Durrës, 24 shkurt 2020: Bashkë me entuziazmin, me euforinë dhe me një dozë të nënkuptueshme ligësie, në krejt librin, por sidomos në të 139 toponimet e “shpjeguar” (f.59-85), bie në sy PADITURIA, mosnjohja e asaj pjese të shkencës gjuhësore që quhet etimologji. Autorët e këtij libri, titujt shkencorë i kanë, por nuk janë etimologë. Atëherë shtrohet pyetja: Ku e gjejnë kurajon këta dy zotërinj t’i hyjnë një fushe të diturisë, në të cilën edhe vetë njohësit e mirë të kësaj dege shkencore e ndiejnë veten shpeshherë të pasigurtë dhe të rrëzikuar?!
Unë po përmend këtu vetëm disa raste, sa për ta ilustruar pohimin tim të mësipërm.
Etimologjia e makrotoponimit BAR, (në shqip TIVAR), siç e kanë „shpjeguar“ këta dy autorë, nuk i afrohet askund së vërtetës. Formën BAR sllavët e kanë marrë nga italihtja veneciane ANTIBARI, duke mos përdorur parashtesën ANTI-. Forma shqip TIVAR, të cilën dy autorët nuk kanë dashur as ta shënojnë, është qartësisht e shpjegueshme me shprehjen *NË TË VAR, me domethënien e një vendi, në të cilin arrihet duke u VARUR tatëpjetë. Sinonimi i kësaj shprehjeje toponimike do të ishte: NË TË ZBRITUR. Këndej e kanë marrë të huajt me formën ANTIVARI (nga një formë e mëhershme arbërishte *ËNË TË VAR), pastaj, nisur nga ideja që diku përballë ndodhej një qytet me emrin BARI, formën ANTIVARI e kanë kthyer, sigurisht marinarët, në formën ANTIBARI. S’u prishte punë marinarëvet që BARI ndodhej, jo përballë Tivarit, por përballë Himarës. Atyre u mjaftonte ngjashmëria tingullore.
Sllavët nuk kanë marrë prej administratës veneciane vetëm emrin e Tivarit, por edhe emrin e Shkodrës, SKADAR, nga SCUTARI (Skutari), emrin e Durrësit, DRAÃÅ (Draç), nga DURAZZIO (Duracio) etj. E gjithë kjo dëshmon që sllavët kanë zbritur në këto anë shumë vonë dhe se ata nuk kanë ardhur këtu masivisht. E gjithë historia e mëvonshme dëshmon që sllavët, në territorin e Malit të Zi të sotmit, nuk kanë ardhur masivisht. Ka në Akademinë Dokleate të Shkencavet dhe Artevet, profesorë që e pohojnë këtë të vërtetë me plot gojën.
Topnime të „shpjeguar“ krejt gabim në këtë libër ka plot. Pothuajse të gjithë. Edhe emri CRMNICA (Cërmnica), edhe emri Ã
Å¡ESTANI (Shestani), edhe LIVARI (Ljarja), edhe KRAJINA (Kranja), që të gjithë këta toponime janë „shpjeguar” aq gabim, sa unë jam i deyruar ta vë nën thonjëza fjalën „shpjeguar“.
Në krejt territorin e kësaj komune, me përjashtim të Shestanit e Kranjës, ku i kanë shënuar disa emra vendesh shqip, sa për të thënë se „ne i shohim gjërat objektivisht“, dy autorët e këtij libri ASKUND nuk kanë shënuar toponime në gjuhën shqipe.
Kalaja e qytetit të Barit
Unë këtu po i rendit vetëm disa nga ata toponime (jo të Shestanit e Kranjës, por të Gropës së Tivarit), që autorët e nderuar „kanë harruar“ t’i shënojnë edhe shqip: Tivari, Tivari Nalt, Han’i Tivarit ose Tivari Poshtë, Rrasa e Tivarit, Kalaja e Tivarit, Mezjahu, Oborri i Baktivet (vendi ku nxirreshin bagëtitë për shitje), Mhalla e Magjypvet, Nëngjyteti, Ura e Madhe, Ullishta e Tivarit, Fusha e Tivarit, Maranjt, Te Ullija e Egër (pikë ndarëse midis Ujëmirit, sllavisht Dobra Voda, dhe Peçuricës), Kroni i Zalefit, Bregu i Detit, Bishti i Vollujc‘s, Shpella e Kuqe, Kroni i Bushtrës, Mej‘ e Baltnavet, Kroni i Shkall‘s, Rruga e Shkall‘s, Mej‘ e Shkall‘s, Te Rrenimi, Rruga e Kunor‘s, Thngilli i Madh, Thngilli i Vogël, Gryk’e Muzhic‘s, Qaf’e Sutormanit, Mej’e Sutormanit. Të gjithë këta toponime e hidronime gjenden, siç e thashë, jo në Shestan e Kranjë, por brenda qytetit të Tivarit dhe në afërsi të Tivarit. Kryesisht në atë pjesë të kësaj komune që shqip i thonë Grop’e Tivarit, në qendër e në periferi.
A i kanë injoruar autorët qëllimisht toponimet shqip të Gropës së Tivarit, apo për mungesë informacioni?! Por kur një studiuesi i mungon informacioni, ai duhet ta thotë se i mungon informacioni!
Dukuria më flagrante, falsifikim mirëfilli i qëllimshëm, është paraqitja jo reale e patronimisë, e llagapevet të familjevet, pa thënë asnjë fjalë në lidhje me këtë dukuri tepër antifqinjësore. Sigurisht, krejt ky FALSIFIKIM I QËLLIMSHËM, është mbështetur në të quajturin “FAKT I KRYER”, me të cilin çdo pushtues synon ta përjetësojë pushtimin e vet. Por shkencëtarëvet malazias nuk u ka hije ta paraqesin një pushtim, i cili ka ndodhur 134 vjet më parë, si një punë të mirë, si një fitore të gjyshërvet të tyre. Aq më tepër, kur dihet (dhe autorët në fjalë duhet ta dinë më mirë se kushdo tjetër), se kombi malazias është ekzistencialisht i lidhur me kombin shqiptar.
Që nga pushtimi i Tivarit nga ana e principatës malaziase në janar të vitit 1878, mbi popullsinë shqiptare autoktone të këtyre trevave, është ushtruar presion permanent, i pandërprerë, shkombëtarizues. Si rezultat i presionit shkombëtarizues, i cili vazhdon edhe sot, patronimet e familjevet shqiptare regjistrohen me formën malazezo-sllave. Formë, e cila, në të vërtetë, prapashtesën –VIÃâ (-IÃâ ) nuk e ka sllave, por e ka të huazuar nga latinishtja. Unë, megjithkëtë, nuk po shtyhem në shpjegime më të detajuar. Sllavishtet e kanë të huazuar mbi 80% të fjalorit të vet.
Mua nuk më besohet që këta dy autorë nuk e dinë që një pjesë e madhe e banorëvet të komunës së Tivarit nuk janë sllavë, por janë shqiptarë. Megjithkëtë, aty nuk ka asnjë fjali që do ta sqaronte lexuesin mbi përkatësinë etnike të atyre banorëve. Pse?! Është krejt e qartë: Ata po gëzohen që Kombi Shqiptar po rrudhet dita-ditës!
Vëllazëria e shkruar ÐokiÃâ¡ (f.89), është Gjokaj nga Rjepsi, fshat fqinj me Gurrzën. Vëllazëria e shkruar ÐonoviÃâ¡ (f.89) është Gjonaj nga Lukiqi i Shestanit të Sipërm. E kështu me radhë… Kur i lexon, njeriu nuk di nga kush të indinjohet më shumë: nga autorët e këtij libri, që nuk janë aspak të përgjegjshëm për çfarë shkruajnë, apo nga vetë BARTËSIT e këtyre patronimeve, që nuk e kanë as krenarinë më elementare për ta ruajtur identitetin e vet. (Kërkoj ndjesë, nëse në ndonjë rast do të jem i pasaktë.)
Është shkruar ÃÅejoviÃâ¡ (f.89), duhej shkruar Çejaj;
Është shkruar ÐuroviÃâ¡ (f.89), duhej shkruar Gjuraj;
Është shkruar MartinoviÃâ¡ (f.89), duhej shkruar Martinaj;
Është shkruar KaranikiÃâ¡ (f.89), duhej shkruar (?) Ndrekaj;
Është shkruar DelibaÃ
âºiÃâ¡ (f.89), duhej shkruar Delibashi;
Është shkruar MaljeviÃâ¡ (f.90), duhej shkruar Malaj;
Është shkruar MaroviÃâ¡ (f.90), duhej shkruar Maraj;
Është shkruar MujiÃâ¡ (f.90), duhej shkruar Mujaj;
Është shkruar MustafiÃâ¡ (f.90), duhej shkruar Mustafaj;
Është shkruar PavloviÃâ¡ (f.90), duhej shkruar Palaj;
Është shkruar PepÃâonoviÃâ¡ (f.90), duhej shkruar Pepgjonaj;
Është shkruar PeraziÃâ¡ (f.90), duhej shkruar Pereziqi;
Është shkruar PeroÃÂeviÃâ¡ (f.90), duhej shkruar Peroçi;
Është shkruar RamiÃâ¡ (f.90), duhej shkruar Rama;
Është shkruar UnkaÃ
âºeviÃâ¡ (f.90), duhej shkruar Ujkashaj;
Është shkruar AloviÃâ¡ (f.91), duhej shkruar Alaj;
Është shkruar BajramoviÃâ¡ (f.91), duhej shkruar Bajramaj;
Është shkruar ÃÅeliÃâ¡ (f.91), duhej shkruar Çelaj;
Është shkruar DediÃâ¡ (f.91), duhej shkruar Dedaj;
Është shkruar DÃ
ºaferoviÃâ¡ (f.91), duhej shkruar Xhaferaj;
Është shkruar KaraÃâuzoviÃâ¡ (f.91), duhej shkruar Karagjozi;
Është shkruar KoloviÃâ¡ (f.91), duhej shkruar Kolaj;
Është shkruar LjukiÃâ¡ (f.91), duhej shkruar Lukiqi;
Është shkruar MarÃâokiÃâ¡ (f.91), duhej shkruar Margjokaj;
Është shkruar MarkoÃÂ (f.91), duhej shkruar Markoçi;
Është shkruar MarkoviÃâ¡ (f.91), duhej shkruar Markaj;
Është shkruar MartinoviÃâ¡ (f.91), duhej shkruar Martinaj;
Është shkruar MetoviÃâ¡ (f.91), duhej shkruar Metaj;
Është shkruar MustafagiÃâ¡ (f.92), duhej shkruar Mustafagaj;
Është shkruar NikoÃÂeviÃâ¡ (f.92), duhej shkruar Nikoçaj;
Është shkruar NiliÃâ¡ (f.92), duhej shkruar Nilaj;
Është shkruar PeroÃÂeviÃâ¡ (f.92), duhej shkruar Peroçi;
Është shkruar PoloviÃâ¡ (f.92), duhej shkruar Pollaj;
Është shkruar PopoviÃâ¡ (f.92), duhej shkruar Popaj;
Është shkruar TafuliÃâ¡ (f.92), duhej shkruar Tafuli;
Është shkruar AlibaÃ
âºiÃâ¡ (f.93), duhej shkruar Alibashi;
Është shkruar AsanoviÃâ¡ (f.93), duhej shkruar Hasanaj;
Është shkruar BardiÃâ¡ (f.93), duhej shkruar Bardhaj;
Është shkruar ÃÅeliÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Çelaj;
Është shkruar ÃÅelebiÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Çelebia;
Është shkruar ÃÅobrenoviÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Çobndreaj;
Është shkruar DaboviÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Dabaj;
Është shkruar Dibra (f.94), është në rregull;
Është shkruar DragoviÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Dragaj;
Është shkruar ÐokiÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Gjokaj;
Është shkruar ÐokmarkoviÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Gjokmarkaj;
Është shkruar ÐokvuÃÂiÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Gjokvuçaj;
Është shkruar ÐonoviÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Gjonaj;
Është shkruar ÐuroviÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Gjuraj;
Është shkruar ÐurperoviÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Gjurperaj;
Është shkruar DÃ
ºaferoviÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Xhaferaj;
Është shkruar HodÃ
ºiÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Hoxha;
Është shkruar JankoviÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Jankaj;
Është shkruar JunkoviÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Junkaj;
Është shkruar KaranikiÃâ¡ (f.94), duhej shkruar (?) Ndrekaj;
Është shkruar LukoliÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Lukkolaj;
Është shkruar MaljeviÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Malaj;
Është shkruar MarÃâokiÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Margjokaj;
Është shkruar MarÃâonoviÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Margjonaj;
Është shkruar MarinoviÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Marini;
Është shkruar MarkoÃÂ (f.94), duhej shkruar Markoçi;
Është shkruar MarkoviÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Markaj;
Është shkruar MaroviÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Maraj;
Është shkruar MarstijepoviÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Marstjepaj;
Është shkruar MuratoviÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Murataj;
Është shkruar MustafagiÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Mustafagaj;
Është shkruar MustafiÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Mustafaj;
Është shkruar NikpaljeviÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Nikpalaj;
Është shkruar PaljokiÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Palokaj;
Është shkruar PerÃÂobiÃâ¡ (f.94), duhej shkruar Perçobaj;
Është shkruar PecoviÃâ¡ (f.95), duhej shkruar Peci;
Është shkruar PekiÃâ¡ (f.95), duhej shkruar Pekaj;
Është shkruar PepÃâonoviÃâ¡ (f.95), duhej shkruar Pepgjonaj;
Është shkruar PeroÃÂ (f.95), duhej shkruar Peroçi;
Është shkruar PopoviÃâ¡ (f.95), duhej shkruar Popaj;
Është shkruar StaniÃ
âºiÃâ¡ (f.95), duhej shkruar Stanishaj;
Është shkruar StankoviÃâ¡ (f.95), duhej shkruar Stankaj;
Është shkruar Ã
Å¡aboviÃâ¡ (f.95), duhej shkruar Shabaj;
Është shkruar Ã
Å¡ainoviÃâ¡ (f.95), duhej shkruar Shahini;
Është shkruar UnkaÃ
âºeviÃâ¡ (f.95),duhej shkruar Ujkashaj;
Është shkruar VuÃÂetiÃâ¡ (f.95), duhej shkruar Vuçaj;
Është shkruar VukmarkoviÃâ¡ (f.95), duhej shkruar Vukmarkaj;
Është shkruar Zagora (f.95), është në rregull.
Është shkruar MetoviÃâ¡ (f.96), duhej shkruar Metaj;
Është shkruar MusliÃÂiÃâ¡ (f.96), duhej shkruar Muslia;
Është shkruar SulejmanoviÃâ¡ (f.96), duhej shkruar Sulejmani;
Është shkruar DuroviÃâ¡ (f.97), duhej shkruar Duraj;
Është shkruar NikoÃÂeviÃâ¡ (f.97), duhej shkruar Nikoçaj;
Është shkruar MarljukiÃâ¡ (f.100), duhej shkruar Marlukaj;
Është shkruar MavuÃÂiÃâ¡ (f.100), duhej shkruar Maruçiqi;
Është shkruar NiliÃâ¡ (f.100), duhej shkruar Nilaj;
Është shkruar Ã
Å¡aboviÃâ¡ (f.101), duhej shkruar Shabaj;
Është shkruar VuÃÂetiÃâ¡ (f.103), duhej shkruar Vuçaj;
Është shkruar DemiroviÃâ¡ (f.104), duhej shkruar Demiri;
Është shkruar DivanoviÃâ¡ (f.104), duhej shkruar Divani;
Është shkruar ÐulameroviÃâ¡ (f.104), duhej shkruar Gjylameraj;
Është shkruar FazliÃÂiÃâ¡ (f.104), duhej shkruar Fazlia;
Është shkruar HabiboviÃâ¡ (f.104), duhej shkruar Habibi;
Është shkruar HamziÃâ¡ (f.104), duhej shkruar Hamzaj;
Është shkruar IbrahimoviÃâ¡ (f.104), duhej shkruar Ibrahimi;
Është shkruar IsiÃâ¡ (f.104), duhej shkruar Isaj;
Është shkruar KalamperoviÃâ¡ (f.104), duhej shkruar Kallamperaj;
Është shkruar KrÃÂikoviÃâ¡ (f.104), duhej shkruar Kërçiku;
Është shkruar LukoliÃâ¡ (f.105), duhej shkruar Lukkolaj;
Është shkruar LjuljiÃâ¡ (f.105), duhej shkruar Lulaj;
Është shkruar MaljeviÃâ¡ (f.105), duhej shkruar Malaj;
Është shkruar MarkoloviÃâ¡ (f.105), duhej shkruar Markolaj;
Është shkruar MartinoviÃâ¡ (f.105), duhej shkruar Martinaj;
Është shkruar MetoviÃâ¡ (f.105), duhej shkruar Metaj;
Është shkruar MujiÃâ¡ (f.105), duhej shkruar Mujaj;
Është shkruar OmerbaÃ
âºiÃâ¡ (f.105), duhej shkruar Omerbasha;
Është shkruar PecoviÃâ¡ (f.105), duhej shkruar Peci;
Është shkruar PeroÃÂ (f.105), duhej shkruar Peroçi;
Është shkruar PeroÃÂeviÃâ¡ (f.105), duhej shkruar Peroçi;
Është shkruar SinanoviÃâ¡ (f.105), duhej shkruar Sinanaj;
Është shkruar Ã
Å¡abiÃâ¡ (f.105), duhej shkruar Shabaj;
Është shkruar Ã
Å¡ehoviÃâ¡ (f.105), duhej shkruar Shehu;
Është shkruar ToskiÃâ¡ (f.105), duhej shkruar Toska;
Është shkruar VrakiÃâ¡ (f.105), duhej shkruar Vraka;
Është shkruar Zaganjor (f.105), duhej shkruar Zoganjori;
Është shkruar MaljeviÃâ¡ (f.107), duhej shkruar Malaj;
Është shkruar MarinoviÃâ¡ (f.1107), duhej shkruar Marini;
Është shkruar HajdareviÃâ¡ (f.107), duhej shkruar Hajdaraj;
Është shkruar LakoviÃâ¡ (f.107), duhej shkruar Laku;
Është shkruar MujiÃâ¡ (f.107), duhej shkruar Mujaj;
Është shkruar MustafiÃâ¡ (f.107), duhej shkruar Mustafaj;
Është shkruar PaljeviÃâ¡ (f.107), duhej shkruar Palaj;
Është shkruar PepÃâonoviÃâ¡ (f.107), duhej shkruar Pepgjonaj;
Është shkruar VeljoviÃâ¡ (f.107), duhej shkruar Velaj;
Është shkruar KaranikiÃâ¡ (f.108), duhej shkruar (?) Ndrekaj;
Është shkruar LjuljiÃâ¡ (f.108), duhej shkruar Lulaj;
Është shkruar MaroviÃâ¡ (f.108), duhej shkruar Maraj;
Është shkruar MarvuÃÂiÃâ¡ (f.108), duhej shkruar Maruçiqi;
Është shkruar StankoviÃâ¡ (f.108), duhej shkruar Stankaj;
Është shkruar TruÃ
⺠(f.108), duhej shkruar Trushi;
Është shkruar AlibaÃ
âºiÃâ¡ (f.109), duhej shkruar Alibashi;
Është shkruar MustafiÃâ¡ (f.109), duhej shkruar Mustafaj;
Është shkruar DÃ
ºaferoviÃâ¡ (f.110), duhej shkruar Xhaferaj;
Është shkruar LjakoviÃâ¡ (f.111), duhej shkruar Laku;
Është shkruar LukiÃâ¡ (f.111), duhej shkruar Lukiqi;
Është shkruar MaljeviÃâ¡ (f.111), duhej shkruar Malaj;
Është shkruar MujiÃâ¡ (f.112), duhej shkruar Mujaj;
Është shkruar MustafiÃâ¡ (f.112), duhej shkruar Mustafaj;
Është shkruar PeroÃÂeviÃâ¡ (f.112), duhej shkruar Peroçi;
Është shkruar RamiÃâ¡ (f.112), duhej shkruar Rama;
Është shkruar SuliÃÂiÃâ¡ (f.1123), duhej shkruar Sylçja;
Është shkruar Tafica (f.113), është në rregull;
Është shkruar ArdoliÃâ¡ (f.114), duhej shkruar Ardolli;
Është shkruar MetoviÃâ¡ (f.116), duhej shkruar Meta;
Është shkruar MujiÃâ¡ (f.116), duhej shkruar Mujaj;
Është shkruar MustafiÃâ¡ (f.116), duhej shkruar Mustafaj;
Është shkruar Ã
Å¡aboviÃâ¡ (f.117), duhej shkruar Shabaj;
Është shkruar DurakoviÃâ¡ (f.118), duhej shkruar Duraku;
Është shkruar Ã
Å¡aboviÃâ¡ (f.119), duhej shkruar Shabaj;
Është shkruar VuÃÂetiÃâ¡ (f.119), duhej shkruar Vuçaj;
Është shkruar LjakoviÃâ¡ (f.1120), duhej shkruar Laku;
Është shkruar MarinoviÃâ¡ (f.120), duhej shkruar Marini;
Është shkruar MarkoÃÂi (f.120), duhej shkruar Markoçi;
Është shkruar MustafagiÃâ¡ (f.120), duhej shkruar Mustafagaj;
Është shkruar VuÃÂetiÃâ¡ (f.120), duhej shkruar Vuçaj;
Është shkruar DaboviÃâ¡ (f.121), duhej shkruar Dabaj;
Është shkruar Cuca (f.124), është në rregull;
Është shkruar MaljeviÃâ¡ (f.138), duhej shkruar Malaj;
Është shkruar MarvuÃÂiÃâ¡ (f.138), duhej shkruar Maruçiqi;
Është shkruar PerÃÂobiÃâ¡ (f.138), duhej shkruar Perçobaj;
Është shkruar StankoviÃâ¡ (f.140), duhej shkruar Stankaj;
Është shkruar VukmarkoviÃâ¡ (f.141), duhej shkruar Vukmarkaj;
Është shkruar KurtiÃâ¡ (f.144), duhej shkruar Kurti;
Është shkruar KurtoviÃâ¡ (f.144), duhej shkruar Kurtaj;
Është shkruar PeroÃÂ (f.144), duhej shkruar Peroçi;
Është shkruar MarinoviÃâ¡ (f.145), duhej shkruaj Marini;
Është shkruar Ã
Å¡ainoviÃâ¡ (f.152), duhej shkruar Shahinaj;
Është shkruar Ã
Å¡ainoviÃâ¡ (f.174), duhej shkruar Shahinaj;
Është shkruar PremoviÃâ¡ (f.218), duhej shkruar Premaj;
Është shkruar VuÃÂedabiÃâ¡ (f.219), duhej shkruar Uzhdabiqi.
Para 75 vjetësh u vranë në Tivar, nga forcat shovinite malaziase, disa mijëra shqiptarë nga Kosova, të prurë aty me pretekstin se po i çonin në frontet e luftës kundër nazizmit. Kjo plagë vështirë se mund të shërohet ndonjëherë. Por kjo që e gërvishta këtu, është edhe më e rëndë. Ata që na u vranë aatëherë, nuk e mohuan vetëveten. Vdiqën si shqiptarë. Por këta banorë tradicionalë të Tivarit, vendës prej se ka zënë fill historia e ilirëvet, nuk po vriten si ata që u vranë tradhtisht më 1945-n. Këta, duke e mohuar naivisht etnitetin e vet, po e vrasin vullnetarisht vetëveten, po vrasin gjyshërit dhe para gjyshërit e vet dhe po vrasin naivisht e verbërisht edhe pasardhësit e vet.
A ka kush t’ua shpjegojë bashkëkrahinasvet të mi këtë vetëvrasje kaq poshtëruese?!
Ç’po bëjnë gazetat tona, të Tiranës e të Prishtinës?! Ç’po bëjnë revistat (me përjashtim të një “Buzuku”, lënë vetëm diku në një fshat të Ulqinit)?! Ç’po bëjnë televizionet tanë, që s’po lënë pa pasqyruar qindra vrasje individuale e s’po u kujtohet as ta përmendin një vrasje kaq tragjike kolektive?!
Ka nëpër gazetat tona me dhjeta faqe me emra pensionistësh, të cilëvet u rritet pensioni 3%, ka me dhjeta faqe me emra ish të burgosurish që dëmshpërblehen, ka me dhjeta faqe fituesish të llotarivet, por nuk ka nëpër gazetat tona lista emërore shqiptarësh që e humbin, që e shesin a që e falin identitetin e vet. A nuk është kjo një gjendje mjerane, jo veç e mediavet, por e krejt vetëdijes sonë kombëtare?!
Të gjitha këto familje që i rendita aty më sipër, e dinë që janë familje shqiptare. Sado që propagandues të ndryshëm, me forma nga më të ndryshmet, janë munduar t’ua kultivojnë mendimin se “nuk janë shqiptarë”, secili prej pjesëtarëvet të këtyre familjeve e di të vërtetën, e di çfarë është. Ka midis këtyre shqiptarëve, madje edhe nga ata që nuk dinë të flasin shqip. Por prapë, edhe ata e dinë çfarë janë. Asnjëherë nuk është keq të kthehesh në origjinën tënde. Është keq të ikësh nga origjina jote, duke gjetur gjithfarë justifikimesh. Është keq ta “zbukurosh” veten me pupla pëllumash të huaj. Madje edhe sorrash të huaja, duke i hedhur në pleh puplat e tua natyrale.
Sigurisht, patronimi i dikujt, mbiemri i dikujt, mund të ndryshohet me presion, me frikësim apo thjeshtë me mashtrim, por rikthimi te mbiemri yt i dikurshëm nuk mund të bëhet kurrsesi me kurrfarë frikësimi. Rikthimi te mbiemri yt, në të vërtetë, te identiteti yt, mund të bëhet vetëm duke e kuptuar që të parët e tu ose ti, keni bërë gabim. Vetëm kur njeriu e kupton që është bërë gabim, bëhet e mundur që ai ta korrigjojë gabimin. Natyrisht, njerëzit duhet të bisedojnë njëri me tjetrin. Duhet të debatojnë. Kush ka të drejtë? A kanë të drejtë ata që po na thonë se është bërë gabim kur na janë ndërruar mbiemrat, madje kur edhe nacionaliteti na është ndërruar nëpër dokumente, apo po bëjmë gabim ne që po vazhdojmë ta quajmë veten malazezë, kroatë, boshnjakë, sërbë, myslimanë? Vetëm shqiptarë nuk po i themi vetes! Pse nuk po i themi vetes shqiptarë, kur në të vëretë jemi shqiptarë?!
Duke bërë debate të këtillë, mund të arrihet madje edhe te një VENDIM KOLEKTIV, fisnor apo grupor: “HAJT, TË KTHEHEMI ATJE KU NA TAKON!” A do të ndodhë një mrekulli e tillë ndër shqiptarët e Tivarit?! Unë besoj që mund të ndodhë. Në historinë e popujvet ka pasur edhe kthesa të këtilla.
Gjokë Dabaj, Durrës Janar – shkurt 2020
(FUND)
_______________________
GJOKË DABAJ: NJË MASAKËR NDRYSHE E TIVARIT (1)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=9690
***
GJOKË DABAJ: NJË MASAKËR NDRYSHE E TIVARIT (2)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=9691