ISA MULAJ: FUSHATA E SABRI FEJZULLAHUT (MAXHUPIT) DHE BACIT ADEM NË MBËSHTETJE TË BDI’së – ËSHTË E DËMSHME! (II)

Prishtinë, 22. 04. 2014 – (3. Adem Demaçi bënë ftesë për t’i dëmtuar shqiptarët dhe ta fuqizoj VMRO-në) – Se Demaçin e ka gëlltitur Ali Ahmeti me një grusht para dhe e nxjerr si papagall të leh, këtë nuk mund ta vëjë në dyshim as vetë Demaçi. Fushata kundër Ilaz Halimit u zhvillua më së shumti në televizionin Alsat-M. Aty Demaçi drejton akuza kundër PDSh-së pse ka nxjerrë kandiat për kryetar të Maqedonisë, dhe i bënë thirrje pa fije turpi kësaj partie dhe shqiptarëve të Maqedonisë që të veprojnë sipas diktatit të Ali Ahmetit, pra të bojkotojnë zgjedhjet. Alsati e titullon emisionin “Rruga e drejt”. Demaçin e krisur dhe të rrokatur e quan “Nderi i kombit.” Demaçi nuk ka sy të shoh se të gjitha rrugët e BDI-së qojnë në gojë të s. maqedonëve, serbëve dhe bullgarëve. Këtu e keni papagallin e Ali Ahmetit, Adem Demaçin duke bërë agjitacion dhe propagandë kundër shqiptare:

Shpifjet e Adem Demaçt:


Demaçi më tutje ishte pyetur rreth një deklarate që e kishte bërë në RTK, se kinse paska drejtuar një kërcënim kundër për partitë e s. maqedonasve. Përgjigja e tij në kët pyetje ishte: “Mos të mashtrohet askush se ne [kosovarët] mund të rrimë duarkryq se çfarë bëhet me këta shqiptarë sepse këta shqiptarë, kur ishim ne ngushtë, na dhanë bukë, na strehuan, na ndihmuan.”
Po, është e vërtetë se shqiptarët e Maqedonisë na kanë strehuar dhe jap bukë gjatë luftës në Kosovë, vetëm se Demaçi gabon shumë rëndë kur e përdorë shumësin ku e përfshin edhe veten. Demaçit në atë kohë i ka dhënë bukë regjimi i Millosheviqit midis Prishtine. Vetë Demaçi shëtiste lirshëm gjatë luftës në Kosovë dhe e bënte kokrrën e sefasë. Askush nuk e ngucte sepse ishte askushi. Tek e fundit, as regjimit nuk i ka bërë përshtypje ta maltretoj apo deportoj një budalla prej të cilit nuk mund të pritet asgjë pos llafeve të vjetëruara dhe të pakuptimta.
Edhe te Demaçi hasim nepotizëm për karrierë në emër të patriotizmit. Besnik Prishtina është djali i tij me letërnjoftimin Shqiptar (Adem) Demaçi. Ai i bënte fushatë babait të tij për pozitën e kryetarit të Kosovës. I dërgon letër publike të hapur ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ku e njofton se ai në cilësinë e ambasadorit do të duhej t’ia zgjedhte babain (Ademin) kryetar të Kosovës. E akuzon Dellin se ka qenë pengesa kryesore pse prindi i autorit Besnik Prishtina (Shqiptar Demaçit) nuk është zgjedhur kryetar. Ia lavdëron Besnik Prishtina babain e vet (Adem Demaçin) ambasadorit Dell në kupë të qiellit, duke i thënë se është vlera më e madhe e 15 milionë shqiptarëve në botë (e ka dyfishuar numrin e shqiptarëve). E akuzon Dellin pse ia injoroj babain dhe e zgjodhi Atifete Jahjagën, duke mos e ditur se Atifetja së paku i ka bythët e mira, e Demaçi nuk ka as mend!
Ja ku është letra e tij:
http://www.albaniapress.com/lajme/15381/Leter-publike-Ambasadorit-te-SHBA-Christopher-Dell-ne-lidhje-me-deklaraten-per-marreveshjen-e-Brukselit-.html

Po t’i drejtohej ndonjë mafiozi tjetër pak më të ndershëm se Delli, disi do të isha pajtuar me djalin e Adem Demaçit, por vetë fakti se i është drejtuar personit të huaj më të kritikuar dhe më kontravers në Kosovë, tregon se sa larg mund të shkoj oportunizmi dhe llaskucëria e demaçizmit! Tek e fundit, Besnik Prishtina ka të drejtë ta lavdëroj babain e tij sepse është i tij, por nuk ka aspak të drejtë t’i quaj tradhëtarë të gjithë ata që e vërtetojnë se koha e Adem Demaçit dhe mendimet e tij të budallta prej vitit 1999 kanë perënduar dhe vdekur, sepse po i dëmton shumë shqiptarët.
Ja çka thotë Besnik Prishtina për babain e vet:
http://www.radiokosovaelire.com/marketing.php?nav=10,2&id=865
6
4. Nepotizmi në pushtet, strukturat klanore dhe mafioze të BDI-së
Një prej arsyeve që shumë njerëz në mesin e shqiptarëve por edhe shumë të huaj shpesh i identifikojnë shqiptarët si një popull tjetër maxhup, është kur bëjnë krahasimin e mentalitetit të shqiptarëve rreth shtet ndërtimit dhe pushtetit. Pse jetojnë në shekullin XXI dhe në dispozicion është teknologjia moderne, shqiptarët në vështrim sipërfaqësor ende shihen si shoqëri primitive e organizuar kryesisht në baza familjare, klanore, pa dinjitet dhe me prirje për të grabitur ose përfituar nga të tjerët. Të “tjerët” në këtë rast është pushteti dhe pasuria e shtetit, duke përfshirë edhe pasuritë natyrore si pronë e përbashkët. Kjo haset më të madhe në Kosovë nepërmjet lokalizmave ose ndjekja e intereseve familjare me pasurinë e tjetërkujt – shtetit ose kombit. BDI-a e qeverisë s. maqedonase ka shkuar edhe më larg në këtë semgent.
Shqiptarëve të Kosovës u duk lajm i mirë që BDI-a fitoi në Kërçovë dhe Strugë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Në këto komuna jo që nuk ndryshoj diçka e rëndësishme, por Ali Ahmeti i përdori njerëzit e kësaj ane për t’i sunduar e shantazhuar shqiptarët e rajonit të Shkupit dhe Pollogut. Në Shkup dihet se çka ka bërë dhe po bënë me partnerin qeverisës VMRO. Nxenësit shqiptarë rrihen, qindra ushtarë të UÇK-së mbesin në burgjet e Maqedonisë, e BDI-a thotë se “bashkë jemi me të fortë” (kuptohet, bashkë me VMRO-në). Në Universitetin e Tetovës e ka sjellë djalin e axhës së Aliut, Ismajl Ahmetin (me profesion hoxhë) si prorektor për të ligjëruar gjuhën dhe letërsinë shqipe. Pas këtij diversioni, Aliu shfrytëzon rastin ta marrë diplomën në dorë në lëminë e filozofisë pas plotësimit të formularëve dhe proceduarave për një muaj. Gjatë madatit politik të BDI-së në USHT deri në tetor 2007, ky universitet ka lëshuar 1 000 diploma false për shqiptarët nga Shqipëria, e 1 000 tjera për shqiptarët nga Kosova, konfirmon inspektoriati i arsimit dhe burimet qeveritare. Po deri sot edhe sa tjera i ka lëshuar? Për këtë arsye shpesh herë u them shqiptarëve shikoni gjërat në realitet (për shembull, aftësitë e akademikëve, profesorëve, doktorëve dhe mos u besoni diplomave), e jo në rrenat e BDI-së.
Në komunën e Tetovës drejtorin e të hyrave publike e ka sjellë nga Kërçova, duke synuar kështu të sundoj të gjithë shqiptarët në Maqedoni me kërçovarë dhe dibranë. Vetë Aliu është nga Zajazi i Kërçovës, aty afër xhamisë përfundi lagjes Braja, ose Zajaz Xhuma. Deputetja nga radhët e BDI-së në kuvendin e Maqedonisë, Ermira Mehmeti – Devaja, është kunata e kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi – Devaja. Bashkëshorti i Ermirës, Shenoll Devaja, ishte emëruar më 2009 zëvendës ambasador i Maqedonisë në Shqipëri. Mësit në bashkimin dhe martesën e tij me Ermirën, kishte qenë Teuta Arifi, menjëherë pasi Shenolli do të niste detyrën e re në Tiranë. Në fillim të 2014-ës bëhet e ditur se ajo ishte ndarë para tre muajve nga Shenolli pasi ky e kishte përzënë nga shtëpia dhe ia kishte ndalur djalin. Ermira shfrytëzon ndikimin dhe lidhjet e saj në qeverinë e Maqedonisë për ta shkarkuar ish-burrin nga detyra e zëvendës ambasadorit në Tiranë duke e kthyer në Shkup. Kuvendi dhe qeveria nuk janë vende prej nga mund të ndërmerren hakmarrje dhe qërime hesapesh familjare. Për Ermirën dhe VMRO-në nuk po vlejkan dispozitat e kodit penal për ushtrimin e ndikimit. Se sa kontraverse është kjo Ermira shihet kur ajo në kuvend thotë se protestat e qytetarëve nuk duket të shfrytëzohen për përfitime politike, kurse në anën tjetër vetë e shfrytëzon politikën për hakmarrje në punët e saja private. Protestat e qytetarëve janë çështje politike dhe me to duhet të merret politika. Martesa dhe divorci janë punë të dëshirës private. Me këto nuk duhet të merret qeveria dhe politika që janë institucione për t’i shërbyer kolektivit, e jo për t’u përzier në punët dhe qejfet e Ermirës, kush shkurorëzohet, dhe si t’i hakmerret njërin çift. Kjo është Ermira Mehmeti, të cilën Ibrahim Kelmendi e propozonte dhe reklamonte jozyrtarisht për kryetare të Maqedonisë. I. Kelmendi, i njohur në rastin e vrasjes së vëllezërve Gërvalla si agjenti me pseudonimin “Sijalica” (nga serbishtja “llampa elektrike”), kohën më të madhe e kalon në Tetovë, sepse Tetova, prej se e ka marrë pushtetin BDI-a, i ka fuqizuar fort strukturat e UDB-së, deri në atë masë që t’i detyroj shumë burra të rrinë në shtëpi për bojkot të zgjedhjeve, ndërsa gratë që dalin të votojnë duhet të maskohen me shamija nga frika se identifikohen nga UDB-ashët e BDI-së.
Shpend Devaja, me profesion avokat, është bashkëshorti i Teuta Arifit. Burimet e qeverisë së Maqedonisë, siç raporton “Vest”, konfirmojnë se më 14 qershor 2012 Teuta nëpërmjet BDI-së ishte përpjekur që t’i gjëjë punë shtesë bashkëshortit në Gjykatën Supreme të Maqedonisë. Atëherë nuk ia kishte arritur, por tani kishte pasur sukses. Do të thotë Shpend Devaja është zgjedhur gjykatës në Gjykatën Supreme. Për ata që nuk e njohin ekspertizën dhe veprimtarinë e këtij avokati, ai ishte angazhuar në mbrojtjen e luftëtarit të UÇK-së Ibrahim Sulejmani që e kishin burgosur s. maqedonët më 2002 me akuzat se ka kryer krime lufte gjatë konfliktit 2001 të cilin BDI-a edhe sot e quan luftë që e paskan udhëhequr ata (BDI-a). Shpend Devaja veproj si avokat mbrojtës për 10 vite i I. Sulejmanit i cili tashmë ka vdekur. Mafiozëve të BDI-së nuk u interesoj fare pse nuk u zbatua ligji i amnistisë për shumë pjsëtarë të UÇK-së.
5. Shpifjet kundër kandidatit shqiptar Ilaz Halimi dhe e vërteta për Ali Ahmetin
Profesori Ilaz Halimi është me origjinë nga Shtërpca. Fushata kundër tij më së shumti është bërë nga BDI-a dhe njëfar BDSH-je (Bashkimi Demokratik Shqiptar – parti njeri) të cilën e udhëheq Bardhyl Mahmuti. PDSh-ja, në veçanti kryetari i saj Menduh Thaçi i cili po ashtu është nga Kosova (nga Kaçaniku) me të drejtë i kishte akuzuar të gjithë ata budallenj dhe BDI-në që e quajnë Ali Ahmetin “lider të shqiptarëve në Maqedoni” se “si mund të jetë ai [Aliu] lider i shqiptarëve duke vepruar si lepur i Nikolla Gruevskit?” Është interesant të dihet pse Ali Ahmeti del kundër Ilaz Halimit, dhe me leje të kujt.
Ali Ahmeti vetëm rastësisht dhe me presion ka mbetur në Maqedoni. Patrioti nga Shtërpca dhe i afërmi i Ilaz Halimit, Raxhep Halimi, ka qenë ai i cili ia kishte marrë pasaportën Aliut dhe nuk e kishte lejuar të kthehet në Zvicër, me arsyetimin se neve na duhen njerëz këtu (në Maqedoni) për të vepruar, e jo atje (në Zvicër). Sikurse të ishte gjallë Rexhepi për të parë se si del Ali Ahmeti kundër Ilaz Halimit! Pyetne publikisht Ali Ahmetin për Rexhep Halimin, mbledhjet në Zvicër, dhe akomodimin te Rexhepi.
Një prej komandantëve të UÇK-së në Maqedoni, Xhezair Shaqiri, i njohur si “komandant Hoxha”, dëshmon se Ali Ahmeti me nofkën Abaz Gjuka ka qenë kundër formimit të UÇK-së dhe kundër luftës në Maqedoni në mbledhjen e pestë të LPK-së (Lëvizjes Popullore të Kosovës) të mbajtur në Prizren më 1999. Vetëm kur kishte filluar konflikti në fshatin e Tanushës dhe ishin themeluar celulat e para të UÇK-së, Ali Ahmeti e kishte zbutur qëndrimin. Komandant Hoxha bënë pyetjen se si dhe pse u bë Ali Ahmeti zëdhënës i UÇK-së. Për të gjitha ata që nuk e njohin kronologjinë e UÇK-së në Maqedoni, duhet të rikujtojmë se Xhezair Shaqiri ka qenë deputet në kuvendin e Maqedonisë që e braktisi këtë kuvend për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve. Ndërsa Ali Ahmeti si kundërshtar i formimit të UÇK-së dhe luftës, e keqpërdori luftën për t’u futur në kuvend dhe qeveri. Pasojat e tij sot, për të gjithë ata që kanë sy, janë më se të qarta për shqiptarët. Hoxha pyet Aliun se kush më të drejtë e zhvilloj luftën në Maqedoni për shqiptarët, dhe sa prej themeluesve dhe komandantëve të UÇK-së sot janë në BDI? Aliu i ka tradhëtuar të gjithë komandantët. Në VIDEON 3 e keni një dëshmi se kush ka luftuar dhe për çfarë qëllimi.
Gjersa Aliu është lepur i Gruevskit por disi i egër, ekziston edhe lepuri i butë i quajtur Bardhyl Mahmuti. Ky është një frikacak të cilin PDSh-ja e përcillte edhe qytetit deri në shtëpi nga frika që ky e kishte prej s. maqedonve. Ky e kishte quajtur Ilazin si argat të shërbimeve antishqiptare, ku tjetër pos në televizionin zëdhënës të BDI-së Alsat-M në emisionin “Rruga e drejtë.” Edhe pse s’paska gjetur aq vende tjera për t’i shitur rrenat e tij, po e cekim se çka thotë: “Të gjithë shqiptarëve u kujtohet se, në muajin shkurt të vitit 2010, Iljaz Halimi deklaroi publikisht në Emisionin «Rruga Drejtë», të TV ALSAT M, se nuk i intereson politika e humbjes së gjurmëve ilire-shqiptare dhe se shteti i Maqedonisë mund të ndërtojë sa të dojë Kisha ortodokse maqedonase mbi themelet shqiptare.”Ndonëse kjo ishte një deklaratë e papërgjegjshme e Ilazit (unë nuk e kam dëgjuar), a mos është Mahmuti e BDI-a që përkujdesen për trashëgiminë ilire? Këtyre nuk po u intereson fare a ia marrin s. maqedonët Shqipërisë lumenjët, e bllokojnë kufirin me Kosovën, e këta na shesin kopalla për ilirë. Normal që kanë që kanë të drejtë s. maqedonët të ndërtojnë kisha ortodokse maqedone sa t’ua dojë qejfi mbi themelet e ilirëve, ashtu siç kanë vepruar dhe veprojnë serbët në Bosnjë dhe Serbi. Edhe otomanët kanë ndërtuar kala në themelet e ilirëve ku sot gjendet kalaja e Tetovës. Po në të njëjtin vend s. maqedonasit kanë ndërtuar një kishë. Pse, a po ti ndal Mahmuti dhe Ali Ahmeti që janë në gjendje t’i shesin të gjithë shqiptarët për interesa korrupsioni dhe hajnie, a? Kodrën e Diellit dhe Radikën po ja u jep s. maqedonasve BDI-a e jo Ilaz Halimi, o Bardhyl Mahmuti. A din t’i ta bësh dallimin ndërmjet fjalës dhe veprës, ose konkretës dhe abstraktës, apo të kanë lanë sytë edhe ty si Adem Demaçin? Ti merru me fjalë, e s. maqedonët realizo vepra konkrete në dëm të shqiptarëve, me ndihmën e BDI-së.
6.Pse VMRO-ja kurrë nuk do të mund t’i bënte këto gjëra po të ishte PDSh-ja në pushtet?
Meqenëse njeriu është produkt i informatave dhe njohurive, e shumica e shqiptarëve janë produkt i propagandës dhe gënjeshtrave, po u sjellim disa nga shumë dëshmi se çfarë në të vëretë është PDSh-ja dhe si reagon ajo në kuvendin e Maqedonisë kur është në pyetje lufta, Kosova, dhe Car Dushani të cilin e solli i dashuri i Adem Demaçit, Ali Ahmeti.
Ali Ahmeti nuk ka udhëhequr kurrfarë lufte. Luftën e vërtetë e kanë bërë ata që më shumë luftojnë në tavolinë dhe kuvend për interesa të shqiptarëve, se sa Aliu dhe Demaçi si llaskuca dhe tradhtarë. Këtu në adresën e mëposhtme e keni fjalimin e Ruzhdi Matoshit sa ishte deputet i PDSh-së në kuvendin e Maqedonisë, me origjinë nga Kosova, luftëtar i dy luftërave të UÇK-së (në Kosovë dhe Maqedoni):

Deputeti i PDSh-së Ruzhdi Matoshi, luftëtar i dy luftërave, në kuvendin e Maqedonisë

Këso gjërash të drejtpërdrejta nuk guxon asnjë deputet i BDI-së t’i thotë në kuvendin e Maqedonisë. Në fakt, janë pikërisht deputetët e BDI-së të cilët më së shumti u sjellin telashe shqiptarëve në Maqedoni. Publiku shqiptarë nuk është aq edhe i njohur se çfarë lufte bëjnë në kuvend të Maqedonisë për të drejtat e shqiptarëve, që fakteqësisht përgjegjëse kryesore është BDI-a.
“Ju [BDI] k

 Deputeti i PDSh-së Bekim Fazliu:

Këto vërejtje i drejtohen kryesisht BDI-së dhe Ali Ahmetit të cilët po i mbron Adem Demaçi i rrokatur dhe Sabri maxhupi. A reagoj ndonjëherë BDI-a dhe këta maxhupët e Kosovës për vendosjen e statujës së Car Dushanit në qendër të Shkupit? Car Dushanin e kthej në Shkup BDI-a, me ndihmën e deputeti serb në kuvendin e Maqedonisë, Miletiq. Këtu e keni reagimin e PDSh-së kundër Miletiqit dhe BDI-së në kuvendin e Maqedonisë:
Bekim Fazliu: A je n’veti [Miletiq]? Car Dushani është mbret vetëm i këtyre t’BDI-së. Mos i ngatrro gjërat. Ju, vazhdoni të mbetni vetëm kriminelë…..” Me gjerësisht se si Miletiqi i thotë kuvendit të Maqedonisë se Car Dushani është mbret edhe i juaj (shqiptarëve):

Bekim Fazliu i thotë Miletiqit “a je n’veti” për Car Duashnin:

Këso reagime të deputetëve nga radhët e PDSh-së ka deri në pakufi, por që truri i vockël i Adem Demaçit nuk është në gjendje t’i kuptoj. Këtu e keni reagimin e deputetit Orhan Ibrahimi kundër Fatmir Besimit të BDI-së “Hajt na fol pak për lidhjet tua me Vojska Serbije”

 Orhan Ibrahimi e pyet Fatmir Besimin:

7. Kush tjetër lufton për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni
Përkundër shantazheve, vëzhgimeve dhe kërcënimeve të drejtpërdrejta nga UDB-ashët e BDI-së, bashkësia islame e shqiptarëve në Maqedoni del me një qëndrim dhe shpërndarjen e tij nëpërmjet fletushkave. Fletushka në krye përmban ngjyrën e kuqe me shiponjën dykrenare të zezë, dhe në sfond xhaminë e Abdurrahman Pashës (të quajtur nga s. maqedonët “xhamia e larme”).
Në atë fletushkë, thuhet:
“Të nderuar shqiptar! Të nderuar mysliman! Më 13 prill 2014 dita e diel, mbahen zgjedhjet presidenciale. Ju lutem të dilni në mënyrë masovike në këto zgjedhje. Duke dalë në zgjedhje, duke votuar kandidatin e vetëm shqiptar, duke votuar kandidatin e vetëm mysliman, Ju: 1) i tregoni botës se sa shumë jemi ne jomaqedon që jetojmë në Maqedoni; 2) i mbroni interesat kombëtare dhe fetare; 3) e bëni më të sigurtë ardhmërinë dhe perspektivën e fëmijëve tuaj; 4) ua merrni legjitimitetin disa shqiptarëve të korruptuar dhe të inkriminuar në krim; 5) ua bëni më dije maqedonasve se ne shqiptarët, ne myslimanët patjetër duhet të jemi të barabartë.
Të gjithë shqiptarët, të gjithë myslimanët pa marrë parasysh se çfarë partie jeni, pa marrë parasysh se çfarë bindje politike keni më 13 prill dilni dhe votoni kandidatin e vetëm shqiptar, kandidatin e vetëm mysliman prof. Iljaz Halimin nr. 2. Zoti na ndihmoftë!”
Vetëm te ky grupim i shqiptarëve, e pjesërisht edhe partia RDK (Rilindja Demokratike Kombëtare) në Maqedoni ka unitet dhe karakter. Të tjerët, sidomos të BDI-së, ekzistojnë vetëm për t’i përçarë, dezintegruar, shitur, dhe rrënuar dinjitetin e shqiptarëve.
8. BDI është e rrëzuar, por atë po e mban në këmbë lideri i PDSh-së
Të lodhur nga veprimtaria antishqiptare e BDI-së, votuesit shqiptarë në Maqedoni nuk kanë aq alternativa, ose siç më thoshin ata, ku ta thejmë kokën! PDSh-ja është parti e shqiptarëve. Deputetët e saj janë zakonisht këmbëngulës dhe të pakompromis në të drejtat e shqiptarëve. Këtë keni mundur ta vëreni me secilin deputet të saj, qoftë ai Ruzhdi Matoshi, Bekim Fazliu, Orhan Ibrahimi, etj. Mirëpo, fajet e margjinalizimit të PDSh-së nuk i ka aq shumë BDI-a me shërbimin UDB-ash sa i ka kryetari i PDSh-së Menduh Thaçi i cili nuk lejon reformimin e partisë, decentralizmin e saj, krijimin e shtabeve dhe ekipeve për veprim, pra nuk po e bënë partinë meremet me njerëz kompetent dhe të aftë. Njerëz të tillë për veprim ka mjaft në Maqedoni që do të ishin të gatshëm t’i bashkangjiten po që se u jep komptenca për të vepruar. Një grup i ekspertëve nga kjo parti, që nuk mjafton, ka dalë me këtë propozim PRIORITAR në projektet e infrastrukturës rrugore për bashkim dhe integrim: 1) ndërtimi i autostradës Shkup – Hani i Elezit; 2) ndërtimi i rrugës Tetovë – Prizren; dhe 3) ndërtimi i rrugës Strugë – Pogradec. Edhe studimet e arsyeshmërisë i kishin bërë. Realizimi i këtyre projekteve i integron dhe bashkon më shumë shqiptarët e Maqedonisë me ata të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo nuk i pëlqen aspak BDI-së dhe UDB-ashëve të saj të cilët i orientojnë mjetet e shqiptarëve në statuja të Car Dushanit, devijim të lumejve, ryshfete, korrupsion, krim, shantazhe, metoda përgjimi, databazë të shqiptarëve për llogari të UDB-së dhe rekomandimi i Ali Ahmetit se shqiptarët më mirë është të merren me ruajtjen e deleve dhe të mbjellin lakra. Nën mandatin e PDSh-së nuk do të mund të bëhej devijimi i Radikës pa krisur shqelmat e grushtat e deputetëve shqiptarë me ata s. maqedonas, e pas tyre edhe lufta në terren. Por problemi këtu janë deputetët e BDI-së që kamuflohen si shqiptarë, e me vepra janë në anën e s. maqedonëve.
Ka shumë patriotë që janë të gatshëm t’i bashkangjiten kauzës së PDSh-së kundër rrënimit të shqiptarëve që po e bënë BDI-a, por nuk mund të kyçen shkaku se pengesë në reformën e partisë është bërë udhëheqësi i saj Mendu Thaçi që nuk i ofron njerëzit e aftë. Ai, duke e cilësuar PDSh-në si pronë te veten e jo të shumë tjerëve, po ashtu nuk i është ofruar Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) për bashkëpunim ose edhe për bashkim si koalicion. Po të dalë në fushatë PDSh-ja dhe ta promovoj Zeqir Kadriun si kandidat për ministër të arsimit, Ruzhdi Matoshin për ministër të bujqësisë, elektorati i PDSh-së do të shtohej dukshëm. Po ashtu, gjersa Ali Ahmeti rekruton maxhupë dhe matufë nga Kosova për interesa të ngushta, Menduh Thaçi nuk e sheh të arsyeshme që grupit të ekspertëve t’ia bashkangjes shumë kosovarë (ka sa të duash edhe këndej; nuk janë krejt maxhupë dhe matufa si Sabri Fejzullahu dhe Adem Demaçi) të cilët bëjnë presione për lidhje sa më të shpejtë të Prishtinës me Shkupin me autostradë dhe Prizrenin me Tetovën me rrugë të re. Ka po ashtu të gatshëm të ndihmojnë sikur më 2001, por kësaj radhe duhet kundër BDI-së, sepse kjo është pengesa kryesore dhe antishqiptarizmi konkret.
Përfundim
Nuk ka kurrfarë dyshimi se Adem Demaçi nuk ka mend. Ka dyshim vetëm nëse sytë e tij i bëjnë dritë dhe i sheh gjërat në terren. A nuk e sheh ai përfundimin e projektit Shkupi 2014 që kushton 500 milionë euro? A nuk e sheh ai se ky projekt u bë me bekimin e Ali Ahmetit dhe BDI-së si qeveri? A nuk e sheh se autostrada Shkup – Han i Elezit mund të ndrtohet me më së shumti 50 milionë euro, të cilën BDI-a dhe VMRO-ja me qëllim nuk duan ta ndërtojnë nga frika se kjo lidhet me autostradën Prishtinë – Kaçanik përgjatë së cilës janë duke u ndërtuar zona industriale, dhe frikën se kështu deri në Shkup do të krijohet një territor i zhvilluar dhe i integruar shqiptar? Nga kjo ka frikë matufi Adem Demaçi, prandaj bënë thirrje për ta votuar BDI-në që e sjell Car Dushanin në zemër të Shkupit, ish-kryeqytetin shqiptar të Vilajetit të Kosovës që shtrihej nga Bosnja deri në Bullgari me gjithsej 34 000 km2 ose tri herë me shumë se sipërfaqja e sotme e Kosovës. Publiku shqiptarë nuk duhet t’i ngatërroj gjërat; Car Dushani është mbreti i BDI-së, Adem Demaçit, Sabri maxhupit, Valon Saraqin(ovskit), Bardhyl lepurit të butë, të cilët duhet të shkojnë n’dreq t’mallkum dhe n’[p.] t’nanës. Simpatizantët e BDI-së që vijnë kryesisht nga rajoni i jugpërendimit të Maqedonisë, janë kryesisht të këtij lloji: janë njerëz mikpritës, të sinqertë, kanë respekt për shqiptarët e Kosovës (çka vërtetohet edhe me strehimin e shumë refugjatëve nga Kosova më 1999) derisa janë në represion nga s. maqedonët. Ne këso rrethana ata ndihen me të afërt me shqiptarët e Kosovës me shpresë se në afat të gjatë mund të mbështeten tek kosovarët për të drejtat kombëtare si baraspeshë kundër s. maqedonëve. Në momentin kur u jepet rasti të rehatohen me s. maqedonët, t’shkelin. Kjo vërtetohet me atë se pasi u “integruan” me s. maqedonët, ata punuan eksluzivisht kundër shqiptarëve në përgjithësi. Çdo gjë madhore konkrete ua dhanë s. maqedonëve gjersa vetë përkujdesen për keqpërdorim të pushtetit nepërmjet nepotizmit, haraçeve, kërcënimeve të drejtpërdrejta, punë me interesa të ngushta siç janë martesat dhe divorcet. Këto veprimtari i përngjajnë koxha fort përshkrimit të shqiptarëve në enciklopedinë s. maqedonase. Populli nuk thotë kot “maxhupi kur t’i bon pesë pare t’shkel.” BDI-a i ka bërë këto dhe po i përdorë për t’i shkelur shqiptarët jo vetëm në Maqedoni, por për t’u sjellë dëme edhe shqiptarëve në Kosovë e më gjerë si komb. Nuk është aspak çudi pse gjithë atyre simpatizantëve të BDI-së në Shkup e prisnin me duartrokitje fjalimin e një maxhupi nga Kosova, sepse janë me karakter të njëjtë. Këtyre nuk u intereson dinjiteti, ndershmëria dhe mençuria (për çka edhe shtypin sa munden diploma pa mbulesë), por vetëm paraja me metoda të pista dhe jashtëligjore siç janë nepotizmi, shantazhet, haraçi, frikësimi dhe kërcënimi i drejpërdrejtë duke tentuar të bëhen një lloj UDB-je por kundër bashkëkombasve të vet në kuadër të VMRO-së. Si mund të veproj VMRO-ja? Sipas shumë gjasave, do ta përjashtoj BDI-në nga qeveria dhe mund ta marrë PDSh-në (ndoshta edhe RDK-në) në koalicion. Këtë nuk do ta bëjë se nuk i pëlqejnë veprimet e BDI-së për llogari të s. maqedonëve dhe në dëm të shqiptarëve. VMRO e ka lënë BDI-në në keqpërdorime dhe përfitime të mëdha të jashtëligjshme. Meqenëse është fuqizuar pak, interesi i VMRO-së është që ta largoj BDI-në dhe ta sjellë PDSh-në më të dobët. Kjo strategji e VMRO-së i mundëson asaj t’i mbajë nën kontroll shqiptarët për një kohë të gjatë. Do të filloj zbatimi i ligjit kundër BDI-së. PDSh-ja do të nxitet të ecë rrugës së ngjashme të BDI-së për ta mbajtur këtë cikël të keq qeverisjes deri në pakufi. Por, deputetët e PDSh-së gjithmonë kanë treguar se janë shumë të drejtpërdrejtë në të drejta. Qeveria e Maqedonisë kurrë nuk do të ishte në gjendje t’i bëjë këto që i bëri po të ishte në koalicion PDSh-ja. Më mirë do të ishte që qeveria e tashme të ishte në tërësi e udhëhequr nga s. maqedonët pa përfaqësues të BDI-së, sepse tek e fundit çdo kund mund të ankoheshim se neglizhenca e zhvillimit të infrastrukturës me Kosovën dhe Shqipërinë është pasojë e një kombi tjetër, e jo e bashkëkombasve tanë (BDI) të cilët për kah veprat janë te një kombi tjetër. /FUND/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura