ING.AHMET ҪOLLAKU: ESE PËR PROF. DR. RAMADAN PERHATIN – SHENJËTORIN E NAFTËS SHQIPTARE

Pashtriku.org, 22 janar 2018: Ai burrë serioz, i veshur me një kostum të errët, nxitonte në dimër, në verë, herë për në zyrë dhe herë për në puse. Ramadani ishte drejtor i Drejtorisë për shpimin e puseve të naftës dhe të gazit, por edhe studjues. Ai studionte teknologjinë e shpimit të puseve dhe lëngjet larse, parametrat e tyre, që përcaktoheshin nga Instituti Teknollogjik i Patosit. Tani këtij instituti nuk do t’i gjeni as muret. Lëngu larës i shpimit të pusit të naftës është gjaku i tij. Edhe puset kur shpohen preken nga “diabeti”, prandaj janë në kontroll të rreptë. Njohja e veprimit të këtij solucioni (të parametrave fizikë dhe kimikë), në bashkëveprim me litologjinë e shtresave të nëntokës, është mjaftë e rëndësishme, pamvarsisht se luftën ball e bënë dalta me diamant dhe hekuri. Fontanat, si përbindsha, rrinë e përgjojnë poshtë, ndër kohë që ҫensura komuniste bënë sofizma apo farsa në shesh të pusit, me fjalët partia, klasa punëtore, naftëtarët, fletë rrufe, teknokratë, sabotatorë, e më the e të thashë…
Ai studjonte natën dhe aplikonte ditën. Kështu me punë hekurash dhe solucionesh gjeti metoda origjinale për të kapërcyer ndërlikimet gjeologjike. Ka shkenca që merren me teori, por ka dhe shkenca konkrete. Ai ishte pjellë i shkencave konkrete. Problemet e nëntokës tek ne kanë specifikat e veta, ndryshe nga bota, arsyeton ai. Kjo meritë i takon Prof. Ramadanit, sepse ai pasuroi teknologjinë e shpimeve shqipatre. Edhe tani, pas shumë vitesh, ai lutet: “Do të isha shumë i lumtur po të më jepej mundësia që këto studime t’i vija në zbatim… Unë mendoj dhe ëndërroj për naftën. Unë dëshiroj që kjo pasuri të shërbëjë për lumturinë e begatinë tonë…”. Por kabashët nuk e dëgjojnë.

Prof.Dr.Ramadan Perhati

Në vitin 1975 partia e shkarkoi nga të gjitha detyrat dhe e ҫoi për riedukim (!?), duke i hequr të drejtën e profesionit, titujt shekncorë, atë të botimit, por nuk e divorcoi dot nga puna dhe nga gruaja e tij e shënjtë, Nezihaja! Prof. Ramadani është një personalitet i kompletuar, simpatik dhe i dhimbshëm. Feniks. I vetmi! Ai nuk shtiret, sikurse bëjmë ne të gjithë. Sado që shteti hesht dhe nuk shkruan për ‘të, ai më shumë shënjëtohet si njeri, si specialist dhe si atdhetar… Cili është atdhetar më shumë se Prof. Ramadan Perhati?!
Ai shkruan dhe boton libra. Në një letër, që më drejton, më thotë : “…Po ju shkruaj duke ia diktuar këto rreshta nipit tim, Mesed Bajraktarit, se ju e dini që unë ka vite që nuk shoh për të shkruar…”
Ne jetuam bashkë mjaftë kohë, në qytetin e Fierit dhe në atë të Patosit, të cilet i kuijtojmë me dhimbje, por ne u pamë shumë pak, kalimthi, jo më shumë se tre-katër herë. Unë në sizmikë, kurse ai në shpim, ai shumë lartë, kurse unë në oborrin dhe borderon e shefave. Jemi këmbyer ne rrugë apo pranë dyerve të ndërmarrjeve. Prof. Ramadani ka zënë një vend dinjitoz në elitën e naftës shqiptare. Ai është një ortek i madh i kompletuar në sajë të pasionit të tij vigan. Ai ka moral të lartë. Eshtë i thjeshtë, prandaj kështu magjishëm ka zënë vend në naftën shqiptare, si shtyllë mermeri që zor se e rrëzon dikush. Ramadani pikoi nga një krahinë shqiptare e pastër, që kërkon qëndresë, që ka uri për dije, jo për tym duhani, apo hashash rrugësh…
Po cili qëlloi mbi Ramadanin? Cili? Pyesni të gjithë ata, që ishin afër me novatorin e madh, specialistin Ramadan Perhatin, a do tu thonë gjë?! Ata rrufjanë-sharmë shtiren të ngrirë. Pa dyshim, mbi ‘të qëlloi politika moniste, nëpërmjet cinizmit tonë shqiptar. U qëllua urtësia dhe ndershëmëria, u godit një statujë qelqi. Po ai nuk u thye! Ai i di cilët e qëlluan, por ai hesht, sepse është shënjtor. Ai i njeh të gjithë ata, që e qëlluan. Ata janë këtu rrotull, konvertuar në demokratë, që sot shtiren gjoja se e duan shumë Danen. Si vetë shteti ynë, edhe ata janë në kolaps. Skuadra e kukusklanëve nuk mundet të fsheh hipokrizinë. Koha i stazhonon më shumë. Ata kanë erë të keqe. Ata vrasin edhe sot: më qëllojnë mua, ty, atë atje larg… Kishte shumë nga ata, që e kishin frikë Ramandanin. Ata nuk donin që ai të ngjtej lartë, se po të ngjitej lartë, do tu zinte vëndin, prandaj e piketuan dhe e qëlluan me ideologji. Ideologjia është më keq se plumbi! Atëhere njerzit e mirë ngacmoheshin dhe qëlloheshin me fjalë. Cinikët dhe instruktorët bënin kërdinë, sepse ishte koha e tyre. Magji. Në socializëm karrierizmi patetik dhe partiak digjte vlerat profesionale dhe shoqërore.
Prof. Ramadaani shkruan libra për naftën. Libri tij “Një jetë për arin e zi”, shkruar tani së fundi, është një libër origjinal, libër shkencor, ku ndërthuren formulat dhe novatorizmi krijues i një shkencëtari real. Në këtë libër nuk derdhen bojrat për humor. Aty vizatohen kollona dhe dalta, jepen koeficienta teknikë. Libri në fakt është një patentë, që nënkupton vlera të mëdha ekonomike. Ka shumë skolastikë, që nuk thonë asgjë për naftën tonë. Cinizmi shqipatr është biologjik, apo diҫka më shumë. Meskinët duan ta ngrijnë dhe ta lënë të heshtur Ramadanin, këtë skofiar të shënjtë. Por nafta dhe puset janë dëshmitarë të përjetshëm të punës së tij…
Ramadani ishte aplikativ. Ai ndërthurte teorinë me praktikën. Puna e tij është nëpër fushat dhe kodrat e naftës, dhe puset e naftës janë pemët e tij. Ai punoi, studjoi, kritikoi, ndihmoi, udhëzoi, përqafoi. Ai i donte njerzit. Dikur në rini mendonte të bëhej shkrimtar. Ata pseudo shkencëtarë, që kishte dikur afër, rritur në hijen e tij, tani mezi thonë dy fjalë të vetme. Janë ata, të cilët e qëlluan në ato mbledhje partije dhe analizash. Ai u dënua kot, me lojë fjalësh, jo nga njerëz anonimë, por realë. Njëri nga ata ishte ai saldatori, që u bë “ideolog i madh”. Më pas Ramadanin e ҫuan për riedukim nëpër parcelat e kopshtit të tij të naftës, por dinjiteti iu ndez si një fontanë e lartë nafte, që përhap dritë. Ai ka dhënë disa intervista. Pra, ka pasur rastin të shfryjë kundër armiqve të tij, por ai nuk e bënë këtë. Ai nuk përmend emra, sepse nuk kërkon hakmarrje. Ai është shënjtor.
Prof. Ramadan Perhati është dekoruar shtatë here. Ai mban disa Urdhëra dhe Ҫmime Republike. Po kalon të tetëdhjetat. Rrudhat nuk i shtohen nga mosha, por nga që shikon si gremiset nafta jonë, kjo pasuri shqiptare e pa rinovuesheme. Prof. Ramadan Perhati nënkupton një fond teorik dhe praktik më vehte. Ai është unik dhe me vlera të mëdha monetare kombëtare, por kush do t’ia dijë në Shqipëri? Asnjë! Shqiptarët turren të gjykojnë guvernatorin e bankës, Fullanin, apo një ndeshje fotbolli, por kurrë nuk gjykojnë se ҫfarë bëhet me vajgurin shqiptar. Koha nuk ndryshon, thotë një i urtë, ndryshojmë ne. Por si i bëhet puna, që këto qeveri, të cilat ndryshojnë për ditë, nuk kujtohen fare për Prof. Dr. Ramadan Perhatin, për shënjtorin e fundit të naftës shqiptare, atje në qytetin e Shkodrës? Ata të djeshmit e vranë Profesorin, dhe sot fshihen, kurse këta të sotmit e mbulojnë me heshtje. Po, zakonisht shënjëtorët flasin me heshtje! Seneka thot: “ Të jetosh do të thotë të jeshë i dobishëm për të tjerët”.
Kjo i takon Prof. Dr. Ramadan Perhatit
SHENJËTORI NAFTËS, PROF. DR. RAMADAN PERHATI DHE LIBRI TIJ: “NJË JETË PËR ARIN E Zi”
Prof. Dr. Ramadan Perhati vazhdon të mendojë akoma për naftën tonë dhe të shkruajë libra. Siҫ duket, nafta vazhdon ta ngacmojë. Përsa i takon literaturës së naftës, ai është një skedë më vete, sepse së pari është aplikativ në teknikën e komplikuar të shpimit të puseve të naftës. Kujtoni pusin e Ardënicës -18, 6.700 m , të Dumresë -7, 6.119 m. dhe me radhë. Mijra puse dhe miliona m linear shpime.
Shumë zhgarravitesa u janë turrur sot librave pornografike të cilat nuk kanë asnjë rresht me vlerë materiale. Kësisoj, sot në Shqipëri rrebeshi i botimeve te këtyre librave është i tmerrëshëm, aq sa raftet nuk po mbajnë më. Por kjo nuk po ndodh me botimin e librave teknike, sidomos në botimet për naftën dhe gjeologjinë të cilat zënë vend në rafte pa zë, pa u ndier. Pra, në se librat jo shkencorë po derdhen si lumë, ato për naftën dhe gjeologjinë janë prurje arkeologjike.
Prof. Ramadani dijenitë dhe eksperiencën e tij nuk i ka mbajtur mbyllur në sirtarë për vete, as dje dhe as sot, siҫ bëjnë disa. Ai ekspozon haptazi ҫdo gjë teknike. Shqipëria ka akoma shumë pasuri të pa zbuluara. Gjithashtu kjo Shqipëri ka qindra specialistë dhe studjues të mirëfilltë, të cilët duan të punojnë për këtë vënd. Pa dyshim, Prof. Ramadani është nga të parët, i cili dëshiron që këto studime të vihen në zbatim, në praktikë. Kjo është kënaqësia e parë për ‘të.
Prof. Ramadani ka shtruar edhe më parë për naftën. Libri i tij: “ Unë, kamikazi dhe ministri”, është një rrëfim dramatik i jetës së tij në naftë. Ky libër është shumë praktik, me ndiesi personale në punë dhe për rreth. Ai kexohet shpejt, por mbahet mënd shumë kohë, sepse autori nuk thërret imagjinatën, por eksperiencën, incidentet spektakulare qe veshtroheshin me dylbi nga qeveriatret e larte, qe te benin gjemen.
Por le të shfletojmë librin e tij të fundit: “Një jetë në shërbim të arit të zi”, të cilin ma postoi që nga qyteti i tij Shkodra, me një autograf ku gërmat janë stampuar me rrahjet e zemrës së tij. Libri prej 300 faqesh është një mozaik, aty flasin formulat dhe vizatimet. Parathënia e librit është shkruar nga Prof. Dr. Bashikm Ҫela, i cili e njeh zotin Ramadanin prej vitesh dhe vazhdojnë të komunikojnë rregullisht. Shkruesi I parathënies ka shprehur të gjithë konsideratën e tij reale dhe bindëse, shumë thjeshtë, pa fillozofi, rrëfim konkret, siҫ komikojnë ata të dy, specialistë ekstra të shpimit të puseve të naftës.
Libri kompozohet në tre pjesë. Në pjesën e parë autori vendos shkrimet e tij, që kanë të bëjnë me lashtësinë e naftës shqiptare. Ai shkon gati në mitologji. Skenon “Zjarret e Frakullës”, që na ndezin imagjinatë edhe ne.. Më pas autori na sjell fillimet e këtij shekulli, me preludin e nafës shqipare, që në vitin 1918 ia bën bum atje në Drashovicë të Vlorës. Prof. Ramadani nuk i ndahet këtij tundimi, prandaj e personifikon daljen e naftës së parë shqiptrene, në Drashovicë, si Dallandyshja e parë shqipatre. Kjo zbulon ndiesitë e tij poetike dhe letrare. Më tej autori shkruan për shoqëritë e huaja në Shqipëri ne të viteve 1925-1944 vendosur në Kuҫovë dhe për rreth. Më pas vazhdon me historinë e naftës tonë pas Ҫlirimit.
Pjesa e dytë e librit prej 150 faqesh mbushet me probleme teknike, ku autori gjen rastin të ekspozojë qartë novatorizmin e tij personal, dhënë me termologji, me formula, vizatime dhe perkufizime të sakta. Pa dyshim, ky kapitull, si tepër teknik dhe shkencor, nuk mund të kuptohet nga shumica e lexuesve, prandaj ai konturon një libër me vete, sepse i referohet një mase njerzish të specializur. Këtu nuk ka imagjinatë. Këtu flasin formulat. Autori ka kontribuar shumë në teknologji për rritjen e prodhimit të naftës dhe të gazit. Kontributi i tij arrin një bilanc përtej milionit, sepse bëhet fjalë për naftën.
Në Kapitullin e tretë përmblidhen shkrimet publiҫistike, dhe ato të publikuara në periodikë dhe shtypin shqiptar.
Në këtë libër autori evokon pervojën e tij, si novator në rang shkencëtari shumë aplikativ, gjatë gjithë kohës që ka punuar në naftë. Ai përshkruan thjesht dhe shumë shpejt situatat tepër tragjike gjatë fontanimeve të gazit apo naftës, të cilat në disa raste manifestoheshin me zjarre të fuqishme, si përbindsha, që donin të dilnin në sipërfaqe të tokës. Shumë shqiptarve ju kujtohen fontanat në Marinëz, Cakran, Frakull, Divjakë, Ballsh, Patos. Ato ishin lajme, që zinin faqet e para të gazetave shqiptare. Kudo ishte Ing. Ramadani. Këto nuk duhen harruar kurrë. Në të gjitha ato fontana, me flakë dhe pa flake, kërkohej shpëtimtari, “kamikazi”, sinonimi i Ing. Ramadanit, pagëzuar nga monizmi. Ramadani nuk u fshihej rreziqeve. Në disa raste qeveria thërriste për konsultim edhe specialistë rusë, po ku Rusia dhe ku Shqipëria. Pra, prof. Dr. Ramadani ishte personazhi kryesor që manazhonte tritolin, së pari të shpëtonte naftëtarët dhe pastaj naftën dhe gazin, që të mos digjeshin. Qeveria lartë vetëm për këto evenimente e kujtonte “kamikazin” Ramadan.
Edhe në këtë libër autori nuk tregohet agresiv kundër armiqëve të tij. Përsëri ai sillet butë. Ai nuk është hakmarrës, dhe këto janë virtute për njerzit me dinjitet të madh.
Ky libër në vetëvete ka një nëntekst të madh dhe të fuqishëm, kundrejt qeveritarve të tanishëm. Autori është serioz, i moshuar, i sëmurë, i lënë në harresë. Megjithatë ai ngjan si një vullkan, që nuk shuhet, sepse ka nxitjen dhe shtysën e naftës, që sot lëviz botën.
Prof. Ramadani nuk do më medalje dhe dekorata. Tani, në këtë moshë, ai do dashamirësi, ta duan, të kujtohen për ‘të dhe për naftën, ta dinë se ai vërtet jeton atje në qytetin e Shkodrës, po hundët i ndjellin erën e naftës shqiptare. Ai do ta kuptojnë të gjithë ata, që kanë gjak shqiptari, sepse gjithë jetën ia kushtoi arit të zi, begatisë së vëndit. Prof. Dr. Ramadani mori borzh sytë e të tjerëvë, që shkroi këto libra. Por pa të pyesim, cili e sponzorizon këtë shënjtor të fundit të naftës shqiptare?! Askush. Shkodra më josh dhe më bënë të përulem, kur kujtoj kollosët e naftës: Ramiz Xhabija, Beqir Alia, Eqerem Beci, Nikolin Leka, që u shua shumë i ri… Tani në qytetin e Shkodrës jeton dhe mendon për naftën shënjtori i fundit i naftës Shqipate, Prof. Dr. Rmadan Perhati. Po qeveria vallë, a mendon për ‘të?!
INTERVISTË
Z.Ramadan, cili është motivi që ju jeni dënuar dhe në vazhdim, cilin akuzoni për persekutimin tuaj, i cili i kalon kufijtë zyrtarë kohor 17 vjeçarë? Një person apo më shumë? Mund të thoni emra?
Ndoshta juve dhe naftërarit më të thjeshtë, apo çdo qytetari anë e mbanë vendit, do t’i duket i pabesueshëm e deri qesharak motivi i dënimit tim. Në vazhdën e “shpartallimit të punës armiqësore” në naftë nga partia në pushtet, për motivacionin e dënimit tim dhe dërgimit në gjirin e klasës punëtore për t’u riedukuar, për një kohë që zgjati për 17 vite, mund të përmëndja këto:
-Ke punuar natë e ditë me të gjitha energjitë për realizimin dhe tejkalimin e planit për shpim-kërkime për naftë e gaz.
-Ke vënë në jetë një sërë metodash të reja teknike e teknologjike për të shpuar puse me tregues tekniko-ekonomikë të planifikuar.
– Gjatë shumë viteve si drejtues teknik dhe shkencor ke arritur të veshë në jetë disa rrugëzgjidhje origjinale, që për mjedisin dhe literaturën disponuese nuk njiheshin, sepse të gjitha rrugët në ato vite ishin të mbyllura. Lista e akuzave të kësaj natyre vazhdon, ndërsa në përfundim konkludohej: E gjithë puna shumëvjeçare e Ramadan Perhatit i ka shërbyer punës armiqësore në naftë. Për këtë arsye të shkarkohet nga detyra si Drejtor i Drejtorisë së Shpimeve dhe të dërgohet për riedukim në zonat më të thella e me ndërlikime gjeologo-teknike.
Ky dënim nuk ishte frut i një analize të punës time si inxhinier apo si drejtues, por ishte urdhër i partisë në pushtet. Ndërsa motivacioni, i përgatitur nga një shef burokrat e servil, nuk u shtrua në asnjë lloj mbledhje, në qëndër apo në bazë, por ishte një urdhër i parevokueshëm.
Por motivacioni s’ishte veçse një parathënie. Në çdo kolektiv, nga unë kërkohej që jo vetëm të pranoja dënimin, dëmet që i kisha shkaktuar naftës dhe atdheut, por të nxirrja më tej dëme të tjera. Në çdo takim argumentoja se këto punë dhe aktivitete për të cilat akuzohesha, i kishin shërbyer përshpejtimit të zbulimit të naftës me kosto sa më të ulët. Është interesant fakti se para një viti isha ngritur në përgjegjësi me motivin “për punë të shquar”. Ndërsa tani dënohesha për punë armiqësore në naftë. Për këtë denim nuk mund të cilësoj emra, përveç partisë në pushtet.
Ju jeni një specialist i naftës i shkallës së parë, shumë aplikativ, me disa tituj shkencorë, dekorata, urdhëra dhe çmime, pra jeni i kompletuar, i “ngopur”, por dua të më thoni, shteti shqiptar i tanishëm, a ka bërë maksimumin për ju? Konkretisht, çfarë ka bërë?
Që kur isha 13 vjeçar mora pjesë për çlirimin kombëtar, e më pas kur me kolegë dhe me mijëra naftëtarë i’u qepëm vendburimeve të vjetër dhe atyre të rinjëve që zbuluam, për t’i dhënë atdheut sa më shumë naftë e gaz, si kurrë më parë, kur punuam dhe studjuam për të nënshtruar thellësitë e pa njohura dhe të papriturat e nëntokës tonë, apo kur u përleshëm shpesh herë me zjarre dhe fontana, duke rrezikuar edhe jetën e të tjera, kurrën e kurrës, përveç atdhedashurisë, nuk kam aluduar për gradime, dekorime, grada e tituj shkencorë apo shpërblime.
Dy herë për punë të vlerësuar, kam refuzuar shpërblime suplimentare të akorduara nga shteti. Ndër vite, kohët ndryshuan për mirë. Lëvizjet demokratike sollën “mrekullinë” e ëndërruar. Qeveria demokratike na siguroi lirinë dhe demokracinë. Ndërkohë, me sa duket, punët nuk shkuan mbarë. Konkretisht konsiderohem si i konsumuar, i vjetëruar, si barrë dhe një ish inxhinier i pavlerë për mëmëdheun. Megjithatë, unë e dua demokracinë dhe pafundësisht lirinë që më ka munguar, për t’i dhënë Atdheut më shumë. Ndaj atdheut jemi gjithmonë borxhli. Mbi të gjitha, dua vendlindjen time, Shqipërinë, Zonjë në mes shteteve me qëndër Brukselin, që e ka sot e gjithë Europa.
Cili është punimi juaj më i mirë, pasaporta juaj si të them?
Megjithëse unë nuk jam artist, por inxhinier, një gjë më bashkon me rolin e artistit, se të gjitha rolet, jo ato të zakonëshme, por ato të veçantat, i kam kryer me pasion. Për këtë arsye, e kam të vështirë të cilësoj punimin apo arritjen time shkencore më të mirë.
Vlen të theksohet se të gjithë artikujt, që kam botuar, janë të veçantë dhe mund të shërbejnë si pasaporta ime. Megjithatë, për njohje të lexuesve, se naftëtarët ato i dinë e i kanë shijuar, mund të përmend: Shpimin e brimës së shtrembër në kushte të ndërlikuara gjeologjike, “Ura Artificiale” për devijimin e trungjeve të puseve, si për formacionet e buta dhe të mesme dhe për ato karbonatike, ndryshe ndaj metodave klasike, degazifikuesi hidromekanik për parandalimin e fontanave të gazit gjatë shpimit, çimentimi i njëkohshëm i kolonës brenda kolonës duke realizuar dhe frezimin e Urës së Çimentos etj.
Ndër këto pasaporta, si të vecantë ndër ‘to, do të përmend punën disa vjeçare, si nga ana teorike, në laborator dhe në kushte kantjerale, për të mundësuar çimentimin e njëkohshëm të kolonës së shfrytëzimit, hermetizimit të saj dhe frezimin e Urës së çimentos, ndryshe nga metodat klasike, tek ne dhe kudo. Metoda, që ëndërrova dhe realizova, është e zbatueshme për kolonat e shfrytëzimit , që ulen në tavanin e prerjes karbonatike. Kjo paisje u quajt “raketë nëntoksore”. Ndërsa unë e quajta “thundër fluturuese”, me leverdi në kohë, në ekonomi, e në volume më të mëdha nafte e gazi. Për ta mbyllur këtë temë, më duhet të them mbi të gjitha, se pasaporta, ashtu si dhe zemra ime, janë shqiptare. Ndërsa profesioni im është inxhinier nafte nga Qafmurra trime dhe bujare. Vetëm këto më mjaftojnë.
Thoni se keni kontribuar në shuarjen e fontanave të naftës dhe të gazit. A keni dhënë ndihmesë për nënshtrimin e fontanës së Cakranit , ku u “dogjën” më shumë se dhjetë miliardë dollarë energji, pasuri e një populli të tërë?
Kam marrë pjesë pothuajsë në të gjitha fontanat e naftës dhe të gazit, pavarësisht së ato nuk ndodhnin në ndërmarrjen, ku unë isha efektiv. Fontanat më të rrezikshme, ku luftohej për jetën, për t’i nënshtruar ishin ato që shoqëroheshim me zjarre. Ndër to, mund të përmëndim fontanat me zjarre në puset: Ma-575, Ma-544, Ba-91, Frakull-36. Për shuarjën e flakëve të zjarrit kemi përdorur shpërthimin e lëndëve eksplozive (tritol) pranë grykës së pusit. Procesi është përsëritur disa herë. Por nga të gjitha këto zjarre vlen për t’u përmendur fontana e naftës në pusin e thellë Cakran, që zgjati shumë. Kjo fontanë ndodhi krejtësisht për shkelje të rregullave minimale të punës. Është interesante se 2-3 ditë para se të ndodhte kjo fontanë, e shoqëruar më zjarre, kisha zhvilluar një bisedë teknike me punonjësit, se si duhet të vepronin ata kur diktonin shënjat e fontanimit, dhe çfarë masash duhet të merrnin. Për këtë fontanë, në Ballsh, u bë një gjyq i madh popullor. Unë nuk mora pjesë, se nuk isha i ftuar. Aty, një punëtor
Thoni se keni kontribuar në shuarjen e fontanave të naftës dhe të gazit. A keni dhënë ndihmesë për nënshtrimin e fontanës së Cakranit , ku u “dogjën” më shumë se dhjetë miliardë dollarë energji, pasuri e një populli të tërë?
Kam marrë pjesë pothuajsë në të gjitha fontanat e naftës dhe të gazit, pavarësisht së ato nuk ndodhnin në ndërmarrjen, ku unë isha efektiv. Fontanat më të rrezikshme, ku luftohej për jetën, për t’i nënshtruar ishin ato që shoqëroheshim me zjarre. Ndër to, mund të përmëndim fontanat me zjarre në puset: Ma-575, Ma-544, Ba-91, Frakull-36. Për shuarjën e flakëve të zjarrit kemi përdorur shpërthimin e lëndëve eksplozive (tritol) pranë grykës së pusit. Procesi është përsëritur disa herë. Por nga të gjitha këto zjarre vlen për t’u përmendur fontana e naftës në pusin e thellë Cakran, që zgjati shumë. Kjo fontanë ndodhi krejtësisht për shkelje të rregullave minimale të punës. Është interesante se 2-3 ditë para se të ndodhte kjo fontanë, e shoqëruar më zjarre, kisha zhvilluar një bisedë teknike me punonjësit, se si duhet të vepronin ata kur diktonin shënjat e fontanimit, dhe çfarë masash duhet të merrnin. Për këtë fontanë, në Ballsh, u bë një gjyq i madh popullor. Unë nuk mora pjesë, se nuk isha i ftuar. Aty, një punëtor i thjeshtë, por i ndershëm, të cilit unë nuk ia kujtoj emrin, kishte deklaruar në gjyq, se: “ing. Ramadan Perhati na ka mësuar për shënjat e fontanës, dhe këto ia thash përgjegjësit të turnit, por ai m’u përgjigj: Ik e vazhdo punën, se Ramadani nuk merr vesh”. Fontana në këtë pus ishte shumë e vështirë dhe tepër e fuqishme. Për 4-5 minuta sonda e shpimit u shkri.
Në shkrimet dhe intervistat flisni me bindje për perspektivën e naftës shqiptare. Ju nuk jeni gjeolog, prandaj ku e mbështesni perspektivën e saj?
Është e vërtetë që nuk jam gjeolog. Por gjatë katër dekadave kam qën bashkëpunues e bashkëprojektues i rregulloreve gjeologo-teknike të puseve të kërkimit dhe të shfrytëzimit të naftës. Kam bindjen, se edhe në ato vite, nuk i kemi vlerësuar të gjitha të dhënat e marra për naftë e gaz gjatë proceseve të ndryshme teknologjike, apo dhe gjatë vlerësimit të trysnive dhe të cilësive të naftës. Ende më mbeten peng disa zona në vëndin tone, të pa përfunduara, duke filluar jo vetëm me zgjerimin e konturimeve në vendburimet e njohura, por edhe në strukturat e tjera, madje edhe ato të cekta, si në Pulaj, në Shkodër, Burizanë, Tiranë, Pekisht e të tjera. Pra Shqipëria është naftëmbajtëse.
Sipas jush, si duhet të trajtohet nafta jonë, kjo pasuri e papërsëritëshme?
Pyetja juaj është edhe përgjigje. Nafta jonë duhet të trajtohet si çdo pasuri e jonë kombëtare. Kjo pasuri, që Zoti na e ka dhuruar, duhet të jetë e pacënueshme për jetë të jetëve. Kjo është sanksionuar edhe në ligjin e qeverisë demokratike të datës 28.7.1993. Në këtë ligj, nafta jonë, në tokë dhe në det, sanksionohet si pasuri kombëtare e në shërbim të interesave kombëtare.
Në Shqipëri kanë punuar dhe punojnë disa kompani të huaja për kërkim-zbulimin dhe shfrytëzimin e naftës tone. Si mendoni ju, përse shteti shqiptar nuk e rinovon këtë degë jetike të ekonomisë, ndërkohë që pranon që kjo pasuri kombëtare të grabitet, dhe shqiptarët të varfërohen?
Si naftëtar dhe qytetar i këtij vendi, jam i interesuar që atdheu ynë të ecë përpara për të zënë vendin e merituar ndër shtetet e tjera të përparuara. Kjo, veç të tjerave, duke bashkëpunuar me kompani të tjera të huaja, por gjithmonë pa shkelur interesat afatshkurtër dhe afatgjatë të vendit.
Dikur, zhvillimin e ekononosë së vendit, thuhej se e hartonte “masa dhe vendoste partia”, kurse tani shkruan e vulos qeveria. Prandaj, unë dhe shumë të tjerë si unë, nuk dimë se me ç’kushte, kërkesa e të tjera raporte lehtësuese u ka vënë në dispozicion qeveria. Do dëshiroja, që këtyrë kërkesave t’i vija përballë ato, që deputeti demokrat, Luigj Gurakuqi ka vënë në parlamëntin Shqiptar në vitin 1923 dhe në shkrimet e tij, të botuara në gazetën “Ora e Maleve”. Dëshiroj që zyrtarët, të cilët drejtojnë dhe që paguhen nga mbarë populli, të bëjnë krahasimin me ‘to. Shtoj gjithashtu, se ata e dinë më mirë së sa i “shërbehet” atdheut, duke mos shpuar puse të rinjë dhe duke mos zbuluar vendburime të rinj, si dikur më parë.
Ju jeni novator i klasit të parë. Keni aplikuar disa metoda, që kanë përsosur teknikën dhe teknologjinë e shpimit të puseve të naftës, duke qenë edhe autor i mirëfilltë i disa patentave, si p.sh., “koka rrotulluese Perhati”. Përse nuk ia keni shitur patentat tuaja ndonjë shoqërie të huaj?
Po i përgjigjem indirekt kësaj pyetje. Kanë kaluar shekuj që kur Theofani lajmëroi botën mbarë, se “nga nëntoka shqiptare, Frakulla e sotme, rrjedh furishëm një stuhi ajri nga gryka e një kantieri të madh (gaz metan), që digjet pafundësisht e pa mbarim. Ky zjarr nuk shuhej as nga shiu me stuhi dhe as nga era me tërbim.” Dhe kjo çudi e atyre viteve, u përsërit po në Frakull, në vitin 1979.
Nënshtrimi dhe në veçanti, rishpimi i një pusi të ri përbri këtij “përbindëshi”, na u konsiderua një mrekulli e kohës. Pjesë kryesore e kësaj “mrekullie” ishte dhe përdorimi, për hërë të parë në Shqipëri, i kokës rrotulluese për çimentimin e kolonës së shfrytëzimit të markës tonë shqiptare. Si në legjendë, thuhej se një kokë të tillë rrotulluese e zotëron vetëm firma “Halliburton”. Kjo firmë ndodhej atje larg, dhe duhej kaluar dete e oqeane për në Amerikë. Siç e kam deklaruar disa herë, ne jemi përpjekur që t’i shërbejmë me të gjitha energjitë tona fizike dhe mendore, vetëm dhe vetëm atdheut.
Për cilët kolegë ruani kujtime të mira?
Kam pasur fatin, që të jem ndër inxhinierët e parë, që kanë ardhur në naftë. Po aq fat kam patur të presë me përzëmërsi dhjetra e dhjetra inxhinierë të rinjë, të shumë profesioneve, që kanë punuar për dekada të tëra me mua në naftë. Kështu që e kam shumë të vështirë, deri të pa mundur, që t’i përgjigjëm pyetjes tuaj. Të gjithë kanë qenë specialistë të mirë dhe më të mirë se unë. Si mund të mos vlerësojë kontributet e ing. Fatmirit, Bahriut, inxhinierave dhe pedagogëve, B. Çela, S. Osmani, që kanë përgatitur breza të tërë inxhinierësh të rinjë?
Me shumë përzemërsi do të kujtoja shumë inxhiniera shpimi, prodhimi e gjeologë, që për vite të tëra kanë drejtuar shpimet e puseve dhe janë gjëndur gjithmonë gati dhe të parët, duke u ndeshur me ndërlikime, avari e fontana. Nuk mund të mos vlerësoj kontributet e ing. mekanikë si Dh. Deda, P. Papa e J.Karaj. Gjatë punës, kam patur kontakte me shumë nga këta inxhinera. Ndoshta për shkak të detyrës mund të jepnin më shumë. Konstatoj se nuk shpohen më puse të rinjë, çka përbën një mëkat të madh. Një pyetje kjo, ende pa përgjigje, të cilës duhet t’i përgjigjet qeveria e sotme shqiptare.
Si e shpjegoni faktin që, megjithëse në Shqipëri janë shpuar mjaftë puse nga shoqëritë e huaja, deri më sot nuk është zbuluar asnjë vëndburim nafte? Kjo sikur bie ndesh me optimizmin tuaj për perspektivën e naftës shqiptare të krahasuar me Kuvaitin?
Më vjen keq, që janë shpuar dhjetë puse nga shoqëritë e huaja, që sipas shtetarëve tanë janë të shquara për cilësinë e studimeve, projektimeve dhe shpimeve dhe nuk ka patur rezultate. Këto mosarritje duhen kërkuar tek kontraktuesit dhe jo tek optimizmi im si naftëtar.
Kam thënë dhe kam shkruar, se vendi ynë është dhe do të jetë naftëmbajtës edhe për brezat që do të vijnë. Nafta nuk zbulohet, nuk nxirret nga nëntoka e nuk përdoret për dobinë e vendit, vetëm duke shkruar kontrata e duke bërë tregëti me konçensione, por duke e dashur më shumë tokën dhe nëntokën, që na ka lindur. Vetëm kështu vendi ynë do të jëtë më i pasur me naftë për frymë popullsie, siç është Kuvaiti.
Sipas jush, a ishte normal shpimi i puseve super të thellë, si Du-7, 6120 ml, dhe Ar-18, 6700 ml? Nuk kishte struktura të tjera më të cekta, nga 3000 ml deri në 5000 ml?
Siç mund të jeni në dijeni, në vendin tonë, kërkimet gjeologjike janë shtrirë si në gjerësi dhe në thellësi. Në përgjithësi shpimet janë bërë mbi bazën e shkallës së njohjes, mbështetur në punimet gravimetrike, sismike e të një kompleksi punimesh gjeologo-kantjerale. Këto punime, sipas rangut, miratoheshin deri në qeveri. Personalisht kam qënë admirues i shpimeve të thella. Konkretisht, për pusin më të thellë në Shqipëri, atë të Ardënicës-18, kam qënë dhe recensues i projektit të shpimit. Ka pasur dhe raste, të diktuara nga direktivat nga lartë, për të kontrolluar struktura të thella për naftë dhe gaz, ashtu siç kemi zbulur struktura të reja në cektësi, në veçanti ato për gaz, si në Frakull dhe Divjakë. Kështu që, nuk mendoj se në këtë volum dhe sasi pusesh, të ketë edhe mangësi që mund të parandaloheshin.
Si e shpjegoni shkatërrimin e industrisë së naftës? Kush e shkatërroi dhe kujt i shërben kjo kasaphanë?
Një pyetje tepër e thjeshtë për t’u përgjigjur. Çdo shkatërrim i çdo lloji, pavaërsisht se kush qe nismëtari apo ideologu, është në dëm të atij, që e kishte në pronësi këtë pasuri, që e kishte siguruar me mund dhe djersë për dekada apo edhe me shekuj, siç është nafta shqiptare. Shkatërrimin e naftës unë e quaj si zanafillë qysh nga puna armiqësore, si dhe, edhe pa qënë e tillë, që nga viti 1975. Shkatërrimi i naftës ka vazhduar dhe mendoj se ende nuk ka mbaruar.
Për të gjetur nismëtarët e këtij shkatërrimi, dhe dëmet që u ka sjellë ai, jo vetëm naftëtarëve, por të gjithë popullit, do të dëshiroja të më vinit në dispozicion tre naftëtarë vullnetarë, një magazinë me lapsa të “zinjë ”, që të shkruajë me ‘ta një dramë apo dhe tragjedi, për një kohë gjashtë mujore. Për të shkruar këtë, nuk kam nevojë të di, ku shkoi parku i sondave të shpimit, që në sasi ishin gati sa ato që kishte Franca? Nuk më duhet të di, ku janë makineritë metalprerëse të uzinave, lëkundësat e puseve?
Më mjaftojnë gërmadhat e bazamenteve të uzinave, që një turist i huaj mund t’i konsiderojë si zbulime historike apo dhe arkeologjike. Mbi bazat e këtyre të dhënave, të shkruara në dramë, do të jetë e mjaftueshme për të ngritur një padi gjyqësore. Nëqoftëse nuk do të ketë gjykatës për të gjykuar këtë dramë, le ta vlerësojnë pasardhësit e fëmijëve tanë.
Gjatë sistemit demokratik, a ju kanë kërkuar të jepni ndonjë mendim teknik apo organizativ për naftën?
Fillimet e sistemit demokratik i kam pritur me shumë dashuri, se ato ishin jo vetëm dëshira ime, por ëndrra e gjithë shqiptarve. Që në fillimet e para të qeverisë demokratike, megjithëse sapo i dalë në pension, por plotë energji, kam kërkuar zyrtarisht për të rikontribuar për naftën, pa kërkuar asnjë shpërblim e përgjegjësi. Përgjigja qe heshtja. Kuptohet, se nuk konsiderohen të nevojshme kontributet që mund të jepja unë, dhe shumë specialistë naftëtarë të aftë, që i kanë shkelur strukturat dhe vendburimet e naftës nga jugu në veri.
Mendoj se krahas shtetarëve të rinjë, që dinë veç të bëjnë tregëti, konçensione dhe kontrata, kontributi i naftëtarëve, që kanë punuar disa degada për naftën shqiptare, do të ishte gjithmonë me leverdi për atdheun.
Si e mendoni të arthmen e naftës shqiptare?
Jo vetëm unë, por çdo qytetar apo fshatar, diku në malësi apo në labëri, çdo ditë po e kupton dhe i vjen keq që nafta jonë, nga një kolos, bazë e ekonomisë dhe e të ardhurave kombëtare, është shndërruar në një hiç gjë. Kam shkruar një artikull me titull: “E pafalëshme të importojmë naftë”. Në këto kushte, që po jeton e drejtohet ekonomia, nuk shoh dritë jeshile për të rifilluar e për t’u rimëkëmbur nafta, e cila nga 2,5 milion tonë më 1974, ka shkuar në disa qinda mijë tonë në këto vite. Këto sasira dikur vlerësoheshin si rezerva në gropat e dekantimeve të naftës.
Cfarë mendoni se duhet të bëjë kjo qeveri, për festimin e 100 Vjetorit të Naftës Shqiptare, në kujtim të Dallandyshes, siç shpreheni ju në gjuhën letrare, për pusin e parë të shpuar në Drashovicë të Vlorës, në vitin 1918?
Nafta shqiptare, pa e tepruar, është një nga lëndët minerale më të lashta ndaj të gjithë mineraleve të tjera, që janë të shumta në vendin tonë, që nga jugu e në veri të Shqipërisë. Nafta jonë, jo vetëm është e lashtë, por ka qenë edhe shumë e përdorshme, që nga lashtësia e deri në ditët tona, prandaj si e tillë ajo meriton të vlerësohet, të çmohet e të përkujtohet. Dua të vijë në 94 vjetorin e zbulimit të naftës shqiptare, në Drashovicë, që vlen të cilësohet si Dallandyshja e parë e naftës shqiptare. Në këtë përvjetor, që përkon me vitin 2012, dëshiroj që me ndihmën e qeverive vendore të Fierit, Kuçovës, Vlorës, Lushnjës e Sarandës dhe të qeverisë qëndrore, të zhvillohen disa aktivitete, në shënjë mirënjohje të kontributit të madh që na ka dhënë nafta dhe naftëtarët ndër vite. Këto aktivitete duhet t’i shoqëroj edhe një simpozium, ku veç të tjerave, duhet të vihet theksi tek shumë personalitete. Ndër ‘ta do të veçoja: historianin turk Evliha Çelebia, ambasadorin francez, pranë oborit të Ali Pashë Tepelenës, Pukvil, të cilët kanë shkruar e dokumentuar për puset e Selenicës, tregëtinë e bitumit etj. gjurmimet dhe vrojtimet e Amin Bue në luginën e Shushicës e shumë të tjerë. Një vend i rëndësishëm t’i kushtohet gjeologut dhe profesorit Leo Madalena dhe inxhinerit Amoreti, të cilit do të mbeten në historinë e naftës tonë, sepse në vitin 1917, të dërguar nga ministria e Marinës Italiane, në Drashovicë ngritën kantierin e naftës. Ndërsa në vitin 1918, pusi i shpuar prej tyre u konkretizua me naftëmbajtje. Në vitin 1924, përsëri qe vetë Leo Madalena, që botoi artikullin në revistën Franceze “Revue petrolifere…”, ku njoftoi Europën dhe botën mbarë se në tokën Shqiptare ka naftë me vlera industriale. Në simpozium duhet të dalë në pah ardhja e disa shoqërive nga Europa dhe bota, të cilat bënë kontrata me qeverinë e kohës, për kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës, ndër të cilat, shoqëria e huaj AIPA, që mbylli aktivitetin e saj në Maj të vitit 1945. Natyrisht, në këtë simpozium nuk mund të lihen pa u përmendur edhe figura të tjera të shquara të huaja, që kanë dhënë kontribute për naftën dhe mineralet e shumta të vendit. Të tilla janë Dr. Ernest Novak, njëri prej themeluesve të gjeologjisë dhe studjues për naftën, baroni Franc Nopça për mineralet metalorë dhe jometalorë. Të dy këto figura janë edhe përpiluesit e hartës së parë gjeologjike të Shqipërisë. Ata duhen nderuar jo vetë gjeologë, por edhe si albanologë, të vlerësuar edhe në ditët e sotme. Për kontribute të veçanta duhet vlerësuar, pa dyshim, edhe profesori i nderuar polak, Stanislav Zuber. Emri i tij gjëndet në shumë struktura. Ai vdiq në vitin 1947, në Shqipëri, në burgjet e diktaturës komuniste. Në këtë simpozium, përmes temash e kumtesash të veçanta, do tregojmë ecurinë e rimëkëmbjes së industrisë së naftës, të dalë nga lufta, dinamikën e zhvillimin të saj ndër vite, si në fushën e punimeve sismo-gjeologjike, shpim-kërkime, konturime dhe puse shfrytëzimi nafte dhe gazi, punimet për nxjerrjen dhe përpunimin e vendburimeve, zhvillimin e industrisë mekanike e fusha të tjera, që përbëjnë kompleksin e industrisë së naftës.
Një vënd të rëndësishëm në simpozium duhet të ketë vlerësimi i kontributit të Institutit Gjeologjik dhe Institutit Teknologjik, figura të shquara të gjeologjisë, të shpimeve, të nxjerrjes së naftës, të përpunimit, të mekanikës dhe të profesioneve të tjera.
Një vlerësim i veçantë u duhet bërë marrëdhënieve të shtetit shqiptar për naftën me vendet e tjera, duke filluar me Rusinë, Rumaninë, Kinën, Çekosllovakinë, si dhe me ato perëndimorë, si Italia, Franca e deri Kanadaja. Një temë të veçantë duhet të përbëjë edhe ecuria e industrisë së naftës mbas vitit 1991.
Si e shpjegoni faktin që është shuar armata e madhe e naftëtarëve, e cila përbëhej, siç thoni edhe ju, nga 34000 punonjës dhe 2500 specialistë të lartë?
Ndër pyetjet, që më keni drejtuar, kjo është më e dhembëshmja. Eshtë e dhembëshme, se e tillë ka qenë edhe kjo dukuri e ndodhur gjatë viteve të tranzicionit në vendin tonë. E gjithë kjo armatë, për të cilën ju pyesni me dhembje të madhe, mund të them se ata nuk kanë qenë punonjës të thjeshtë, por punonjës me një dashuri të veçantë për atdheun, deri në sakrifikimin e jetës së tyre, për t’i dhënë atdheut sa më shumë naftë. Kjo armatë ka qenë e përgatitur në shkolla e kurse kualifikimi për t’iu përgjigjur kërkesave shumë specifike të fushave shkencore dhe praktike, që përmbledh nafta. Nuk e teproj të them që jo çdo specialist i fushave të tjera mund të punojë dhe të drejtojë teknikisht degë të ndryshme të naftës. Përse u shkatërrua kjo armatë? Kjo përbën një mëkat, dhe përgjigjen duhet ta japin ata, që mbyllën puset e naftës e të tjera me radhë.
Punonjësit e naftës, përveç atyre që u shuan natyrshëm, janë në Shqipëri, mjerisht të shpërndarë edhe nëpër botë. Unë, në emër të kësaj armate, tani të papunë, deklaroj se jemi të gatshëm t’i përvishemi punës përsëri, për të zbuluar vendburime të reja nafte dhe gazi, për të shpuar e përvehtësuar puse të thellë e shumë të thellë, me treguesë ekonomikë të niveleve bashkëkohorë.
A ndjeni mall për Patosin, Fierin dhe zonat ku keni punuar si i persekutuar?
Kanë kaluar 22 vite të shtrenjtë, disa muaj e disa orë, dhe për asnjë çast, mendja dhe zemra ime nuk janë ndarë nga nafta dhe naftëtarët. Kam deklaruar dhe më parë se, sikur trupi im të ndahej në 82 pjesë, aq vite sa jam, nga çdo pjesë e trupit tim do të rrjedhë gjak me erë nafte viskoze nga Patosi. Kam shumë mallë dhe mbresa për 17 vitet kur kam punuar si i persekutuar nëpër puset dhe kantjerët e naftës, nga Bogazi, Kraneja, Hekali, Gorishti e deri në Vermosh. I vështir gjatë këtyrë viteve ishte jo vetëm fakti, që partia në pushtet më kishte hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit, të lirisë së botimit, të aktiviteteve shkencorë e të tjera, çka ishte diçka krejtësisht e padrejtë dhe e paligjëshme, por edhe izolimi im dhe i familjes nga jeta në komunitet. Krejt ndryshe ishte qëndrimi i punëtorëve të thjeshtë naftëtarë dhe familjeve të tyre. E vërteta është se ata, në rrugë, në punë dhe në lagjet e tyre, nuk na flisnin, por me mënyrën si na shihnin, tregonin se nuk ishin dakord me argumentat për fajësinë time si armik i naftës.
Si vjen dhe ikën një ditë e zakonëshme në familjen Perhati?
Dita për mua vjen si çdo ditë e zakonëshme. Normalisht, ngrihem herët në mëngjes. Bëj disa ushtrime gjimnastikore e mandej ha mëngjes. Pastaj azhurnohem me të rejat nga shtypi dhe TV për ngjarjet e ditës, në vend dhe në botë. Gjatë paradits kryej disa punë, që ka nevojë familja. Në kohën e lirë shkoj në bibliotekë dhe në Universitetin e qytetit të Shkodrës. Marrë pjesë, kur ka raste, në takime e mbledhje shkencore, në veçanti kur ato janë të fushës së historisë dhe gjuhë-letërsisë. Kur kam kohë, gjatë ditës thërras nipat e mi që të më shkruajnë ndonjë punim apo artikull për botim. Gjatë ditës bëj shkëmbim mendimesh me bashkëshorten për fusha të ndryshme. Pasdite, mosha ma kërkon të pushojë një orë. Darkave, madje edhe gjatë ditës, lidhem në telefon me shokë e miq kudo në Shqipëri dhe jashtë vendit. Pa tjetër që dy herë në javë lidhem në telefon me naftëtarë, në Patos e Kuçovë e gjetkë. Kjo “dietë” përsëritet thuajse çdo ditë.
Sipas jush, cila është gjëja më e neveritëshme dhe ajo më e shënjta për njeriun?
Duke e menduar si naftëtar, dëshiroj të jap këtë përgjigje: Gjënë më të neveritëshme do të cilësoja sjelljen si njeri jokombëtar, atë që për interesat e veta ose klanore dënon, përçmon, fajëson dhe shet pasuritë në dëm të kombit të vëtë. Ndërsa për veprim të shënjtë, do të vlerësoja qëndrimin e atyre qytetarve, që adhurojnë deri në vetmohim tokën dhe nëntokën ku kemi lindur, duke çmuar dhe përdorur pasuritë e saj në dobi të popullit të vetë.
(Fragment i shkëputur nga libri i Ahmet Ҫollakut: “NAFTA SHQIPATRE, PORTRETE, INTERVISTA, PERSPEKTIVË”)
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura