GJOKË DABAJ: NJË KAZERMË GREKO-SËRBO-RUSE, MU NË MES TË TIRANËS!

Durrës, 02. 06. 2014 – Më datën 1 qershor 2014 u bë në Tiranë i ashtuquajturi shenjtërim i katedrales ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. E gjithë ceremonia ishte një fyerje e rëndë, në radhë të parë, ndaj vetë JEZU KRISHTIT, emri dhe figura e të cilit u keqpërdorën në mënyrën më të ulët, dhe, në radhë të dytë, fyerje e rëndë ndaj Kombit Shqiptar, me të cilin një pjesë e hierarkëvet të Kishës Ortodokse Botërore u tallën në mënyrën më cinike.
Nuk dua të them që, që të gjithë ata klerikë, të pranishëm në ceremoni, patën të njëjtin qëndrim. Por organizuesit, përfaqësuar nga Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse (gjoja!) Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatosi, s’patën tjetër qëllim, veçse të manifestojnë “MBYLLJEN TRIUMFALE” TË NJËRËS NGA FAZAT E POSHTËRIMIT TASHMË MBI 2-DEKADËSH TË KOMBIT SHQIPTAR, duke përdorur poshtërsisht, kinse në emër të fesë, pikërisht portretin, simbolet dhe emrin e JEZU KRISHTIT.
Vetë ndërtimi, nga fillimi deri në fund, i kësaj katedraleje, ka qenë një pëdorim politik i ndjenjavet fetare të besimtarëvet ortodoksë shqiptarë. Është marrë si shkas, si pretekst, fakti që në atë vend paska ekzistuar dikur një kishë ortodokse, është marrë leja për të ringritur në atë vend një objekt kulti ortodoks, janë bërë manipulime në miratimin e projektit dhe është spostuar e injoruar krejt kompleksi arkitekturor i Ministrisë së Mbrojtjes, është mbledhur para e madhe kudo ku ka qenë e mundur, vetëm e vetëm për t’ia arritur këtij denigrimi që u manifestua sot, janë derdhur e ngrirë mijëra ton hekurbeton dhe, më në fund, është ngritur “më se impozant”, mu aty në mes të Tiranës, jo një objekt kulti, por një një objekt politik e ushtarak, me synim subversionimin së brendshmi të qenies sonë kombëtare.

Na kujton kjo, mënyrën se si janë mbindërtuar dikur mbi kishat tona: Kompleksi i Patriarkanës në Pejë, Manastiri i Deçanit, Manastiri i Graçanicës dhe dhjetëra KAZERMA të tjera, me emrin “kishë”, anembanë tokavet arbo-shqiptare.
Është shfrytëzuar rasti që politikanët dhe drejtuesit e shtetit shqiptar nuk guxojnë të bëjnë as ciu, as miu, as gëk, as mëk, kundër të këtillë veprimeve, sepse menjëherë do të hidheshin mbi ta gurë e baltë, sikur gjoja po vepronin kundër fesë. Është shfrytëzuar si alibi, fakti që, në kohën e Enver Hoxhës, RPSSH-ja ka qenë deklaruar si shtet ateist. Vepro, po deshe, kundër EDHE PËRDHOSËSIT MË TË PASKRUPULL TË BESIMIT NË KRISHTIN, KRYEPESHKOPIT A.JANULLATOS! Bota ka për të të akuzuar ty e jo atë!
Vetë pjesëmarrja e krerëvet të politikës e të shtetit të Republikës së Shqipërisë në atë ceremoni fillim e mbarim provokuese, dëshmoi që ne, si shtet e si komb, i kemi duart të lidhura, ndërsa ata dinë ta shfrytëzojnë fort mirë pozitën tonë dëshprimisht kapitulluese. Ata e dinë që ne jemi të detyruar t’i themi derrit dajë, sepse përndryshe, grerëzat e hegjemonizmit fantazmagorik të politikanëvet grekë do të mund të na dëmtonin rëndë në vendimet që duhet të marrë BE-ja për ne pikërisht në këtë qershor.
Duke e njohur gjendjen tonë dhe duke pasur një përvojë thuajse 800-vjeçare në këso punësh (1219-2014), vjen këtu edhe KRYESUESI I KISHËS PRAVOSLLAVE SËRBE. Sjell edhe flamurin sërb, për ta fotografuar në Tiranë. Dhe, pa i bërë syri tërr, u deklaron shqiptarëvet se “NUK MUND TA PËRFYTYROJË SËRBINË PA KOSOVËN”. Pohon pa fijen e zorit që sërbët, më 1913, nuk paskan vrarë asnjë shqiptar dhe kërkon që në Kosovë të vijnë edhe 270 mijë sërbë të tjerë. Ai e di që Kosova s’është tokë e Sërbisë, por bën sikur s’e di. Ai e di që sërbët janë imigrantë e kolonistë në Kosovë, por prapë bën sikur.
Dëgjuesi, ndërkaq, çuditet: Një burrë i moshuar, stolisur me një mjekër të gjatë dhe veshur me rroba fetari, me një kësulë kleriku në kokë, si mundet që të nxjerrë nga goja të atilla të pavërteta?!
Të ishin dje një kompani ushtarësh grekë apo sërbë aty, në atë KAZERMË, prapa Ministrisë sonë të Mbrojtjes, jepej komanda, rrethohej KAZERMA dhe neutralizohej sulmi. Mirëpo, ata ishin të veshur e të ngjeshur me rroba fetarësh që bënin sikur i luteshin Zotit! Ç’mund t’u bëje?!.
———————————————
Por, le ta mbyllim me një kallëzim që sapo e sajova:
NË LAGJEN E KURVAVET

Na ish një burrë i mirë, kish një grua të ndershme, por fqinjët s’i kish të mirë. Burrat ishin ca pijanecë, intrigantë e hajdutë, ndërsa gratë i kishin kurva.
Tek i shihte burri i mirë se si silleshin e si rronin fqinjët e tij, shpeshherë mendonte me vete: A thua, këta fqinjët e mi, duan vetë t’i kenë nënat dhe gratë të përdala?! Me sa dukej, atyre u dilte më mirë t’i kishin të tilla nënat dhe gratë, se sa të ndershme.
Por ai mundohej të shihte punën e vet. Punonte tokën bashkë me të shoqen. Ruanin dhe ushqenin bagëtitë. Kishin 2 fëmijë, njërin 5 vjeç e tjetrin 3 vjeç.
Një ditë, tek merrej me punët e stallës, dëgjoi zhurmë përjashta. Qiti kryet te dritarja e vogël dhe pa 2 gra që po ia rrihnin të shoqen. Ishin 2 kurvat më të pafytyra të lagjes. Bëri të dalë, por nuk dilte dot. Të ishin burra ata që ia rrihnin gruan, dinte ai si të bënte. Pori shin gra!.. Ai rrinte dhe dridhej brenda në stallë, e shoqja lëshonte britma dhimbjesh përjashta…
Erdhi me vrap duke qarë djali më i madh: “O tatë! Po e rrahin nënën!” Ai e mori fëmijën, e afroi pranë vetes dhe u mundua ta qetësojë. “O tatë! Shko e rrihi ato gratë e këqia!” Por burri i tha djalit: “Nuk mund të dal, o biri im, se çka do të thonë pastaj për mua?! Do të thonë që u rrah me gratë e lagjes! Të gjithë do të ma vënë mua fajin.”
Pas 2 muajsh, gruaja e rrahur lëngonte ende në shtrat. Fëmijët i rrinin anash. “O nënë!” i tha djali i madh. “Unë iu luta tatës që t’i dëbonte ato gratë, por ai nuk doli.” “Mirë ka bërë”, i tha e ëma djalit, me zë të fikur. “Ato mund ta qëllonin edhe atë me gur apo me shkop e prapë faji do t’ë mbetej atij… Mos e dhëntë Zoti të jetosh në lagje me gra të pafytyra!”
Fëmijët u trishtuan shumë. Nëna e tyre mund të mos shërohej asnjëherë. Po edhe sikur të shërohej, ato do ta rrihnin përsëri.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura