HALIL KRASNIQI:”SHOKËT E ADEM JASHARIT NUK JANË TUE REALIZUE AMANETIN, TU NGA MAS BIZNESIT” !!!

Pashtriku.org, 01. 12. 2014 – “Nuk janë te realizue as punën e Ademit (Jasharit – sh.b) as amanetin, as amanetin e shokëve të vetë që i kanë lanë, (ata hanë dhe) nuk janë te realizue. Këta janë tu nga mas biznesit, mas partisë, mas pronave” – kështu thotë Halil Krasniqi, babai i dy dëshmorëve të Kombit: Mujë e Ali Krasniqi, për Rexhep Selimin e Daut Haradinajn – në 17 vjetorin e daljes publike të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, duke mos i kursyer as Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn etj.!! Dhe më dëshpërim të thellë thotë se: “Me pas dit që bajnë kështu, (e ka fjalën për Hashimin, Rexhepin, Ramushin e Dautin etj.) me pas mujt i kisha nal, se jo mi lan me shku, s’i kisha lan hiq me shku…” /në luftë/ (e ka fjalën për djemtë e tij Mujë e Ali Krasniqin (*). Ҫdo koment tjetër është i tepërt!!!!!


Halil Krasniqi, babai i dy dëshmorëve të Kombit: Mujë e Ali Krasniqi.

Pendohet Halili që la djalin në luftë!!

 ____________
(*) Më 13 dhjetor 1998, komandanti i UҪK’së, Mujë Krasniqi, së bashku me 143 bashkëluftëtarë është nisur nëpër bjeshkët e Pashtrikut, të mbuluara me dëborë, me qëllim për t’u futur në frontet e luftës në Kosovë, dhe për t’u sjellë armë dhe municion luftëtarëve në frontet e luftës. Mujë Krasniqi, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, në mëngjesin e 14 dhjetorit 1998 kanë rënë në pritën e organizuar nga Ushtria dhe policia serbe, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut. Pas një luftimi disa orësh me forcat serbe, ka rënë heroikisht Mujë Krasniqi, vëllai i tij Aliu dhe 40 luftëtarë, në mesin e tyre edhe komandantë dhe luftëtarë të orëve të para të UҪK’së. Me këtë rast shumë ushtarë janë plagosur ndërsa një pjesë e tyre kannë arritur të kthehen në Shqipëri, ndërsa nëntë prej tyre i kishin zënë rob nga forcat serbe.

Mujë Krasniqi, Pashtrik 13.12.1998

……………………………………

(Përgatiti editori i pashtriku.org, Sh.Berisha)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura