GJOKË DABAJ: ZOTËRINJ, KINI KUJDES ME SËRBINË!

(Durrës, 3 maj 2012) – U përhap si vetëtima (për ne shqiptarët vetëtimë përvëluese), se Sërbia paska “pranuar” që sërbët në Rep.e Kosovës t’i mbajnë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, jo për shtetin e vet, por për një shtet tjetër, jo nën vëzhgimin e tutores Sërbi, por nën vëzhgimin “siguriruajtës” të OSBE-së. U prit ky lajm gjithandej me një ndjenjë relaksi, pothuaj me entuziazëm. Në Bruksel dhe në Prishtinë gati sa s’u bë festë. Por pjesa e vetëdijshme e shqiptarëvet ka mbetur shtang dhe pyet, vetëkuptohet, të fyer rëndë dhe e brengosur thellë: Ç’po bën kështu Evropa Perendimore me ne?! A e di Evropa Perendimore ku e çon mushka me një të këtillë politikë ndaj Sërbisë?
     Sërbë ka edhe në Rumani. Ju, evropianë të Perendimit, e dini shumë mirë sa sërbë ka në Rumani. A po bëjnë ata sërbë, që gjenden në Rumani, votime për parlamentin dhe për presidentin e Sërbisë? A po vëzhgon në Rumani OSBE-ja, si po zhvillohen atje votimet për Sërbinë? Sërbë ka në Hungari. A po bëjnë sërbët, që gjenden në Hungari, votime për parlamentin dhe presidentin e Sërbisë? Sërbë ka në Kroaci. Sërbë ka në Ish-Rep. Jug. të Maqedonisë. Në Bosnjë e Hercegovinë është e quajtura Republika Sërpska, që ju e keni toleruar e miratuar. Në këta shtete që i përmendëm, a po bëjnë zgjedhje sërbët, jo për parlamentet dhe për presidentët e vet, por për parlamentin dhe për presidentin e Sërbisë? Në anë tjetër, në Rep.e Sërbisë, ka një numër hungarezësh. Kur bëhen zgjedhje në Hungari, a votojnë ata hungarezë, që jetojnë në Rep.e Sërbisë, për parlamentin dhe presidentin e Hungarisë? Në Rep.e Sërbisë ka një numër myslimanësh që e quajnë veten boshnjakë. Kur bëhen zgjedhje në Bosnjë e Hercegovinë, a votojnë ata boshnjakë për parlamentin dhe presidentin e Bosnjës e Hercegovinës? Në Rep.e Sërbisë ka edhe shqiptarë, përafërsisht po aq sa ka sërbë në Rep.e Kosovës. Kur u bënë zgjedhjet parlamentare në Rep.e Kosovës, a votuan shqiptarët e Anamoravës për parlamentin e Rep.së Kosovës dhe a u kujdes OSBE-ja për mbarëvajtjen e atyre votimeve?

Ju, evropianë, duhet ta dini se, Zgjedhjet serbe cenojnë sovranitetin e Kosovës!

____________________________________

     Këto janë pyetje, të cilavet ne nuk dimë t’u përgjigjemi. Ndoshta nuk na ka dhënë informacion të mjaftueshëm media. Sidoqoftë, nëse edhe në këta shtete bëhen votime në mënyrën siç po bëjnë sërbët në Rep.e Kosovës, dhe nëse OSBE-ja është e pranishme me këtë rast edhe në Rumani, edhe në Hungari, edhe në Kroaci, ne jemi të detyruar të kërkojmë ndjesë. Por, nëse ky qëndrim i Bashkimit Evropian dhe i OSBE-së vlen vetëm për vendin e shqiptarëvet, ne jemi të detyruar t’ia tërheqim vëmendjen Evropës Perendimore, duke i thënë asaj në mënyrën më serioze të mundshme: Merruni me Sërbinë, zotërinj të Evropës Perendimore! Kujdes me Sërbinë, sepse historia na ka transmetuar, edhe ju, edhe ne, përvoja shumë të hidhura! Detonatori i Luftës së Parë Botërore ka qenë Sërbia, zotërinj të nderuar! ATY ka plasur ajo luftë, e provokuar prej saj në Sarajevë, dhe sakaq e ka përfshirë krejt planetin. Në ato vite, ndërsa ushtritë e palëvet ndërluftuese ndesheshin njëra me tjetrën gjithandej, kral Aleksandri i Sërbisë shfrytëzonte rastin dhe vriste shqiptarët, të cilët, siç e dini, nuk kishin ushtri. Ju, sigurisht, e dinit numrin e shqiptarëvet që Sërbia i kish masakruar në Luftën e Parë Botërore. Megjithatë, në Versajë e dekoruat kral Aleksandrin për ato vrasje, duke i bërë dhuratë një mbretëri të madhe: Mbretërinë e Sërbëvet, Kroatëvet dhe Sllovenëvet. Ndoshta menduat që, duke i bërë dhurata të tilla, do ta evropianizonit Sërbinë. Mirëpo, Sërbia, ndonëse, pas kësaj, jetoi 70 vjet në të njëjtin shtet me 2 kombe mirëfilli evropianë, me kroatët dhe me sllovenët, nuk arriti dot as të qytetërohet, as të evropianizohet.
     Në Luftën e Dytë Botërore sërbët vranë prapë po aq shqiptarë, sa ç’kishin vrarë në Luftën e Parë. Na vranë me të njëjtin zell, si nacionalistët, ashtu edhe komunistët. Pas Luftës së Dytë, për ju, evropianët perendimorë, komunistët jugosllavë, të predominuar prej komunizmit sërb, ishin komunistët më të privilegjuar. Burgjet jugosllavë ishin plot me proevropianë, ndërsa ju burgosësit e këtyre proevropianëve i kishit miqtë më të ngushtë. Komunistët e tjerë të botës ju nuk donit t’i shihnit me sy. Zhvillonit luftë të ftohtë e të nxehtë ndaj tyre, i bllokonit ekonomikisht, bënit ditë e natë propagandë antikomuniste, ndërsa komunistët sërbë ishin komunistët më të dashur për ju. A nuk ju bëjnë përshtypje këto gjëra, zotërinj politikanë të sotëm të Evropës së sotme Perendimore? E patë më në fund se çfarë “qytetërimi” demonstroi ajo Sërbi, në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit XX, në Bosnjë e Hercegovinë, në Kroaci dhe në Kosovë. U detyruat edhe ta bombardoni (Rroftë Bill Klintoni, se ju as me pupël s’do ta kishit prekur Sërbinë!). Dhe, mbas bombardimit, prapë u sollët me të si dikur me kral Aleksandrin: I dhuruat privilegje pa mbarim dhe po vazhdoni të bëni çmos për ta pasur mik sa më të ngushtë po atë Sërbi, e cila në të gjithë shekujt, qysh prej shekulit VII e këndej, nuk e ka ndryshuar thuajse fare natyrën e vet prej një barbari krejt të veçantë: sahanlëpirës në njërën anë dhe fëmijëvrasës e grapërdhunues në anën tjetër. Po nguteni për ta pranuar në Bashkimin Evropian, aq sa duket sikur Bashkimi Evropian nuk rron dot pa një Sërbi brenda tij. Më një krah jeni ju që shqiptarëvet po u vini lloj-lloj kushtesh, në krahun tjetër janë sërbët ata që po i vënë kushte Evropës Perendimore. Duan sërbët republikë sërbe në Bosnjë e Hercegovinë, e krijojnë me gjak dhe ju e miratoni. Duan sërbët të mos ketë liri në Kosovë, ju i silleni rrotull Sërbisë: Mirë e ke ti, por si t’ia bëjmë me shqiptarët? Nuk thoni: Si t’ia bëjmë me Sërbinë?! Por thoni: Shyqyr që shqiptarët s’po na bëhen shumë pengesë, për të plotësuar kërkesat e Sërbisë! Ku po e çon Evropën një e këtillë miopi?!
     Po kujtojmë në fund edhe një skandal “fare të vogël”, që, para nja 2 vjetësh, e shkaktoi z.Vuk Jeremiq në Asamblenë e Përgjithshme të Kombevet të Bashkuar dhe që ju as që e keni vënë re. Sërbi Vuk Jeremiq e mbajti pezull 2 orë e gjysmë Asamblenë e Përgjithshme. Përfaqësuesit e krejt botës vinin vërdallë, sepse z.V.Jeremiq nuk i lejonte të fillonin mbledhjen. Është një ngjarje, e cila flet shumë, zotërij politikanë të Evropës Perendimore. Prandaj ne shqiptarët jemi të detyruar që prapë e prapë t’jua tërheqim vëmendjen: Merruni seriozisht me Sërbinë, zotërinj politikanë të Bashkimit Evropian! Nuk janë shqiptarët problem për Evropën. Problem për Evropën janë sërbët. Ky 6 maj mbase do të kalojë në një farë mënyre, gjithsesi ashtu si deshën dhe duan sërbët. Por do të vijnë data të tjera e Sërbia nuk do të pushojë së kërkuari privilegje. Madje s’është çudi që, përballë një të këtillë miopie nga ana e juaj, Sërbia një ditë t’i kërkojë NATO-s dëmshpërblim për bombardimet që i ka bërë në vitin 1999. Bëni kujdes, zotërinj, dhe mos harroni që detonatori i Luftës së Parë ka qenë pikërisht kjo Sërbi!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura