MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E HAFIR SHALËS (36)

Pashtriku, 6 shkurt 2020:
7.12 Hafir Shala (5.2.1960 – i zhdukur në luftë që nga 10.4.1998)
Rrjedh nga një familje liridashëse dhe arsimdashëse. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, Krojkovë dhe të mesmen në Gjimnazin “Skënderbeu” në Drenas, me rezultate të shkëlqyera. Hafiri dallohej për nga inteligjenca, guximi dhe aftësia e shkëlqyer organizative. Qysh si nxënës bashkë me Ismail Sylën ishte organizuar ilegalisht në Lëvizjen Kombëtare të kohës. Më 1979-1980 regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb (Kroaci), ku duke qenë i organizuar në Lëvizjen për Çlirim së bashku me Fehmi Lladrovcin etj., më 4.11.1985 arrestohet nga policia serbe dhe dënohet me pesë vjet burg të rëndë, të cilin e mbajti nëpër kazamatet e Prizrenit, Stara Gradishtës dhe Lepogllavës. E gjithë ajo dhunë dhe keqtrajtimi që kishte përjetuar në këto burgje e kishin sforcuar idealin tij në shërbim të kauzës së shenjtë për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Më 1994 dr.Hafiri u punësua në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas, punë kjo që për të ishte një mundësi më shumë për t’u angazhuar në përpjekjet për çlirim. Që nga fillet e organizimit të Këshillit Komunal të Financimit në Drenas dr.Hafiri ishte ndër më aktivët në mobilizimin e veprimtarëve në ndërtimin dhe funksionalizimin e strukturave të tij.
Me shpërthimin e luftës së UÇK-së dr.Hafiri u vu në ballë të fushatës mobilizuese të luftës për çlirim dhe për organizimin e punkteve shëndetësore në zona të luftës.
Më 10.4.1998, derisa dr.Hafiri po shkonte në Prishtinë, për t’i furnizuar me medikamente punktet shëndetësore në zona të luftës, arrestohet nga një patrullë policore në udhëkryqin e Sllatinës së Fushë-Kosovës dhe nga ajo ditë më asgjë nuk dihet për fatin e tij.
VIJON …
__________
MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E ABDULLAH TAHIRIT (35)
https://pashtriku.org/?kat=46&shkrimi=9613

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura