GJUHA E PAKONTROLLUAR E RIVALVE POLITIK VETËM E FORCON POZITËN E KRYETARIT TË PRISHTINËS, SHPEND AHMETI

Gjenevë, 28 mars 2017: Një vizitë private e Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti me familjen e tij në bregdetin e Malit të Zi,është bërë shkas që rivalët e tij politik të vjellin vrer ndaj tij.
Ani kush etiketon dhe jep leksione atdhedashurie soji, i atyre që në mënyrën më të turpshme vodhi dhe abuzoi me buxhetin e Kosovës, edhe ashtu të varfër.
Z. Ahmeti po sabotohet dhe shantazhohet nga të gjithë ata që të varfëritë dhe të pakrahët i lanë 18 vjet pas përfundimit të luftës në skamje e mjerim.
Kundërshtarëve të Z. Shpend Ahmeti nuk u bënë përshtypje asnjë sukses i tij.
Pluhur të panevojshëm ata çuan edhe me rastin e sjelljes së një kontingjenti autobusësh nga Çekia në Prishtinë, me të cilët u zbut kaosi i krijuar në rrugët urbane të kryeqytetit të Kosovës.
Ndërtime e mbindërtime pa grimë leje që e shëmtuan Prishtinën me zënie fryme njëri-tjetrit u stopuan.
Tollovit e krijuara përpara sporteleve të komunës dhe bredhjet me ditë e javë për një certifikatë lindje u evituan me vënien në jetë të sistemit digjital.
Gjendja me ujin e munguar u normalizua dukshëm. Punësimet jashtë konkurseve të rregullta dhe në vija klanore u kundërshtuan dhe po kundërshtohen haptas.
Zhveshja dhe qitja në shesh e këtyre marifeteve i pengon ata të cilët gjahun e tyre e realizojnë vetëm kur ka mjegull.
Andaj nëpërmjet shpifjeve dhe akuzave parapërgatitin fushatën e tyre zgjedhore si çdoherë të zhurmshme dhe monotone.

Shpendi me familjen e tij.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura