GJEKË GJONAJ: NJË PASDITE NË SHKODËR ME VEPRIMTARIN E ÇËSHTJES KOMBËTARE, TOMË JAKAJ

Ulqin, 12 tetor 2018: Para dy vitesh në njërin prej restoranteve të bukura të Shkodrës u takova me mërgimtarin Tomë Jakaj, bir i respektuar i familjes Jakaj të fshatit Ranoc-Zllakuqan, Komuna e Klinës, në rrafsh të Dukagjinit, Kosovë. Ky veprimtar i diasporës shqiptare në Nju-Jork, sipas rrëfimit të tij, kishte ardhur me zonjën e tij Pashkën, për vizitë në vendlindje për t’u takuar me vëllezër, kushërinj, miq e dashamirë të tij të dashur.
Derisa rrinim bashkë, më rrëfente për rininë e tij të brishtë. Për ditët e hershme të fëmijërisë së tij. Për vështirësitë e jetës në vendlindje. Për familjen e tij shumëanëtarëshe, të ndershme e bujare. Për jetën e tij aspak të lehtë në mërgim. Për padrejtësitë, torturat dhe vrasjet çnjerëzore të pushtetarëve sllavo-komunist të kohës ndaj fammiljarëve të tij dhe shqiptarëvve të tjerë në Rrafshin e Dukagjinit.
Me respekt të thellë më fliste për të gjithë ata shqiptarë të Kosovës që në periudha e rrethana të ndryshme historike kanë dhënë jetën për ruajtjen e trungut shqiptar, për lirinë e Kosovës, për pavarësinë e saj.
Me admirim më fliste edhe për bashkimin kombëtar, të cilin e ëndërron me gjithë shpirtë qysh në rininë e tij të hershme. Gëzohej shumë që më 17 shkurt 2008 lindi një shtet i ri në botë, shteti i dytë shqiptar – Kosova e pavarur dhe sovrane. Dhe, kishte të drejtë, sepse në këtë drejtim veproi me tërë qenien e tij për të lobuar e ndihmuar në forma e aktivitete të të ndryshme në mërgim ( demonstrate, tubime, organizime…), në Nju-Jork , Uashington e qytete tjera në favor të krijimit të shtetit të lirë të Kosovës.

Në të gjitha veprimtaritë që janë zhvilluar në diasporë Toma, bashkë me veprimtarët e tjerë të kauzës kombëtare, ka qenë aktiv. Ai për asnjë çast nuk e ndërpreu aktivitetin dhe angazhimin e tij për të ndihmuar popullin shqiptar të Kosovës, por edhe të hapësirave të tjera shqiptare, nuk e ka ndërprerë.
Kudo që është angazhaur përherë ka qenë ndër të parët në aksione. Asnjëherë nuk ka kursyer mundin dhe sakrificën e tij dhe të familjes. As paranë që e ka fituar me shumë punë, mundim e djersë, nuk e ka kursyer për të mirën e popullit të vet. Aktiviteti i bacës Tomë prej një veprimtari të dalluar u manifestua në vazhdimësi që nga shkuarja e tij në mërgim në vitin 69-të të shekullit të kaluar e deri më sot, duke mos e ndalur angazhimin e tij në të mirë të kauzës kombëtare.
Te ky veprimtar dhe atdhetar i shquar vërejmë edhe një dimension tjetër, humanizmin njerëzor, të cilin, siç mësuam nga disa mërgimtarë shqiptarë në Amerikë, e ka dëshmuar përmes ndihmës dhe sponsorimit në disa raste. Me këto dhe shumë angazhime të tjera të tij në të mirë të kombit të cilat është e pamunduir t’i theksojmë me këtë rast, në radhë të parë ka nderuar veten, ka nderuar familjen e tij dhe kombin përgjithësisht.
Secili njeri që punon për të mirën e popullit meriton respekt. Edhe angazhimin e pakursyer të Tomë Jakajt (nacinalist i “ Ballit Kombëtar”) , për aksione të shumta për çlirimin definitiv të Kosovës nga regjimi okupues serb, bashkëvendasit e tij të profileve të ndryshme në Kosovë e nderuan me pritjen e ngrohtë e vëllazërore që iu bë më 31 maj 2016 në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari “ në Prishtinë.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, siç shkruan mediat e Kosovës, në shenjë mirënjohjeje për punën e tij fisnike dhe atdhetare në mërgim iu dha Flamuri me Stemën e Ballit Kombëtar. Ky vlerësim për veprimtari kombëtare, më tha në ndarje, do të më japë edhe më shumë kurajo e fuqi shpirtërore që edhe në këtë moshë të thyer të vazhdojë për idealin e shenjt të heronjve e martirëve për bashkimin e trojeve tona etnike të Gjeergj Kastriotit – Skënderbeut.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura