MBRETËRESHA TEUTA DHE MBRETI PIRRO, NË MUZEUN KOMBËTAR “GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU” NË KRUJË

MBRETËRESHA TEUTA DHE MBRETI PIRRO, NË MUZEUN KOMBËTAR “GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU” NË KRUJË

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 21 shtator 2021

TEUTA, mbretëroi tre vjet (230-228 p.e.r.), në një kohë kur mbretëria Ilire ishte në kulmin e fuqisë së saj. Ishin vite të ngjeshura me ngjarje dhe luftëra për njësimin e ilirisë në një shtet të vetëm. Teuta ishte dhe mbeti një personalitete e shquar në historinë e Ilirisë, pas Bardhylit e Glaukut, Klitit e Agronit, burri të saj. Si rrjedhim vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj.

***

PIRRO (319-272 p.e.s.) mbret i Epirit (i biri i Bardhylit). Ai vinte nga fisi ilir i epirotëve. Në vitin 297 p.e.r u vu në krye të shtetit të Epirit. Gjatë sundimit të Pirros, Epiri njohu një lulëzim të jetës qytetare, me veprimtari të dendur ndërtimesh në qendrat e vjetra dhe me ngritjen e qyteteve të reja. Ushtarët e tij e thërrisnin Shqiponjë. U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticën e Otrantos për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos. Pirro meqë arriti fitore të dhimbshme kundër ushtrisë romake, sot përdoret shprehja “Fitorja e Pirros” që nënkupton një fitore me shumë sakrifica.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura