HISTORIA E ILIRËVE (1)
Historia, jeta, kultura, simbolet e kultit
Përmbajtja e lëndës:
1. Hyrje
2. Preardhja e emrit Ilir
3. Etnogjeneza e Ilirëve
4. Kufijtë etnik të ilirëve
5. Topografia e fiseve Ilire
6. Talasokracia Ilire
7. Kolonizimi grek
8. Shteti i Enkelejve
9. Shteti i Taulantëve
10. Luftërat e ilirëve me maqedonët
11. Invadimi i Keltëve
12. Shteti i Dardanëve
14. Shteti Ilir
15. Lufta kundër dalmatëve
16. Lufta kundër Adriejve dhe Plerejve
15. Luftëtar kundër Istëve
17. Luftërat e Oktavianit kundër Ilirëve
18. Kryengritja e Batos
19. Ilirët në periudhën romake
Nga Aleksandër Stipçeviq
***
Aleksandar-Stipčević-Iliri
https://www.academia.edu/17951397/194271054_Aleksandar_Stip%C4%8Devi%C4%87_Iliri
1. Hyrje
- Zhvillimi i hershëm ekonomik, krijimi i formacioneve të para shtetërore dhe zgjerimi i luftrave midis grupeve të ndryshme të popullsisë, solli si rrjedhim përmirësimin e pajimeve të tyre luftarake. Përkrenarja është pjesë e këtyre pajimeve dhe u fut në përdorim në shek. VII p.e.sonë, dhe vazhdoi deri në shek. III p.e.sonë.
- Paftë brezi që paraqet skenë luftimi. Në reliev katër luftëtar, tre kalorës dhe një këmbësor, Pafta zë një vend të veçantë në repertorin e artit ilir.
Njohja jonë e ilirëve, e kulturës së tyre, e gjuhës dhe së kaluarës së tyre, bazohet në dy Iloj burimesh: në tekstet e shkruara të shkrimtarëve grekë dhe romakë dhe në materialet arkeologjike. Deri në shekullin XIX autorët bashkëkohorë, të cilët në veprat e tyre janë marrë me çështjen e ilirëve, kanë shfrytëzuar, shpeshherë në mënyrë; jokritike, gati ekskluzivisht, ato të dhëna që i kanë gjetur nëpër veprat e autorëvej antikë.
Në gjysmën e parë të shekullit XIX, e veçmas në gjysmën e dytë të atij shekulli, njohuritë për ilirët u pasuruan me një mori faktesh të reja – arkeologjike, filologjike, antropologjike e të tjera, të cilat bënë të mundshme që të krijohet një parafytyrim shumë më i saktë dhe më i gjithanshëm për ilirët nga ai që ka mundur të fitohet vetëm në bazë të shkrimeve të autorëve grekë dhe romakë.
Vetë ilirët, fatkeqësisht, nuk na kanë lënë kurrfarë dokumentacioni të shkruar për të kaluarën dhe për kulturën e tyre, dhe meqë fqinjtë e tyre të jugut, grekët, dhe ata të J perëndimit, romakët, nuk kanë pasur shumë arsye që t’i simpatizojnë dhe që në veprat e tyre t’i paraqesin në mënyrë më objektive, nëse jo edhe nga pozitat miqësore shumë gjëra nga ato që i shkruan ata për ilirët kanë një tingull antipatie dhe armiqësie, prandaj edhe joobjektivitetij Në konfliktet e përhershme me grekët, të cilët me anijet e tyre depërtonin në ujërat ilire dhe të cilët shfrytëzonin çdo rast që të zgjerojnë ndikimin e tyre tregtar dhe politik në tokat e banuara nga ilirët, dhe me romakët të cilët vetëm prisnin rastin e volitshëm që fuqinë e tyre të madhe ushtarake të cilën e patën ngritur në luftrat kundër fiseve italike, kundër grekëve, Italisë Jugore, Sicilisë, mandej Kartagjenës, ta shfrytëzonin për zgjerimin e ndikimit të tyre politik edhe në bregun lindor të Adriatikut,(ilirët nuk kanë mundur për historiografinë greke dhe romake të jenë asgjë tjetër pos “ferocissimae gentes” dhe “latrones”. Të paktë janë autorët antikë të cilët shkruan objektivisht për ilirët, por edhe më të paktë janë ata që shkruan me simpati. Në mesin e këtyre të fundit bën pjesë edhe autori i panjohur i shkrimit “Periegesis” nga fundi i shek. II para e.r., i njohur në shkencë si Pseudo- Skymnos, i cili për ilirët, në pajtim me idealizimin e Hipokratit të popujve primitivë, shkroi si për një popull plot virtyte, popullin që respekton perënditë, i cili është i drejtë dhe mikpritës. Me siguri do të jemi afër së vërtetës nëse themi se një idealizim i tillë i ilirëve është gjithashtu aq joobjektiv dhe i pasaktë sa edhe paraqitja e ilirëve si kusarë, siç i paraqitën autorët e tjerë.
Me shkatërrimin e botës antike u zhdukën edhe shkrimtarët të cilët interesoheshin për të kaluarën e ilirëve. Megjithatë emri i tyre nuk u harrua. Roli i madh që luajtën ilirët në kuadrin e Perandorisë Romake dhe fakti se me emrin e tyre u quajt një provincë shumë e rëndësishme romake, është shkak që emri ilir paraqitet edhe më vonë, në Mesjetë dhe në Kohën e re, veçmas nga shekulli XV e këndej për të quajtur popujt që jetonin në pjesët perëndimore të Siujdhesës Ballkanike.
Emri i famshëm i ilirëve është dashur që te popujt e ndryshëm sllavë, të cilët në Mesjetën e hershme u vendosën në Ballkan të shkaktojë dëshirën që të stolisen me të, kështu që në shekullin XII mund të shënojmë mendimin, i cili do të paraqitet më vonë shpeshherë, se ilirët e lashtë kanë folur gjuhën sllave (kronikani rus Nestor e të tjerë). Po këtë mendim e gjejmë gjithashtu edhe në veprën e njohur “II Regno degli Slavi” (1601) të dubrovnikasit Mavro Orbini, dhe si teori e rrumbullaksuar me përmbajtje pragmatike kjo teori paraqitet te Ludevit Gaji* dhe iliristët e tjerë në kohën e Rilindjes Popullore të Kroacisë. Argumentin e Gajit, natyrisht, nuk ishte vështirë ta rrëzosh,5 sepse ai as që është përpjekur qët’i japë bazë të fortë historike. Mirëpo, edhe pse atij, si dhe bashkëmendimtarëve të tij, u kishte mbetur shumë më tepër që të gjendet platforma politike për bashkimin e sllavëve të jugut se sa studimi i problemit të përmendur shkencor, Gaji edhe pa e ditur ia ka qëlluar një pjese të së vërtetës mbi marrëdhëniet e ilirëve dhe të sllavëve. Askush, sot, natyrisht as në ëndërr nuk do ta përkrahë “argumentin” romantiktë Ludevit Gajit, por hulumtimet e reja, siç theksuam edhe në hyrje – treguan se ekziston një fije e së vërtetës në atë teori, sepse ilirët e lashtë, duke i rezistuar pjesërisht, romantizimit në kohën e sundimit të gjatë romak, kanë vepruar si një nga elementet më të rëndësishme në etnogjenezën e sllavëve të jugut. Se megjithatë, vetë ilirët emrin ilir e morën më tepër nga shkaqe politike, e më pak nga që ishin të bindur në këtë se me të vërtetë janë pasardhës të ilirëve antikë, tregon edhe fakti se vetë lëvizja ilire nuk ndikoi në mënyrë të rëndësishme në zhvillimin e ilirologjisë. Thënë më saktësisht: hulumtimi i vjetërsisë ilire, qoftënë bazë të teksteve të shkruara antike, qoftë në bazë të monumenteve arkeologjike, nuk përjetoi kurrfarë zhvillimi që do të mund të lidhej me përdorimin e emrit ilir në kohën e Rilindjes Kombëtare Kroate.
Pavarësisht nga kjo interesimi për ilirët përjeton ngritjen më të madhe mu në shekullin XIX. Në gjysmën e parë të atij shekulli nuk mund të regjistrohet ndonjë punim më i rëndësishëm për ilirët, por qysh nga mesi i shekullit një varg autorësh, në veprat e veta, analizon gjurmët linguistike të pjesës perëndimore të Ballkanit, dhe paraqitet një numër gjithnjëe më i madh edhe i punimeve arkeologjike të mbështetura në hulumtimet e vendbanimeve dhe të nekropoleve ilire. Në mesin e hsitorianëve të asaj periudhe vend i veçantë i përket gjermanit Georg Zippel. i cili qysh në vitin 1877, botoi historinë më të hollësishme të ilirëve, të bazuar në burimet e shkruara, ndërsa në mesin e arkeologëve klasikë Theodor Mommsen, i cili në pjesën e tretë të veprës së vet të famshme “Corpus inscriptionum Latinarum” i tuboi të gjitha mbishkrimet e njohura deri atëherë të provincës romake Illyricum. Georg Hahni udhëtoi nëpër Shqipëri dhe shkroi veprën e vet interesante “Albanesische Studien (Bd. I-IIl, Jena, 1854) në të cilën ndërtë parët paraqet tezën se shqiptarët e sotëm janë autoktonë, gjegjësisht se rrjedhin drejt për drejt nga ilirët e lashtë. Një varg emrash të tjerë të mëdhenj të arkeologjisë, të linguistikës dhe të historiografisë po i kushton vemendje gjithnjë e më të madhe studimit të ilirëve. Në mesin e tyre është edhe hulumtuesi i famshëm anglez i Afrikës dhe Arabisë, RichardF. Burton, i cili si konsull anglez në Trieste, interesohet për fortifikimet dhe vendbanimet ilire në Istri, duke e informuar për to botën e atëhershme të ditur; mandej edhe anglezi, Artur J. Evans, i cili më vonë do të fitojë famë si hulumtues i Knossosit në Kretë, ka kaluar nëpër viset tona dhe i ka përshkruar me vëmendje shumë të madhe monumentet arkeologjike, të cilat arriti t’i shohë dhe t’i studiojë duke lënë në punimet e veta dëshmi të çmueshme për gjendjen e atëhershme të monumenteve. Carlo Marchesetti në fund të shekullit XIX hulumtoi sistematikisht nekropolat dhe kalatë (castellier) ilire në Istri dhe shkroi një nga sintezat e para për kalatë ilire, e cila është edhe sot e përdorshme. Në Slloveni disa arkeologë të njohur vendas (Alfons Mullner, Jernej Pecnik, Simon Rutar, Karl Deschmann) dhe të Austrisë (JozefSzombathy, Moritz Hoernes, Ernst Windischgratz, Gundaker Wurmbrand, FerdinandHochstetter, hulumtojnë gjurmët ilire dhe shkruajnë për to. Në Kroaci hulumtimet arkeologjike kanë traditë të madhe. Që në shekullin XVII kemi përshkrimet e para të muranave të varrezave ilire në kronikën e ujdhesës së Braçit, që e shkroi Vicko Prodici. Tradita e mbledhjes dhe e komentimit të mbishkrimeve romake është shumë më e gjatë, sepse me këtë disa njerëz (për shembull poeti Marko Marulic) si edhe të huajt u morën edhe në kohën e Renesansës. Moment vendimtar për zhvillimin e ilirologjisë në Kroaci ishte themelimi i muzeut në Split më 1818-1821), në Zarë më 1830 e veçmas në Zagreb (1846) si dhe themelimi i Komisionit Qendror për hulumtimin dhe për ruajtjen e monumenteve artistike dhe historike (Zentralkomimission zur Erforschung und Erhaltung der Kunst-und historischen Denkmale) në Vjenë në vitin 1856 dhe të Shoqatës Arkeologjike të Kroacisë më 1878 në Zagreb (krijuar nga Shoqata e vjetër për Historinë Jugosllave). Frane Bulic është personaliteti qendror i arkeologjisë në Dalmaci ndërsa S. Lubic drejtor i Muzeut Popullor në Zagreb. Mbas vdekjes së Sime Lubic-it në arkeologjinë kroate dominon personaliteti Josip Brunsmid nga Vinkovci, profesori i parë i arkeologjisë në Universitetin e Zagrebit.
Në Bosnje dhe Hercegovinë ilirologjia fitoi ngritje vendimtare me themelimin e Muzeut të vendit në Sarajevë (1888) dhe me ardhjen në vend të drejtorit të tij, Ciro Truhelkës, punëtorit të palodhshëm dhe të gjithanshëm, me meritën e të cilit shpejt mbi gjurmët ilire në Bosnje dhe Hercegovinë u informua tërë bota shkencore. Në të vërtetë ishte meritë e tij që u bënë gërmimet në një nga vendbanimet më të rëndësishme ilire në Donja Dolina afer Bosanska Gradishkës dhe që nekropola e madhe tumulare në fushën e Gllasincitmbas rezultateve sensacionale që i arriti Truhellka në hulumtimin e tyre, u bë sinonim për kulturën e ilirëve të periudhës parahistorike. Franjo Fiala, Vacllav Radimsky, Vejsil Curcic, Karl Patsch, Dimitrije Sergejevski dhe një varg arkeologësh të tjerë bënë gërmime të mëdha sistematike arkeologjike dhe vunë bazat njohjes së antikiteteve ilire në Bosnje dhe Hercegovinë.
Mihailo Valtrovici është pionier i ilirologjisë në Serbi, mirëpo aktivet më i madh në këtë fushë në Serbi nuk është zhvilluar derisa u paraqit emri i madh i arkeologjisë serbe dhe i historisë antike, Nikola Vulic, veprimtaria e të cilit vetëm më vonë, në gjysmën e parë të shekullit XX, do të rezultojë me punime shumë të rëndësishme.
Deri në fund të shekullit XIX arkeologjia në shumë drejtime zgjeroi njohuritë shkencore për ilirët, për kulturën e tyre materiale, për vendbanimet e tyre, doket mortore, besimin dhe mënyrën e jetës së tyre. Shënimet e pakta për ilirët, veçmas ato që kanë të bëjnë me doket e tyre, me armët, me anijet e të tjera të ngjashme, që i hasim te autorët antikë, janë plotësuar tashmë me shënime të reja, të cilat bëjnë të mundshme që të bëhet rindërtimi i vendbanimeve në të cilat kanë jetuar ilirët në hapësira të ndryshme gjeografike, vendbanimet dhe fortifikatat e tyre, që të njohin almiset me të cilat kanë punuar tokën, objektet të cilat gratë ilire i kanë mbajtur si stoli, armët të cilat i kanë pasur luftëtarët ilirë në fushatat luftarake si dhe shumë objekte të tjera, të cilët janë origjinale, me gjuhën e kuptueshme na kanë folur për ilirët. Një numër i madh mbishkrimesh të varreve e të tjera nga periudha antike të cilat i kanë gjetur arkeologët kanë mbajtur emrat si Teuta, Pinnes, Gentius e shumë të tjerë, të cilat janë të njohur fare mirë edhe nga tekstet e autorëve grekë e romakë, ndërsa shumë personalitete historike, si është për shembull, konsulli romak Cornelius Dolabella, për të cilat më parë ka mundur të shkruhet vetëm në bazë të asaj që kanë shkruar Ciceroni, Apiani ose ndonjë autor tjetër romak, paraqitet tashmë edhe në mbishkrime – në ato dëshmi të prekshme të pranisë së tyre dhe të veprimit të tyre në truallin tonë.
Ajo që filloi në shekullin XIX vazhdoi edhe më intensivisht në shekullin XX. Së pari bën përparim të dukshëm arkeologjia, metodat e saj të gërmimeve dhe të studimeve të objekteve arkeologjike. Një numër i madh arkeologësh, si të vendit ashtu edhe të huaj, zbulojnë sistematikisht antikitete materiale të ilirëve dhe në bazë të këtyre objekteve po zgjidhen ose po bëhen përpjekje të zgjidhen, shumë gjëra të panjohura që kanë ekzistuar. Kështu, për shembull, ka rëndësi të veçantë çështja ende e pazgjidhur e origjinës së ilirëve, çështja e përkatësisë të ndonjë fisi ilir, etnosit ilir, çështja e raporteve të ilirëve me popujt fqinj (veçmas me grekët), çeshtja e monedhave që i kanë farkuar disa qytete ilire, sundimtarët ose fiset, mandej çështja shumë komplekse e romanizimittë ilirëve, gjegjësisht e paraqitjes së atij romanizimi në visetë ndryshme ilire, çështja e lidhjeve tregtare me rajonet rreth e rrotull, mandej gjurmët e ilirëve dhe të kulturës së tyre materiale e shpirtërore në kulturat e mëvonshme të Ballkanit etj. Zbulimi i shumë reliefeve, veçmas të atyre nga Perandoria e vonë, kanë sqaruar artin dhe besimin e ilirëve të asaj periudhe, ndërsa numri i madh i mbishkrimeve në gjuhën greke dhe latine, në të cilat paraqiten emrat autoktonë dhe emrat e perëndive vendase u dhanë filologëve një material të çmueshëm për njohjen e onomastikës ilire e me këtë edhe të vetë gjuhës ilire.
Krahas arkeologëve një kontribut të madh për njohjen e ilirëve dhanë edhe filologët. Edhe linguistët me ilirët nisën të merren në shekullin XIX, kështu që në mesin e atyre që shkruan për ilirët, gjegjësisht për gjuhën e tyre, mund të numërohen edhe emra të mëdhenj, si Carl Pauli, Herman Hirt, Norbert Jokl e të tjerë dhe veçmas Paul Kretschmer, i cili në veprën e vet të famshme “Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache”, Gdttingen, 1896 fq. 244-182, dha i pari një pasqyrë sintetike të gjuhës ilire.
Datë e rëndësishme për studimin e gjuhës ilire është edhe paraqitja e dy librave të filologut gjerman Hans Krahe, ekspertit më të mirë dhe më me meritë të gjuhës ilire. Atajanë “Die alten balkanillyrischen geographischen Namen”, Heidelberg, 1925 dhe “Lexikon altillyrischer Personennamen”, Heidelberg, 1929. Duke u nisur nga supozimi i gabuar se ilirët kanë jetuar në një rajon shumë më të gjerë gjeografik, Krahe në ata libra, paraqitet si propogandues i panilirizmit, kështuqë në repertorin e vet të emrave ilirë ka radhitur edhe shumë emra italikë, grekë, keltë e emra të tjerë. Megjithatë është meritë kryesore e tij se ka mbledhur në një vend materialin që është i vetmi që ka mbetur nga gjuha ilire: emra vendesh dhe njerëzish. Në shumë punime të tij të mëvonshme, e sidomos në veprën e tij themelore “Die Sprache der Illyrier”, Bd. I, Wiesbaden, 1955, Krahe dha çdo gjë që mund të jepej me metodën e atëhershme. Para se të vdiste i rishikoi idetë e veta panilire, por megjithatë duke mos arritur të përpunojë hollësisht pikëpamjet e veta të reja më hollësisht.
Një kontribut të madh për gjuhësinë ilire i dha filologu kroat Anton Mayer, veçanërisht në veprën e vet kapitale “Die Sprache der alten Illyrier”, Wien, 1957 – 1959, Bd. I-II, mandej Petar Skoku, HenrikBaric, lon I. Rusu e të tjerë, ndërsa viteve të fundit, i pajisur me metoda të reja gjuhësore, po punon me shumë sukses në studimin e gjurmëve të gjuhës ilire Radosllav Katicic.
Një numër i madh revistash arkeologjike, ose ato që botojnë punime arkeologjike, dëshmojnë për përparimin e madh të ilirologjisë në shekullin e kaluar dhe në këtë të tashmin, kështu që, bile edhe një pasqyrë e këtillë e historisë së kësaj shkence do të ishte jo e plotë sikur të mos përmendeshin disa prej këtyre revistave.
Në Bosnje dhe Hercegovinë rol posaçërisht të rëndësishëm pat dhe ka ende revista Glasnik Zemaljskog muzeja, që filloi të botohet në vitin 1889 dhe që botohet edhe sot. Për nga numri i punimeve ilirologjike dhe simbas për nga rëndësia që ka luajtur dhe po luan ende për zhvillimin e kësaj disipline shkencore, me këtë revistë nuk mund të krahasohet asnjë revistë tjetër. Punimet më të rëndësishme nga kjo revistë u përkthyen në gjuhën gjermane dhe u botuan në revistën Wissenschaftliche Mitteilungen aus Bosnien undder Hercegovina, e cila doli në Vjenë që nga viti 1893 deri më 1916, kështu që me rezultatet e gërmimeve arkeologjike në Bosnje e Hercegovinë ka mundur të njihet tërë bota e atëhershme shkencore.
Në Kroaci ka rëndësi të veçantë Bullettino di archeologia e storia dalmata, ku Frane Bulic, Josip Alacevic, Oskar Hovorka dhe shumë të tjerë në kohën më të vjetër, kurse më vonë Mihovil Abramic, Grga Novak, Dujo Rendic – Miocevic, Mate Suic Ivan Marovic dhe të tjerët, kanë paraqitur rezultatet e studimit ilir në Dalmaci. Numri i parë i kësaj reviste doli qysh më 1878 dhe me ndërprerje të shkurtra del edhe sot (prej vitit 1920 me titull Vjesnikza arheologiju i historiju dalmatinsku). Vetëm një vit mbasi doli kjo revistë në Zagreb nis të dalë revista tjetër, më e rëndësishmja arkeologjike, në Kroaci – Vjesnik Hrvatskog arheoloskog drustva. Përveç këtyre dy revistave qendrore arkeologjike në Kroaci botohen edhe disa revista të tjera arkeologjike si janë Diadora në Zarë (prej vitit 1959), Arheoloski radovi i rasprave në Zagreb (prej vitit 1959), Opuscula archaeologica, në Zagreb (prej vitit 1956) etj. Veçmas duhen përmendur edhe dy revista të rëndësishme për shkak të numrit të madh të punimeve për antikitetet ilire. Këto janë Atti e memorie della Societa istriana di archeologia e storiapatria, që më parë dilte në Poreç (1885-1918), e mandej në Pulë (1927-1940), me raporte për gërmimet në kalanë ilire Nesactium (Pjetro Stikoti, Alberto Puschi) dhe në lokalitetet e tjera, si de Bollettino della Societa adriatica di scienze naturali që botohet në Tireshtë prej vitit 1876 me një numër të madh punimesh për vendbanimet ilire në Istri nga K. Marchesetti.
Në Slloveni në shekullin e kaluar dolën disa revista, të cilat botuan materiale ilire (Carniola, Argo, Izvestja muzejskega drustva za Slovenijo), por më e rëndësishmja është Arheoloski vestnik, të cilën prej vitit 1950 e boton Akademia Sllovene e Shkencave dhe Arteve e Lublanës, revistë që është bërë një nga revistat kryesore jugosllave me punime nga ilirologjia. Duhet theksuar veçmas punimet e shumta të Josip Korosec-iC France Stares, Stane Gabrovcit, Stanko Pahic-it dhe të shumë arkeologëve të tjerë bashkëkohorë, në të cilat paraqiten rezultatet e gërmimeve të rëndësishme arkeologjike, që u bënë në atë periudhë në SHoveni.
Starinar (prej vitit 1884), revistë e Shoqatës Serbe të Arkeologëve, është revista qendrore arkeologjike në Serbi dhe veçmas në serinë më të re, të mbasluftës, ka botuar një numër të madh punimesh mbi hulumtimet e lokaliteteve ilire si dhe artikuj teorikë për ilirët (Milutin dhe Draga Garasinini, Branko Gavela etj.).
Nga revistat që dalin në Maqedoni më e rëndësishmja është Ziva antika (Shkup, prej vitit 1951), me punime autorësh nga tërë Jugosllavia dhe nga bota (R. Katicic, D. Rendic — Miocevic etj)
Këtë numërim përmbledhës të revistave arkeologjike që botohen në Jugosllavi po e përfundojmë me revistën Archaeologia lugoslavica (prej vitit 1954) të Shoqatës së Arkeologëve të Jugosllavisë e cila në gjuhë të ndryshme boton rezultatet më të rëndësishme të arkeologjisë, edhe të ilirologj isë në Jugosllavi.
Në vendin, mbi të cilin ka shumë fakte në tekstet e shkrimtarëve antikë dhe në të cilin zhvillohen disa ngjarje më të rëndësishme nga historia ilire – në Shqipëri, deri para një kohe nuk ka pasur as arkeologë dhe gjuhëtarë të vendit, të cilët do të hulumtonin lokalitetet e shumta dhe mjaft të pasura arkeologjike si dhe të anaiizohen mbishkrimet në të cilat paraqiten emrat ilirë, e as revista arkeologjike të vendit. Tani ekzistojnë edhe ekspertët (Skënder Anamali, Selim Islami, Hasan Ceka, Muzafer Korkuti, Vangjel Toçi, Frano Prendi etj.) dhe revistat (Studime historike, Studime Filologjike, Studia Albanica, Iliria), ndërsa rezultatet e arritura në dy dekadat e fundit treguan atë që edhe më parë është marrë me mend – se ilirët që kanë jetuar atje kanë qenë në shumë pikëpamje (urbanizmi, rregullimi shoqëror, prodhimi i qeramikës, farkimi i monedhave etj.) më të zhvilluar se ilirët e tjerë.
Arkeologët, filologët, antropologët, etnologët dhe historianët në Jugosllavi, në Shqipëri, në Austri, në Gjermani dhe në vende të tjera po studiojnë intensivisht dhe me metoda të reja, në mënyrë gjithnjë e më sistematike dhe më të organizuar trashëgiminë e pasur që na kanë lënë ilirët. Në tri dekadat e fundit studimi i anëve të ndryshme të jetës së ilirëve të lashtë ka dhënë rezultate të mëdha: po bëhen gërmime arkeologjike me përpjesëtime të gjera, po botohen revista të reja dhe po themelohen institucione të ndryshme për stiidimet ilire (në mesin e tyre bën pjesë edhe Qendra për Studime Ballkanologjike në Sarajevë, institucion shumë aktiv, në krye të të cilit gjendet eksperti i njohur Alojz Benac). Kjo është koha kur gjithnjë e më shumë po paraqiten punime përmbledhëse e sintefizuese për ndonjë temë ilirologjike, bibliografitë e para, pasqyrat e para të përgjithshme tëjetës dhe të kulturës së popullit të lashtë të Ballkanit.”
VIJON
© Pashtriku.org
_________________
HISTORIA E ILIRËVE (2)
Nga Aleksandër Stipçeviq
I blog quite often and I really appreciate your content. The article has really peaked my interest. I am going to bookmark your blog and keep checking for new details about once per week. I opted in for your RSS feed as well.
my webpage … https://61c31183e3715.Site123.me/