Prishtinë, 08. 10. 2014: Kam përballë antologjinë e dhjetë poeteshave të talentuara shqiptare, ëndërrimtare dhe dashamire të poezisë. Autor, Luan Maloku, editor Bilall Maliqi, parathënia, ballina, redaktura dhe faqosja profesionale: Baki Ymeri. Një album poetik vlerash adekuate që na ofron një tabllo të gjerë të një evolucionit lirik gjatë viteve. Autorët e përzgjedhur janë të moshave të ndryshme, nga të gjitha trojet tona etnike, të denja dhe të pjekura në fushën magjike të ëndrrave shqiptare për afirmim dhe admirim.
Poezia e tyre na duket si një shpërngulje e ëmbël në botën e ëndrrave, me tinguj që përbëjnë një faktor vuajtjesh, përjetimesh e shpresash si një konditë esenciale e lindjes së poezisë. Besnikëria ndaj aktit poetik i ndan nga ligjet klasike të universit, sepse ato posedojnë një bagazh të veçantë inspirimesh që përbëjnë një ylber të bukur të letërisisë shqipe të ditëve tona. Emrat e tyre në antologji dalin sipas kriteriumeve alfabetike. Suksesi don të thotë talent, magji, punë dhe optimizëm. Autori i antologjisë inkorporohet në spektrin e dijetarëve që i besojnë Zotit, në kohën kur diletantët i bëjnë rrush e kumbulla paratë për dallavere politike, komerciale apo antipoetike.


I denjë për analizën e fjalëve të lindura për vlera artistike, Luan Maloku na i jep mendimet e poeteshave tona për zbukurimin dhe pasurimin e panteonit tonë letrar. Nuk mungojnë në këtë aspekt preokupimet a autorëve për sensibilizimin e ndjenjës patriotike, sociale dhe meditative. Përzgjedhja e poezive nxjerr në pah një segment të veçantë të ndjeshmërisë shqiptare për të vajtur nga drita në dritë. Figura qëndrore e antologjisë është Flora Brovina e adhurimeve tona permannet, pas së cilës vijnë do emra të shquar nga Gjakova ime dhe totaliteti i botës shqiptare, që nga Kalabria e deri në brigjet shqiptare të Medvegjës dhe Amerikës.
Deshifrimi i mendimeve të tyre realizohet nëpërmjet tensionit të kohës, mendimeve dhe ndjenjave. Në vargjet e autorëve të përzgjedhur për antologji, defilojnë ëndrrat, shpresat dhe iluzionet. Këtë e thekson edhe autori i parathënies, kurse neve nuk na mbetet tketër veçse të theksojmë se poeteshat shqiptare përbëjnë një botë të veçantë mendimesh dhe subjektesh për deshifrimin e sensibilitetit tonë që krijon një instrument për socializim me komunikimin që realizohet nëpërmjet emocioneve. Mesazhet, porositë dhe imagjinata ndërlidhen me subjektin e seleksionuart për performanca dhe motorin e një makine që krijon relacione ndërmjet njerëzve që e adhurojnë gjuhën shqipe si një dhunti të Perëndisë.
_______________
Luan Maloku u lind më 1954 në fshatin Miratoc, komuna e Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Preshevë e në Kamenicë. Studimet i vazhdoi në Universitetin e Tetovës, drejtimi Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Me shkrime u mor që nga fëmijëria. Shkrimet e tij janë botuar në revista të Kosovës dhe të diasporës. Është i prezantuar në Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë të Hasan Hasanit (2003) dhe në Panoramën e krijuesve të Kosovës Juglindore “Psherëtimë për tokën” të shkrimtarit Hysen Këqiku (2004). Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”, Preshevë; Anëtar i “Atunis Lugina” me seli në Preshevë. Luan Maloku jeton dhe vepron në Zvicër. Veprat: “Mllef i gjakosur” (poezi për të rritur, Iliriku, Prishtinë; ”Mbi një zemër bie borë” (poezi për të rritur, Iliriku, Prishtinë,; ”Mërzi të trazuara” (poezi për të rritur, Feniks, Preshevë, ; “Çelësi i shpirtit” (poezi për të rritur, Feniks, Preshevë,; “Stinët e mallit“ (poezi për të rritur, Feniks, Preshevë,; “Dritë në humbëtirë” (poezi për të rritur, Feniks, Preshevë,; “Muza ime“ (Antologji poetike, Feniks, Vëllimi shqip-rumanisht “Në flakën e heshtjes / În flacăra tăcerii”, Feniks, ”Kujtime të trazuara” (Antologji poetike), Feniks, Preshevë; “Bubullima e Bukureshtit në 65 vjetorin e lindjes”, Feniks; “Në pasqyrën e kujtesës” (poezi), Feniks, Preshevë; Monografia “Kosova e Bubullimës së Bukureshtit“ është libri i dymbëdhjetë i autorit. Autori është prezent edhe në antologjitë poetike “Pasqyra e shpirtit”, “Jam pjesë e qiellit tënd”, “Drita e shpirtit tim”. Antologjia e krijueseve femra me titull ”Bota e ëndrrave magjike ” është libri i trembëdhjetë i autorit.
https://cocaineincshop.com/product/order-peruvian-cocaine-online/
https://medshopinc.co/product/buy-nembutal-powder-online/
https://konteneryhand-bud.com/product/neu-lagercontainer-5ft/
We give you Quality Top Brands!
We can’t wait to meet your requirements. Get to know the FMCG offers and become our business partner!
Ferrero Rocher 200g
Ferrero Rocher 375g
Ferrero Rocher T-16 200g
Kinder bueno 39g
Kinder Joy 20g