HILMI GASHI: SHBA DHE NATO PËRBALLË MUNDËSISË SË NJË LUFTE RUSO-UKRAINASE

Prishtinë, 04. 03. 2014- Vendimi i Presidentit Rus Vladimir Putin me miratimin formal të Parlamentit Rus për lejimin e hyrjes së trupave të saja në territorin Ukrainas për kinse siç thuhet mborjtjen e qytetarëve pro-rusë në Krime, nuk ka dyshim që paraqet akt agresor dhe shkelje të drejtpërdrejt të sovranitetit. Siç shihet, loja gjeopolitike e Moskës zyrtare nuk po arrin të këndellet drejt një rendi demokratik global. Pyetja që shtrohet është: Sa janë të përgatitura Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi karshi një lufte të re? Sa më shumë që rritet intensiteti i shpërthimit të luftës mes dy vendeve tashmë të pëgatitura, aq më shumë rritet përgjegjësia e SHBA-së dhe NATO-s si akterë global për një ndërhyrje potenciale dhe për ndaljen e hovit rus. Kriza në Ukrainë dhe ndërhyrja e forcave ruse në territorin e saj duket se ka rikthyer marrëdhëniet midis Washingtonit dhe Moskës në pikën e tyre më të ulët prej vitesh, që disa e krahasojnë në këtë acar dimri me shenja rikthimi të periudhës së luftës së ftohtë. Presidenti amerikan Barack Obama ia ka bërë me dije Rusisë që “do ta paguaj” ndonjë intervenim ushtarak në Ukrainë. Obama akuzoi Rusinë për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe ka dënuar ndërhyrjen ushtarake duke e quajtur një shkelje të hapur të sovranitetit të Ukrainës.

 

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Obama ka folur për një orë e gjysmë me presidentin rus, Vladimir Putin, me ç’rast i ka kërkuar të tërheq forcat në bazën e tyre në Krime, sepse kjo ‘do t’i kushtojë’ Rusisë me një ‘izolim politik dhe ekonomik’. Por sa është kategorike kjo? Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është që kanë shumë mundësi për t’ua imponuar një gjë të tillë rusëve dhe Rusia në anën tejtër, historikisht, është treguar e vendosur drejt arritjes së qëllimeve të saja. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me kundërshtimin eksplicit që ish-presidenti amerikan W. Bush i kishte bërë Rusisë që të mos ndërhyj ushtarakisht në Gjeorgji (2008), por që kjo gjë ndodhi duke ia shkëputur kështu Osetinë Jugore.
Obama e di shumë mirë që kërcënimet jo gjithmonë janë të suksesshme në parandalimin e përdorimit të dhunës nga ana e liderëve politik, pasi që ato nuk kishin ndikuar as në vendimin e presidentit të Sirisë, i cili kishte përdorur armët kimike, veprim me të cilin kishte kaluar vijën e kuqe. Rusia është një shtet shumë më i fortë se Siria, andaj është shumë e vështirë që të ushtrohet presion në te, pasi që është e fuqishme edhe në aspektin ushtarak edhe në atë ekonomik, sa u përket burimeve. Në një pikë jo edhe aq të favorshme janë edhe vendet anëtare të NATO-s ku çdo kërcënim i saj drejt Rusisë nuk do ta turbullonte mendjen e autoriteteve ruse në arritjen e qëllimëve të saja. Kjo, meqë si një shtet, i cili është burim kryesor i naftës dhe gazit për shumë vende europiane, ajo mban në dorë një letër të fortë më të cilën mund ta mposhtë cilindo aleat të Amerikës në Europë. Për më shumë, SHBA-ja ka nevojë për mbështetjen e Rusisë tani kur është në mesin e bisedimeve për ndalimin e luftës civile në Siri dhe ndalimin e përdorimit të programit nuklear nga Irani.

‘Çka mund të bëjmë?’, është pyetja që shtrojnë shumë zyrtarë të lartë amerikanë. Të njejtën pyetje e shtrojnë edhe zyrtarë të lartë europianë, dhe ka të ngjarë që NATO-ja t’i përqëndroj trupat e saja në kufi me Poloninë dhe Ukrainën, jo për t’i shpëtuar Ukrainasit por për ta shpëtuar aleancën e tyre. Edhe Këshilli i Sigurimit do të jetë pothuajse i paralizuar dhe pa dhëmbë për çfarëdo masash apo rezolute, meqë Rusia, duke qenë një nga pesë vendet anëtare të përhershme me të drejt vetoje do të bllokojë çdo iniciativë që do të shkonte kundër interesave të saj. Me një fjalë, koha është në anën e rusëve ndërsa ukrainasit mbetën në mëshirën e fatit për ndihmë nga dy fuqitë e mëdha në rast lufte të hapur.

(Autori është publicist i pavarur)

****************************
SHERADIN BERISHA: HISTORIA ZYRTARE DHE SHKAKTIMI I

KRIZAVE TË PLANIFIKUAR POLITIKE QË PËRBËJNË HISTORINË E VËRTETË!
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2487

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura