HASHIM THAҪI – DEFORMUESI I HISTORISË SË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!
Nga Sheradin Berisha – më 13 mars 2025
VIDEO 1: Hashim Thaçi: “Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet, dhe nuk do të shfuqizohet. Ky është qëndrim i shtetit të Kosovës.”
https://www.facebook.com/1125324528/videos/pcb.10226666200497583/622732783711451
VIDEO 2: Prokurori Special, Alex Whiting – “Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë dhe mohoi rolin e tij në luftë – “Shtabi i UÇK-së ekzistonte vetëm në letër” (VIDEO), më 3 prill 2023
https://www.facebook.com/1125324528/videos/pcb.10226666200497583/852993486963372
Pas fazës hyrëse të gjykimit dhe deklarimit nga ish-udhëheqësit e Ushtrisë i Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Kransiqi se janë plotësisht të pafajshëm, prokurori i specializuar, Alex Whiting, ka nisur deklarimin e tij.
Prokurori i Specializuar ka sqaruar se rasti ndaj ish-katër krerëve të UÇK-së ka të bëjë me ta, e jo me gjithë UÇK-në. Prokurori i specializuar, Alex Whiting, gjatë seancës tha se Thaçi kishte shkuar disa herë fshehurazi në Hagë dhe ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale për rolin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Whiting tha se Hashim Thaçi kishte mohuar rolin e tij në luftë dhe gjithashtu edhe rolin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së duke thënë se ai ekzistonte vetëm në letër.
“Gjatë hetimit të kësaj çështje Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’iu thënë prikurorëve të ZPS-së intervistë të videoinxhizuar. Gjatë këtyre intervistave, ai mohoi shumëçka me rolin e tij në luftë dhe rolin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-s. Përshembull z.Thaçi pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm s’kishte asnjë funksion deri në nëntor të 98-ës, dhe edhe pas kësaj date ekzistonte vetëm në letër. Ai e mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat do të tregojnë se këto pretendime janë të rreme ato bien ndesh edhe me vetë deklaratat që z.Thaçi ka dhënë herë të tjera me deklarata e disa të akuzuarve dhe nga provat e shumta që do të paraqiten në këtë gjykim ”, ka thënë ai.
***
DEFORMIMI I HISTORISË SË UÇK-së NGA “KOMANDANTËT” MEGALOMAN! (VIDEO)
https://pashtriku.org/deformimi-i-historise-se-uck-se-nga-komandantet-megaloman-video/