HAZIR MEHMETI: PEJA E HAXHI ZEKËS PRET MËSUESIT SEMINARISTË NGA DIASPORA

Pejë, 26. 07. 2015 – Dhjetëvjetëshi i seminareve të mësuesve nga diaspora shënohet në qytetin piktoresk rrëzë Alpeve Shqiptare, në Pejë. Aq sa historike, Peja njihet me njerëzit e saj të vyer shekujve që nga Dardania Ilire. Nuk është e rastësishme zgjedhja e saj si nikoqir i radhës që nga Prishtina e vitit dymijë e pesë, kur filloi bashkimi i mësuesve mërgimtarë nga shumë vende.
Organizatore, Ministria e Arsimit-Shkencës e Teknologjisë e Kosovës, Ministria e Arsimit e Shqipërisë dhe Kuvendi Komunal i Pejës. Seminari do zgjatë tri ditë dhe pritet pjesëmarrja e mbi njëqind mësuesve shqiptarë nga vende të ndryshme. Seminari tani është bërë tradicional lëvizës në qytetet e trevave shqiptare. Pritet të ligjërojnë profesor eminent nga UN shqiptare me tema nga fusha e gjuhës, letërsisë, metodologjisë mësimore në konceptin e nivelin e mësimit në diasporë. Pritet pjesëmarrja e figurave të njohura nga vende të ndryshme që janë në lidhje me mësimin shqip në vendin e tyre.

Nga radhët e mësuesve do paraqiten kumtesa nga përvoja e tyre praktike mësimore, praktika me tekstet e reja dedikuar diasporës dhe të hartuara në bazë të kurrikulës për diasporë. Kjo do duhej të kishte prioritetin e ndrrimpërvojave dhe varianteve pedagogjike të organizimit praktik të orës mësimor nga lëmi i gjuhës, muzikës, artit. Deri tani kanë dominuar kumtesat e mbajtura nga të punësuarit e ministrive në seancat kryesore, ato nga praktika mësimore kryesisht në punëtoritë 25 minutëshe që shpesh ishin formale e pa ndonjë koncept të çartë metodik e didaktik. Këtu do duhej qasje më konkrete, më serioze, më të përgatitura. Vlerë tjetër që pritet të ofrohet është promovimi i veprave nga mësuesit krijues në diasporë: teksteve mësimore, letrare, artit, gjuhës, revistave përkatëse, materialeve mësimore, materialeve në faqet elektronike nga shtete të veçanta etj. Këtu do ofrohet mundësia e prezantimit e diskutimit mbi tekstet mësimore nga gjuhë të ndryshme, krahasimet analogjike, standardi bashkëkohor, forma e shkrimeve etj. Nga gjithë numri i madhe i mësueseve nga vendet e zhvilluara perëndimor, ku metodologjia mësimore ka bërë hapa krahas zhvillimit teknologjik, do mund të ishte përfituese për seminaristët. Peja me rrethinë do ofron mundësi njohje e pasurim njohurish me historinë e kulturën e saj shekujve, të cilat mësuesve u duhet në praktikën e tyre mësimore.
Në seminarin e fundit zëvendësministri për arsim z.Nehat Mustafa, e mbylli seminarin me këto fjalë: “Ky seminar do të ndryshon nga ritmi i njëjte dhjetëvjeçar dhe kjo varet nga mendimi juaj në debatin e hapët që herët përmes postës elektronike e forma tjera”. Risitë janë të domosdoshme në ritmin e zhvillimeve metodiko-didaktike të mësimdhënies. Format e seminareve në perëndim janë shumë praktike, debateve dhe konkretizuese. Kjo do duhej të sillej edhe tek ne.
Shpresojmë se Ministritë e Arsimit dhe Ministria e Diasporës do jenë në vijën e strategjisë kombëtare mbi mësimin shqip në diasporë si gjymtyrë e trupit kombëtar. Deri tani nuk mund të jemi të kënaqur kur dihet se vetëm 5% apo më pak nxënës shqiptarë mësojnë të lexojnë e shkruajnë shqip, kur dihet se 2/3 e mësueseve nuk kanë paga të rregullta, disa paguhen vullnetarisht nga prindërit, disa punojnë falas. Është urgjente dora e shteteve tona në financimin e mësimit shqip në mërgatë pa marr parasysh çmimin. Veçan duhet dhen dora mësuesve në Greqi e Itali. Kjo po zvarritet me vite, kurse çmimin do e paguaj kombi me humbjen bijve e bijave të tij.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura