GJOKË DABAJ: VËLLEZËR AMERIKANË DHE VËLLEZËR EVROPIANË! Ç’LOJËRA PO LUHEN ME NE SHQIPTARËT?!

Durrës, 01. 06. 2013 – Ndodhën këto ditë 2 arrestime të shqiptarëvet: GRUPORË, KATEGORIALË, NË TURMË! Njërin e bëri EULEX-i, tjetrin e bëri MALI I ZI. Njëri i arrestoi shqiptarët, deri edhe ambasadorë, me akuzën se duhej ta kishin kërkuar lirinë me mejte PAQËSORË, duke mos u bërë ASNJË GËRVISHTJE pushtuesvet! Tjetri i arrestoi shqiptarët, 22 vetë përnjëherësh, me akuzën që, shqiptarët, AS ME MEJTE PAQËSORË nuk kanë të drejtë të kërkojnë asgjë!
Në krahun tjetër, na prishin muzeun e alfabetit, duke na vënë në dijeni se vetëm ata kanë të drejtë për të pasur alfabete. Dhe, për të na e mbyllur harkun, Greku bën ekzibicione me pasaportat tona sa herë që t’i teket, duke na mësuar, madje duke na urdhëruar, si duhet t’i shkruajmë toponimet.
Duhet të jesh i verbër, që të mos shikosh se këtu po luhen lojëra të rrezikshme.
Ndër punët e para, pas rrëzimit të komunizmit, ishte asgjësimi i ushtrisë dhe i krejt fuqisë mbrojtëse të Rep.së Shqipërisë, ndonëse ky shtet tashmë nuk ishte një shtet komunist. U asgjësuan, deri më një, edhe bunkerët, me të cilët nuk mund, as të rrëzikohej, as të sulmohej askush.

Komandantët e UҪK-së Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku, të burgosurit e EULEX-it!

Fshati Martinaj është një nga zonat më të thella në Mal të Zi në kufi me veriun e Shqipërisë. Bën pjesë në komunën e Plavës, dhe shtrihet në mes të Plavës dhe Gucisë. Numëron diku rreth shtatëdhjetë shtëpi, me 367 banorë, shqiptarë autokton. Edhe pse pjesa dërmuese e banorëve jetojnë përkohësisht në Amerikë, përsëri në këtë fshat jetojnë dhe frymojnë familje të tëra shqiptare.

*   *   *

Ndër punët e para, sapo mbaroi lufta në Kosovë, ishte asgjësimi i UÇK-së dhe i armatimit të saj, ndërsa ushtrisë ish-komuniste sërbe nuk iu asgjësua as edhe një pistoletë, me të cilën ishin qëlluar në kokë fëmijët e Reçakut. 
Ndër punët e para, sapo u shua revolta e shqiptarëvet në Ish-Rep.Jug. të Maqedonisë, ishte asgjësimi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe i armëvet të saja. Ushtrisë vrastare ish-komuniste sllavo-maqedone nuk iu prek as edhe 1 mashinkë, me të cilën ata kishin vrarë civilët shqiptarë.
Fill pas të këtilla “veprave strategjike” tuajat, pra, të ju vëllezërvet tanë amerikanë dhe evropianë, në Rep.e Shqipërisë u ndërtuan, deri edhe në themelet e Ministrisë së Mbrojtjes, me dhjetëra kisha ortodokse, të cilat, në fakt, konsiderohen GREKE, dhe për të cilat gjithkush e di që nuk janë FETARE. Këtë e dini edhe ju, vëllezër amerikanë dhe vëllezër evropianë, por bëni sikur nuk shikoni asgjë. Veç kishavet, në tokën tonë, në tokën e Rep. së Shqipërisë, u falsifikuan varreza dhe dihet me ç’qëllim u sajuan ato varreza në tokën tonë. Të kishin vërtet hallin e dëshmorëvet, grekët do t’i kishin mbledhur eshtrat e tyre dhe do t’i kishin çuar në atdheun e tyre.
Në pjesën shqiptare të Ish-Rep.Jug. të Maqedonisë u ndërtuan e po ndërtohen me dhjetëra kisha pravosllave dhe ju e dini që ato kisha nuk janë objekte FETARË, por janë objekte të mirëfilltë POLITIKO-STRATEGJIKË.
Në Vrakë e në Shkodër u ndërtuan kisha pravosllave sërbo-malazeze. Ju gjithsesi e dini që ato kisha nuk janë objekte FETARË, por thjeshtë objekte POLITIKO-STRATEGJIKË. Në majën e malit të Rumisë, një mal që, gjeografikisht, historikisht dhe kulturisht, është thjeshtë shqiptar, është ndërtuar, ME NDIHMËN E HELIKOPTERËVET USHTARAKË, një kishë pravosllave sërbo-malazeze dhe ajo vazhdon të qëndrojë aty, si një kërcënim i një tjetër mësymjeje mbi Shkodrën, i një të atillë mësymjeje, siç ndodhi në vitin 1912. Tani, në një vend tjetër të tokës shqiptare, sërbo-malazezët po duan të ngrejnë një tjetër kishë pravosllave, POLITIKE E ASPAK FETARE. Qeveria malazeze i arrestoi, jo pak, por 22 shqiptarë, pikërisht sepse ata po i kanë sytë në ballë. Të mos i kishin sytë në ballë e të mos e kuptonin pse po bëhen këto punë, askush nuk do t’i arrestonte.
Nëpër Kosovë, na i keni shndërruar në SHTETE kishat pravosllave sërbe.
Mitrovicën e Veriut ju, vëllezër amerikanë dhe vëllezër evropianë, po doni t’ua lini në dorë IMIGRANTËVET të Sërbisë! Nuk po doni të shikoni këtu një minë shpërthyese dhe shkatërruese për krejt Evropën!
Në Rep.e Kosovës keni kurdisur njëfarë EULEX-i, një organizëm POLICORO-GJOJAJURIDIK gjahtarësh e akuzuesish ndaj luftëtarëvet tanë të lirisë!
ÇOJENI, MORE NË BEOGRAD ATË FARË EULEX-i! Ju e dini shumë më mirë se ne, që EULEX-i duhet çuar në Beograd, sepse ATJE gjenden ata që kanë kryer KRIME KUNDËR NJERËZIMIT! Përse nuk po e çoni në Beograd EULEX-in?!. Apo… mos keni frikë që, herën tjetër, një Putin ju lë, jo 3 orë, por 3 ditë pas dere?! (I kërkoj ndjesë z.Kerri, sepse kam vërtet respekt ndaj atij diplomati.)
Këto janë të vërtetat që, jo ne, por kushdo që i ka sytë në ballë, mund t’i shikojë fare qartë. Mbi kurrizin e Kombit Shqiptar prapë po luhen lojëra të rrëzikshme! Për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi, por çështja që shtrohet është kjo:
– Kujt t’i ankohemi e kujt t’i mbështetemi ne shqiptarët?!
– A t’i ankohemi e t’i mbështetemi Kinës?!
– A t’i ankohemi Iranit?! A t’i ankohemi Koresë së Veriut?!
Ju e dini që ne jemi pasardhësit e Pirros. Ju e dini që ne jemi pasardhësit e Dioklecianit, të Konstantinit të Madh dhe të Justinianit të Madh. Ju e dini, gjithashtu, që ne jemi pasardhësit e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Pra, jemi EVROPIANË ME THEMEL!
Tash, a duhet të mbështetemi PRAPË te Moska apo te Pekini, siç bëri, PËR FAJIN TUAJ, Enver Hoxha?! Dhe mos harroni që, një pjesë e madhe e jona, PËR FAJIN TUAJ e ka ndërruar edhe besimin!
Si është e mundur, pra, të mbani të këtillë qëndrime ndaj një kombi, i cili nuk është pa merita?! Si është e mundur të bëheni pjesëtarë dhe bashkëfajtorë në të këtilla lojëra, tepër të rrëzikshme edhe për vetë Evropën Perendimore dhe SHBA-në?!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

RUSIA DHE SERBIA

Njëra superfuqi e tjetra tifoze e verbër e sajë! Njëra mësuese e tjetra nxënëse! Njëra kundërshtare dhe oponencë…