HALIT MEHMETAJ: SERVILIZMI POLITIK PO I KUSHTON SHUMË KOSOVËS!

(USA, 30. 08. 2012) – Kaluan 12 vite pas dëbimit të forcave ushtarako-policore nga Kosova. Edhe pse kemi qenë një vende në tranzicion te zhvillimit tonë të pavarur dhe pa përvojë të gjatë në demokraci, brenda llojit është zhvilluar një luftë e ashpër sociopsikologjike dhe politike. Pasojat e kësaj lufte e cila vazhdon të jetë prezentë edhe sot, janë të pariparueshme për rrethanat politike dhe gjeostrategjike që gjendet Kosova.
Goditjet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës janë të koordinuara mirë me një segment të politikës së Brukselit të cilat po e mbajnë Kosovën të izoluar nga progresi dhe po e mbytin atë secilën ditë e më shumë në moçalin ballkanik. Që kur Kosova është bërë me fusnotë, asaj po i kanoset rreziku i ridefinimit të statusit, tkurrjes së kufijve dhe problemet e brendshme që kanë marrë përmasa kaotike, duke filluar nga Pakoja e Ahtisarit, gjashtëpikëshi, eksterritorialiteti i monumenteve kulturore serbe, enklavat serbe, çështja e veriut të Mitrovicës, operimi i strukturave paramilitare serbe brenda kufijve të Kosovës, mosmundësia e kontrollimit të një pjese të territorit, çështja e kufirit me Malin e Zi dhe pranimi i minoritetit malazias në Kosovë, po e çojnë Kosovën në një jo stabilitet të ri. Gjendja e tillë kaotike që po mbretëron në Kosovë, natyrisht se ndërlidhet edhe me korrupsionin, krimin e organizuar dhe varfërinë e skajshme që po kalon Kosova këto ditë.

…………………………………………

Në kohen e Henrit VII të varfërit rekrutoheshin e stërviteshin për ti vjedhur të pasurit kurse në kohën e piratëve ballkanik të pasurit vjedhin të varfërit. Ky është një tregues i qartë se edhe më tutje, fytyra e demokracisë në Kosovë mbetet një fasadë prapa perdeve të hekurta ku të pasurit, të korruptuarit dhe sundimtarët e fuqishëm vazhdojnë ta eksploatojnë klasën e varfër dhe shtetin e tyre. Qasja e tillë e lidershipit kosovarë po e izolon Kosovën para botës, po e defaktorizon atë për interesa vetjake apo të një klase të ngushtë. Gjendja e tillë e ka topitur tejmase moralin e popullit i cili është i vetmi që mund tu thotë stop këtyre parregullsive që po ndodhin në Kosovë.
Në fakt kjo është koha më e përshtatshme dhe ndoshta e fundit që populli të ngrihet kundër këtyre antivlerave, sepse në këtë kohë kërkohet një elitë politike e unifikuar në aspektin gjeostrategjik, unike në vendimmarrje dhe bisedime, por që është edhe besnike ndaj votës së qytetarit. Servilizmi politik ndaj UNMIK-ut i kushtoi Kosovës me dështim në Gjyqësi, në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe dështim në administratën publike. Arsimi nga ajo kohë është dekompozuar dhe Kosova po prodhon analfabet. Është e paqartë pse për këto të ditura publike nuk ndërrmirren masa për ti përmirësuar. Viktima e vetme e sistemit në periudhën e UNMIK-ut por edhe sot janë UÇK-ja, veteranët e Luftës së UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve dhe deridiku shtresa e të burgosurve politik.
Burgjet e Kosovës janë të mbushura me ketë shtresë njerëzish me akuza nga më banalet deri tek ato për krime lufte. Pse edhe sot pas 13 vitesh kjo shtresë e shoqërisë kaq e vuajtur nuk e ka vendin e merituar. Sepse është meritore për diçka, për lirinë që e gëzojmë sot. Nuk është aspak e mirë që ne vazhdojmë ti përdorim si modele politike teoritë e mohimit. Ku Dr.Ibrahim Rugova apelonte ta bojkotojmë pushtetin serb një pjesë e madhe filloi të punonte në masa të dhunshme, kur UÇK-ja i shpalli luftë Serbisë, disa e propagandonin luftën kundër UÇK-së, pasi u pavarsuam disa po thonë se kemi qenë atëherë më mirë se sot. Ky koncept i të menduarit politik gjithnjë të kthen një hap prapa, mohimi i vetvetes është i ndaluar edhe në aspektin fetar nga tri librat të shenjta. E gjithë kjo situatë deshëm apo jo ndërlidhet më liderin i cili duhet të jetë shembull për të mirë, shembull i mirëvajtjes politike, ekonomike e kombëtare. Tek ne po ndodhë e kundërta me shumicën e liderëve politikë, populli u ka besuar atyre e ata po e keqpërdorin besimin e tyre. Ka shumë kohë që Kosova nuk ka progres, për këtë nuk ka ndonjë koment. Por ku do ti varim shpresat në të ardhmen dhe në kë mbetet për tu parë. Popullit domosdorshmërisht i duhen liderë të rinjë me një mentalitet të ri dhe sjellje tjetër.
Kosova ka nevojë të largohet nga marrëveshjet individuale në emër të Kosovës, asaj i duhen liderë që e pyesin popullin në çaste vendimtare. Kosova nuk ka nevojë për marrveshje individuale sepse ajo është dëmtuar në aspektin e brendëshëm dhe atë të jashtëm. Të zgjedhurit duhet ta zhvillojnë shtetin dhe ta kultivojnë kulturën kombëtare, mjaft më me sjellje të qenurit rob i vetvetes, nuk është ajo kohë, kanë ndryshuar rrethanat politiko shoqërore në tërë botën. Pse duhet të na bashkojnë dhe përafrojnë të tjerët, për këtë duhet ta kemi fuqinë dhe besimin tonë në vetvete për ti çuar proceset përpara. Qytetari kosovar duhet që të mësohet të kërkojë përgjegjësi nga papërgjegjësia e liderëve që vet i ka dhënë votën. Ai duhet të filloi të mësoi që t’i luftoj jo vetëm simptomat por edhe sëmundjen që përditë e më tepër po ja ha kurrizin kombit. Qytetari kosovar duhet të filloj që ta shohë veten si një lojtar potencial të rëndësishëm në gjeopolitikën ballkanike, e jo si një pasagjer i revoltuar në Brukselexpress. Kosova ka nevojë të largohet nga marrëveshjet individuale. Kemi nevojë për një klasë të re politike me një koncensus të gjërë të aftë për të bërë ndryshime fondamentale në sistemin e kalbur politikoekonomik. Dikujt mund t’i duket e pa mundur por këto ndryshime janë të pashmangshme, ato do të ndodhin shpejt në Kosovë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura