ILAZ HYSAJ: KOSOVA DHE ҪMENDURIA NDËRTUESE! KUR SHTËPIA SHNDËRROHET NË ANKTHË

Ronchin (Francë), 26. 02. 2015 – Ndërtimi, blerja apo renovimi i shtëpisë është një prej akteve më legjitime dhe me të këndshme në procesin e ndërtimit të çerdhes familjare. Është një kënaqësi e veçantë por njëherit edhe detyrë e një prindi t’i sigurojë strehë bashkëshortes dhe fëmijëve që i vë në jetë. Termi «vatër familjare« përmbledhë gjithë dimensionin afektiv të një jete të përbashkët nën një çati që quhet kasolle, shtëpi, banesë, pavijon… Në muret e një shtëpie do të ngulisen ngjarje, kujtime, të mira apo të këçia, lindje apo vdekje, martesa apo ndarje.. dhe të gjitha këto do të bëjnë historinë e një shtëpie, historinë e një familje.
Ҫdo popull ka një kulturë ndërtuese, çdo periudhë kohore ka vulën e vet ndërtuese. Sejcili regjion gjegrafik ka karakteristikat e veta që janë të lidhura me klimën, konfiguarcionin, kontekstin historik dhe zhvillimin socio-ekonomik të atij regjioni.
Kullat Shqiptare me frengji në veri të Shqipërisë dhe në disa pjesë të Kosovës dallojnë dukshëm nga shtëpitë e vjetra qytetare urbane si në Prizren, Berat, Gjakovë, Gjirokastër etj. Në nivele tjera të përmasave inernacionale gjithashtu hasim në një diversitet struktural të objekteve ndërtimore, për shembull në shtete nordike ndërtimet janë të ndryshme nga ato mesdhetare.
Organizimi i këtyre ndërtimeve në një rrafsh të definuar gjeografik paraqet të ashtuquajturën morfologji urbane.
Inetraksioni i të gjitha klasave që popullojnë këto rrafshe në raport me shoqërinë, paraqet të ashtuquajturën sociologji urbane.

Të gjitha masat që merr shteti për të rregulluar, valorizuar ndërtimet duke marrë parasysh shumë faktorë si ai social, historik, ekonomik, gjeografik, tendencat migruese etj., paraqet të ashtuquajturën politike urbane.
Kjo plotikë artikulohet me aktin final: PLANIFIKIMIN URBAN, i cili duhet të elaborohet nga ekspertë të lamive të ndryshme si sociologu, gjegrafi, historiani, arkitekti, ekonomisti…
E koordinuar mirë nga politika lokale, regjionale dhe shtetërore, mbarevajtja e PLANIFIKIMIT URBAN duhet të sigurohet nga shteti ligjor.
Ҫka ndodhi në Kosovë menjëherë pas luftës?
Ҫdokund në botë pas luftës fillon rindërtimi. Në Kosovë kjo shoqërohej nga një ndjenjë e veçantë entuziazmi, euforie, sepse përherë të parë në histori ky popull po merrte frymë lirshëm. Brenda pak muajsh u zhdukën gadi të gjitha stigmat e luftës. Shtëpitë renovoheshin shpejtë, të tjerat ndërtoheshin, disa me buxhetin e paktë të mbetur, disa nga ndihmat familjare nga diaspora, të tjerët nga donacionet ndërkombëtare.
E gjithë kjo do të ishte normale sikur ky trend të mos merrte dimensione marramendëse dhe plotësisht të pakontrolluara, pasojat e të cilave jemi duke i paguar dhe do ti paguajnë tepër shtrenjtë gjeneratat e ardhshme.
Në garën e çmendur ndërtuese fillimisht u futën tri kategori shoqërore:
1. Diaspora e cila me dekada kishte punuar dhe grumbulluar një kapital mjaftë të rëndësishëm. «Liria» e Kosovës u hapi rrugën realizimit të ëndërrave për të ndërtuar diçka madhështore, përrallore, që rrallë shihen edhe në vendin ku ata punojnë. Shtëpi shumëkatëshe, me shumë e shumë dhoma, me balkone e kulme atipike, forma nga me me ekstravagandet.
2. Tregëtaret dhe biznismenët vendor të cilët para luftës, gjatë luftës dhe menjëherë pas luftës zhvilluan aktivitet fitimprures, të cilët gjithashtu ndjekën këtë trend të ndërtimit atipik të shtëpive dhe lokaleve të biznesit por këta të fundit ekstravagancën e ngritën në katror në krahasim me ata nga daspora. U ndërtuan kafeteri, hotele, motele, supermarkete, pompa benzini vend e pa vend, ku duhet e ku nuk duhet, me një përzierje të tmerrshme stilesh.
3. Shumë shpejt në lojë u kyç kategoria e tretë ajo e uzurpuesve, politikanëve, mafiozëve, të cilët paranë e fituar leht dhe në mënyrë të pistë e futën në blloqe të larta betoni.
Që të tria kategoritë kishin harruar një gjë nga më elementaret, regullën numër një: para se të fillohet ndërtimin duhet të bëhet themeli i cili do ta mbajë peshën e asaj që ndërton. E themeli me gjithë simbolikën që ka është shteti ligjor i cili do të sigurojë jetëgjatësinë dhe stabilitetin e saj që ndërton. Asnjëra nga këto kategori nuk investoi në themelin e shtetit, përkundrazi një pjesë e mirë nga dy këto të fundit e hangrën embrionin ende pa u formuar. E dhimbshme dhe e turpshme, por deri sot e pa ndëshkueshme.
Tragjedia fillon kur në lojë futen klasa e mesme dhe e varfër që nga lufta kishin dalë edhe më të çveshur. Ishte e rëndë për ta të shikojnë afër shtëpive të tyre modeste, rrokaqiej që mbinin si këpurdha secila më e bukur se tjetra, secila më a lartë se tjetra. Edhe ata kishin dëshirë të kenë diçka të mirë, të bukur, të madhe, «O qyqan, shiko çka ndërtoi filani për dy muaj, a e ke pa çfarë kuzhine ia kish ble grues se vet e ti hala me panla e kolybe». Edhe fëmijet lakmonin si nanat e tyre, kishin dëshirë të kishin diçka të bukur si shokët e tyre të klasës.
Ata që kishin tokë e shitën deri në pëllambën e fundit për të ndërtuar diçka si fqiu e mundësisht me ia kalue për një katrame. Ata që nuk kishin u futën në borxhe me shpresë se liria do të ju sjellë punë dhe do ta lajnë. Pjesa më e madhe u fut në kredina me kamate të larta. Ankthi i kisteve mujore dhe borxheve, bën të dridhen shumë familje, në blloqet ashtu të ftohta të betonit…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura