HAKI MORINA: DILEMAT E NJË PROGNOZIMI

Zvicërr, 19. 06. 2013 – Në krahasim me fitoren e Berishës, fitorja e Ramës edhe do të mund të quhej njëfarë rilindje. Por nuk mund të anashkalohet fakti se fitorja e PS nënkupton ardhjen në pushtet të kastës së fundit të bijëve të “komunistëve” të cilët në jetën opozitare dhanë shumë sinjale që premtimet e tyre nuk janë të sinqerta. Në praktikën e jetës partiake, gjatë kohës sa ishin pa pushtet, socialistët nuk treguan aftësi “institucionale” për të respektuar normat dhe statutin e partisë. Në zgjedhjet e tyre të brendshme, shpesh shfaqën tendenca të theksuara klanizmi e autoritarizmi duke shmangur respektimin e parimeve demokratike e morale për sjellje korrekte në lojën e brendshme politike! Nga kjo mund të konstatojmë që nuk mund të pritet të respektojnë ligjet në rast të ardhjes së tyre në pushtet.
Një mik i imi socialist, nga jugu i Shqipërisë, këto ditë me pyeti se si e shikoj unë rezultatin ose kush mund t’a marr pushtetin në Shqipëri pas këtyre zgjedhjeve duke e arsyetuar pyetjen, siç tha ai, me faktin se ne e kemi të vështirë prognozimin real për shkak se jemi të “sëmurë”?
Fatkeqësisht, më duhet t’a pranoj që asnjëherë sikur kësaj radhe, nuk kam patur një pasiguri prognozimi siç kam tani!

Një lloj “optimizmi” për fitoren e PS ma kanë sjellë turmat pa kokë këtu në Kosovë të cilat përsëri mendojnë se duhet të fitoj Berisha, por kësaj herë janë skeptik për fitoren e tij.
Kam përshtypjen se kësaj radhe specialistët e politikës e kanë më të vështirë në parashikimet e tyre. S’kanë si ta kenë të lehtë apo të jenë të sigurt në prognozim për shkak se më të vërtetë është e vështirë të kuptohet se a ka arritur Berisha fuqi shpirtërore të shmang tundimin për t’a dërguar Shqipërinë përsëri në një vit të mbrapsht si ai i 97-ës, vetëm e vetëm për të ruajtur pushtetin, apo ai e ka kuptuar që për të tani është e rëndësishme ose e mjaftueshme që pas 23 qershorit të jetë opozitë e fuqishme sa për të përballuar me sukses luftën opozitare në katër vitet e ardhshme, duke ruajtur kështu pasurinë gjigante, të grumbulluar gjate shume viteve në pushtet, nga ai dhe familja se tij.
Me aq para sa kannë zaptuar ata kanë gjysmën e pasurisë së vendit! Duke qenë kështu duket që ata nuk do të kishin interes për të shkaktuar një luftë të re civile! Kjo na bën nganjëherë të besojmë që ai bën luftë politike që nuk nënkupton “krejt ose asgjë” por në radhë të parë që të mbajë njerëzit e vet në garë! E keqja është se as në këtë “variant” nuk mund të jemi të sigurtë, për shkak të natyrës së tij prej “luftëtari të paparashikueshëm” duke na bërë akoma më skeptik në precizitetin e mendimit tonë prognozues për rezultatin e zgjedhjeve apo për “profetizimin” e situatave në këto momente delikate nëpër të cilat po kalon politika shqiptare!
Duke qenë se njerëzit e Berishës nuk janë më si në 97-ën edhe për faktin se tani kanë aksione në çdo vepër ekonomike, mendoj se nuk do të kishin interes për të provokuar trazira prej të cilave më shumë do të humbisnin sesa do të fitonin. Përndryshe, veç nese Berisha ka vendosur të bëhet si mbreti Zog, duke imponuar një monarki absolute, gjë e cila vështirë se do të mund të instalohej, për shkak të rrethanave tjera të brendshme dhe ndërkombëtare.
Një element i ri që ja vlen të permendet në këto zgjedhje është koalicioni i opozitës ose konkretisht, koalicioni i Ramës me Metën të cilët deri më tani nuk dolën bashkë në bazë asnjëherë për fushatë!
Si duket Meta do të mundohet të shfrytëzoj koalicionin me socialistët për të ruajtur kohezionin dhe karakterin e “majt” të LSI. Pasi shrytëzoj mirë bashkëqeverisjen me Berishën ai arriti të ruaj forcën politike dhe ekonomike të cilën do ta shfrytëzoj në këto zgjedhje. I ikur nga qeveria e djathtë “pa halë në këmbë” ai tani ka rast për t’u rritur si parti… rritje për të cilën ka shumë nevojë. Mirëpo kjo paraqet thikë me dy teha për politikën shqiptare e cila paraqet rreziqe ekomomike për shkak të pamundësisë së realizimit të premtimit për të reduktuar nivelin e korrupsionit në një qeverisje të mundshme me Ramen. Meta, nëse do të fuqizohet dhe të siguroj më tutje të ardhmen e vet politike i duhet patjetër të përdorë pushtetin politik e ekonomik që ia ofrojnë kontradiktat shqiptare nëse mendon për të rritur dhe siguruar potencën e tij politike për një kohë të gjatë. Dikush mund të thotë se Meta ka mjaft lekë! Nuk është puna thjeshtë për lekë kesh… Puna është tek punësimi i njerëzve që automatikisht do shumëfishonte numërin e antarëve të partisë…por edhe të votave në zgjedhje. Në rrethanat shqiptare blerja stabile e elektoratit realizohet zakonisht me punësim politik siç ka vepruar në mënyrë masive Berisha dhe qeveria e tij. Meta mund të ketë lekë por dihet që edhe të tjerët kanë lekë dhe në këtë konkurrencë lekësh nuk është megjithatë dominanti…e kjo ia vështirëson mjaft punën. Dihet që faktori numër një, për një rezultat solid elektoral, janë tifozët tradicionalë që nuk blihen lehtë, për shkak të urrejtjes së gjatë dhe betonimit në pozicionet e tyre partiake, janë potenciali më i rëndësishëm i rezultatit elektoral. E LSI ka pak “tradicionalitet” në krahasim me PS dhe PD e të mos flasim për partinë e ish presidentit Topi ose forcën politike të Aleancës Kuq e zi e cila është tepër e re dhe e brisht për t’i përballuar ashpërsisë ekstreme të lojës politike shqiptare!
Logjika e ndërrimit normal të pushtetit sot është e rëndësishme si buka!Vetëm një gjë mund t’a “prognozojmë” tani për tani: politika shqiptare në këto zgjedhje është në provën e fundit për të treguar aftësinë për ndërtim të demokracisë!

……………………………………………

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

Më 27 qershor 2009, (vetëm dy ditë para votimit të 29 qershorit – në Shqipëri) kam shkruar një analizë, e cila ruan aktualitetin edhe pas 4 vitesh, edhe për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Ju ftojë ta lexoni me kujdes këtë analizë:

* * *
Pushtimi i Shqipërisë londineze nga nëntoka kriminale serbe!
MOS U GËZONI AS MOS U HIDHËRONI PËR FITOREN

APO HUMBJEN E SALI BERISHËS APO TË EDI RAMËS NË KËTO ZGJEDHJE!
Shkruan: Sheradin Berisha / 27. 06. 2009
http://pashtriku.beepworld.de/files/Kosova_09/qershor-09/27-30.09/sheradin_berisha_mos_u_gezoni_per_fitoren_ose_humbjen_e_berishes_rames_27.06.09.htm

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura