HAZIR MEHMETI: HISTORIANI I NJOHUR, SIR NOEL MALCOLM – MBAJTI NJË LIGJERATË NË VJENË TË AUSTRISË

Vjenë, 16. 01. 2016: I njohur për kontributin e tij për çështjen shqiptare, veçanërisht rreth Kosovës. Mik i madh i së vërtetës, njëri që flet rrjedhshëm shqip dhe në dhjetëra gjuhë tjera. Ligjërues në shumë Universitete botërore. Një pjesëmarrje shumë e ulët e studentëve shqiptarë, befasi jo e këndshme.
Më 13 janar 2016, Organizuar nga Instituti i Historisë së Evropës Lindore UN-Vjenës (IOG) dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, historiani i njohur anglez, Sir Noel Malcolm mbajti ligjëratë me temë nga libri i tij i fundit “Western Converts to Islam in the Ottoman Empire (c 1500 – c. 1700)”

Prof.Dr.Oliver Schmit, mbajti fjalën e hapjes në emër të nikoqirit. Ai mes tjerash tha: “Prof.Malcolm, Falenderoj z.Sami Ukelli për organizimin me sukses të kësaj ligjërate me Prof. Malcolm, me rastin e botimit të librit të tij të fundit. Është ky një libër i punuar shumë vjet me radhë, ku janë mbledhur fakte nga shumë arkiva, sistemuar me mjeshtri dhe do thosha një shembull për të gjithë ata që do shkruajnë libra studimor”
Ndërsa në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës përshëndeti Sami Ukelli, ambasador. “Prof.Noel Malcolm është i njohur për të gjithë ne dhe e falënderoj për ardhjen e tij sonte këtu. Përshëndes përfaqësuesit e Institutit për bashkëpunim”.

– Historiani Noel Malcolm’i dhe autori i shkrimit Hazir Mehmeti –

Sir Noel Malcolm rreth librit të tij mes tjerash shtoi: “Tema e librit është shumë e gjerë, se çka ndodhi brenda perandorisë osmane, andaj ne nuk do flasim për këtë në mbrëmjen e sotme. Ishte një numër i konsiderueshëm i skllavëve krishterë në perandorinë osmane. Dua të filloj që të jap disa informata rreth kontekstit. Kush ishin ata skllavë? Në cilat rrethana jetuan? Sidomos duke e pas parasysh dimensionin religjioz të kësaj skllavërie. Është e pamundur të thuash se sa skllav të perëndimit ishin nën perandorinë osmane. Ndoshta ju intereson që ne do mund të kalkulojmë përafërsisht numrin e skllavëve mysliman në Evropën perëndimore në atë kohë, rreth 70.000 deri në 100.000. Unë mendoj që numri i skllavëve perëndimor në perandorinë osmane ishte shumë më i madh. Sulmuesit Tartar që vinin nga gadishulli Krim gjatë luftimeve në Ukrainë, Rusi e Poloni morën shumë njerëz si skllav, diku 4000 deri 5000 skllav çdo vit. Mirëpo, kishte edhe vite kur numri ishte deri në 20.000 vetë në vetëm një vit. Ishte një numër i madh i skllavëve rus. Mirëpo ata nuk u mblodhën nën terminologjinë evropiane perëndimore dhe të krishtere. Shumica e skllavëve evropian u morën gjatë luftërave të ndryshme, si për shembull lufta kundër Venedikut ose Habsburgëve, gjithashtu edhe një numër i vogël i skllavëve që u sollën në mënyrë private, mirëpo kishte edhe një numër të konsiderueshëm të skllavëve që u sollën brenda perandorisë osmane dhe jo nga Evropa perëndimore. Skllavët u përdorën edhe si plaçkitës të anijeve, sidomos në portet e Afrikës Veriore, siç ishin ato në Algjeri, Tunizi dhe Tripoli, të cilat ishin gjatë shumicës së asaj kohe pjesë e perandorisë osmane, por gati gjithmonë me autonomi të veçanta territoriale.”
Nga Ambasada e Kosovës ishin dhe Blerim Canaj, këshilltar, Faruk Ajeti, sekretar dhe Blerim Halili, atashe policor.

Në bisedë me Prof.Dr.Oliver Schmidt, në një shqipe të rrjedhshme rreth Sir.Noel Malcolm mes tjerash tha: “Malcolm ka bërë një punë kolosale për shqiptarët, veçanërisht për Kosovën. Ai ka hulumtuar për 20 vjet arkiva në shumë vende për nxjerrjen e fakteve të cilat i boton në librin e tij. Ai e meriton respektin e të gjithëve. Është një punë shumë me vlerë sjellja e tij sonte këtu për të ligjëruar e biseduar rreth veprës së tij“. Biseda me Sir Malcolm ishte e ngrohtë dhe miqësore, fliste pa ngurrim shqip dhe gjuhë tjera. Në fund u dha një koktej rasti me ushqime e pije shqiptare nga Kosova.
_______________
Vjenë, 13 janar 2016. Ligjëratë nga Sir Noel Malcolm – “Western Converts to Islam in the Ottoman Empire (c 1500 – c. 1700)”. Nga libri “Agents of Empire”. Organizuar nga Instituti i Historisë së Evropës Lindore (IOG) UN-Vjenës dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri. Personalisht nga Sami Ukelli, ambasador. Në libër jepet një histori interesante e një familje shqiptare nga Ulqini në shekullin e 16’të.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura