ISA MULAJ: FUSHATA E SABRI FEJZULLAHUT (MAXHUPIT) DHE BACIT ADEM NË MBËSHTETJE TË BDI’së – ËSHTË E DËMSHME! (I)

Prishtinë, 21. 04. 2014 – Njeriu nuk është produkt i kulturës por i gjeneve, informatave dhe njohurive. Shumica e shqiptarëve të Maqedonisë janë produkt i propagandës dhe dezinformimit) – Sabri Fajzullahu është këngëtar nga Kosova. Këndon shqip, por nga fizionomia kurrë nuk duket shqiptar. Në një intervistë në Radio Kosova menjëherë pas luftës në Kosovë, një dëgjues e pyet Sabriun që t’i tregoj publikut nëse është maxhup (d.m.th. rom) siç kishte dëgjuar ai (dëgjuesi i Radio Kosovës) në publikun kosovar. “Më falni që po iu pyes, por kam dëgjuar shumë në opinion se Sabri Fejzullahu është maxhup”, ishte pyetja e dëgjuesit. I ofenduar nga kjo pyetje, Sabriu u përgjigj: “Unë jam ma shqiptar se ti (ai që po ia bënte pyetjen) dhe ai që t’ka thanë se unë jam maxhup. Unë jam i biri i “X-it” (nuk e mbaj mend emrin) dhe Sebahates.”
Në një intervistë tjetër (apo skeç humoristik) në TV, Sabriu tregon se si e ka pyetur një mik i tij:
– Sabri, tregom drejt pse bre je kaq i zi?
– Unë jam i zi n’ftyrë, por zemrën e kam t’bardhë!
– Paj çka me ba kur unë s’po muj me ta pa zemrën po veç ftyrën!
Këto pyetje-përgjigje të raportuara nga Sabri Fejzullahu në formë të alegorisë humoristike, drejtpërdrejt kuptohen ndryshe, ose sipas kuptimit që e kanë. Fytyra e zezë, e nxirë ose faqet e zeza shpesh identifikohen te shqiptartët edhe si i paftyrë, por edhe si faqezi (d.m.th. i pamoralshëm, i padinjitet, oportunist, me dy ftyra, etj). Kur qeshte Sabriu duke treguar në TV se si i ka thënë ai miku “s’po muj me ta pa zemrën po veç ftyrën”, nuk mund të na bind se ishte mahitur. Njeriut gjithmonë është më lehtë t’ia shohësh, d.m.th. t’ia kuptosh zemrën sesa fytyrën. Madje, se çfarë zemre ka, këtë më së miri e vërtetoni kur të keni pasur punë me të, e më vonë mendoni për zemrën pa e parë fare atë person. Zemrën e Sabriut të cilën nuk paska mundur t’ia shoh ai miku kur e ka shikuar në fytyrë, e shohim sot nga distanca. Në fushatën për zgjedhjet në Maqedoni 2014, Sabriu iu drejtua elektoratit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI):

Sabri Fejzullahu flet e këndon në fushatën zgjedhore të BDI’së!

  “Dhe, ky është ai gjaku i jonë shqiptar…M’paska marrë malli me i pa shqiptarët e tubuar në këtë numër kaq të madh. Çdo pamje e juaj në tubimet e tilla, për ta përkrahur, vlerën e populli shqiptar në Maqedoni, për ta përkrahur BDI-në. Nuk është e imja t’iu them por po iu them nga zemra – votoni ardhmërinë tuaj, votoni të ardhmen e fëmijëve tuaj, votoni lirinë e popullit shqiptar, votoni begatinë shpirtërore, ekonomike, individuale, integruese – kjo është BDI-a.”
Këtë fjalim mund ta shikoni dhe dëgjoni nga kjo adresë:

 Sabri Fejzullahu i drejtohet elektoratit të BDI-së në Shkup:

Sipas shumë studimeve, veprimtaria kryesore, më e shpeshtë, dhe ekspertiza e romëve në përqindje më të larta se te çdo populli tjetër, është kënga dhe muzika. Nuk ka dyshim në aftësitë e Sabri Fejzullahut prej këngëtari. U kujtohet se shqiptarët më së shumti nëpër dasma dhe ahengje i merrnin romët për muzikë (defatore, surlagji, tupanxhi, tarabukistë), sepse ishin ekspertë për këto punë. Por, në çka i bazon gjykimet e tij Sabriu kur e sheh BDI-në si vlerë, ardhmëri, liri ekonomike, shpirtërore dhe integruese, ose lëmitë të cilat nuk i njeh dhe s’ka kurrfarë talenti për to? Sikur të kishte marrë ndonjë shembull se çka ka bërë BDI-a, me siguri ishte dashur të nxjerrë përfundime dhe rekomandime krejtësisht të kundërta. Ne do t’i do të ofrojmë vetëm disa fakte se sa shumë i ka dëmtuar dhe vazhdon t’i dëmton BDI-a shqiptarët në Maqedoni dhe Kosovë. Sabriu dhe vetë BDI-a janë të mirëseardhur t’i kontestojnë.
1. BDI si instrument i qeverisë së Maqedonisë kundër shqiptarëve
Cilat janë të arriturat e BDI-së sa ishte në bashkëqeverisje me VMRO-në? Marrëveshja e Ohrit erdhi si rezultat i luftës së UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare) të cilën e kanë edhe shqiptarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar u dha të drejta shqiptarëve në përfaqësim më të madh, vetëqeverisje dhe bashkëqeverisje në qeverinë e Maqedonisë. BDI hyri në koalicion qeverisës me partinë e s.maqedonëve VMRO për të krijuar një përshtypje në qarqet ndërkombëtare se sa Marrëveshja Kornizë e Ohrit po u jep shqiptarëve përfaqësim në qeveri. Përndryshe, VMRO-ja shumë më lehtë do ta krijonte qeverinë në koalicion me partinë opozitare s. maqedonase (bullagarëve të Maqedonisë së sotme) LSDM (Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë).
Shkurt e shqip, të “arriturat” kryesore të BDI-së gjatë mandatit të saj në qeveri, janë:
– korrupsioni dhe nepotizmi, duke përfshirë punësimet e policëve shqiptarë me ryshfete në shumën mesatare prej 5 000 eurove, shumë të cilën ata nuk mund ta marrin në atë punë për një vit pa konsumuar asgjë nga ajo pagë;
– bllokimi i kufirit me Kosovën dhe zhvendosja e tatimeve të shqiptarëve për investime në zonat që sundohen nga s. maqedonët;
– kriminalizimi i arsimit të lartë, sidomos në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) ku ka shpërndarë mijëra diplome si të ishte shtypshkronje e jo universitet;
– bojkoti i zgjedhjeve presidenciale më 13 prill 2014 për interesa të s. maqdonëve;
– shfytëzimi i pushtetit të Maqedonisë për qërime hesapesh familjare, shantazhe, kërcënime, dhe haraçe;
– bashkëqeverisës i projektit Shkupi 2014 që po shkrin qindra miliona euro;
– ndryshimi i rrjedhës së lumit Radika i cili nëpër Dibër kalon në Shqipëri – kthimi i tij në Mavrovën e sunduar nga s. maqedonët e pastaj derdhja në Vardar prej nga përfundon në detin Egje të Greqisë;
– shitja e qendrës turistike dhe të skijimit Kodra e Diellit (Popova Shapka) mbi Tetovë s. maqedonëve;
– shfrytëzimi i disa njerëzve nga Kosova për propagandë dhe gënjeshtra në fushata zgjedhore në Maqedoni;
– e shumë të tjera.
2. A e dini pse BDI-a i ftonte shqiptarët për bojkot të zgjedhjeve për kryetar të Maqedonisë?
Disa shqiptarë, sidomos këtu në Kosovë, ende nuk e dijnë se për çfarë qëllimi real BDI-a i bojkotoj zgjedhjet për kryetar të Maqedonisë. Arsyetimin që e jepte BDI-a ishte parulla e saj “Jo president jokonsensual!”, sepse vetë kjo parti nuk kishte kë ta kandidoj nga radhët e veta, dhe meqenëse nuk kishte kandidat, doli kundër çdo kandidature të shqiptarëve. Njerëzit e vet më të mirë BDI-a ia ka ata që e sundojnë, e këta janë të partisë në pushtet VMRO të cilat nuk janë shqiptarë. Partia Demokratike Shqiptare (PDSh) kishte dalë me kandidatin Ilaz Halimin. Ai është nga Kosova (rrethi i Ferizajt) siç është edhe kryetari i PDSh-së Menduh Thaçi (nga Kaçaniku). Kandidatura e z. Halimi ishte një lëvizje e mirë edhe në arenën ndërkombëtare dhe në përputhje me Merrëveshje e Ohrit për rritjen e rolit të shqiptarëve në organet shtetërore të Maqedonisë. Kundër këtij faktorizimi shqiptar doli BDI-a dhe Ali Ahmeti. Pasojat e këtij bojkoti ishin dhe janë të shumëfishta dhe të drejtuara kundër shqiptarëve për fuqizimin e s. maqedonëve.
Ja pasojat:
1) Thirrja për bojkot bëhej nga partia në koalicion qeverisës me VMRO-në. Kjo u kuptua nga diplomacia evropiane se shkelës të marrëveshjes për bashkëqeverisje, që nuk duan t’i ushtrojnë të drejtat e tyre, janë shqiptarët. Me këtë s. maqedonët fituan moralisht para botës duke lënë përshtypjen se shqiptarët nuk duan të drejta por bojkot dhe shantazhe për t’i minuar institucionet e Maqedonisë që janë pronë edhe të shqiptarëve. Dyshohet, dhe kjo nuk është larg mendsh se këtë bojkot të BDI-së e ka urdhëruar VMRO-ja drejtpërdrejt nepërmjet Ali Ahmetit, dhe këtë me qëllim shumë të qartë – që garën për kryetar ta fitoj kandidati i VMRO-së Giorgie Ivanov. Ata që mund ta sfidonin fitimin e shumicës së nevojshme të votave, ishin shqiptarët, çka do t’i shtynte pashmangshëm kandidatët në balotazh të kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.
2) Pikërisht bojkoti ishte në favor të kryetarit jo konsensual sepse me mënjanimin e diku 130 000 votave sa llogaritej që mund t’i ketë BDI-a, plus gjysma e PDSh-së që nuk votoj nga kërcënimet e drejtpërdrejta të BDI-së, që do të thotë se me mbi 200 000 vota shqiptarët ishin ata që vendosnin se kush do të jetë kryetar i Maqedonisë, Giorgie Ivanov apo Stevo Pendarovski. Me eliminimin e votuesve shqiptarë, Ivanovi fitoj shumicën e atyre që votuan (51.67%) e nevojshme, por edhe Pendarovski fitoj shumë (37.52%). Ky ishte qëllimi i BDI-së – defaktorizimi i shqiptarëve. Ivanov dhe Pendarovski shkojnë në balotazh pasi pjesëmarrja në votim nuk kishte arritur mbi 50%. Po të merrnin pjesë shqiptarët, të dy kandidatët do të merrnin nën 40%, çka ka ndodhur edhe në zgjedhjet e mëhershme.
3) BDI-a i etikentonte zyrtarisht të gjithë ata shqiptarë që kishin vendosur të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetar të Maqedonisë si antikombëtarë (ndoshta ka menduar si anti-s.maqedonas). Partitë politike dhe zyrtarët s. maqedonase nuk mund t’i ftonin shqiptarët për bojkotin e zgjedhjeve, sepse kështu do ta bindnin faktorin ndërkombëtar që ndërmjetësoj Marrëveshjen e Ohrit, se shqiptarët në Maqedoni prapë janë të diskriminuar dhe shantazhuar. Por s. maqedonët për ta shfajësuar veten dhe t’i mbetet faji shqiptarëve, kanë BDI-në qeveri që ua kryen punën.
4) BDI po bënë fushatë për zgjedhjet parlamentare me parullën: “Bashkë më mirë, bashkë më të fortë, të bashkuar në Evropë!” Çfarë integrimi dhe bashkimi sjellë thirrja për bojkot të së drejtës tuaj? Ku do të integrohesh kur nga pozita e qeverisë e kërcënon elektoratin shqiptar që të mos votoj? Në çfarë Evrope do të integroheni kur vetë diplomacia evropiane (ka pasur një reagim ndaj bojkotit nga kancelarja gjermane Angela Merkel) ta bënë me dije: “Kush dreqin je ti që bën thirrje për bojkot pas gjithë atyre investimeve që i kemi bërë ne për t’u dhënë të drejta më të mëdha në qeverisje të Maqedonisë, madje me diskriminime pozitive? U japim ministri të cilat me 14-15 deputetë (nga gjithsej 120 sa ka kuvendi) kurrë nuk mund t’i fitoni dhe as që i meritoni? Për këto të drejta edhe keni luftuar, dhe tani po i bojkotoni?”
5) Kryetari i Maqedonisë zgjidhet me apo pa bojkotin e shqiptarëve. Ndonjë shqiptari mund t’i duket akt patriotik bojkoti, por në pyetje është roli politik që duhet ta luajnë shqiptarët, shpesh herë edhe vendimtar, siç është zgjedhja e kryetarit. Nuk qëndron ajo logjika se nëse kandidati shqiptar nuk ka gjasa të fitoj, atëherë duhet bojkotuar zgjedhjet. Bojkoti është më i keq dhe i dëmton shqiptarët. Ja pse; po të votonin masovikisht shqiptarët për Ilaz Halimin, gara do të bëhej më e barabartë dhe asnjëri nga kandidatët nuk do ta fitonte kurrë 50%. Në balotazh kandidatët s. maqedonas do t’iu ofroheshin kandidatit shqiptar dhe shqiptarëve (pavarësisht se të cilës parti janë) për ndihmë që ta fitojnë garën. Kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski madje e kishte llogaritur fort mirë mundësinë që ta fitoj postin me ndihmën e shqiptarëve, prandaj edhe dilte nëpër terren dhe shprehej shqip. BDI-së kjo nuk i konvenonte dhe duhej ta përkrahte kandidatin e VMRO-së. Mënyra më e mirë e BDI-së ishte thirrja për bojkot, ani pse kjo ishte partia që do të duhej ta mbështeste daljen masive të shqiptarëve jo vetëm për të votuar për kandidatin shqiptar, por edhe për shkak se ishte në qeveri.
6) Gjersa kandidatët s. maqedonas me pjesëmarrjen masive të shqiptarëve do t’u drejtoheshin shqiptarëve për ndihmë sepse nuk do të mund ta fitonin shumicën, pas bojkotit ata zgjidhen, cilido qoftë. Në këtë rast VMRO-ja, apo edhe LSDM-ja, nuk kanë nevojë të vijnë në zyrat e partive shqiptare dhe t’iu luten për t’i mbështetur në zgjedhjen e kryetarit të shtetit, dhe thjeshtë mund t’u thonë: “Kush jeni ju (shqiptarët)? Ne e zgjedhim kryetarit e shtetit si të duam dhe s’kemi nevojë për juve. Mbylleni gojën dhe varni.” Prandaj, thelbi i pjesëmarrjes masive në zgjedhjen e kryetarit është ky: që të detyrohen s.maqedonët të kërkojnë ndihmën dhe mendimet e shqiptarëve. Nëse shqiptarëve nuk u pëlqen njëri kryetar, në mandatin e ardhshëm ata mund ta akuzojnë dhe ta mbështesin tjetrin i cili është më i mirë për interesat e shqiptarëve. E tërë kjo lojë politike që disa shqiptarë nuk po duan ta kuptojnë, është t’iu tregohet kandidatëve të partive s.maqedone se çelësin e zgjedhjes së kryetarit e kemi ne, pavarësisht se ai nuk është shqiptar. Derisa i detyron ata të vijnë në zyrat tuaja për ndihmë dhe propozime, je faktorë shumë i rëndësishëm, ndërsa kur i bojkoton zgjedhjet, u jep shanse të mira kandidatëve s. maqedonas të vendosin vetë dhe mund t’u thonë shqiptarëve “kush jeni ju, dhe çfarë kuptimi keni?”
7) Se a u bë bojkoti i zgjedhjeve për kryetar nga budallallëku i BDI-së, apo, siç flitet në opinionin e gjërë të shqiptarëve në opozitë në Maqedoni se Ali Ahmetin e ka në grusht kryeministri Nikolla Gruevski dhe po e detyron të veproj dëmshëm kundër shqiptarëve, se përndryshe, Gruevski vetëm ia heq pluhurin dosjeve kundër Alisë dhe e dërgon në burg, një gjë është shumë e qartë dhe duket për ledine – shqiptarët e Maqedonisë (shumica e atyre që i bojkotuan zgjedhjet) humbën dhe u diskredituan në aspektin taktik dhe strategjik, ndërsa përfitoj VMRO-ja.
8) Për të gjithë ata shqiptarë nga Kosova që nuk kanë qenë vetë në rrjedha se si u zhvilluan (bojkotuan) zgjedhjet nga shqiptarët në Maqedoni, i lus që të mos ia fusin kot nga distanca por të njihen për së afërmi me metodat e shantazhit dhe kërcënimeve të BDI-së kundër të gjithë shqiptarëve që donin të votonin për kandidatin shqiptar Ilaz Halimi. Metodat që i përdori BDI-a sot nuk hasen askund, pos ndoshta në shtetet me diktatura absolute të frikshme. BDI-a nuk ka lënë gati asnjë shqiptarë në Maqedoni që ka telefonin celular pa i dërguar porosi me përmbajtjen “Bojkoto zgjedhjet antikombëtare. Kush merr pjesë në këto zgjedhje është tradhtar.” Këto dërgoheshin nga shtabi i BDI-së. Thirrje për bojkot transmetoheshin edhe në televizionin shërbetor të BDI-së Alsat-M.
9) Thirrjeve për bojkot u përgjigjeshin shumë lehtë gjysmë-analfabetët shqiptarë të BDI-së të përqendruar kryesisht në rajonin e jugpërendimit (Kërçovë, Dibër, Strugë dhe zonat fshatare me një lloj identiteti gjysagjel). Ali Ahmeti u kishte rekomanduar në fushatë simpatizuesve të tillë (por edhe shqiptarëve të Maqedonisë) në Studeniçan të Shkupit që t’i ruajnë dhentë dhë të mbjellin sallata, se rrugët do t’ua asfaltoj më vonë. Ai po ashtu i bënë thirrje popullit që t’i ruaj delet në Maqedoni e të mos shkojnë në Itali për të njëjtën gjë. Populli në vend se ta ndëshkoj për këtë fyerje që po i bëhej, dëgjoj thirrjen e tij për bojkot. Njerëzi e mençur reagonin: “Po mirë ua bënë Aliu këtij populli frikacakë dhe bythagji!”
10) Bojkoti nuk funksiononte vetëm nëpërmjet propagandës, por edhe me kërcënime të drejtpërdrejta. Sa e sa njeriu ka në celularin e tij porosinë e dërguar nga aktivistë të BDI-së, me përbajtje të tilla si “Mos dil n’zgjedhje se kem me t’i q* robt me t’faru!” Këso kërcënime me gjasë i janë drejtuar edhe Komandant Hoxhës i cili qe detyruar me ekipin e tij ta bëjë për spital një kërcënues të BDI-së. Por të tjerët mbeten të frikësuar nga aktivistët e BDI-së.
11) Dhe shihi tani faktet tronditëse të metodave UDB-ashe të BDI-së! Në ditën e 13 prillit 2014 kur po mbaheshin zgjedhjet për kryetar, aktivistët e BDI-së që po i bojkotonin zgjedhjet, gjendeshin kudo afër qendrave të votimit si vrojtues dhe spiunë. Qëllimi i tyre ishte ta bëjnë identifikimin e njerëzve që po dilnin në zgjedhje të cilët i kishte shpallur tradhtarë dhe antikombëtarë. Edhe pse për një pjesë e dinin se nuk janë të BDI-së por të partive tjera shqiptare si PDSh dhe RDK, aktivistët e BDI-së donin t’i identifikonin njërëzit që nuk po e respktojnë thirrjen (dhe kërcënimet) për bojkot. Nuk dihet se për çka u shërbente kjo bazë e të dhënave BDI-së dhe ku do të përfundoj. Ka infinit raste kur të punësuarit shqiptarë nëpër institucione publike, private dhe afaristë janë kërcënuar nga BDI-a që të mos dalin në votime, se përndryshe bandat e Ali Ahmetit do t’ua sjellin inspektorët e shtetit te dera, do ta përjashtojnë nga funksioni i mësimdhënësit në shkollë, do t’ia ndalojnë të bëjnë biznes me persona juridik të vendit dhe të huaj, e të ngjashme, pavarësisht se shumica e këtyre votuesve ishin neutralë ose politikisht të luhatshëm. E diela e 13 prillit në disa vendvotime në Tetovë do të mbahet mend për një fakt interesant por edhe tronditës; shumë familje kishin dërguar vetëm gratë për të votuar, disa të mbështjellura me shamija për herë të parë (nuk kishin të bëjnë me shami për çështje fetare por për të mos u identifikuar nga “vëzhguesit”), sepse mpshkujt nuk guxonin të dukeshin duke votuar nga frika se do të identifikohen nga bandat e BDI-së. Sikur gjëra të tilla të ndodhnin në çfarçdo shteti, duke përfshirë edhe Kosovën kur sitemi i drejtësisë është mjaft i diskredituar, menjëherë do të reagohej. Në Maqedoni kjo nuk po ndodh me shqiptarët. Qeveria e atjeshme, pjesë e së cilës është edhe BDI, ka njohuri se çka është duke bërë BDI-a, gjë që asnjë parti s. maqedone ose vetë qeveria nuk guxon të përdorë metoda kaq të poshtra të shantazheve dhe kërcënimeve qoftë edhe kundër një qytetari të vetëm s.maqedonas me rastin e zgjedhjeve.
1. Shqipëria etnike për bllokada ekonomike ndërmjet shqiptarëve
Me një pjesë të popullsisë së Kosovës është e mundur të manipulohet deri në pakufi. E dini se cila është kjo pjesë? Është ajo që nuk i intereson dhe nuk mban llogari se sa të zezat ua bëjnë pushtetarët, ose ata që menjëherë turren të komentojnë kundër jush kur synoni ta sqaroni ndonjë dukuri, pra merren me ju, e jo me temën. Kështu ndodhi për Mimoza Kusarin kur disa e shpallnin heroinë në raport me mosmarrëveshjen tregtare që ndodhi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë gjatë javës së dytë të shtatorit 2013. Ndonëse shumica e kosovarëve e mbështeten vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) të Republikës së Kosovës të cilën e udhëhiqte Mimoza, si hakmarrje kundër vendimit të Qeverisë së Maqedonisë për ndalimin e importit të përkohshëm të grurit nga Kosova, pak kush e di arsyen pse Mimoza vendosi të ndaloj importin nga Maqedonia. Pavarësisht se vetë Mimoza e di pse e bëri këtë dhe shumica prej nesh mendojmë se kjo ishte fushatë politike personale e saj për zgjedhjet komunale për ta ngritur rejtingun e saj pas keqpërdorimeve të shumta ekonomike që i ka bërë, si për shembull me çimento, naftë dhe patate. A mund ta harroj kush faktin se Mimoza deri kohëve të fundit luftën kryesore e ka zhvilluar kundër Shqipërisë për llogari të serbëve dhe bullgarëve? A e dini edhe tjetrin fakt se ministri i tregtisë së Maqedonisë ishte Valon Saraqini(ovski) nga radhët e BDI-së që e bllokoj kufirin? A e dini se Valoni është nga Gjakova sikurse Mimoza? A e dini se e tëra ishte punë e dy gjakovarëve për interesa të tyre personale, e më shumë të VMRO-së, apo nuk keni dëgjuar kurrë për nepotizmin dhe lokalizmin gjakovar që e zë vendin e parë tek shqiptarët?
Nga bllokada nuk përfitoj askush përpos Mimozës dhe Valonit, ndërsa në terminologjinë ekonomike dhe të teorisë së lojërave kjo është “lose-lose situatën” (situatë humbje-humbje). Nuk është sikur në lojën e futbollit, të shahut, kazinove, ose letrave kur një palë fiton e tjetra humb, ose humbje-fitim (sa humb njëri, po aq fiton tjetri). Humbje-humbje është situatë edhe më e keqe. Parimisht mendohet se Maqedonia humbi më shumë, e Kosova më pak, por realisht më së shumti humbën vetëm shqiptarët në të dyja anët sepse tregtia e Maqedonisë me Kosovën bëhet kryesisht nëpërmjet shqiptarëve. Ky ishte rezultat i BDI-së dhe ministrisë që e udhëheq.
2. Adem Demaçi: nga heroi në oportunist dhe matuf
Adem Demaçi pas luftës në Kosovë ishte në trend të harresës si mall ose produkt i konsumuar që nuk mund të shfrytëzohej për diçka të dobishme ose revolucionare në dobi të popullit. Përpos që i merrte shumë gjëra shabllon, vërehej tendenca se ai mund të bëhet vegël e manipulimit politik nga parti të caktuara, çka do ta degjeneronte karakterin e tij. Duke e ditur këtë, Shkëlzen Gashi bëri një biografi për të, me qëllim që t’ia rikujtoj opinionit, sidomos gjeneratave të reja, sakrificat e tij kundër shtypjes serbe dhe vuajtjet nëpër burgjet e Jugosllavisë. Unë ia bëra një analizë biografisë së shkruar ku e lavdëroja Demaçin (në bazë të librit për biografinë e tij) për dinjitetin dhe qëndrimet e tij. Ishte koha kur Kosova e pas luftës ende udhëhiqej nga protektorati ndërkombëtar. Shqiptarët e Kosovës e ndienin veten disi me liri të falur ose dhuruar (liria nuk falet; ajo fitohet), me të madhe i adhuronin të huajt si një lloj kulti shpëtimtar me atribute mbinjerëzore. Disa shqiptarë filluan t’u ngjesin emra fëmijëve të vet si Klinton, Tonibler dhe mburreshin shumë për këto punë. Nuk u intersonte aq prejardhja e tyre apo të çfarë kombi janë. Periudha të ngjashme të respektit deri në absurd për të huajt kanë ekzistuar gjithmonë tek shqiptarët. Kulmin e kishin arritur në Shqipëri gjatë miqësisë shqiptaro-sovjetike me emrat Josif, Marenglen, Natasha, Natalia, Mollotov. Shkrimtari i sotëm Moikom Zeqo dikur ishte Mollotov Zeqo (shih Sabri Maxhuni – Novosella “Rezistenca shqiptare ndërmjet dy zjarreve”). Edhe te shqiptarët e Kosovës në Jugosllavi filluan të masivizohen emrat, ndonëse shqip, Vllaznim dhe Bashkim, që u viheshin djemve shqiptarë, më së shumti dy djemve nga të njëjtit prind ose vëllëzërve. Kjo bëhej në shenjë respekti për parullën e Titos “Vëllazërim-Bashkim” ndërmjet popujve në Jugosllavinë e dytë. Kur shkoi ai sundim dhe u zëvendësua me tjetrin të huaj (nga gjysma e 1999-es e këndej) edhe emrat Vllaznim, Bashkim, Mollotov, u zëvendësuan me Klinton, Tonibler, vetëm për të shfaqur gatishmërinë e ikjes nga vetvetja, ose siç thotë një shprehje “shqiptarët n’kerr t’kujt hypin, kangën e tij e knojnë.” Nuk llogarisin se nga i njëjti kerr mund t’u kthehet bumerangu, sepse kohët ndryshojnë dhe shumë gjërave u del boja vetvetiu. Sot, kundërshtarët më të mëdhenj për themelimin e një tribunali, i cili tash po quhet “gjykatë speciale”, për gjykimin e UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) janë shqiptarët me emrat Klinton dhe Tonibler, të cilët nuk duan ta kuptojnë faktin se mbështetësit më të fortë për këtë gjykatë speciale janë ambasada amerikane dhe britanike në Prishtinë, respektivisht ambasadorët Tracey Jacobson dhe Lan Cliff. Për këto dhe shumë arsye tjera të mëparshme duhej promovuar sakrifica dhe vuajtjet e Adem Demaçit gjatë Jugosllavisë së dytë për të drejtat e shqiptarëve si mësim.

Adem Demaçi – Alsat-M

Mirëpo, do të jetë pikërisht Demaçi dhe vizioni i tij i huqjes së madhe pas lirimit nga burgu që i detyronte shqiptarët të identifikoheshin me respektin e pakonsensus për shtetet perëndimore. Demaçi me vetëdije, mosdija apo budallallëku ishte për shkatërrimin fizik të shqiptarëve në Kosovë në kohën kur e refuzonte Marrëveshjen e Rambujesë, do të thotë intervenimin ushtarak të NATO-s kundër Serbisë. Në analizën e biografisë së tij, këtë lapsus fatal të Demaçit u munduam ta mbulojmë me faktin se shqiptarët e Kosovës pas luftës, sidomos udhëheqësia politike, ishin bërë servilë aq të dëmshëm ndaj të huajve sa që pranonin çdo gjë pa kusht dhe ankoheshin për veprimet e tyre të këqija se “kështu po na thonë miqtë ndërkombëtarë – s’po kem qare!” Demaçi i interpretonte këto si pasojë e Marrëveshjes së Rambujesë, çka në fakt shumica nuk ishin. Ai mbetej ende në kornizat e respektit për sakrificën e tij nga e kaluara përkundër rritjes së hamendjeve në popull se nuk po ia qëllon më, ose thjeshtë e ka gabim, por që i falej shkaku i së kaluarës të tij. Rrjedhat e ngjarjeve dhe vetë veprimet e Demaçit prej pas luftës e deri më sot nxorën në shesh se ky nuk është fare njeri i vizionit por një budalla, kapaciteti i trurit të të cilit mund të jetë i barabartë me atë të një peshku në detin e veriut. Më e tmerrshmja është se Demaçi vazhdon ta dezinformoj dhe mashtron një pjesë të madhe të popullsisë përballë realitetit që shihet me sy. Ai vetë nuk ka faj meqenëse sot, sasia e informatave është aq e madhe dhe e shpejtë sa që truri i bacit Adem të rrokatur nuk është në gjendje t’i thithë, analizoj, përpunoj dhe nxjerrë interpretimin e tyre në përputhje me realitetin. Fajtorë janë disa media, me theks të posaçëm Alsat-M, i cili e quan bacin e matufosur “veprimtar i shquar i çështjes shqiptare dhe nderi i kombit.”
Është e vërtetë se Demaçi i pat quajtur shumicën e politikanëve shqiptarë të Kosovës mafiozë pas vrasjes së dy protestuesve paqësor më 10 shkurt 2007 nga pjesëtarët rumunë të policisë së UNMIK-ut. Këtu kishte të drejtë gjersa edhe një pjesë e popullit që i votonte këta mafiozë disi pajtoheshin se rumunët kanë të drejtë t’i vrasin shqiptarët në qendër të Prishtinës, se nuk duhet të reagojmë, duhet të rrijmë urtë dhe të mos e lypim (belanë ose vrasjet nga të huajt në shtëpinë tonë)! Demaçi në atë rast e kishte quajtur Hashim Thaçin “mafioz të kulluar.” Ndoshta kishte të drejtë, por duket se e ka bërë me një prapavijë të caktuar – derisa qeveria Thaçi t’ia ndajë një pension të majmë për ta orientuar ndryshe mendjen e vogël të tij. Për Demaçin, politikanët tjerë ende mund të jenë mafiozë. Thaçin nga mafiozi i kulluar tash e ka kthyer në hero pasi ky ia lyu me pare. Kjo lë përshtypjen se edhe gjatë Jugosllavisë, Demaçi po sakrifikonte për shqiptarët shkaku se pushteti i atëhershëm nuk kishte synuar ta bëjë argat të vetes me pagesë sikur Thaçi. Kjo do të vërtetohet edhe me fushatën që po e bënë Demaçi për rrënimin e shqiptarëve në Maqedoni në kuadër të BDI-së dhe Ali Ahmetit.
E theksuam më herët se Adem Demaçi pas luftës gjithnjë e më shumë e ka humbur kontaktin me realitetin në Kosovë, se është në kërkim të oportunizmit të cilin edhe po e gjënë në bazë të sakrificës nga e kaluara që duket se i është imponuar. Fadil Hoxha, Ali Shukriu, Kolë Shiroka, UDB-ja dhe komunistët serbë me gjasë nuk kanë vërejtur ndonjë talent konkret të tij që do të mund të shfrytëzohej. Talenti i tij tani është i përshtatshëm për t’u shfrytëzuar nga, siç i quante vetë Demaçi në të kaluarën e afërt, mafiozë të kulluar dhe punëtorët praktik të nacionalizmit s.maqedonas si Ali Ahmeti. Të dy, si Demaçin ashtu edhe Ali Ahmetin i përcjellë veprimtaria nga “patrioti” në argat të zellshëm kundër shqiptarëve. Ahmeti u thirr në luftën e UÇK-së sa për të hyrë në emër të shqiptarëve në qeverinë e Nikolla Gruevskit, sikur Demaçi me “patriotizmin” e tij për t’u bërë vegël e mafiozëve të kulluar, duke arritur kulmin me kryemafiozin dhe anti-shqiptarin Ali Ahmeti. Për shqiptarët e Maqedonisë, por edhe të Kosovës dhe Shqipërisë, asnjë politikan nuk është më i dëmshëm për interesat kombëtare të tyre se Ali Ahmeti. Kushqo le ta mbajë si të dojë, por faktet nga terrni flasin se i tërë emërtimi fjalë për fjalë i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim qëndron për domethëniet e kundërta. FAKTE:
1. Lënia e qëllimshme pas dore e infrastrukturës rrugore me Kosovën dhe Shqipërinë, dhe investimi i deri në 500 milionë eurove në objekte, monumente e statuja në një hapësirë brenda një kilomteri në qendër të Shkupit për “identitetin e ri” të s. maqedonëve, nuk është bashkim, por ndarje e shqiptarëve.
2. Detyrimi në bojkot është përçarje dhe ndarje e shqiptarëve. Fushata masive me kërcënime të hapura dhe të drejtpërdrejta kundër të gjithë atyre që nuk janë me BDI-në (ose edhe me VMRO-në), tregon për synimet e BDI-së të instaloj një diktat sikur të UDB-së kundër shqiptarëve gjatë kohës së Rankoviqit. I vetmi dallim është se BDI-a e bënë këtë në cilësinë e argatit të partisë nacionaliste s. maqedonase VMRO, pra kemi bashkim me VMRO-në kundër shqiptarëve. Sa është kjo demokratike?
3. Bllokimi i kufirit me Kosovën në perëndim, ndryshimi i rrjedhjes natyrore të lumit Radika nga perëndimi ose zonat shqiptare për në Shqipëri në zonat e Maqedonisë kah lindja, nuk ka asgjë të përbashkët me integrimin në Evropë, e aq më pak me atë shqiptar. Ali Ahmeti dhe BDI-a po të kishin mundësi do t’ia ndërronin drejtimin për në lindje edhe Drinit të Zi dhe të Bardhë. Këta e shohin bashkimin dhe integrimin shqiptar dhe evropian vetëm duke e zhvendosur kapitalin, projektet dhe tatimet e shqiptarëve në drejtim të Bullgarisë. Devijimi i lumit Radika nga drejtimi për në Shqipëri në Mavrovë është shembulli më i paskrupullt jo vetëm i ndarjes, por edhe diskriminim unikat që e lejojnë vetëm shqiptarët. Ndryshimet e tilla janë të ndaluara me konventat ndërkombëtare. Ndërkombëtarët dhe s. maqedonët nuk kanë faj. Fajin e ka BDI-a për të cilën Adem Demaçi bënë propagandë, dhe askush tjetër. Qeveria e BDI-së e “arsyeton” këtë devijim të Radikës për në Mavrovë për prodhimin e rrymës në bazë të një projekti të Bankës Botërore. A ia ka sqaruar BDI-a Bankës Botërore se devijimi i lumit është i ndaluar? Teksa po e përmendi këtë rast, m’u kujtua një shprehje e faqes humoristike xenini.com, e cila thotë: “Zoti i ruan shqiptarët, por vetëm për eksperimente!”
Sabri maxhupi dhe Adem Demaçi i rrokatur e matufosur nëse nuk marrin vesh nga këto fakte, mund t’i hapin sytë e të shohin se çka po ndodh në realitet. Shqiptarët e Maqedonisë po ashtu duhet t’u besojnë syve të tyre, e jo kopallave të BDI-së, maxhupit dhe matufit. Përndryshe, nëse dorëzohen dhe pajtohen me këto pisllëqe, atëherë enciklopedia e s. maqedonëve ka të drejtë kur i quan shqiptarët e Maqedonisë si komb maxhup. Ai që nuk e ndien veten të tillë, duhet të mos pajtohet dhe t’i luftoj të zezat e raportuara më lartë nga pika 1 deri në 3.

VIJON…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura