronësi mbiemra të „veshur“ me një stolisje prapashtesore duhet ta kenë të qartë se veprojnë kundër identitetit të tyre dhe në dobi të atyre sunduesve që me shekuj rrinë gati të tjetërsojnë historinë, kulturën dhe identitetin tonë.
Dua të them me dashamirësi vëllazërore se këta shqiptarë nga Mali Zi që sot jetojnë në demokraci brenda dhe jashtë shtetit dhe ligji ua mundëson rikthimin e mbiemrave të tyre në shqip, duhet të mos kenë frikë nga askush, pra as nga shteti, e të bëjnë me vetëiniciativë një gjë të tillë. Në këtë mënyrë ata në rend të parë do të respektojnë paraardhësit e tyre, që para dhunës për ndryshimin e mbiemrave janë thirrur pa prapashtesë sllave.
Fenomenin e sllavizimit të mbiemrave që ka ngjarë edhe te shqiptarët e Malit të Zi e kanë trajtuar në studimet e tyre gjuhësore edhe gjuhëtarët e shquar Aleksandër Xhuvani dhe Eqrem Çabej. Sipas tyre të gjitha këto elemente e kanë pasur prapavinë e qëllimshme politike të mohimit enik dhe gjuhësor të shqipes dhe të etnosit shqiptar. Nga këta dhe shumë shembuj të tjerë shihet një “dhunim” gju¬hësor-prapashtesor mbi bazën e emrit shqip, të cilin shqiptarët duhet patjetër ta mënjanojnë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

DR.sc.ILMI VELIU: REAGIM KUNDËR DEKLARATAVE SHOVENISTE TË SKENDER ASANIT PËR GZETËN SHQIPTARE – KOHA

Shkup, 17 shtator 2020: (Deklarata e Skender Asanit) Застрашувачки е антисемитскиот јазик на весникот КОХА! За својата реализирана…