INTELEKTUALЁ GUXONI!

Intelektualëe studentëguxoni e veproni kundër frikës, tradhëtisëdhe korrupsionit

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ju intektualë që shkruani në gazeta e portale dhe që nuk guxoni për të kritikuar politiken, korrupsionin dhe pushtetin e lig, mos e gënjeni veten tuaj se u lexon ndokush “poezitë”  „romancat dhe  librat tuaj që shumica janë letersi e tradites se ishdiktaturës e “përshtatur” në demokraci.Intelektualë , shkrimtarë, poetë, opinionistë e publicistë guxoni të veproni e të kritikoni me guxim korrupsionin dhe prapësirat politike  të pushtetit të krimit e korrupsionit, organizohuni në një organizatë antipolitike kundër të keqes politike, publike e kombëtare. Shkruani që të frymëzoni të tjerët dhe jo vetëm sa për të lexuar veprat tuaja vetëm juve, dhe të kënaqeni me lëvdata për nëri tjetrin. Intelektuali së pari duhet të jetë patriotë dhe jo frikacak e servilë.

ELITA QYTETARE, RINIA E INTELIGJENCA JANË KUNDËRTEZAT NDAJ POLITIKËS SË VJETËR(NGA LIBRI IM “TRIUMFI I KOMBIT” (2 MAJ 2009)

“Inkurajoj dhe besoj tek rinia, elita qytetare, inteligjenca, shoqëria civile, bisnesmenët e ndershëm e   me   aftësi   sipërmarrëse,   dhe   koha   i   fton   në skenë të dalin këta për të marrë në dorë timonin e patriotizmit e demokracisë për t’i dhënë fund këtij tranzicioni  traumatik  e sfilitës  të  politikës së vjetër që ka një mentalitet e praktikë anakronike që pengon emancipimin patriotik, qytetaresk e demokratik. Skena politike shqiptare ka tepër parti, po i mungon ajo që i duhet, një lëvizje që do të vijë si sfiduese e guximshme ndaj të gjithe fenomeneve negative, amorale, korruptive, antipublike, si një sfidë ndaj cënimit të lirive e të drejtave të qytetarit, kundër kulturës e akteve të krimit e vjedhjes, në mbrojtje të lirisë e medias, të gazetarëve, të sëmurëve, të arsimit, të varfërve, të konsumatorëve, të emigrantëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit, në përballje të hapur e të ashpër me politikën e egёr, egoiste, të paskrupullt e korruptive që dominon sot pothuajse tërë spektrin politik e veçanërisht atë qeverisës.

Sot politika si qeverisje duhet t’u ngarkohet njerëzve të shkolluar, me përvojë e traditë humane e kulturore, të moralshëm pasi ata zbatojnë me ndershmëri e lehtësi normat e ligjet. Shteti qeveriset nga njerëz të ditur, të aftë, të vetëpërmbajtur, të lirë nga çdo molepsje e fëlliqur krimi e padrejtësie, ngushtësie shpirtërore, egoizmi, xhelozie e heret apo vonë do të pajiset, evoluojë apo do të lind një politikë e re me aftësim intelektual, me

formim të lartë moral e patriotik, profesional, shpirtëror, me energji dhe psikologji perëndimore jashtë çdo suaze të dëmshme të së vjetrës, që do të bëjë të mundur dhe aktiv personalitetin, lirinë e pjesmarrjen e shoqërisë në qeverisje, ekonomi, politkë, shkencë, kulturë, arsimim etj. Të mbahen jashtë  qeverisjes, administratës të punëve publike e politike, dhe mos t’i drejtojnë ato njerëz egoistë, ambiciozë negativë, të paaftë, pa vlera morale e kombëtare që kanë për gjithçka vjedhjen, korrupsionin e verbërinë për pushtet e pasuri, pasi prej tyre është kjo  fatkeqësi kombëtare.

Politika e re duhet të çlirojë personalitetin dhe shoqërinë nga padrejtësia, nënshtrimi ndaj korrupsionit drejt krijimit të një sistemi demokratik, të shtetit ligjor, të një shoqërie të mirëarsimuar me shkollim kulturor, patriotik e profesional. E shohim kudo që politikanët tanë sot nuk kanë asnjë motiv e objektiv tjetër përveç atij privat, familjar e klanor për pasuri e privilegje që janë të papranueshëm për një sistem të konsoliduar demokratik. Kjo politikë që dominon sot Shqipërinë është një politikë djallëzore e zhveshur nga çdo ndjenjë kombëtarizmi e krenarie kombëtare që i ushqen popullit mashtrime e gënjeshtra fantastike duke ja larguar vëmendjen nga përkushtimi, prosperiteti, mirëqënia e reagimi, në një kohë ku vëndin e pllakos varfëria, papunësia, pasiguria etj. dhe qeveria përdor kartën e hyrjes nё NATO dhe aplikimin për në BE për fitoren e zgjedhjeve dhe për të kamufluar e justifikuar vjedhjen e tyre.

Në Europë duhet të integrohemi si të barabartë dhe me identitetin tone kombëtar, të emancipuar demokratikisht e të prosperuar materialisht.  Populli nuk duhet të pranojë që të qeveriset nga pushtetarë e politikanë pa ndjesi shpirtërore, morale e kombëtare, abuzues e korruptivë për një kohë të gjatë sepse këto më pastaj e infektojnë shoqërinë duke i bërë këto pjesë të karakterit të saj dhe pajtimin me të keqen. Inkurajoj dhe besoj tek rinia, elita qytetare, inteligjenca, shoqëria civile, bisnesmenët e ndershëm e me aftësi sipërmarrëse, dhe koha i fton në skenë të dalin këta për të marrë në dorë timonin e patriotizmit e demokracisë për t’i dhënë fund këtij  tranzicioni  traumatik  e sfilitës  të  politikës së vjetër që ka një mentalitet e praktikë anakronike që pengon emancipimin patriotik, qytetaresk e demokratik.(TITULL KAPITULLI NGA LIBRI IM “TRIUMFI I KOMBIT”faqe 49,)

Durrës 02 Maj 2009

Total
0
Shares
3 comments
  1. Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
    Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t’i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
    Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im – i cili më kishte ndërprerë plotësisht – filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
    Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
    Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

    WhatsApp-i i tij: +2347041196471

    [email protected]

  2. RINGJALLJE SHQIPTARE

    PRINVALLJE SHKRIPFARE, RINGJELLJE SHQIPTARE
    NIPI NGA DAJA HEEEJ O, SHQIPI OREEE SHKABAJA
    GJENIE O, SHKRIMTARE A, KRENIE OJ, SHQIPTARE
    MISIONE OU KOMBËTARE, VIZIONE OR GLOBËTARE
    RILIRIE TË TERË ATDHEUT A, ILIRIE GJERË ATKREUT
    KOKAT OR, MË GJENIALE ËH, TOKAT MË KRENIFALË!

    VARGJET VARG T’VARGUT A, PRAGJET PRAG PRAGUT
    KËNGA PREJ PRANVERËS E BRËNGA HEJ, KRAHERËS
    LULËKUQET QË PREJ GJAKUT AH VULËBUQET PRAGUT
    LIGJËRIMET O, TË BILBILIT OU, BRIGJËRIMET ZIMBILIT
    SHQIPE MOJ, DYKRENARE O, SHKRIPE OJ HYDRENARE
    HIMNE OH, TË FLAMURIT A, TRIMNE HEEJ, PRAGURIT!

    KRIJIME ZËR KRIJIMTARE A FLIJIME GJERË FLIJIMTARE
    LOKJA I BIRI E VËLLAU O, KROKJA RINXIRI EDHE I VRAU
    BABË NENË DHE FËMIJTË, SHKABË GJENEË E KËRRDITË
    MASAKRA MË MASAKRIME O, KASAPRA MË KASAPRIME
    ËH, NUK VRITEJ SHKRIMTARI O, NUK PRITEJ SHQIPTARI
    MU KËNGA PËR LIRINË OUUU ORE, BRËNGA PËR ILIRINË!

    ME RREZE MË DIELLORE AH, MË BREZE O MË QIELLORE
    RINGRITJE O TË REGJENTËS A RILINDJE TË LEGJENDËS
    SHKRIPJA OH, PREJ PRAGURIT, SHQIPJA HEJ FLAMURIT
    NGA HOJET SHKRIPKAVRRISË NA TROJET SHQIPTARISË
    SHPIRT SHPIRTI SHQIPTARIT, HIRT HIRTI SHKRIPZJARRIT!

    TRIUMFET TË KRYELEGJENDËS, RIGUFET E HYEREGJENDËS
    KURORË E TERË KURËORËZIMIT A, N’URORE TË URORËZIMIT
    FLAKË FLAKADANE TË LIRISË, FALKË DRADANE O TË ILIRISË
    KURO KURORA KRYLEGJENDË E URO URORA HYEREGJENDË
    GJAK HEROJE ZËRI I LIRISË, PRAG THERROJE GJERË ILIRISË
    RIHIRI RIHIRIA SHKRIPKAPRISË, RILIRI RILIRIA SHQIPTARISË!.

    2 MAJ 2026 1:24AM MANI NEW JERSEY USA, SHKRIMTAR I
    PAVARUR NGA MËRGTATA AMERIKANO ZËRI SHQIPTARISË

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura