GJEOPOLITIKË…

Berlin, qershor 2022

GJEOPOLITIKË…

(Mbim dhunën e vizave)

Nga Rexhep Kasumaj

Kisha lexuar herët mbi gjeopolitikën e Polonisë dhe ndajshtesën fatale të saj. E gjendur nga fati midis Rusisë e Gjermanisë, ajo do të vuante herë mësymjen nga ana perëndimore, e herë në kufijtë lindor të saj.

Kujtova këtë dromcë mësimesh ndër vite, ndërsa mendoj përpëlitjet e dashnisë së njëanshme të shqiptarëve. Sepse, thjeshtë,  kur bëhet fjalë për shqiptarët – gjeopolitikë është përherë refuzimi dhe poashtu gjeopolitikë përqasja e tyre.

Aq më tepër nga Franca e Macronit që ka rikthyer nënujshëm hemisferën e interesave të vjetër.

Gjithnjë i frymëzuar nga gjenerali De Gol që (në Momoaret e tij), pas luftës së dytë kur Gjermania ishte përulur, pohonte: Franca duhet t’i prijë kolonës së popujve në Europë.

Apo, mbase, evokon si referencë të parrëzueshme autorin e “Letër miqëve gjermanë” (Kamy) që bënte klasifikimin e habitshëm, gati racial: ne, ndryshe nga ju miq, nuk i dhuruam botës skllevër!

Çfarë cinizmi! Franca nuk ka prodhuar skllevër? Lëmë për një çast kolonitë, aq të shumta sa dhe sot Franca quhet shtet interkontinental.

Mjaftojnë shqiptarët në Europë që, si thotë Fishta, do i hidhte në mëshirën e klyshëve të Rusisë.

Ndaj dhe vizat për Kosovën janë një formë e tillë e dhunës tek synon shantazh e tregti me të ardhmën e saj.

Veçse shqiptarët, tashmë,  nuk janë në vitin e mbrapshtë nga fillimshekulli i ikur.

Ata, më në fund, kanë kartat e tyre.

Të forta e vendimtare për gjenin dhe fatin e vet kombëtar!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura