HISTORIA E ILIRËVE (2)

HISTORIA E ILIRËVE (2)

Nga Aleksandër Stipçeviq

Preardhja e emrit Ilir

Simbas një legjende të lashtë greke të cilën e shënoi Apolodori, Illyrios, kryefisi i fisit ilir, është i biri i fenikasit Kadmi dhe i së shoqes së tij Harmonisë. Me urdhërin e babait të tij, Agenorit, mbretit të fenikasve, Kadmi u detyrua të niset për ta gjetur motrën e vet Evropën, të cilën e kishte rrëmbyer Zeusi. Mbas shumë bredhjeve, duke mos munduar të vendoste që të kthehej pa kryer punën në atdhe së bashku me shokët e vet është ndalur në Beoti të Greqisë dhe aty themeloi qytetin Teba. Duke u martuar me Harmoninë, me të bijën e perëndisë së luftës, Aresit dhe perëndeshës Afërdita, Kadmi shkoi me urdhërin e profetit në mesin e enkelejve ilirë dhe u bë mbret i tyre. Aty, në tokën e ilirëve, i lindi i biri Illyrios, simbas të cilit ilirët morën emrin. Në pleqëri Kadmi dhe Harmonia u shndërruan në gjarpërinj dhe në atë formë vazhduan të jetonin në fushat e Elizesë.

Kjo është përmbajtja e shkurtër e legjendës e cila ilirët i ka vënë në mitologjinë e grekëve të lashtë. Në trajtimin tonë do të kthehemi përsëri në këtë legjendë, sepse domethënia e saj për të kaluarën më të lashtë si dhe për religjionin e ilirëve është e shumëfishtë. Tani për tani ne na intereson vetëm Illyriosi, ky person mitologjik simbas tëcilit ilirëtkanë marrë emrin. Në legjendën për Kadmin Illyriosi është i lidhurngusht me gjarpërin: ai e kishte mbështjellë menjëherë mbas lindjes, duke përcjellë kështu nëtë aftësinë e vet magjike. Filologjia bashkëkohore po përpiqetgjithashtu të dëshmojë se emri ilir në pikëpamje etimologjike është i lidhur me këtë gjallesë. Gjermani. Gruppe i pari e solli në lidhje emrin Illyrios me fjalën greke kthehem, mbështillem, kurse kjo fjalë nxirret nga rrënja u el = sillet, kthehet.1 Filologu slloven Karel Ostir gjithashtu ka ardhur në përfundimin se në këtë emër fshihet gjarpëri. Arsyetimin për këtë e gjen në faktin se edhe gjarpëri i madh mitologjik te hetitët indoevropianë kanë pasur emrin nga e njëjta origjinë. Ai gjarpër është quajtur Illurjanka dhe vërtet është vështirë që në formën e emrit të tij të mos shihet ngjashmëria me emrin ilir. Gjarpëri, si do të shohim, ka pasur rol shumë të madh në mitologjinë ilire dhe është e sigurt se nuk është gjë e rastit që emri ilir mund të lidhet me emrin e kësaj gjallese.

Megjithatë, ekzistojnë edhe shpjegime të tjera të emrit ilir, si është, për shembull, ai që e ka paraqitur Julius Pokorny dhe e pranuan disa nga filologët e tjerë (Paul Kretschmer) dhe arkeologët, sipas të cilit ilirët janë “banorët rreth lumit Iller” (degë e Danubit afër Ulmës në Gjermaninë Jugore). Një shpjegim, mjaft naiv, por që shpeshherë citohet, e dha arkeologu Ciro Truhelka, sipas të cilit emri ilir mund të shpjegohet me fjalën shqipe i lirë. Përveç kësaj ekziston edhe mendimi se emri ilir nuk ka origjinë indoevropiane, por paraindoevropiane (“pellazgjike”).

Etimologjia e emrit ilir – këtu po e përfshijmë shpjegimin që e dha C. Truhelka – përveç domethënies filologj ike ka domethënie shumë më të gjerë, sepse kjo çështje është e lidhur me teoritë mbi origjinën e vetë ilirëve, gjegjësisht me etnogjenezën e tyre.

Etnogjeneza e Ilirëve

Formimi i etnosit ilir dhe origjina e tyre është temë e shumë shqyrtimeve në të cilat janë paraqitur teori shumë të ndryshme për këtë çështje të rëndësishme të arkeologjisë ilire dhe në përgjithësi evropiane. Vështirësitë që të formulohet dhe që të dëshmohet në pikëpamje shkencore cilado nga teoritë e paraqitura deri tani janë vështirësuar edhe me futjen e momenteve jashtë arkeologjike dhe jashtëshkencore të cilët nganjëherë kanë bërë të pamundurën vlerësimin drejt edhe të fakteve arkeologjike, gjuhësore dhe historike. Momentet jashtëshkencore janë të pranishme edhe në disa prej teorive më të vjetra mbi origjinën e ilirëve, janë të pranishme deri diku edhe sot në diskutimet e disa autorëve, prandaj nganjëherë është vështirë, në punimet e tyre, të shihet ajo që është shkencore prej asaj që është aprioriste.

Na duket se vështirësia kryesore është në krijimin e një teorie mbi etnogjenezën e ilirëve mbasi nuk ekziston mendimi unik për atë se cilat fise, që janë të njohura nga burimet e antikes, mund të konsiderohen ilire dhe cilat janë elemente etnike që kanë ndikuar në formimin e etnosit ilir. Njohuritë tona të sotme të arkeologjisë ilire, të kulturës ilire materiale e shpirtërore, të onomastikës etj. tregojnë se për ilirët si një popull të bashkuar, në pikëpamje etnike kompakt dhe të formuar, nuk mund të bëhet fjalë fare.Nëtë vërtetë hulumtimete viteve të fundit potregojnë gjithnjë e më bindshëm kuptimi i emrit ilir duhet marrë si përzierje e elementeve heterogjene ndonëse të ngjashme, etnike, që nuk janë shkrirë plotësisht në një entitet unik etnik dhe që qartas nuk kanë pasur origjinë të njëjtë. Në të vërtetë, ky fakt i fundit na detyron të flasim jo për etnogjenezën e ilirëve, por për etnogjenezën e disa elementeve etnike, të cilat kanë ndikuar në formimin e atij elementi etnik, që ne sot, ndoshta edhe pa arsye, e quajmë ilir. Ky konstatim tërheq me vete edhe konkluzionin se zgjidhjen të cilën shkenca mund të na e japë për origjinën e një grupi ose të shumë grupeve etnike duhet të vlejë edhe për grupet ose fiset prej të cilave përbëhet etnosi ilir.

Në mesin e teorive mbi origjinën e ilirëve një popullaritet të madh, si në mesin e gjuhëtarëve, ashtu edhe në mesin e arkeologëve, e ka pasur deri tani vonë teoria mbi ilirët si krijues të së ashtuquajturës kulturë të fushave të urnave (Urnenfelderkultur), veçmas të degës së saj, të cilën arkeologët e quajnë kulturë Iluzhicase. Sipas kësaj teorie, të cilën së pari e kishte formuar arkeoiogu gjerman Gustav Kossinna i dhe e përfaqësuan në mënyrë më besnike arkeologu Richard Pittioni dhe filologu Julius Pokorny5 themeluesit e kulturës së kohës së bronzit të fushave të urnave kanë qenë protoilirët prej të cilëve në periudhën e hekurit janë zhvilluar ilirët) Qendrat më të hershme protoilire kanë qenë në rajonin e Lluzhicës në Gjermani. Rreth 1200 vjet para e.r., e ndoshta edhe më herët, kanë filluar dyndjen e tyre nga Galia, Spanja, dhe nga Ballkani, duke shkaktuar turbullira të mëdha, të cilat më se një shekull e kanë tronditur Evropën. Me përhapjen e tyre të furishme në ato rajone kanë shkaktuar edhe lëvizjet, në formë zinxhiri, të shumë popujve të tjerë, ndërsa depërtimi i tyre në Ballkan shkaktoi shpërngulje të mëdha në drejtim të Greqisë, që në shkencë janë të njohura si dyndje dorike ose të Egjeut. Në pikëpamje arkeologjike, vërtet është fare lehtë të vërtetohet depënimi i bartësve të kulturës së fushave të urnave në drejtim të rajoneve të përmendura në Evropë. Kah Ballkani depërtimi i tyre mund të përcillet në bazë të kulturës materiale dhe të riteve të varrosjes së të vdekurve deri në jug të Savës e të Danubit, por disa elemente të kulturës së tyre mund të identifikohen edhe në Bosnjen Qendrore, bile edhe më tutje kah perëndimi. Prandaj pa dyshim, mund të thuhet se bartësit e kulturës së fushave të urnave, duke rënë në kontakt me popullsinë që më parë jetonte në viset veriore të Ballkanit dhe duke u përzierë me të, ndikuan në procesin e etnogjenezës së ilirëve. Ky fakt i pamohueshëm i ka sjellë shumë filologë në konkluzione të pasakta, kështu që ilirëve ua kanë mveshur rolin e forcës kryesore nxitëse në Evropën e epokës së bronzit. Me studimin e toponimeve dhe të antroponimeve në viset perëndimore të Ballkanit dhe me zbulimin e materialit të ngjashëm të emrave në viset e tjera të Evropës dhe duke u nisur nga supozimi se në ata eçira nëpër Evropë duhet shikuar dëshmitë mbi dyndjet e protoilirëve të Lluzhicës, gjuhtarët i zbuluan ilirët gjithkund ku arkeologët mundën të identifikojnë praninë ose ndikimin e bartësve të kulturës së fushave të umave, bile edhe atje ku ndikimet dhe prania e tyre nuk ka ekzistuar. Ky panilirizëm të cilin disa gjuhëtarë më të matur, si është Vittore Pisani, e karakterizuan si “qesharak” dhe si “sëmundje”, ka mbizotëruar një kohë të gjatë, sidomos në mesin e gjuhëtarëve, por është i pranishëm edhe sot e kësaj dite në radhët e disa gjuhëtarëve (Giulio Banfante, Hans Krahe, në punimet e hershme) dhe te arkeologët. Në tendencat panilire në filologji duhet përmendur edhe teorinë e ekspertit të njohur bullgarpërgjuhëtballkanike Vladimir Georgiev i cili mbrontezën se krijuesite kulturës kreto-mikene qenë ilirët (më saktësisht: protoilirët),6 të cilën edhe paniliristi H Krahe e vlerësoi si fryttë një fantazie.7 Arkeologu gjerman KarlSchuchhard mendoi se bartësit e qeramikës neolite thrakase (në të cilën përmend edhe qendrën e njohur të Vinçës afër Beogradit) janë parailirët (Urillyrier), të cilët më vonë nën ndikimin e indoevropianëve janë indoevropizuar. Simbas Schuchhardit, qeramika me stoli thrake ka ardhur në zonën danubiane dhe në Ballkan nga Gjermania Juglindore, ndërsa bartësit e saj parailirët depërtuan në dyndjet e tyre në drejtim të Jugut deri në Greqi, kështu që edhe Odisea i Homerit për nga kombësia është ilir.8 Më së largu në këto kombinime panilire shkoi R. Heine – Geldern, sipas të cilit ilirët, diku rreth shekullit IX – VIII para e.r. morën pjesë në një dyndje që i çoi deri në Mongoli, në Kinë dhe në Indi.

Si reaksion, në radhë të parë ndaj teorisë për origjinën lluzhicase të ilirëve, por edhe si rezultat i gjurmimeve të reja arkeologjike në Ballkanin Perëndimor, lindi teoria autoktone simbas së cilës kultura ilire është formuar në këtë truall në bazë të kulturave më të vjetra të epokës së bronzit. Josip Koroseci, Francë Starë, Alojz Benac etj., duke studjuar materialet arkeologj ike të gërmuara në disa vendbanime me shtresat më të vjetra të epokës së bronzit dhe me ato më të reja ilire (Zecovi afër Prijedorit, Ptuj) konkluduan se nuk ka ekzistuar kurrfarë ndërprerje kulturore midis atyre shtresave, prandaj mund të flitetedhe për kontinuitetin etnik midis bartësve të kulturave të epokës së bronzit dhe të asaj të hekurit në Ballkan. Vërtetimin e këtij konkluzioni e kanë parë në faktin se format e disa enëve ilire të qeramikës mund të lidhen në pikëpamje gjenetike drejtpërdrejt me format më të vjetra nga periudha e bronzit. Një autoktonizëm të ngjashëm po e zhvillojnë kohëve të fundit edhe arkeologët shqiptarë, simbas të cilëve nuk ekziston kurrfarë dyshimi se ilirët qëjetuan në truallin e Shqipërisë së sotme në epokën e hekurit kanë qenë po aty edhe në epokën e bronzit dhe se ata të epokës së bronzit janë pasardhës të drejtpërdrejtë të grupeve etnike të ciiat këtë pjesë të Evropës e populluan qysh nga fundi i neolitit.

Teoria autoktone po fiton kohëve të fundit përkrahës gjithnjë e më shumë, në radhë të parë në mesin e arkeologëve të cilët mund t’i zgjidhin shumë më realisht problemet në iidhje me etnogjenezën e ilirëve dhe kulturën ilire në bazë të materialeve shumë më të begatshme, por edhe në mesin e filologëve, të cilët në konkluzionet e tyre u bënë shumë më të matur se sa ishin më herët. Në të vërtetë, shumica e ekspertëve bashkëkohorë të mësuar nga ngatërresat e paniliristëve përpiqen që përfundimet e tyre t’i nxjerrin vetëm në bazë të fakteve të vërtetuara saktësisht, në radhë të parë në bazë të materialit arkeologjik që kohëve të fundit është zbuluar në Ballkan dhe jasht tij. Këto hulumtime arkeologjike treguan se çështja e etnogjenezës ilire është shumë më komplekse se sa supozonin ekspertët e vjetër.

Arkeologu i Sarajevës^Zq/z Benac, i cili me çështjen e etnogjenezës së ilirëve në kohët e fundit është marrë më shumë, në referatin e vet të cilin e lexoi në Sarajevë në vitin 1964 në Simpoziumin për përkufizimin territorial dhe kronologjik të ilirëve me titull “Parailirët, protilirët dhe ilirët e lashtë” iu afrua problemit të etnogjenezës së ilirëve në mënyrën në të cilën në shkallën e sotme të shkencës arkeologjike është më e drejta: duke analizuar shënimet arkeologjike duke identifikuar elementet etnike, ose bile kulturore të cilat në pjesët e ndryshme të Ballkanit Perëndimor kanë marrë pjesë në procesin e krijimit të atyre fiseve që kanë jetuar në ato rajone, të cilat në ato kohë antike i kanë mbajtur si ilire.LSipas A. Bencit baza etnike prej së cilës më vonë do të zhvillohen protoilirët (e prej tyre përsëri ilirët) u krijuan qysh në fillim.të kohës së metalit, kur në rajonin e Ballkanit vërsulen popujt e stepave të Lindjes. Kjo është koha e lëvizjeve të mëdha në sipërfaqe të gjera evroaziatike, të cilat në Ballkan i sollën indoevropianët e parë. Me ardhjen e tyre përfundon epoka e gurit në Ballkan dhe fillon procesi etnogjenetik, i cili me kohë do të sjellë ilirizimin e pjesës perëndimore të Ballkanit. Gjatë epokës së bronzit, si mund të vërtetohet fare mirë në bazë të analizës së zhvillimit të vendbanimeve dhe të kulturës materiale në Ballkanin Perëndimor nuk u bënë kurrfarë imigrimesh të reja prej së jashtmi. Në Glasinc, për shembull, në këtë regjion klasik të kulturës ilire mund të përcillet zhvillimi i pandërprerë i kulturës prej periudhës së bronzit deri te ajo e hekurit^ Sipas A. Bencit periudha e hershme, e mesme dhe pjesërisht ajo e vonë e bronzit është koha e formimit të substratit që nuk është ende ilir, por që ka të gj itha elementet e një popullsie protoilire.

Kah fundi i epokës së bronzit në Evropë, përsëri ndodhin dyndje të mëdha të popujve, ndër të cilat edhe ajo që tashmë u përmend, dorike ose dyndja egjeane.” Në këtë kohë nga Ballkani depërtojnë edhe bartësit e kulturës së fushave të urnave, mirëpo këta popuj Benac i ndan ekskluzivisht prej fiseve protoilire (gjegjësisht ilire). Benci pranon se depërtimi i popujve nga veriu ka shkaktuar një varg lëvizjesh dhe shpëmguljesh (krahas dyndjes së përmendur dorike edhe dyndjet e grupeve etnike nga Ballkani në Itali përtej detit Adriatik), mirëpo ato kurrsesi nuk kanë ndikuar qenësisht në stabilitetin e kushteve në pjesën perëndimore të Ballkanit, e as në etnogjenezën e etnosit ilir. Sipas Bencit zhvillimi i mbrendshëm në Ballkanin Perëndimor shkaktoi mu në fundin e epokës së bronzit formimin e bashkësive etnike të ilirëve të vjetër, e mandej në periudhën e hekurit, edhe krijimin e etnosit ilir.

Ngjashëm me Benacin procesin e formimit të etnosit ilir e sheh edhe arkeologu spanjol Pedro Bosch – Gimpera, i cili megjithatë, përfshin në këtë proces edhe bartësit e kulturës së Lluzhicës nga veriu. Prej të gjithateorive që u përmendën ose u paraqitën mbi origjinën e ilirëve padyshim teoria më e përhapur është ajo të cilën më qartë e formuloi A. Benac, ndonëse mund të bëhet pyetja a ka rrjedhë procesi etnogjenetik në të gjitha rajonet në të cilat kanë jetuar ilirët në kohën protohistorike dhe atë historike me të vërtetë ashtu si e ka paramenduar A. Benac. Na duket se duke marrë parasysh rajonin shumë të madh në të cilin kanë jetuar ilirët, pamja të cilën na e ka dhënë A. Benac, ndoshta është thjeshtësuar. Sepse, a mund të mohohet me të vërtetë ndikimi i bartësve të kulturës së fushave të urnave në etnogjenezën e fiseve ilire, të cilat kanë jetuar në Slloveninë e sotme dhe në Kroacinë veriperëndimore, ose ndikimin e grupeve etnike jugore në etnogjenezën e ilirëve në Shqipërinë e sotme, ose veprimin e elementeve mesdhetare në etnogjenezën e liburnëve etj? Fitohet përshtypja se çështja e etnogjenezës së ilirëve në punimin e përmendur të A. Benacit është reduktuar në problemin e origjinës së ilirëve në Bosnje, në Serbinë Perëndimore dhe në një pjesë të Dalmacisë por jo edhe të ilirëve qëjetuan në rajonet e tjera të Ballkanit Perëndimor.13 Vërejtja tjetër që mund t’i bëhet skemës së propozuar ka të bëjë me supozimin se në procesin e etnogjenezës që ka zgjatur gati dy mijë vjet, ekzistoh stratigrafia kronologjike (Parailirët – protoilirët – ilirët e vjetër – ilirët) gjë që është vështirë të pranohet, sepse ai proces në vise të ndryshme të Ballkanit Perëndimor është zhvilluar në mënyrë aq të pabarabartë saqë është e qartë se nuk mundet as të bëhet fjalë për një stratigrafi kronoiogjike. Si shembull se një stratigrafe përtërë rajonin ilir nukekziston, mund të përmendim liburnët, fis që është indoevropianizuar shumë vonë, kurse është ilirizuar edhe më vonë, kështu që arkeologët bashkëkohorë, e para tyre edhe autorët antikë, kanë mundur të vërejnë një mori elementesh të kulturës së tyre materiale dhe të organizimit shoqëror (mbeturinat e matriarkatit si formë e organizimit fisnor, mënyra e varrosjes së të vdekurve të mbledhur, shfaqja e emrave vetëm të gjinisë femërore për hyjnitë) të cilët duket qartas janë tretur para fazës paraindoevropiane, mesdhetare në zhvillimin e tyre.

Gjendja e tashme e njohurive tona arkeologjike, filologjike dhe historike është e qartë e nuk na jep mbështetje të sigurt për rekonstruktimin e procesit të varfër të etnogjenezës ilire. Nuk është e tepërt të përmendet këtu se në shqyrtimin e origjinës ilire shpeshherë bëhen gabime të njëjta, të cilat i bëjnë arkeologët shpeshherë kur përpiqen që ndonjë manifestimi kulturor të periudhës parahistorike t’i japin atribute etnike. Sa të rrezikshme janë këto e dinë të gjithë arkeologët, por në mesin e tyre pak do të gjenden të atillë që do të dinë të kundërshtojnë këtë tentativë që dhe vetë të ndjekin shembullin e të tjerëve. Kjo sjell që autorët e ndryshëm, e nganjëherë bile edhe të njëjtët autorë në kohë të ndryshme ua mveshin një kulturë popujve krejt të tjerë ose fiseve të ndryshme. Nuk është vështirë të merret me mend se konkluzione të tilla të gabuara mund të arrihen duke studjuar kulturën materiale dhe shpirtërore në Ballkan, ku situata etnike dhe kulturore gjithnjë ka qenë mjaft e paqartë dhe ku disa popuj e ruajnë gjuhën dhe identitetin e tyre edhe mbas disa shekujve të kaluar në afërsi të popujve të tjerë. Metodologjia e jopërsosur sa duhet për identifikimin e bartësve etnikë të manifestimeve të caktuara arkeologjike në periudhën parahistorike jep mundësi të mëdha – deri tani janë shfrytëzuar me shumicë – për shpjegime të ndryshme dhe për paraqitjen e teorive shumë subjektive. Mundësi edhe më të mëdha për konstruktime të gjithfarshme jep edhe paleolinguistika, kështu që mund të thuhet se kjo disiplinë shkencore është fajtore kryesore për teoritë e pabesueshme mbi origjinën e ilirëve, për shtrirjen e tyre gjeografike dhe për rolin gjoja të madh që kanë pasur ilirët gjatë periudhës parahistorike në Evropë.

VIJON

© Pashtriku.org

___________________________

HISTORIA E ILIRËVE (3)

Nga Aleksandër Stipçeviq

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura