Durrës, 22 dhjetor 2019: Që “Samiti i Tiranës”, i të mbrapshtit vit 2019, është një punë e pistë, këtë kushdo e kupton dhe e di. E di Ed Rama dhe s’e dimë pse po e bën, e di A.Vuçiqi dhe e bën me qëllime të qelbët, e di Zaevi dhe merr pjesë në të mbase për të gërryer ndonjë gjë në interes të vet dhe të pjesës sllave të shtetit të vet. Edhe M.Gjukanoviqi doemos e di, por ai të gjitha punët i bën me dinakëri, duke u paraqitur si më babaxhani i këtij nënqielli.
Që ky “samit” luajderësh të këtij gadishulli është një punë e pistë, e dinë edhe ata shqiptarë që e shajnë Enver Hoxhën pse, gjatë Luftës së Dytë dhe në 4 vitet e parë mbas asaj lufte, qe lidhur me jugosllavët dhe nuk e shajnë Ahmet Zogun pse shkoi në Beograd për të lypur para dhe njerëz, që të rrëzonte Fan Nolin. E dinë edhe ata që shajnë Enver Hoxhën për lidhjet e tija me jugosllavët dhe, kur iknin prej sundimit të Enver Hoxhës, prindët e tyre ose ata vetë, u dorëzoheshin pikërisht jugosllavëvet.
E, me gjithë këto e shumë të tjera si këto, H.Thaçi duhej të kish ardhur në Tiranë. E para, ai duhej të kish ardhur në Tiranë, qoftë edhe thjesht për t’i bërë A.Viçiqit zyrtarisht vetëm një pyetje: Shtetasit e Republikës së Kosovës, tregtarët e Republikës së Kosovës, shoferët e kamionëvet të Republikës së Kosovës, politikanët e Republikës së Kosovës, mërgimtarët e Republikës së Kosovës, turistët e Republikës së Kosovës, me ç’pasaportë do të hyjnë në Republikën e Sërbisë? Kjo do të ishte një pyetje e gjatë. Por mund t’ia bënte po këtë pyeje fare të shkurtër: Me ç’pasaporta do të udhëtonin shtetasit e Republikës së Kosovës nëpër Republikën e Sërbisë? Me fjalë të tjera, a e njeh Sërbia shtetin shqiptar që quhet Republika e Kosovës, apo kërkon të kapërcejë sipër këtij shteti dhe të mbërrijë në Shkodër dhe në Durrës?
Mbas kësaj pyetjeje dhe mbasi të merrej e qartë përgjigjja prej gojës buzënjtur të A.Vuçiqit, H.Thaçi duhej ta kish të gatshëm një varg pyetjesh të tjera: Shtetasit sërbë, të cilët kanë djegur shtëpi, kanë përdhunuar gratë e vajzat tona, kanë vrarë shqiptarë të Republikës së Kosovës e që shqiptarët e mbetur gjallë i njohin me fytyrë e me emër e mbiemër, a do të hyjnë lirshëm, shengenshëm, në Republikën e Kosovës?
Në këtë pikë, H.Thaçi do të duhej të shtonte: Ed Rama po na thotë ta harrojmë të kaluarën. Por, a mund të harrohet një e tillë e kaluar, thejsht për një lëvizje të lirë shengençe dhe për një tregti “pa pengesa”? Ed Rama po na thotë të harrojmë të shkuarën, në mënyrë që domatet e Myzeqesë të mund të shiten lirshëm në Beograd. Por, a është gjë e bukur, a është e durueshme, a është e harrueshme, që, një sërb i Beogradit të kafshojë domatet tona të Myzeqesë në të njëjtën mënyrë siç ka kafshuar para 20 vitesh cicat e nusevet dhe vajzavet tona nëpër Republikën e Kosovës?
Këto pyetje duhej t’i bënte H.Thaçi në atë lloj “simiti” të luajderëvet të gadishullit tonë dhe do të dilte i nderuar. Do të duartrokitej ai, në vend që shqiptarët të hapnin veshët edhe sytë, pale ç’po na thotë ky A.Vuçiqi, jo për Reçakun, Hoçën e Prekazin, por për një “grand” me para të Sërbisë, dhënë dhuratë atyre që e kanë ftuar.
Por H.Thaçi nuk qe kaq i mençur. Madje, nuk po dimë, mos ai nuk erdhi në Tiranë, që, tërthorazi, t’i jepte të drejtë A.Vuçiqit për ta përfaqësuar në atë “simit” edhe Kosmetin?! Sepse, kur një shtet nuk i dërgon përfaqësuesit e vet në tubime të këtillë të pamoralshëm, siç po i organizojnë Rama e Viçiqi, duke tërhequr aty edhe Zaevin çun të mirë, vetëvetiu u mbetet të tjerëvet për të tallur prapanicën në adresë të atij që mungon.
A e patë si u tallën me Republikën e Kosovës, duke thënë: S’po e kuptojmë pse nuk erdhi Kosova?!
Dhe, përfundimisht, ne nuk po dimë: Duke mos marrë pjesë H.Thaçi në këtë lloj “simiti”, a ia la vullnetarisht A.Vuçiqit në dorë fatin e “Kosmetit”, apo… qe i detyruar?!
Gjokë Dabaj. Durrës – 22 dhjetor 2019
Postime të Lidhura
BEHXHET SH.SHALA: STRUKTURAT PARALELE, ILEGALE, LEGALE APO KRIMINALE!
(Prishtinë, 12. 10. 2012) – Me Ramushin (Tahirin) pajtohem se në veri të Kosovës nuk ka struktura paralele.…
ISH’KRYETARI I KUVENDIT, JAKUP KRASNIQI I SHKRUAN LETËR ZV.PRESIDENTES SË BE’së ULRIKE LUNACEK
Prishtinë, 29.11.2015: E nderuara zonja Lunacek, zëvendëspresidente e BE’së – Fillimisht dëshiroj që t’ju falënderoj, për bashkëpunimin që…
KUSH E FAVORIZOI SERBINË DHE PËRSE!?
KUSH E FAVORIZOI SERBINË DHE PËRSE!? Nga Xhelal Zejneli, Shkup, 13 qershor 2022 Gjermania është ekonomia kryesor e…
JETA PA FRIKË KA KUPTIM!
Një vit më parë (më 20 tetor 2021) kur dominonte frika kolektive kam ngritur zërin për zgjim! Te…