GJOKË DABAJ: BISEDIME PO, POR JO DARKËRA!

(Durrës, 05. 12. 2012) – Jo darkëra, ta marrë dreqi! Jo darkëra e cakërrime gotash, ende pa u piksur gjaku në kafkat bajonetëshpuara të fëmijëvet tanë! Ende pa u shpëlarë shalët e përjargura të gravet tona të përdhunuara! Ende pa u gjetur, pa u prurë në Atdhe eshtrat e disa mijë të masakruarvet tanë varrehumbur! Ende pa na u zbuluar, ku dhe si humbi Prof.Ukshin Hoti! Ende pa na kërkuar ndjesë për një vrasje aq mospërfillëse të Prof. F.Aganit! Ende pa thënë asnjë fjalë për çfarë ka punuar mbi popullin tonë, në mbyllje të shek. XX, një nga shovinizmat më revoltëshkaktues që njeh Evropa bashkëkohore!
Çfarë dëshiron të arrijë zonja K.Eshton me darkërat e saja?! Dëshiron të tregohet moderne zonja baroneshë?! Apo ka mbetur po aq konservatore, sa ç’ka qenë kasta e saj në kohërat e Arturëvet e të Riçardëvet?!

Bruksel, 04. 12. 2012: Takimi i trinomit – Thaçi- Eshton – Daçiq.

……………………………………

Sido që të jenë të gjitha këto punë, delegacionit tonë nuk i ka hije të tregohet kaq i padinjitetshëm. Nuk jemi fëmijë! Jemi burra, jemi njerëz të rritur! Kemi edhe ne një moral tonin! Kemi edhe ne një traditë tonën nacionale! Asnjëherë nuk kemi lejuar që, në ceremonitë e faljes së gjaqevet, të denigrohet familja gjakfalëse! Përkundrazi! Familjes gjakfalëse i janë ofruar nderimet më të lartë, jo vetëm kur i vrari ka qenë i pafajshëm, siç është rasti ynë, por edhe në rastet kur i vrari ka qenë vetë fajtor.
Unë nuk jam kundër bisedimevet. Jam për bisedime. Por jam kategorikisht kundër çdo forme poshtërimi! Bëhuni burra, o bij të Kosovës, se historia nuk do të rrijë pa jua peshuar çdo gjest e çdo fjalë tuajën! Mos i detyroni eshtrat e të parëvet tanë të trokëllijnë zemërueshëm nën dhe!

……………………………………………….

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë e masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, dhe 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosur. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar mijëra femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës afër 1000 mijë prej tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi (Peruqac, Petrovo Sello dhe Batajnica 1, 2 dhe 3), ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 1.800 shqiptarëve të tjerë që konsiderohen si të zhdukur (të pagjetur). Sipas një përllogaritjeje të publikuar në raportin e KMDLNJ’së (1999), numri i objekteve të shkatërruara, të djegura ose të dëmtuara – i shtëpive dhe i banesave, i lokaleve afariste dhe i fabrikave, i shkollave dhe i objekteve të tjera arsimore, kulturore e shkencore, i objekteve fetare, i monumenteve kulturore e historike që nga lashtësia e deri në ditët e sotme është tejet i madh. Vlerësohet se gjatë luftës në Kosovë (mars 1998 – qershor 1999) janë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1100 vendbanime shqiptare; janë plaçkitur, djegur e shkatërruar (pjesërisht a tërësisht) mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore – historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj. Pas përfundimit të luftës, kur popullata e shpërngulur kthehet në Kosovë, ka gjetur dokumente ushtarake e madje edhe fotografi, në të cilat shihen qartë militarët e paramilitarët serbë në aksione, duke buzëqeshur mistershëm me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapluar zjarri. Edhe pse emrat e kriminelëve që kryen mijëra masakra, janë identifikuar nga njerëzit që mbijetuan krimin, deri më sot askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë, as policia apo prokuroria e EULEX’it, as policia e Kosovës apo prokuroria vendore, por as institucionet tjera ndërkombëtares dhe as ato vendore (Qeveria, presidenca, Kuvendi apo shoqëria civile), nuk kanë treguar as më të voglin interesim, për t´i ndjekur e arrestuar këtë mori kriminelësh. Ndërkohë që EULEX’i po i ndjek e arreston luftëtarët e lirisë, të cilët me armë në dorë e mbrojtën popullatën nga gjenocidi dhe etnocidi serbë! (Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)

Shikoni rrëfimet tronditëse të femrave të përdhunaura në Kosovë (1999)

*   *   *

NJË FOTO FLET SA 10 MIJË FJALË!

=================================

(Përgatiti: Sheradin Berisha, kryeredaktor i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura