GRUAJA E HEKURT – MUSINE KOKALARI

Në 105 vjetorin e lindjes

GRUAJA E HEKURT – MUSINE KOKALARI

Nga Sheradin Berisha, 10 shkurt 2022

“Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste.” – Musine Kokalari, në gjyq – 1946.

Musine Kokalari ishte intelektuale dhe atdhetare e shquar. Ka lindur me 10 shkurt 1917 në Adana të Turqisë Jugore, në një familje gjirokastrite. Në vitin 1920 familja e saj u kthye në Shqipëri. Fillimisht u vendosën në Gjirokastër dhe atje kreu shkollën fillore.

Në vitin 1930 familja Kokalari do të vendosej në Tiranë ku e kreu shkollën e mesme (1937), ndërsa studimet universitare i mbaroj në Romë (1941).

Ka shkruar tri libra:

1. Seç më thotë nëna plakë (1939);

2. Reth vatrës (1944);

3. Sa u tund jeta (1945).

Së bashku me Mit’hat Aranitin dhe miq të tjerë, themeloi më 1943 Partinë Socialdemokrate.

Për shkak të bindjeve socialdemokrate – pushteti komunist – familjen Kokalari e trajtonte si “armike të popullit”.

Më 12.11.1944 regjimi komunist i pushkaton pa gjyq dy vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari!

Katër ditë më vonë (më 16 nëntor) arrestohet edhe Musinja, e cila mbahet 17 ditë në burg.

Në fund të vitit 1945 ajo themelon grupin e parë opozitar: “Bashkimi Demokratik Shqiptar”.

Më 23 janar 1946 arrestohet për herë të dytë dhe gjyqi ‘në emër të popullit’ në verën e atij viti e denon me 20 vjet burgim të rëndë!

Në sallën e gjyqit Musinja zëshëm deklaron:

“Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luftën, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund ti persekutoni ata që kanë mendime të ndryshme politike nga ato tuajat. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj!”

Musinja i ka mbajtur 18 vjet burg të rëndë në burgun e Burrelit! Pastaj vitet tjera të jetës i kalon e internuar në Rrëshen. Punoi si fshesare dhe 11 vjet të tjera në mes tullave, llaçit dhe betonit.

Në vitin 1981, e dërmuar nga vuajtjet dhe punët e rënda u sëmurë nga kanceri, dhe më 13 gusht 1983 u shua nga jeta në dhomën e saj të internimit në Rrëshen!

Më 1991 familjarët e saj e zhvarrosën, dhe tani e ka varrin në Shish – Tufinë.

Qoftë i paharruar kujtimi dhe lavdia për Musine Kokalarin!

……….

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura