HAZIR MEHMETI: REGJISTRIMI I MËRGIMTARËVE – NJË OBLIGIM KOMBËTAR

Vjenë, 17. 03. 2014 – (Takim informativ në Vjenë) – Ministria e Diasporës: Regjistrimi i diasporës është gjithëpërfshirës i të gjithë mërgimtarëve pa marr parasysh nga cila trevë etnike shqiptare vjen, pa marr parasysh çfarë nënshtetësie ka. …linku për regjistrim: www.medrks-gov.net dhe [email protected] i cili është 24 orë aktiv.” Regjistrimi është vullnetar, një obligim moral e kombëtar i secilit mërgimtar dhe është plotësisht sekret”.
Në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë u organizua mbrëmje informative lidhur me regjistrimin e mërgimtarëve dhe mbledhjen e materialeve e dokumenteve më qëllim arkivimin e tyre. Personeli i ambasadës Valbona Fazliu-Rrecaj, këshilltare; Zana Rugova, sekretare e parë dhe Imer Lladrovci, konsull e organizuan mbarëvajtjen e takimit. Nga Ministria e Diasporës ishin Prof.Dr.Muhamet Shatri i ngarkuar për materialët dokumentet arkivore dhe Xhevat Hulaj nga Enti Statistikor i Kosovës. Në mbrëmje prezantuan përfaqësues të shoqatave e veprimtarë nga Vjena, Linzi, Graci, Badeni etj. Takimin e udhëhoqi Zana Rugova, sekretare e parë në Ambasadë, kurës fjalën përshëndetëse në emër të Ministrisë së Diasporës e mbajti Prof.Dr.Muhamet Shatri. Ai mes tjerash tha:
”Ministria e Diasporës tani ka dy projekte nga të cilët me përparësi është regjistrimi i diasporës, pavarësisht se edhe procesi i grumbullimit të lëndëve arkivore ka një rëndësi të madhe, me çka kontributi i diasporës del në shesh i dokumentuar. Është e njohur se diaspora ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për çlirimin e Kosovës. Qe nga koha e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, po edhe më parë e deri tani, kjo na detyron të krijojmë bazë dokumentare. Kjo bazë është nga këta veprimtarë që janë jashtë, pra jeni ju dhe baza dokumentare do të shkon në Arkivin e Kosovës. Faktikisht, Ministria e Diasporës është vetëm një ndërmjetësues në përgatitjen e kësaj lënde. Ekzistojnë marrëveshje mes Ministrive, Muzeut të Kosovës dhe Arkivit të Kosovës rreth procedurave lidhur me materialet arkivore. Ato fillimisht grumbullohen në qendra të caktuara, ambasada e pastaj sistemohen nga ekspertët e Arkivit të Kosovës atje ku duhet. Sa për regjistrim të diasporës, ky është një propozim direkt nga vet Ministri z.Ibrahim Makolli. Ne besojmë se veprimtarët, përfaqësuesit e shoqatave e klubeve do të na ndihmojnë. Të gjitha përfaqësitë tona diplomatike në botë e kanë mbështetur këtë projekt”.

Xhevat Hulaj dhe Prof.Dr. Muhamet Shatri

Z.Xhevat Hulaj, udhëheqës i divizionit për regjistrimin e diasporës në fjalën e tij shtoj:” Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Entin e Statistikës së Popullsisë dhe me disa ministri e agjenci, e ka filluar regjistrimin e diasporës. Kemi përgatitur infrastrukturën materiale për regjistrim dhe secili mërgimtarë mund të regjistrohet në formë elektronike përmes linkut i cili është 24 orë aktiv. Të dhënat vijnë në Databazë ku shënimet janë sekrete. Forma tjetër është përmes pyetësorit që janë të hartuar nga ekspertë të Ministrisë së Diasporës, duke e plotësuar faqen me shënimet tuaja dhe dërgimin e tyre. Pyetësorët janë të shkruar në 14 gjuhë të vendeve përkatëse ku jeton diaspora. Kjo është imponuar nga vet natyra e mërgatës sonë që nga mërgata e vjetër (Turqi etj.) deri tek mërgata e re në Evropë. Formularët janë të përgatitur për regjistrimin familjar, të biznesit, të shoqatave e klubeve. Të gjithë formularët mund t’i gjeni në pikat kufitare, në ambasada, konsullata dhe në komunat e juaja, ku edhe mund t’i dorëzoni kur ju i plotësoni pasi aty do jetë gjithmonë një zyrtar përkatës i cili do punon sidomos gjatë muajve të verës. Ai do merret vetëm me çështjen e regjistrimit tuaj. Ne shpresojmë se shoqatat, veprimtarët dhe secili mërgimtar do na ndihmon në përcjelljen e informatave në rrethin e tij. Regjistrimi i diasporës është gjithëpërfshirës i të gjithëve pa marr parasysh nga cila trevë etnike shqiptare vjen. Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë mërgimtarët pa marr parasysh çfarë nënshtetësie kanë ”Nga të pranishmit u prekën disa detaje rreth teknikës së regjistrimit, gjithë përfshirja e trevave etnike, rreth të drejtës për votim etj. Aktivitete informative do të mbahen edhe në qytetet tjera të Austrisë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

INTELEKTUALI

INTELEKTUALINga Xhelal Zejneli Intelektualët janë persona të cilët në pikëpamje klasore janë të pavarur dhe nga ajo pozitë…