HASHIM THAҪI, DUKE PRANUAR PAKON E AHTISAARIT KA DËMTUAR UNITETIN TERRITORIAL TË KOSOVËS SEPSE KA PRANUAR NDARJEN E KOSOVËS NË DY ETNITETE! ASOCIACIONI SI AUTONOMI E SERBËVE NË KOSOVË!

Nga arkivi i facebookut, më 1 mars 2013

Më 1 mars 2013, shtatë javë para nënshkrimit të marrëveshjes: Thaçi – Daçiç – Eshton,  për Asociacionin, në Bruksel (më 19 prill 2013), kam bërë këtë analizë:

Këtij njeriu duet t’i thuhet STOP!

HASHIM THAҪI, DUKE PRANUAR PAKON E AHTISAARIT KA DËMTUAR UNITETIN TERRITORIAL TË KOSOVËS SEPSE KA PRANUAR NDARJEN E KOSOVËS NË DY ETNITETE! ASOCIACIONI SI AUTONOMI E SERBËVE NË KOSOVË!

Nga Sheradin Berisha, facebooku, 1 mars 2013

Në këto momente po mbahet mbledhje e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, me një pikë të rendit të ditës: Raportim i kryeminstrit Hashim Thaçi, për rrjedhën e bisedimeve në Bruksel Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e baroneshës Ashton. Kryeministri Thaçi në raportimin e tij të gjatë, të thatë, të mërzitshme e pa përmbajtje substanciale, deklaroj se në takimin e fundit me kryeministrin serb Daçiq është pajtuar për themelimin e “Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”… “Asociacioni që do të themelohet nuk do të ketë rol as ekzekutiv dhe as ligjvënës. Kjo është shumë e qartë. Pra, nuk mund të jetë zëvendësim për Kuvendet Komunale dhe përgjegjësitë e Komunave nuk mund të bartën tek ky mekanizëm. Në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë formimin e një niveli të tretë të pushtetit në Kosovë, por nuk mund ta ndaloj Serbinë që të ëndërroj gjëra të tillë”, ka thënë kryeministri Thaçi.

* * *

Ai, ka siguruar e garantuar deputetët, se në Kosovë nuk do të ketë autonomi, republika serbska, status special, Tirol jugor apo Kataloni… Hashim Thaçi u zotua para deputetëve se, do të respektoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës që buron nga Paketa e Ahtisaarit. Po të lexosh me kujdes paketën e Ahtisaarit (i cili ka derivuar nga shumë marrëveshje ndërkombëtare 1999-2008) do të spikasësh me lehtësi shumë komponente të modifikuara, të cilat reflektojnë qartë ndarjen dhe krijimin e etnitetit serb në Kosovë. Substrati i ndarjes së Kosovës ngjashëm me Bosnjen dhe Hercegovinën, është bazamentuar fillimisht përmes krijimit të enklavave serbe, të cilat në pakon e Ahtisaarit “aneksi për decentralizim” u definuan si komuna etnike serbe dhe shkëputja e plotë e pjesës veriore të Kosovës (Leposaviçi, Zubin Potoku dhe Zveçani) duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën verore deri në urë të lumit Ibër. Po të analizojmë këtë çështje në aspektin historik, ndarjen e Kosovës në dy etnitete (shqiptare dhe atë serbe) e ka projektuar akademia Serbe në krye me Dobrica Qosiqin, dhe në periudha të caktuara është përdorur si planë rezervë për realizimin e synimeve serbe në Kosovë…

***

PAVARËSIA E KOSOVËS – EMBRION I PAKOS SË AHTISAARIT SI DERIVAT I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE!

Duhet ta kuptojmë njëherë e mirë, se Pavarësia e Kosovës si embrion i Pakos së Ahtisaarit është derivat i shumë dokumenteve-marrëveshjeve ndërkombëtare për Kosovën, të arritura gjatë viteve 1999-2008, dhe fare nuk ka të bëjë me vullnetin e mirëfillt të shqiptarëve!

Cilat janë ato dokumente-marrëveshje?!

1) Marrëveshja e Rambujesë (Shkurt/Mars1999)

2) Marrëveshja Ushtarake -Teknike e Kumanovës (NATO/Serbi, 9 qershor 1999)

3) Rezoluta 1244 e KS të OKB-së (Nju Jork, 10 qershor 1999)

4) Korniza kushtetuese e Kosovës (Prishtinë, 15 maj 2001)

5) Marrëveshja Hakerup – Çoviç për Kosovën (Beograd, 5 nëntor 201)

6) Plani i implementimit të standardeve para statusit për Kosovën (Nju Jork, dhjetor 2003)

7) Raporti i Kai Aides për Kosovën (Nju Jork, 13 qershor 2005)

8) Gjashtë Parimet e Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës (Nju Jork, 9 nëntor 2005)

9) Pakoja e Ahtisaarit (Nju Jork, Vjenë, 2 shkurt 2007)

10) Traktati i miqësisë Kosovë – Serbi (Nju Jork, Vjenë, 30 gusht 2007)

11) Raporti i Treshes së Grupit të Kontaktit (Ishinger, Uizner, Kharcenko, BE-SHBA-RUSI) për Kosovën (Nju Jork, Vjenë, 4 dhjetor 2007)

12) Deklarata e Pavarësisë (Nju Jork, Bruksel, Prishtinë, 17 shkurt 2008)

13) Gjashtë pikat e Ban Ki Moon’it! (OKB – Nju Jork, 13 qershor 2008)

14) Kushtetuta e Republikës së Kosovës (Nju Jork, Bruksel, Prishtinë, 15 qershor 2008) …

Të gjitha këto marrëveshje të përgatitura nga qendrat politike ndërkombëtare, që kulmuan me “Pavarësinë e Kosovës” dhe “Kushtetutën e Kosovës” (Lexo – Ahtisaarit, 15 qershor 2008), lideshipi politik e institucional i Kosovës e kanë artikulluar si „vullnet“ të popullit (!!!) Dhe, kjo lojë kundër vullnetit dhe të drejtës së popullit për vetëvendosje (sipas konventave ndërkombëtare) do të intensifikohet me dialogun e ri Beograd – Prishtinë (2011 – 2012) për çështje të ashtuquajtura pragmatike’teknike (bisedimet Edita Tahiri – Borko Stefanoviq), a në të vërtetë ato ishin politike dhe këtë gjë e dëshmojnë tashmë bisedimet Thaçi – Daçiq, që po zhvillohen në Bruksel.

***

Si përfundim,

Kryeministri Hashim Thaçi dhe institucionet e Kosovës, duke e pranuar PAKON E AHTISAARIT, në fakt kanë pranuar ndarjen e Kosovës në dy ETNITETE, e cila përmes bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel, po çimentohet koncepti i ETNITETIT SERB, në formë e përmbajte – përmesë një njësie Autonome të sebëve në Kosovë, e cila në këtë fazë embrionale është emërtuar si: “ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”! Dhe, ky “ASOCIACION” duket qartazi se po dëmton një herë e përgjithmonë UNITETIN TERRITORIAL TË KOSOVËS, dhe për më tepër e pamundëson realizimin e vullnetit të shqiptarëve për t’u bashkuar nesër në një SHTET TË VETËM SHQIPTAR.

_________________

SHERADIN BERISHA: OO MILET ËSHTË KOHA E FUNDIT PËR DORËHEQJEN E HASHIM THAҪIT NGA POSTI I PRESIDENTIT!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura